Labinot Ibrahimi

Blindohet Ibrahimi, Partizani “i fiksuar” me një shkodran
Partizani ditën e djeshme ka zyrtarizuar disa lëvizje në merkato dhe e fundit ka qenë marrëveshja për rinovimin e kontratës me mbrojtësin Labinot Ibrahimi. Futbollisti i krahut të djathtë ka nënshkruar edhe për një sezon tjetër dhe gjithçka është zyrtare.

“Klubi zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me Labinot Ibrahimin. Mbrojtësi dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re e cila do të jetë e vlefshme edhe për sezonin e ri. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, ndërkohë që prej vitit 2013 Ibrahimi është pjesë e familjes së kuqe, me të cilën fitoi edhe titullin e 16 kampion të Shqipërisë”, njofton klubi i Partizanit.

Merkato në hyrje nuk ka përfunduar dhe dëshira tjetër është Erdenis Gurishta. Shkodrani është nën kontratë me Vllazninë dhe prej kohësh e di interesimin e të kuqve për shërbimet e tij. Mbrojtësi, i cili luan në të dy krahët e prapavijës dhe në qendër, ka kërkuar të dalë i lirë.

Gjithsesi deri më tani administratori Suad Lici nuk ia ka dhënë lejekalimin. Te Vllaznia atë e shohin si një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe drejtuesit aktualë normalisht që nuk mund ta lëshojnë. Nëse drejtuesit e rinj të Bashkisë Shkodër do bëjnë lëvizje, atëherë mund edhe të ketë lajme të reja.

VIDEO | Momentet emocionuese dhe goli më i bukur, “demi” Ibrahimi nuk kursehet
Labinot Ibrahimi rikthehet i gatshëm për Partizanin dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Skënder Gega, duke parë që ndaj Laçit të shtunën mungojnë Lum Rexhepi dhe Sodiq Atanda. Të dy këta lojtarë janë të pezulluar dhe e kanë vënë në vështirësi trajnerin Gega.

Ibrahimi, në lidhje me ndeshjen kundër Laçit, është shprehur: “Duhet ta marrim si ndeshjet e tjera, të radhës. Duhet ta vlerësojmë kundërshtarin dhe shpresoj të dalim me një fitore”. Në prononcimin e dhënë për Supersport, mbrojtësi thekson se pika e tyre më e fortë është grupi.

“Grupi i bashkon të gjitha. Kemi trajner dhe lojtarë të mirë. Duke punuar ia kemi dalë”, shtoi mbrojtësi nga Prishtina, i cili më tej thekson se konkurrenca e ka rritur atë. Afrimi i Hektor Idrizajt në janar ka pasur një ndikim pozitiv. “Normalisht kur ka konkurrencë ka punë dhe disiplinë. Më ka rritur si lojtar”, ka deklaruar mbrojtësi i djathtë.

Mes të tjerash Ibrahimi ka zbuluar edhe momentet më të mira për të: “Momenti më i bukur është ky sezon dhe ardhja në jetë e vajzës sime, që quhet Dua. Goli më i bukur në karrierën time ka qenë ai që kam shënuar ndaj Skënderbeut”.

Asani më i miri i marsit, Gega ka një problem për të zgjidhur
Partizani festoi dje, pasi Kukësi u mposht dhe diferenca mes tyre shkoi në 12 pikë. Titulli është pranë, ndërkohë që një tjetër lajm i mirë është përjetuar në kampin e kuq.

Jasir Asani, shënuesi më i mirë i “demave”, me 7 gola të realizuar, është përzgjedhur lojtari i muajit mars. Sot ai ka marrë edhe çmimin nga shoqata “Sporti na bashkon” dhe për këtë ndihet mjaft i lumtur. Në garë për lojtarin e muajit ishin Herald Marku i Kastriotit dhe Edon Hasani i Tiranës.

https://www.instagram.com/p/BwSRRWsjXhH/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=167kqczenafyn

PROBLEMI – Trajneri Skënder Gega duhet të gjejë një zgjidhje për krahun e djathtë të mbrojtje. Labinot Ibrahimi është i pezulluar me kartonë dhe nuk mund të aktivizohet ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë.

