kristiano

Ronaldo: Nuk ndikova në transferimin e De Ligt, Nejmar qëndron në Paris
Kristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle “MARCA”. Ylli portugez u vlerësua nga media e njohur më çmimin “legjenda” në ndër të arritjeve të shumta të 34-vjeçarit në botën e futbollit.

Dëgjojmë që Sarri do t’iu caktojë një rol me liri të plotë në fushë. Ç’mund të na thoni për këtë?

“Shikoni, kjo s’mund të ndodhë pasi është kundër konceptit të skuadrës. Unë kam detyrat e mia: Mbuloj hapësira, ushtroj presion dhe shumë të tjera. S’mund të qëndroj vetëm në sulm dhe të bëj çfarë të dua. Vetëm duke duke qenë njësh me skuadrën mund të fitojmë gjëra të rëndësishme”.

Keni thënë që do luani deri në moshën 40-vjeçare. Do ta mbani këtë premtim?

“S’jam i shqetësuar për këtë gjë. Gjithçka do të varet nga si do ndihem në vitet në vazhdim. Është çështje motivimi, pasi në aspektin fizik, nuk kam pasur kurrë probleme. E trajtoj veten mirë, prandaj mendoj se do të jetë diçka psikologjike. Shpresoj të mos kem probleme derisa të mbush 40 vjeç, por edhe sikur të ndodhë, s’ka asnjë problem. Jeta e tillë është, çdo fillim e ka një fund”.

Po flitet për shumë për një kalim te Nejmar te Barcelona?

“Nuk e di ç’do të ndodhë. Është një lojtar i madh me të cilin kam raporte shumë të mira. Flitet për shumë për të, sikur e kërkon Reali, Barcelona dhe Juventusi, por unë mendoj se këto janë thjesht fjlë mediatike. Është  e kuptueshme pasi emri i Nejmar shet shumë. Unë mendoj se ai do qëndroj në Paris. S’po kalon një moment të mirë, por nëse nuk dëmtohet më jam i sigurt që do t’i rikthehet gëzimi. Dëshiroj që të luajë sa më shumë, pasi ka kaluar kohë të këqija”.

Cilët mendoni se do të jenë favoritët për Champions-in e vitit të ardhshëm ?

“Shoh të njëjtat skuadra, pavarësisht merkatos që bëjnë. Real, Barcelona, Atletiko, Juve, Bajern dhe Liverpul.  Ka dhe disa të tjerë, por këto shikoj kryesoret. Barcelona dhe Real kanë më shumë para nga të gjithë, Siti gjithashtu mund të jetë pjesë e favoritëve, por në futboll nuk fitojnë gjithmonë favoritët”.

Thuhet se ju keni luajtur një rol shumë të rëndësishëm në transferimin e De Ligt?

“Jo, nuk e besoj. Më vjen mirë që ma bëtë këtë pyetje. Në finalen e “Nations League”, bëmë një bisedë, që është diçka normale që e bëjnë të gjithë futbollistët. Ajo duhet të qëndronte mes nesh në fushë, por ai është 19 vjeç dhe e tha thjesht si një shaka. Gjithsesi, unë kurrë s’kam dhe s’do influencoj trajnerin ose drejtuesit për merkaton. Megjithatë, e vërteta është që jam shumë i gëzuar që ai është pjesë e jona tani”.

A imagjinoni dot jetesën në Madrid në të ardhmen ?

Sigurisht që po. E kam thënë dhe më parë, që është një qytet që na pëlqen të gjithëve, nuk e përjashtoj si mundësi. Tani për tani jam i fokusuar në Itali dhe të Juventusi ndihemi shumë mirë, por nuk i dihet kurrë. Në këtë qytet kemi përjetuar momente shumë të mira dhe sigurisht që mund të vij këtu për të jetuar në të ardhmen. Të shohim. Tani duhet të mendojmë për të shijuar të tashmen”.

Misioni i Ronaldos: Dua të fitoj ndaj paragjykuesve, Juves i tregova sa vlej
Kristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën spanjolle “ICON”, ku ka diskutuar mbi disa nga temat më interesante që rrethojnë jetën e portugezit.

Futbollisti i Juventusit flet mbi suksesin e tij, presionin e madh që e shoqëron gjatë çdo ndeshje dhe mundësinë e një të ardhme në rolin e trajnerit.

