Kurtua

Konfirmohet dëmtimi i Kurtua, nuk dihet kur rikthehet
Tibo Kurtua u largua te Çelsi për t’u rikthyer në Madrid, kësaj radhe me fanellën e Realit. Pas shumë peripecive, portieri belg më në fund u largua nga Çelsi, ku pati deklaruar dhe publikisht se do të largohet. Megjithatë, aventura e tij te Reali nuk ka shkuar ashtu siç duhet.

Shtatlarti është kritikuar shumë nga tifozët e “Los Blancos” për paraqitjet e tij dhe shumë e konsiderojnë atë si fajtorin për sezonin e dështuar të “Galaktikëve”. Kurtua vetë ka pranuar se ky është një nga sezonet e tij më të vështira në karrierë.

Përveç paraqitjeve aspak pozitive, Kurtua ka pësuar edhe një dëmtim. Me anë të një njoftimi zyrtar, Reali i Madridit ka konfirmuar se Kurtua ka dëmtuar pulpën e tij të djathtë dhe po trajtohet, por ende nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e tij në fushat e lojës. Fanella e titullarit do t’i besohet sërish Kejlor Navasit.

Bëri gafë të pafalshme, Kurtua: Mbetem një ndër më të mirët në botë!
Portieri i Realit të Madridit, Tibo Kurtua ka pësuar një rënie të formës në javët e fundit, madje dhe është ulur në stol nga trajneri Zidan, i cili i beson Kejlor Navasit. Megjithatë, te kombëtarja e Belgjikës, Kurtua është titullar absolut.

Në takimin e djeshëm kundër Rusisë, 26-vjeçari e nisi nga minuta e parë, por bëri një gafë të pafalshme. Sapo Belgjika kaloi në avantazh me anë të Tielemans, Kurtua i fal golin e barazimit rusëve, duke mos arritur të largojë një top dhe duke ia dorëzuar Çerishev, që me portën e boshatisur riktheu baraspeshën.

Pavarësisht kësaj gafe, Kurtua doli të mbrojë veten, duke thënë se është ende një nga portierët më të mirë në botë: “Jam një nga më të mirët në botë, por mediat spanjolle duan të më vrasin. Ndihem shumë i fortë, jam i qetë sepse e di potencialin tij. Stërvitem mirë dhe luaj mirë”, tha Kurtua për Mundo Deportivo.

VIDEO | Kurtua në “pikiatë”, konfirmon momentin e keq me gafën e rëndë
Tibo Kurtua duket në një krizë totale. Portieri konfirmoi momentin e keq që po kalon dhe në mbrëmjen e sotme, teksa bëri një gafë të rëndë me kombëtaren e tij, por që për fat të mirë nuk ndikoi në rezultatin final të takimit, pasi Belgjika triumfoi 3-1.

Një moment jo i mirë për Kurtuan, i cili duket në rënie të lirë, teksa edhe në Madrid, duket se me ardhjen e Zinedin Zidan nuk e ka më postin e titullarit të sigurt. Në ndeshjen e fundit në kampionat, si titullar luajti Keilor Navas, me kosta rikanin, i cili merr akoma më shumë avantazh ndaj belgut pas paraqitjes së sotme.

Navas: Fitova tre Champions, tani nuk po luaj fare
Me emërimin e Santiago Solarit te Real Madrid, skuadra është rikthyer te fitoret, por situata për disa lojtarë është përkeqësuar. Rasti i Iskos është më i famshmi, por një lojtar tjetër që po kalon një periudhë të errët është portieri Keilor Navas.

Solari e ka bërë të qartë që vlerëson belgun Tibo Kurtua më shumë se “gardianin” nga Kosta Rika, i cili është detyruar të shohë dy takimet e fundit nga stoli i rezervave. Në një intervistë me emisionin e njohur sportiv “El Chiringuito”, Navas foli në lidhje me këtë situatë të re që po përjeton.

“Fitova tre Champions radhazi, por tani nuk po luaj fare”, tha Navas në intervistë, por 31-vjeçari është mësuar me sfida të tilla, në vitin e parë te Reali iu desh të luftonte për një vend në formacion me legjendën Iker Kasijas, tani radhën e ka Kurtua.

Çudia | De Gea apo Kurtua u shpall më i miri?
Në mbrëmjen Gala të zhvilluar në Londër, organizatorët ishin kujdesur që gjithçka të shkonte “vaj” sa i përket spektaklit, por një tjetër element tërhoqi vëmendjen në ndarjen e çmimeve për lojtarët, trajnerët dhe tifozët e vitit.

Portieri më i mirë ishte Tibo Kurtua, normalisht një nga më të mirët në Kupën e Botës me Belgjikën, por kishte bërë mjaft mirë dhe me Çelsin e tij. Gjiganti i transferuar në Madrid këtë verë ndonëse morri trofe individual, nuk ishte në formacionin e vitit.

Pjesë e njëmbëdhjetëshes më të mirë ishte David De Gea, Spanjolli u ngjit në podium për të marrë trofeun. Mediat, por dhe opinion sportiv janë çuditur disi nga kjo gjë, pasi kush mund të thotë se kush ishte më im miri edicionin e shkuar?

