Kristian Panuci

Panuçi pranë rikthimit në Serie B, konkurrencë për stolin me Nestën
Kristian Panuçi mund të rikthehet të trajnojë një ekip të Serie B gjatë vitit të ardhshëm. Sipas “salernogranata.it”, ish-trajneri i kombëtares shqiptare është një ndër kandidatët për stolin e ekipit të Salernitanës.

Ekipi nga jugu i Italisë është prej disa vitesh në pronësi të pronarit të Lacios Klaudio Lotito dhe drejtori i sportiv Igli Tare luan një rol kryesor edhe në vendimmarrjet e këtij klubi.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, Tare po negocion për ndërprerjen konsensuale të kontratës së trajnerit të tanishëm Anxhelo Greguçi. Në listën e trajnerëve që synohen për sezonin tjetër janë dhe emra si Alesandro Nesta ose ish-trajneri i Xhenoas, Ivan Juriç.

Lotë për Panuçin, italiani: Është folur shpesh, ky trofeu më i madh!
Kristian Panuçi u shkarkua nga drejtimi i kombëtares tonë ditën e sotme, teksa humbja e fundit ndaj Turqisë duket se nuk u kalua dhe aq lehtë. Italiani ka folur pas shkarkimit për “Supersport”, ku ka shpjguar shkarkimin, ka diskutuar për eleminatoret si dhe për emocionet që ka marrë.

SHKARKIMI – “Më vjen keq, sepse jam një njeri serioz, por rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk ishin të mira dhe për këtë arsye presidenti vendosi të më largonte. Falënderoj të gjithë tifozët shqiptarë që kanë qenë të mrekullueshëm dhe presidentin Duka që më tha mundësinë të punoj në një vend të mrekullueshëm si Shqipëria. Më vjen keq që nuk arrita të marr rezultatet e kërkuara dhe uroj që me largimin tim ekipi të rikthehet te rezultatet pozitive”.

KUALIFIKIMI – “Zgjedhjet i kam bërë me shumë seriozitet, rezultatet nuk erdhën, të shohim nëse Shqipëria do të shkojë pa mua në Europian. Djemtë kanë qenë të gjithë seriozë me mua, kam vendosur vetëm unë se kush di të luante. Do të jem gjithmonë një tifoz i Shqipërisë.”

EMOCIONET – “Ndonjë nga lojtarët edhe u përlot kur u takuam në fund. Ky është trofeu më i madh që mund të merrja, sepse është thënë shpesh që lojtarët nuk kanë qenë në krahun tim, por në fakt ishte krejt e kundërta. Ata ishin shumë të lidhur me mua. I kuptoj tifozët që revoltohen gjatë ndeshjes kur gjërat nuk shkojnë mirë, kanë të drejtën e tyre të thonë atë që mendojnë. Shqipërinë do ta mbaj gjithmonë në zemër!”, përfundoi Panuçi deklaratën e tij në Supersport.

Jupi: Lenjani u nxitua! Strakosha? Vendimi i duhur, nga njeriu i gabuar
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Redi Jupi kreu një analizë të ngjarjeve të fundit të kombëtares shqiptare. Lënia jashtë e Strakoshës, reagimi i Ermir Lenjanit dhe lista e trajnerit Kristian Panuçi kanë qenë temat e prekura nga Jupi në emisionin “Procesi Sportiv”, në “Top Channel”.

STRAKOSHA – “Për mua Strakosha është një lojtar i rëndësishëm në kombëtaren e Shqipërisë, pasi është portieri titullar dhe e tashmja dhe e ardhmja e portës së kombëtares. Për mua është një vendim i drejtë, por i marrë nga njeriu i gabuar”.

“Vendimi i drejtë, sepse disiplina është një mjetet për rregulluar marrëdhëniet brenda një ekipi me 25 djem. Problemi është, që për të krijuar një frymë në një skuadër ka disa elementë. Mua nuk më pëlqejnë shumë gjëra që po bën trajneri, qoftë lista, qoftë mënyra e lojës. Lojtari duhet të ishte më i kujdesshëm, duke ditur natyrën e trajnerit. Nuk besoj se trajneri do të jetë çmendur dhe ndoshta është faji i lojtarit”.

GJENDJA E KOMBËTARES – “Mua më duket se kemi shpenzuar dy vite dhe tani jemi në një pikë të asgjëje.  Pavarësisht problemeve, këto dy vite mund të na kishin vlejtur, pasi do kishim fituar kthjelltësinë e nevojshme për të nisur një rrugëtim të ri. Unë e shikoj që atij i mungon kthjelltësia, nuk ka një logjikë në zgjedhjet dhe listat e tij”.

