Largimet

Eksod te Dinamo, tre titullarë drejt largimit
Shumë skuadra po pësojnë ndryshime gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që një prej ekipeve që po “shpërndahet” gradualisht është Dinamo. Largimi i donatorëve Nuriu po sjell efektet e para në skuadër, teksa fillimisht ishte drejtori teknik, Artan Mërgjyshi, i cili la blutë dhe mori drejtimin e Apolonisë si trajner.

Sulmuesi Markovanbasten Çema ka kaluar te Kukësi, ndërsa të hënën Erzeni konfirmoi akordin me Marlind e Rei Nuriun. Largimi i dy futbollistëve Nuriu tregon se tashmë edhe të afërmit e tyre, donatorë në dy sezone, ,mund të konsiderohen të larguar nga Dinamo.

Një situatë jo e pritshme kjo për administratorin Ismet Saliaj, i cili ka mbi 15 vite që e drejton Dinamon e tashmë duhet që të ndalë eksodin që mund të ndodhë. Burime brenda skuadrës tregojnë për SportEkspres.com se tre lojtarë të tjerë janë gati për t’u larguar.

Ata janë mbrojtësit Ilir Allmuça dhe Ervis Kaja, si dhe mesfushori Erxhan Muça. Arsyeja kryesore janë financat, sepse donatorët Nuriu i kishin përmirësuar ndjeshëm ato. Burime pranë skuadrës dinamovite pranojnë se do ketë edhe largime të tjera. Gjithçka varet nga drejtuesit e Dinamos, të cilët duhet të nisin të lëvizin dhe të mos lejojnë eksodin.

AGRON KAJA

Dy largime “big” nga Dinamo, projekti i ri po… “vjetërsohet”!
Skuadra e Dinamos ka dy-tre sezone që pretendon ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe ky synim në këtë stinë të nxehtë duket se po mbetet vetëm në letër. Duke u renditur pas kryesuesve në grup, Dinamo mendoi se e ka bërë stazhin e duhur për t’u ngjitur më lart, por veç financave, ky objektiv kërkon edhe kualitete në drejtim, pankinë e fushë.

Dhe për fat të keq, Dinamos kanë filluar t’i largohen në këto ditë të merkatos së qershorit pikërisht kualitetet. I pari u largua sulmuesi Markovanbasten Çema, e pas tij drejtori teknik Artan Mergjyshi. Dy largime “big”, që ndoshta tregojnë se projekti i suksesshëm ende nuk është kthyer në plan zbatimi nga drejtuesit.

Zërat e merkatos thonë se janë disa lojtarë të tjerë që kërkojnë largimin nga Dinamo, duke deklaruar se askush nga ata që u ka përfunduar kontrata nuk është kontaktuar nga drejtuesit për rikonfirmim. Këta të fundit e kanë lënë që përgatitjet të nisin në fillimin e korrikut.

Koha është e mjaftueshme për të organizuar skuadrën, por është e vështirë të ndërtohet nga e para për shkak se largimet deri atëherë pritet të shtohen në numër. Pjesës më të madhe të titullarëve u kanë trokitur skuadra të tjera, përderisa nuk janë rikonfirmuar. Projekti i ri që pretendojnë drejtuesit e donatorët, sikur po … “vjetërsohet”!

AGRON KAJA

Eksod i pashmangshëm tek Iliria, kontratat dhe zgjedhjet “ftohin” lojtarët
Skuadra e Ilirisë arriti të siguronte mbijetesën në Kategorinë e Parë dhe në Fushë Krujë ky është quajtur sukses. Duke qenë nën administrimin e Bashkisë, kjo skuadër kaloi mes ulje e ngritjeve. Ana financiare solli edhe protesta të lojtarëve. Sezoni i ri pritet shumë i vështirë për këtë ekip, pasi thuajse gjithë lojtarëve u ka përfunduar kontrata dhe me shumë mundësi do të largohen nga Fushë-Kruja.

Këtë situatë e konfirmoi për SportEkspres.com edhe sekretari i klubit të futbollit të Ilirisë, Astrit Tali, i cili ditë më parë deklaroi se zgjedhjet lokale po i shpërqëndrojnë. “Fondi për skuadrën është miratuar deri në fundin e këtij viti, por Iliria mbetet në dorën e zgjedhjeve lokale. Nëse ato do të shtyhen, na prishin punë për riorganizimin e skuadrës për sezonin e ri. Ne jemi me financim vetëm nga bashkia e qytetit dhe kjo situatë sikur i ka ftohur futbollistët”.

Nisur nga kjo situatë, nga skuadra e sezonit që u mbyll nuk i dihet sa lojtarë do të qëndrojnë dhe sa do largohen. “Në fundin e muajit qershor kemi menduar ta mbledhim skuadrën, por ende nuk e dimë sa lojtarë do largohen dhe sa do qëndrojnë. Kjo sepse mbetemi peng i zgjedhjeve. Ne si klub do bëjmë punën, por kemi dëgjuar këto ditë për emra lojtarësh të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe nuk duan të vazhdojnë me Ilirinë”.

AGRON KAJA

Bylisi nuk bën pushime, lëvizje në stafin teknik për Superioren!
Agim Meta nuk do të jetë në stafin e Veljko Dovedan për sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Numri dy i pankinës së Bylisit nuk pranoi t’i përgjigjet interesimit të SportEkspres.com, por burime zyrtare në klubin ballshiot e konfirmuan këtë divorc, me idenë se presidenti Besnik Kapllanaj ia ka lënë Dovedan të bëjë zgjedhjen e ndihmësve të tij për sezonin e ri.