Kurtua tërbon londinezët: Këtu, tjetër nivel!
Tibo Kurtua këmbënguli të largohej këtë verë nga Çelsi dhe ia arriti qëllimit. Reali i Madridit e bëri të vetin për rreth 40 milionë euro, ndërkohë që portieri belg së fundmi ka lëshuar disa deklarata që mund t’i tërbojnë blutë. Gjithsesi nuk është disi e papritur, duke parë gjithçka ndodhi gjatë merkatos.

“Vetëm bëni një seanca stërvitore për të kuptuar nivelin e diferencës me Çelsin. Këtu kam mundësinë të stërvitem me Serxhio Ramos, mbrojtësin më të fortë në botë. Ky klub është i një tjetër niveli” është shprehur për “Het Nieuwsblad” portieri i Realit.

Por Kurtua nuk është ndalur me kaq: “Këtu mund të luaj në ‘Santiago Bernabeu’, një impiant i mrekullueshëm që është dyfishi i ‘Stamford Brigde’. Kur jam në portë dhe shoh përreth, vërej vetëm një mur me njerëz. Në Londër mund të shohësh qiellin, ose hotelin pas tribunës. Nuk ka krahasim”.

Kurtua: Çelsi si familje për mua, tifozët të më mirëkuptojnë
Tibo Kurtua do të qëndrojë për 6 vitet e ardhshme në Madrid. Belgu, i cili u shpall dhe portieri më i mirë i Botërorit të zhvilluar në Rusi do ta vijojë karrierën e tij në Spanjë, ku ka dhe familjen e tij.

Largimi nga Blutë e Londrës nuk ishte dhe aq miqësor, pasi “gardiani” për dy ditë refuzoi që të stërvitjen me ekipin, duke kërkuar largimin me çdo kusht, por ai ka vendosur që përmes një postimi të sqarojë se kjo zgjedhje ka pasur një arsye të fortë për të. Në të njëjtën kohë Kurtua thekson se e ndjen veten me fat që ka qenë pjesë e një skuadre si Çelsi.

“Ju uroj më të mira në të ardhme dhe dua të them se ka qenë një nder shumë i madh që isha pjesë e familjes së Çelsit”.

“Dua të përshëndes Çelsin përmes këtij postimi dhe i shpreh të gjithë mirënjohjen tim, pasi do të ketë një vend të veçantë në zemrën time. Unë kam qenë vetëm 19 vjeç kur klubi besoi tek aftësitë e mira. Ishte si një ëndërr e realizuar. Vendimi për të ndryshuar ambient më ndihmoi që të rritem si portier, për t’u përgatitur për t’u rikthyer dhe kur ndodhi isha vërtetë i lumtur që isha pjesë e një prej ekipeve më të rëndësishme në botë”.

“Jam shumë krenar që kemi mundur të fitojmë 2 herë titullin dhe  Kupën FA. Falënderoj pa masë shokët e ekipit dhe gjithë stafin, për katër vitet e fundit. E fundit por jo nga rëndësia, falënderoj tifozët për gjithë mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudha dhe shpresoj që të më kuptojnë se vendimi për t’u larguar ishte se për mua është shumë e rëndësishme që të jem pranë fëmijëve të mi. Ju uroj më të mirat dhe ka qenë nder që isha pjesë e familjes së Çelsit”.

Vorbulla e portierëve, Kurtua në Madrid
Kalimi i portierit Kepa në Londër i hap udhë transferimit të Tibo Kurtuas tek Real Madrid. “Gardiani” belg e ka shprehur hapur se do të kalojë tek skuadra kampione e Europës.

Nesër pritet që 26-vjeçari të udhëtojë nga Belgjika në Madrid, për të nënshkruar kontratën e re ashtu siç raporton “SkySports”. Lojtari në fjalë prej dy ditësh nuk është paraqitur në stërvitje me Çelsin duke e kërkuar me çdo kusht largimin nga Londra.

Ky transferim pritet që t’i kushtojë realit 39 milion euro, por pjesë e marrëveshjes do të jetë dhe Mateo Kovaçiç, i cili pritet që të bashkohet me skuadrën e Mauricion Sarrit.

Kurtua përsërit strategjinë e largimit, Çelsi i bën gati gjobat
Tibo Kurtua është në luftë të hapur me klubin e Çelsit. Portieri belg, dy ditë para mbylljes së merkatos në Angli, nuk është shfaqur në stërvitjet me londinezët shkruajnë mediat në Angli. Kjo sigurisht nuk do të shpëtojë pa masa, pasi leja për portierin kishte përfunduar.

Prej kohësh Kurtua e ka bërë të ditur se do të largohet. Ai madje u kishte lënë afat drejtuesve të klubit, duke u thënë qartazi që ta shesin, ndryshe verën e ardhshme do e humbin me parametra zero. Edhe menaxheri i lojtarit ka qenë në të njëjtën linjë, madje ka shtuar se Çelsit nuk i intereson të ketë në ekip një lojtar që nuk është i lumtur.