“Ai ka të drejtë kur thotë se pas 2016-ës mund të kemi krijuar një perceptim të gabuar të skuadrës. Por ama para atij evropiani u renditëm të dytët të grup që më pas u kualifikuam, ndërsa më pas dolëm në vend të tretë në eliminatoret e Botërorit. Nuk mund të themi tani se synojmë vendin e katërt në grup. E di që është e vështirë, por në vend të katërt nuk ka logjikë, pasi vijmë nga vendi i tretë”.

REAGIMI I LENJANIT – “Nuk jam dakord me statusin që ka bërë lojtari. Lenjani ka pasur raste që ka qenë pa ekip ose pa minuta dhe është marrë në kombëtare. Në një moment trajneri mund të vendosë të marrë një lojtarë tjetër dhe kjo është  e drejta e tij. Ai është djalë i pjekur dhe profesionist. M’u duk diçka e nxituar. Ai ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares që u kualifikua në Europian”, tha Jupi.

Panuçi nuk fal askënd, lëvizja e orës së fundit në kombëtare
Zhvillime në kombëtare. Orët e fundit trajneri Kristian Panuçi ka bërë një ndryshim dhe është Gentian Selmani ai që i është bashkuar kuqezinjve në Tropikal Resort në Durrës. Portieri i Laçit ftohet për të dytën herë në kombëtare dhe kjo konfirmohet nga burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai që mbetet jashtë është portieri Thomas Strakosha, i cili sot iu gëzua fitores së Lacios me Parmën. Portieri luajti në mesditë dhe duhet të fluturonte drejt Shqipërisë, por ka humbur avionin dhe tashmë edhe grumbullimin me kombëtaren.

Kolegët tanë në Panorama Sport raportojnë se portieri ka pasur një komunikim me trajnerin Kristian Panuçi dhe ky i fundit prerazi ka kërkuar të respektohet orari i vendosur nga ai që të bashkohet me ekipin.

Rrugëtimi drejt “Euro 2020” dhe etiketimi “diktator”, Panuçi i prek të gjitha
Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në “RTV KLAN”. Në intervistë, tekniku italian foli për grupin në të cilin ndodhet Shqipëria për kualifikueset e “Euro 2020” dhe për ecurinë e dobët të kombëtares gjatë vitit 2018, të cilën ai e justifikoi me mungesat e shumta.

GRUPI I EURO 2020 – “Franca është skuadra favorite në grupin tonë. Ne na duhet të bëjmë diçka të veçantë për të mundur Islandën dhe Turqinë. Ndeshjet do të jenë shumë të vështira, por rëndësi ka që të rikuperojmë të gjithë grupin e lojtarëve dhe më pas na mbetet të luftojmë”.

GJENDJA E KOMBËTARES  – “Situata është shumë e keqe. Kemi humbur shumë lojtarë. Viti 2018 ka qenë një seri miqësoresh dhe më pas disa ndeshje të “Nations League”. Po mundohemi të ndërtojmë një grup që të jetë i aftë për të mundur Turqinë dhe Islandën.

FUNDI I KARRIERËS SI LOJTAR – “Vitin e fundit të karrierës  sime e kam kaluar te skuadra e Parmës. Mbaj mend që nuk zgjohesha me të njëjtin entuziasëm e dëshirë. Kur ndodhi kjo e kuptova që duhet ta lija sportin”.

SKUADRA E ZEMRËS – “Kur isha fëmijë isha një tifoz i Interit, kjo për shkak se miqtë e mi më të rritur ishin me atë skuadër. Më pas kur fillova të isha pjesë e futbollit profesionist çdo ndryshoi”.

RAPORTI ME DUKËN – “Për mua ka qenë një vit shumë i vështirë. Ai më ka mbështetur dhe mes nesh ka pasur gjithmonë sinqeritet. Ai e ka kuptuar se nëse do të kishim të gjithë grupin do ishim konkurrues, nga mungesat kemi vuajtur shumë. Punoj çdo ditë për të shpërblyer besimin e tij.

MENTALITETI SHQIPTAR – “Duka ma ka bërë të qartë si funksionon futbolli këtu. Unë nuk doja ta ndryshoja këtë mentalitet. Në çdo fushë të jetës gjërat mund t’i bësh ose mirë ose keq. Nuk ka një rrugë të ndërmjetme. Ai dhe djemtë më kanë ndihmuar të kuptoj shumë gjëra. Po mundohen të risjell profesionalitetin, sepse vetëm me profesionalizëm mund të arrish rezultate të mëdha”.