Ditë më parë, presidenti i Bylisit rinovoi kontratën me futbollistin nigerian, Amos Beji Antoni, të cilin e konsiderojnë si lojtar të rëndësishëm për Superioren. Bylisi po mendon të mbajë talentet që kishte në dispozicion sezonin e shkuar, ndërsa i mbetet Dovedan të formojë stafin teknik për sezonin e ri.

Drejtuesit po shohin të përforcojnë skuadrën me elementë cilësorë për Superioren. Trajneri Dovedan e ka thënë më parë që nuk kërkon shumë lojtarë, por ata që do të vijnë, duhet të jenë cilësorë dhe që të bëjnë diferencën me grupin aktual.

AGRON KAJA

“E dinim, kjo Vllazni jo për Superiore”, kuqeblutë zbulojnë planin
Largimet e disa futbollistëve nga Vllaznia, mënjeherë pas humbjes së finales me Bylisin, sot kanë marrë edhe miratimin zyrtar të klubit të futbollit shkodran. Nëpërmjet një deklarate të botuar sot në faqen zyrtare të klubit, hidhet dritë mbi situatën e krijuar pas largimeve të disa futbollsitëve, e njëherësh aty shprehen se puna për një Vllazni dinjitoze në Superiore po vazhdon.

“Ashtu si të gjithë, edhe ne jemi të trishtuar që kemi humbur ndeshjen finale kundër Bylis. Kishte shumë faktorë pse, por më e rëndësishmja është se javët e fundit i hapen sytë çdo ëndërrimtari. Ne e ndërtuam këtë ekip për t’u promovuar në Superligen e Shqipërisë dhe e dinim që nga fillimi se nuk ka asnjë shans që kjo të jetë një skuadër e suksesshme në Superligë. Megjithatë, ne falënderojmë lojtarët që kanë bërë punën e tyre për të dërguar Vllazninë më herët, në vendin që i përket, pra Superligë”.

“Ashtu siç i kemi thënë muaj më parë shumë herë lojtarëve, bëhet fjalë vetëm për Vllazninë dhe nuk ka asgjë personale. Kjo do të thotë që kemi nevojë për një Vllazni më të fortë dhe shumë lojtarë do të largohen nga klubi. Kjo është gjithashtu arsyeja pse kemi bërë në fillim të sezonit kontrata vetëm 1 vjeçare për shumicën e lojtarëve. Vetëm lojtarët si Krymi ose Gurishta kanë kontratë edhe për në Superlige, sepse kemi menduar që në fillim për to”.

“Por edhe lojtarët e rinj që kanë kontrata afatgjata (të nënshkruara para disa vitesh), të cilët nuk kanë kapacitet për Superlige, do të largohen, sepse ne duam vetëm lojtarë të rinj që kanë aftësi për të luajtur në të ardhmen për Vllazninë. Këtë vit ne kemi një brez të mirë në grupin e U19 dhe kemi nënshkruar tashmë me disa nga këta lojtarë. Në të njëjtën kohë, drejtori sportiv filloi që në janar interesimin për Superligën duke bërë një raport me analizat përkatëse rreth lojtarëve shqiptarë që mund të ndihmojnë ekipin”.

“Në javën e fundit ne kemi filluar të kontaktojmë me këta lojtarë. Muajin e kaluar drejtori sportiv ka udhëtuar për të parë lojtarë të huaj, financiarisht të mundshëm për ne, të cilët mund të na ndihmojnë në Superligë. Vitin e kaluar filluam shumë vonë dhe nuk kishim kohë për të përgatitur diçka. Këtë sezon ne do të jemi të përgatitur qe të mos kemi një ëndërr të keqe si ajo e herës së fundit në Superligë”, thuhet në deklaratën e FK Vllaznia.

Greca, divorci i radhës
Mesfushori Bedri Greca është i larguari i radhës nga kampionët e Shqipërisë. Pas aventurës 1-vjeçare me verilindorët, mesfushori kryeqytetas nuk do të jetë më pjesë e Kukësit, ku dëmtimet e shpeshta nuk e lejuan që të tregonte vlerat e tij. 26-vjeçari tashmë do të nisë një aventurë të re, larg Kukësit. Me kampionët arriti që të luante në 22 takime, mes Kupës, kampionatit dhe ndeshjeve europiane, duke arritur që të shënonte dhe 2 gola. Gjatë dy fazave të para performanca e tij erdhi në rritje, por gjatë fazës përgatitore në Turqi në janar, pësoi një dëmtim që e la për një periudhë relativisht jo të vogël larg fushave të blerta. Në fundin e sezonit Greca e la pas dëmtimin dhe u aktivizua në dy takime, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar që bashkëpunimi mes tij dhe Kukësit të vazhdojë. Greca bëhet kështu i larguari i pestë zyrtarisht.

LARGIMET

Kushtrim Lushtaku

Rexhep Memini

Lukas Rangel

Matija Dvornekoviç

Bedri Greca

Skeda

Emri: Bedri

Mbiemri: Greca

Mosha: 26 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Pozicioni: Mesfushor

Karriera

2011-2012  Skrapari

2012-2015  Tërbuni

2015-2016  Flamurtari

2016-2017  Kukësi