Sikurse dihet, Hektor Idrizaj e ka mbyllur sezonin që në derbi dhe alternativat për Gegën mungojnë. Flasim për një mbrojtës të djathtë tipik. Me shumë mundësi zgjidhja do të jetë “xholi” Esat Mala. Ky i fundit është përshtatur edhe me Teutën në atë pozicion.

Titulli në derbi dhe Partizani i Starovës, modesti Ibrahimi flet pa “dorashka”
Labinot Ibrahimi është një nga futbollistët e afruar te Partizani që kur të kuqtë u rikthyen në elitë. Sivjet ai mund të gëzojë titullin kampion. Një ditë më parë “demat” triumfuan kundër Skënderbeut, duke lënë pas krahëve humbjen e pësuar nga Luftëtari dhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë.

Ibrahimi është modest edhe në deklarata. Kur i thuhet që bënë një ndeshje të mirë dhe se bllokoi Dejvi Bregun, ai devijon: “Është e vërtetë që bëmë një super ndeshje, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Do e harrojmë që sot Skënderbeun, kemi ndeshje të tjera dhe do i marrim një e nga një. Sa për ndeshjen, foli fusha vetë”.

Partizani e kishte detyrim triumfin me korçarët dhe Ibrahimi këtë e pranon: “Nuk na lejohej asnjë gabim. Çdo gabim na ulte moralin dhe gjithçka. Kështu që fitorja na duhej patjetër. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim, gjithsesi e përsëris që duhet të jemi me këmbë në tokë”.

A është viti i duhur për titullin kampion? “Labi” nuk është nga ana që nxitohet, as në fushë, as jashtë saj. “Nuk ka përfunduar ende, ka ndeshje akoma. Të shohim deri në fund. Duhet t’i marrim një e nga një, siç e morëm Skënderbeun. Të gjitha avash-avash. Ka kohë deri te titulli”, shton mbrojtësi i djathtë.

Skënderbeu i këtij sezoni ka shumë ndryshim me atë të viteve të mëparshme, edhe pse Ibrahimi ka mendim tjetër. “Të them të drejtën ai Skënderbe është. Dy-tre lojtarë u kanë ikur, është ai ekip që ka qenë”, u shpreh futbollisti i të kuqve.

Para pak ditësh, ishte ish-trajneri Sulejman Starova ai që u shpreh se Partizani i para dy viteve, që për pak e fitoi titullin, ishte si nata me ditën me këtë ekip. Tekniku aktual i Laçit veçonte Ekubanin dhe Torasën. Ibrahimi ka qenë edhe vetë në atë ekip, por sigurisht e ka pak të sikletshme të mbajë linjën e “Bobit”

“Nuk e di. Profesori ka mendimin e vet, ndoshta. Unë mendoj ndryshe, por e di profesori më mirë”, shprehet me diplomaci Ibrahimi. Gjithsesi më pas është i drejtpërdrejtë. “A do doje që titullin kampion ta siguronit matematikisht në derbi? Ajo do ishte kënaqësia më e madhe”, përfundoi mbrojtësi 32-vjeçar, i cili numëron më shumë se 150 ndeshje në Kategorinë Superiore.

VLADIMIR PRENGA

Ibrahimi: Jemi të gjithë ushtarët e Partizanit!
Labinot Ibrahimi është një ndër lojtarët më të vjetër të Partizanit. Mbrojtësi ka gjashtë vite te të kuqtë dhe në asnjë prej tyre nuk ka qenë kaq pranë titullit.