PRESIONI I MEDIAVE – “Jam mësuar me presionin, por kur skuadra nuk ka rezultate unë vuaj. Për median kam pasur gjithmonë respekt”.

DIKTATORI ? – “Më kanë thënë shpesh se jam diktator për shkak të rregullave që unë vendos. Në çdo familje ka rregulla. Kemi shumë përgjegjësi, duhet të bëjmë maksimumin për t’i dhënë kënaqësi popullit shqiptar”, tha Panuçi.

Panuçi: Ju tregoj futbollin tim, më e lehtë të drejtosh Realin se… Shqipërinë!
Kristian Panuçi, trajneri i kombëtares shqiptare, ka folur për “Goal.com”, duke shpalosur idenë e tij të futbollit. Një mbrojtje e fortë dhe rinisja me anë të kundërsulmeve.

Italiani komenton paraqitjen jo të mirë në Ligën e Kombeve, ndërsa “ankohet” vetëm për një gjë. Nuk është e mundur për të punuar çdo ditë me djemtë e ekipit dhe një gjë e tillë vështirëson aplikimin e idesë së tij të lojës.

Panuçi ndihet i lumtur me Shqipërinë, tregon dëshirën e tij dhe vendin e preferuar dhe e mbyll me një batutë lidhur me Realin e Madridit, Shqipërinë dhe Romën.

SHQIPËRIA – “Nuk bëmë mirë në Ligën e Kombeve, por arritëm të qëndronim në Ligën C. Duhet të bënim shumë më mirë, por dhe në Shqipëri duhet të trajnohemi dhe përgatitemi më mirë. Unë jam trajner prej 6 vitesh dhe kam dëgjuar shumë pak kolegë, të cilët e pranojnë kur gabojnë. Unë them kështu: ‘Besoj se jam fajtor për një ide loje që mundohem të fus në ekip, por nuk i trajnoj çdo ditë lojtarët, thjeshtë çdo 2-3 muaj’. Mendoj se është më mirë të mbrosh në fillim dhe pastaj të kundërsulmosh. Kur nuk punon çdo ditë me lojtarët, bëhet e vështirë aplikimi i idesë që ke.”

STILI I LOJËS – “Kjo gjë varet nga lojtarët që kam në dispozicion dhe cilësia e tyre, por unë përpiqem t’i vendos ata në pozicionet e duhura. Skema e lojës mund të ndryshojë, por kjo varet nga kundërshtari. Për shembull, Spanja ka një ide fikse loje. Edhe fëmijët mësohen me atë ide dhe stil loje që kur janë të vegjël. Shqipëria duhet të mbrojë mirë dhe të riniset me kundërsulme. Kalimi te një klub? Jo, jam shumë i lumtur te Shqipëria, por sigurisht që nuk do e mbyll karrierën aty. Pas Shqipërisë, do të doja të rikthehesha në Spanjë dhe më pëlqen të jetoj e punoj në Spanjë. Kur një trajner i bën gjërat mirë, kjo është e mirë për të gjithë. Por, është më e lehtë të drejtosh Realin e Madridit, sesa Shqipërinë ose Romën.”

Bledar Kola, stadiumi i ri dhe gjyqi me Braçen: Duka i thotë të gjitha
Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka folur në emisionin “Wake Up” në Top Channel dhe sigurisht nuk mund të mos komentohej çështja e trajnerit të kombëtares. E kishte thënë edhe më parë, nuk mund të eksperimentohej. Gjithashtu ka folur edhe për kandidaturën e Bledar Kolës, gjyqin me Erion Braçen, stadiumin e ri, por edhe për përfshirjen

“Pas kompeticionit kam bërë një minianalizë me trajnerin dhe stafin teknik të Federatës, në mënyrë që të ketë rezultate më të mira. Më 2 dhjetor kemi shortin dhe duhet të ndërtojmë gjithçka mirë nga pikëpamja organizative. Por edhe një strategji taktike. Vlerësimi për Panuçin?  Në perceptimin tim, nga 1 deri 10, njeriu është i kënaqur vetëm me veten. Kështu që notat maksimale që mund t’i jepet një tjetri, nuk shkojnë më shumë se 6 ose 7. Nuk mund të japë njeri më shumë, thashë vlerësimin që japin njerëzit”.