Njerëzit presin shumë nga ju, si e përballoni këtë presion?

“Ka njerëz që presin shumë nga unë dhe të tjerë që dëshirojnë pafundësisht që unë të humbas një penallti ose të mos bëj mirë në një ndeshje vendimtare, gjithsesi kjo është pjesë e jetës dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër përveç se të jem i përgatitur. Nuk e mohoj që ndonjëherë më bezdis kjo gjë. Është e vështirë. Presioni vjen dhe nga shokët e familja. Kjo më motivon natyrisht, por ka ndonjë moment që them: Ju lutem lërmëni të qetë”.

Ju pëlqen më futbolli?

E shikoj futbollin si një mision. Futem në fushë që të fitoj dhe të përmirësohem. Dikur futesha në fushë duke menduar vetëm për driblimet që mund të bëja. Kjo nuk ndodh më. Njerëzit janë gjithmonë duke më paragjykuar. Thonë për shembull: Është 33, 34, 35 vjeç, ka mbaruar. Kjo më bën që t’i provoj të kundërtën”.

Disa mendojnë se jeni kthyer një lloj roboti?

“Nuk mendoj se njerëzit më shikojnë ashtu, por ka shumë që mendojnë se unë jam një njeri që kurrë nuk ka probleme. Si një njeri që nuk trishtohet kurrë dhe s’ka asnjë shqetësim. Këta njerëz kujtojnë se po të kesh para nuk ke asnjë problem. E kuptoj që këta njerëz nuk mendoj njësoj si unë. Botëkuptimi i tyre është shumë i vogël. Disa prej tyre mezi presin që unë të bëj keq. Jam mësuar me këtë situatë në moshë shumë të re. Në 10 vitet e fundit gjithmonë kam pasur më shumë presion se çdokush tjetër. Fitova Topin e Artë në moshën 23-vjeçare, ndërsa më pas u bëra lojtari më i shtrenjtë në planet kur më bleu Reali”.

Cila është gjëja e parë që bën kur shkon në një klub të ri ?

Thjesht tregohem vetvetja, asgjë më shumë. Disiplina ime mbetet e njëjtë. Një atlet i zgjuar di çdo detaj që mund ta bëj atë më të mirë. Te Juventusi u përshtata në mënyrë perfekte. Ata e panë që unë nuk jam ndër ata që kam vetëm fjalë. Të folurit është diçka krejt tjetër nga të bërit. S’i kam fituar kot 5 Topa të Artë dhe 5 Champions”.

Raporti me Spanjën?

Populli spanjoll më ka trajtuar mirë. Investoj këtu dhe kam dëshirë të hap vende punë për ta, pavarësisht se jam pasur probleme të shumta me institucionet tatimore. Jam larguar me kokën lartë, e di se njerëzit më duan. Ata e dinë sa shumë unë i kam dhënë Realit, sigurisht edhe unë kam marrë shumë mbrapsht. Kur lëviz rrugëve më thonë: Hej, Kristiano hajde në shtëpi, këtu do të jetë gjithmoën shtëpia jote”, më pëlqen kur e dëgjoj këtë.

Përse keni kaq shumë fansa anembanë botës?

“Çdo gjë që kam e kam fituar falë aftësive të mia. Jam njeriu me numrin më të lartë ndjekësve në Instragram pasi shumë persona identifikohen me mua. Mendoj se motivohen nga unë”.

Keni bërë shumë shokë në futboll?

“Mund të them se po, por shiko ka diçka. Jetojmë në një botë të ndërlikuar. Nëse do pyesje një modele a ke shumë shoqe në modele, mund të hamendësosh se po, por në të vërtetë nuk është se ato darkojnë me njëra-tjetrën në shtëpi me modele të tjera”.

Në asnjë intervistë nuk jeni pyetur mbi mundësinë e një të ardhme si trajner ?

“Nuk e përjashtoj si mundësi”.

A e ke menduar që ta lësh futbollin në Barcelonë? Atje ka edhe plazh…

“ (qesh) Barcelona nuk është për mua. Kam shkuar disa herë atje dhe le të themi që njeziët nuk e përqejnë dhe aq shumë Kristianon. Gjithsesi po të marrësh parasysh rivalitetin është normale”.