Në intervistën e dhënë në fund të takimit për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, 32-vjeçari foli mbi titullin që po afron ndeshje pas ndeshje, kolegët në repartin e mbrojtjes dhe shpjegoi arsyen  e festimit unik të skuadrës së tij.

MBROJTJA – “Po, është e vërtetë që jemi mbrojtja më e mirë. Trashi, Belica, Lumi, Atanda, të gjithë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, duke marrë edhe fitoren, që ishte qëllimi ynë. Sa i takon Gripshit dhe Bregut, janë dy lojtarë shumë të mirë, por sot ishte dita ime dhe jam shumë i lumtur. Vazhdojmë kështu.

GOLAT – “Kam gjashtë vite këtu, që kur presidenti Demi ka marrë drejtimin. Kam shënuar gjashtë gola dhe është një gjë super. Festimi i golit ishte dedikim për Telushin, që është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Jemi të gjithë ushtarët e Partizanit”.

TITULLI – “Kemi qenë shumë afër dhe dy vite më parë, por këtë vit jemi disi më mirë. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë”, përfundoi Ibrahimi.

Ibrahimi qetëson Gegën, Partizani humb “yllin” e skuadrës
Partizani u ndal
në Durrës në një barazim 1-1, por gjithsesi diferenca me vendin e dytë është
rritur me pesë pikë. Tanimë të kuqtë mendojnë për ndeshjen e radhës me Kukësin,
që e luajnë në shtëpi pa praninë e publikut. Mungesa e tifozëve është një
humbje e madhe për këtë takim.

Gjithsesi tanimë duhet
menduar vetëm për përballjen në fushë. Për trajnerin Skënder Gega i gatshëm për
këtë takim do të jetë Labinot Ibrahimi. Mbrojtësi i djathtë e shleu pezullimin
prej kartonëve të verdhë dhe do të marrë vendin e tij në krahun e djathtë të prapavijës.

Por Partizani do
të ketë një mungesë “big” ndaj Kukësit. Jasir Asani, autor i katër golave me fanellën
e kuqe, do të mungojë ndaj Kukësit. Sulmuesi anësor u ndëshkua me karton të
verdhë në takimin ndaj Teutës dhe nuk mund të luajë.

Gjithsesi nuk mungojnë
alternativat për Gegën, i cili me rikthimin e Ibrahimit mund të zhvendosë në
krah të sulmit Malën. Çinari gjithashtu është një opsion. Për të mësuar rreshtimin
e Partizanit kundër Kukësit duhet pritur të shihen seancat stërvitore të kësaj jave.

Koha e Hakajt te Teuta, Gega e ka zgjidhjen për Ibrahimin
Teuta-Partizani do të jetë një ndeshje e tëra për t’u parë këtë javë. Durrsakët kanë mundësi të futen në garë për titull në rast fitoreje, pasi diferenca me të kuqtë do të shkonte tre pikë. Kështu që motivimi në skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është mjaft i madh.

“Djemtë e Detit” nuk do të jenë të plotë në këtë takim, pasi Fabjan Beqja u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Skënderbeun. Javët e fundit ai është parë të luajë në të majtë të mbrojtjes, pasi Esin Hakaj ka pasur shqetësime fizike.  Shkodrani pritet titullar në ndeshjen me Partizanin, klub të cilin ai e la për Teutën.

Ndërkohë edhe te Partizani ka një mungesë në mbrojtje. Labinot Ibrahimi plotësoi numrin e katër kartonëve të verdhë në derbi dhe do të mungojë në transfertën e Durrësit. Që ndaj Tiranës trajneri Skënder Gega la të kuptohej se kush mund ta zëvendësojë.

Tekniku i Partizanit zhvendosi në prapavijë Esat Malën, i cili është i aftë të luajë në disa pozicione. Me shumë gjasa i riu do të luajë edhe nga Teutës në mbrojtjes, pasi alternativat për krahun e djathtë të prapavijës mundojnë te “demat e kuq”.