EKSPERIMENTE ME KOMBËTAREN – “Absolutisht, kombëtarja është gjëja më e shtrenjtë që kemi dhe nuk mund të ketë eksperimente, as nga ana e trajnerit. Të tentosh dhe të guxosh nuk është eksperiment. Guximi për t’i dhënë besim disa emrave na dhënë disa lojtarë. Jam i bindur me atë që kanë dhënë në fushë në pak ndeshje, qoftë Ismajli, qoftë Uzuni, apo Binaku, janë alternativa për të qenë titullarë në kualifikueset e Europianit. Nuk janë pak tre lojtarë në 11. Janë 30% e skuadrës”.

BLEDAR KOLA – “Më vjen keq ta quaj thashethem diçka që shkruan një media. As e kam menduar dhe as e kam kontaktuar Bledar Kolën kohët e fundit. Kam marrëdhënie me të, e kam kontaktuar dikur dhe i kam ofruar një nga ekipet kombëtare. Kjo ka ndodhur shumë vite më parë dhe ai nuk ka qenë i gatshëm për shkak të angazhimeve në Greqi. Gjatë kësaj periudhe nuk e kam menduar. Pas ndeshjeve vendosëm që të vazhdonim me të njëjtin staf. E kam thënë që nuk kemi luksin dhe nuk do të përfitojmë ndonjë gjë nëse bëjmë ndryshime. Në mars do futemi në fushë në një ndeshje zyrtare. Do ishte një eksperiment shumë më i madh”.

PRITSHMËRITË – “Kombëtarja e ka fajin vetë, në kuptimin që e ka vënë stekën shumë lart dhe ne kërkojmë ta kalojë atë stekë. Në momentin që nuk shkohet në Europian, themi se janë të dështuar. Në fakt nuk janë të dështuar. Unë vazhdoj ta them se kombëtarja është gjëja më e mirë që kemi në Shqipëri, pavarësisht se nuk jemi të parët e grupi, por ishim me Skocinë dhe Izraelin. Ndaj Skocisë nuk e ka të lehtë as Gjermania, apo kampionia e botës Franca. Mund të kishim bërë më mirë, ka gjëra për t’u përmirësuar, por prapë them se kombëtarja është gjëja më e mirë që kemi. Nuk e di nëse kemi ndonjë gjë tjetër me të cilën mund të matemi me Skocinë. Me tradita kulturore, po”.

GJYQI ME BRAÇEN – Duka më tej ka folur edhe për gjyqin që ka nisur me Erion Braçen, deputetin e Partisë Socialiste. “Është e vërtetë, nuk e kisha menduar ndonjëherë. Më pyesnin pse nuk i përgjigjesh, por jam shumë i impenjuar me punë dhe nuk kam kohë të merrem me njerëz që nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër veçse të flasin. Vendosa të angazhoj njerëzit e duhur për ta ndjekur në mënyrë ligjore këtë çështje. Nuk e di sa kanë kërkuar juristët dëmshpërblim. Njerëzit duhet të jenë etikë ndaj atyre që kritikojnë. Nuk e kisha menduar këtë padinë, por dëgjova kryeministrin për këtë punën e shpifjeve dhe thashë ta provoj. I kam dëgjuar këto shprehet e fundit të kryeministrit. Ai thotë ‘qentë le të lehin, karvani shkon përpara’, kurse unë them “konet le të lehin, karvani shkon përpara”, deklaroi Duka.

APELIMI I FINOS NË CAS – “Gjykata i ka njohur të gjitha vendimet e Asamblesë. Gjithsesi në çdo rast unë i zbatoj vendimet e marra”.

STADIUMI I RI – “Objektivi ynë ishte të përfundonte në mars. Kemi shumë pengesa dhe e kemi shprehur edhe publikisht, edhe pengesa financiare. Është mëngjes dhe nuk është e përshtatshme të flasësh për ‘TVSH’-ra. Në buxhetet tona dhe të partnerëve ishte parashikuar që TVSH-ja duhet të rimbursohej, por papritmas nga Ministria e Financave, nga një komision me një përbërje të çuditshme, mjafton të shikosh emrat për të kuptuar pse nuk është rimbursuar. Por që të pengohet një projekt kaq madhor, për cinizma apo interesa të anëtarëve të komisionit, është shumë e padrejtë. Ëshët abuzive. Komisioni ka lidhje me shijet personale, por nuk ka lidhej nëse do apo nuk do Dukën. Stadiumi duhet të përfundojë, është një vepër që do të qëndrojë. Uroj në një reflektim të Ministrisë së Financave, me qëllim që stadiumi të përfundojë brenda vitit 2019. Qeveria ka paguar “0 lekë” për atë stadium dhe nuk mund të na e mohojë të drejtën e rimbursimit të TVSH-së apo ta pengojë ndërtimin”.