Deri më tani blutë nuk janë dorëzuar dhe po i përgatitin gjobën portierit. Raportohet se më shumë se 220 mijë euro gjobë do të ketë për Kurtua, i cili pret që Çelsi ta shesë te Reali i Madridit, klub i interesuar për shërbimet e portierit, që më parë ka luajtur në Spanjë me Atletiko Madrid.

Kurtua nuk e bën për herë të parë një veprim të tillë. Kur ishte pjesë e Genkut në vitin 2011 në Belgjikë, ai nuk u paraqit në një miqësore me Lionin, ashtu sikurse edhe në takimin me tifozët në ditën e hapur për ta. Tanimë synon sërish të japë mesazhin e qartë për Çelsin se duhet të heqin dorë prej tij.

Kurtua merr masa ekstreme, gardiani nuk paraqitet në stërvitje
Tibo Kurtua po bën gjithçka ç’mundet për t’u larguar nga Çelsi gjatë kësaj merkatoje. Teksa kanë mbetur vetëm tri ditë kohë nga mbyllja e merkatos në kampionatin anglez, belgu nuk u paraqit në seancën stërvitore të ditës së sotme.

Futbollisti 26-vjeçar ka dëshirë t’i bashkohet skuadrës sës Real Madrid, por klubi i Çelsi e ka bllokuar duke refuzuar një ofertë në rangun e 30 milionë eurove, një vendim ky që ka qenë tepër i vështirë, pasi kontrata e Kurtuas me londinezët mbaron në fund të sezonit tjetër dhe me shumë gjasa belgu do të largohet me kosto 0 në verën e vitit 2019.

Ky vendim i drejtuesve të Çelsit ka xhindosur portierin shtatlartë, dhe teksa kanë mbetur më pak se 72 orë nga mbyllja e merkatos në Angli, Realit i duhet të veprojë shpejt. Në rast se mes palëve gjendet gjuha e përbashkët, pasuesi i Kurtuas në stolin e Çelsit mund të jetë gardiani danez i Leister Sitit, Kasper Shmajkëll.

Kurtua-Çelsi, kjo deklaratë i jep fund gjithçkaje
Çelsi duhet të vendosë sa më parë për të ardhmen e Tibo Kurtua. Portieri belg i ka lënë londinezëve një afat dhe deri më tani nuk ka një përgjigje. Blutë duhet të marrin parasysh se dëshira e portierit është të rikthehet në Francë dhe se nuk ka ndërmend të rinovojë, ndaj nëse nuk e lënë të lirë këtë verë, atëherë do ta largohet në fund të sezonit të ardhshëm si lojtar i lirë.

Kjo nuk është shumë e leverdishme për Çelsin, që po tenton me çdo mënyrë ta bindë portierin Kurtua të pranojë rinovimin. Belgu dëshiron të jetë pranë fëmijëve të tij në Madrid dhe zor se do të bindet të qëndrojë. Së fundmi një mesazh e ka dhënë edhe vetë menaxheri i tij, Kristof Henrotai.

“Ua kemi bërë të qartë pozicionin tonë drejtuesve të klubit. Nuk kemi ndërmend të rinovojmë kontratën. Duhet të pranojnë ofertën e Realit, që është e konsiderueshme, dhe të lejojnë që Kurtua të bëjë ëndrrën realitet. Në të kundërt, duhet të dinë se po mbajnë një lojtar pa dëshirë dhe motivim në skuadër. Verën e ardhshme do ta humbasin me parametra zero”, ka thënë i prerë menaxheri i portierit.

Kurtua ultimatum Çelsit: Më shisni tani, ose…
Mund të kthehet edhe në një luftë të ftohtë. Tibo Kurtua e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij dhe kërkon të rikthehet në Spanjë dhe të jetë pranë fëmijëve. Çelsi po përpiqet me të gjitha mënyrat ta bindë belgun për të nënshkruar një kontratë të re, pasi verën e ardhshme ai del i lirë.

Sikurse raporton “The Sun”, Kurtua ua ka thënë mendimin e tij drejtuesve, madje ka qenë shumë i qartë: “Keni nëntë ditë kohë të më shisni, ndryshe vitin tjetër iki falas”. Kjo nuk mund të pranohet prej tyre, pasi momentalisht mund të përfitojnë 35 milionë sterlina nga transferimi i belgut te Reali i Madridit, klub që po e kërkon prej kohësh gardianin.

Milionat e Çelsit nuk e bindin belgun, ndërkohë që trajneri Mauricio Sarri ka kërkuar të takohet “kokë më kokë” me Kurtua. Synimi është ta bindë që londinezët janë klubi perfekt për të, por e vështirë që të ketë ndryshim planesh për portierin.

Sezoni i shkuar nuk ka qenë më i miri për “blutë” në aspektin sportiv dhe normalisht që Kurtua kërkon një klub ku të luftojë për gjëra të mëdha. Reali është perfekt për të, shto këtu edhe faktin që në Madrid momentalisht po rriten fëmijët e tij.