KOSOVA – “Është e vështirë të bësh krahasime. Kosova është për t’u përgëzuar, pasi në kompeticionin e dytë zyrtar u paraqit mirë dhe zuri vendin e parë në grup, pavarësisht se në një kategori inferiore. Por është për t’u përgëzuar. Të krahasosh është e vështirë, nëse doni t’i krahasoni në renditje, mund të shikohet ajo e FIFA-s. E vështirë të ketë derbi. Nuk e imagjinoj dot përballjen tonë zyrtare me Kosovën, por ekzistojnë mundësitë. Jemi në vazon e katërt, ata në të pestën”.

KANDIDIMI PËR BASHKINË E DURRËSIT – “Nuk e kam menduar të përfshihem në politikë. E kam thënë dhe do e them, kurrë mos thuaj kurrë. Në kohë të ndryshme njeriu merr vendime të ndryshme. Nuk kam ndonjë plan, më pëlqen kjo që bëj, më pëlqejnë sfidat e futbollit, më pëlqen të realizoj ato projekte që ne kemi: kompleksi i ri “shtëpia e futbollit” dhe stadiumi”.

“Epoka” Panuçi: Statistika e frikshme e sulmuesve
Kristian Panuçi ka debutuar në stolin e kombëtares shqiptare më dy shtator të vitit të kaluar, në ndeshjen ndaj  Lihteshtejnit, takim ky që u fitua falë golave të Roshit dhe Agollit. Deri më tani tekniku italian ka zhvilluar 6 ndeshje zyrtare dhe katër miqësore.

Gjatë të gjashtë takimeve zyrtare kombëtarja jonë ka shënuar katër gola, dy ndaj Lihteshtejn një ndaj Maqedonisë dhe së fundmi një ndaj Izraelit. Ajo që bie në sy se asnjë nga katër golat nuk ka ardhur nga sulmuesit qendror ose siç njihen ndryshe “pykat”.

Kjo “fikje e motorëve” të sulmuesve nuk mund t’i përvishet vetëm Panuçit, pasi Balaj, Cikalleshi dhe Sadiku kanë pësuar një regres gjatë këtij viti, një situatë kjo, krejt e ndryshme nga ajo në të cilën ndodhej Xhani De Biazi tri vite më parë, ku të tre sulmuesit po spikasnin edhe në rang klubesh.

Shkodrani Balaj ka më shumë se një vit e gjysmë pa shënuar gol. Sadiku ka pasur një eksperiencë për t’u harruar në Spanjë dhe tani ka një rrugë të gjatë përpara vetes për t’u rikuperuar nga dëmtimi në gju. Cikalleshi e filloi mbarë tek Osmalispori, por forma e tij dhe e gjithë skuadrës pësoi rënie gjatë fundit të sezonit, ku klubi ra nga kategoria. Transferimi te Gëztepe është  një hap në drejtimin e duhur, por kavajasi s’do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë një vend titullari.

Afrimi më i ri i kombëtares, Sindrit Guri, akoma se ka gjetur golin e parë kuqezi, ndërsa për herë të fundit ka shënuar një muaj më parë ndaj Anderlektit. Në katër takimet e fundit, Guri nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës dhe pozitat e tij si titullar mund të lëkunden.

Panuçi zbarkon në Durrës, momenti i Gurit!
Në qershor pritet që Sindrit Guri të ftohet nga Shqipëria. Golat e realizuar deri më tani e kanë shtyrë trajnerin Kristian Panucci, i cili sot ndodhet në Shqipëri dhe nga stadiumi “Niko Dovana” do të vëzhgojë përballjen Teuta-Kukësi.

Tekniku italian është apostafat për Sindrit Gurin në këtë takim dhe me shumë gjasa shkodrani do të jetë në listën e tij për takimin miqësor me Ukrainën. Nëse zgjidhet edhe problemi me autoritet zvicerane, atëherë do të luhet dhe një miqësore me Kosovën dhe këto dy takime do ishin shumë të vlefshme për trajnerin e kombëtares, por edhe për lojtarët e ftuar që të tregonin cilësitë e tyre në ndeshje dhe jo vetëm gjatë periudhës përgatitore në Zvicër.