Kristi Vangjeli

E kryer, Vangjeli arrin marrëveshjen me klubin e Superiores
Tirana përforcon mbrojtjen me një emër të njohur të futbollit shqiptar si Kristi Vangjeli.  Sipas “Supersport”, palët kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kontratës dhe futbollisti korçar do vihet nën urdhrat e trajnerit Mema më datë 24 gusht.

Momentalisht 33-vjeçari ndodhet në Austriali, ku aktivizohet prej një muaji e gjysmë me Adelaide Olimpik. Fillimisht përflitej se Vangjeli do të rikthehej te Skënderbeu për sezonin e ri, por vendimi i “CAS”  për të mbajtur në fuqi e pezullimin e dhënë nga UEFA prishi planet e të dyja palëve.

Afrimi i Vangjelit te skuadra bardheblu krijon një “problem luksi” për trajnerin Mema, i cili do i duhet të zgjedhë midis ish-futbollistit të kombëtares, të riut Albi Doka dhe një lojtari me eksperiencë në Kategorinë Superiore si Dorian Kërçiku.

“Nga Mesi e Ronaldo, tek Adelaide Olimpik”, ja si prezantohet Vangjeli
Kristi Vangjeli, pas pesë vitesh me Skënderbeun, vendosi të largohej nga korçarët dhe të nisë një aventurë të re në Australinë e largët. Mbrojtësi do të luajë në ligën e dytë atje dhe tek Adelajde Olimpik janë të kënaqur që kanë afruar një lojtar me “CV”-në e Vangjelit.

Në një nga gazetat atje, kujtohen edhe përballjet që Vangjeli ka luajtur kundër Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Këtij të fundit korçari iu kthye në një “rrodhe” në ndeshjen që Shqipëria zhvilloi me Portugalinë në vitin 2010.

Zyrtare: Kristi Vangjeli lë Superioren, transferohet në Australi
Kristi Vangjeli e mbyll me Skënderbeun dhe do të transferohet në Australi, aty ku firmosur me skuadrën e Adelaide Olympic Football Club. Mbrojtësi korçar nis një aventurë të re në ligën e dytë të futbollit në Australi. Gjithçka është zyrtare dhe është njoftuar nga ana e klubit të ri të 33-vjeçarit.

Vangjeli largohet nga Skënderbeu pas plor pesë vitesh. Anësori i djathtë edhe vjet ishte në dyshim nëse do të qëndronte te korçarët apo jo dhe në fund pranoi propozimin e presidentit Ardjan Takaj. Ai kishte oferta edhe nga Greqia.

Mbrojtësi,  në verën e vitit 2016 kaloi në Rumani tek Astra, por qëndroi pak kohë aty dhe u kthye në ekipin e vendlindjes për të qenë një nga liderët e skuadrës bardhëkuqe. Skënderbeu do të vuaj tashmë të gjejë një pasues për Vangjelin, i cili ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës korccare në vitet e fundit.

Vangjeli: Skënderbeu për vend të tretë, ja si skuadra ecën përpara!
Fitorja dhe loja e bërë ndaj Flamurtarit ka ngritur moralin te skuadra e Skënderbeut. Mbrojtësi Kristi Vangjeli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” foli mbi sezonin e tanishëm të skuadrës korçare.

NDESHJA – “Ne lojtarët tregojmë vlerat tona. Skënderbeu ka pasur vështirësi gjatë këtij kampionati, por shpresoj që në këtë finish të arrijmë objektivat tona. Sa më shumë kalojnë javët, aq më shumë vështirësohen objektivat tona. Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të arrijmë Kupat e Europës”.

SKEMA – “Nuk besoj se ka lidhje skema, është më tepër ajo që jep çdo lojtar në fushë, duke dhënë më të mirën. Kjo është gjëja kryesore për mua. Dua përpara një lojtar më agresiv dhe unë e mbështes edhe më mirë. Të gjithë janë të rëndësishëm, me të gjithë luaj mirë. Kryesorja është të jemi kompaktë dhe të luftojmë për çdo pikë”.

RENDITJA – “Më vjen keq që nuk jemi të parët në renditje. Klubi ka pasur shumë ndryshime të mëdha dhe nëse më pyesni mua, shikoj vendin e tretë”.

AGRESIVITETI – “Në ndeshje, duhet të jesh agresiv, të japësh maksimumin dhe të mposhtësh çdo kundërshtar që del përpara. Vetëm kështu, skuadra mund të ecë përpara”.

Vangjeli: Në 2004-ën refuzova ftesën e Greqisë, ja çfarë i them Durmishajt
Kristi Vangjeli ka qenë i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Mbrojtësi i Skënderbeut foli në lidhje me rastin Durmishaj, ku kujtoi se vite më parë ishte gjendur në të njëjtën pozitë, por në ndryshim nga sulmuesi i Panionios, ai i kishte kthyer përgjigje negative ftesës së përfaqësueses helene.

“Është një lojtar që ka treguar nivel të lartë me Panionios gjatë viteve të fundit. Besoj se do ta vazhdoj në një ekip më të madh brenda ose jashtë Greqisë”.

“Mendoj se Durmishaj s’do jetë kurrë në 100% e tij me kombëtaren greke, me kombëtaren shqiptare do jepte shumë më shumë. Mendoj se e shikon si një vlerë më shumë për të dalë në tregun evropian. Besoj se dhe menaxherët i kanë bërë presion duke e çuar në ekipin e Greqisë”.

“Kur kam qenë me ekipin e Arisit dhe pjesë e shpresave të Shqipërisë, kam marrë një ofertë në thonjëza për të përfaqësuar Greqinë në lojërat olimpike “Athinë 2004”. Kam takuar drejtuesit e lartë dhe i dhashë përgjigjeve negative”.

“Vendimi për Durmishajt nuk ka është marrë nga familja, por besoj se faktor kryesor në këtë zgjedhje të Durmishajt ka qenë menaxheri i tij”, tha lojtari i Skënderbeut.

PEZULLIMI I KAMPIONATIT – “Realisht është diçka e mirë që nuk do të luajmë në Kupë dhe kalojmë në gjysmëfinale. Tani duhet të fokusohemi në kampionat, ku na duhen pikë për t’u afruar vendeve të Kupave të Europës. Kemi një ndeshje të vështirë ndaj Kukësit, skuadër shumë e mirë që ka treguar se di të marrë pikë edhe në Korçë”

GJYQI NË CAS – “Unë nuk di asnjë gjë. Unë po ashtu si të gjithë kam lexuar komunikatën në “Facebook” të klubit. Shpresoj që ky proces të ketë një fund të mirë për Skënderbeun dhe të gjithë futbollit shqiptar. E them këtë, pasi Skënderbeu ishte ekipi që ngriti nivelin dhe këtë vit e kemi parë që është ulur cilësia e kampionatit për shkak të uljes së investimit nga klubi jonë”.

Kristi Vangjeli qetëson Shehin, sytë nga Leonit Abazi
Skënderbeu pësoi humbjen e dytë radhazi, ndërkohë që e pret një transfertë e vështirë javën e ardhshme me Teutën. Korçarët do të kenë të gatshëm për këtë sfidë mbrojtësin Kristi Vangjeli, i cili ishte i pezulluar me kartonë dhe mungoi kundër Tiranës.

Rikthimi i mbrojtësit të djathtë qetëson trajnerin Orges Shehi, pasi Vangjeli është shumë i rëndësishëm për formacionin e Skënderbeut. Në sfidën me bardheblutë asnjë futbollist nuk u ndëshkua, ndaj nuk do të ketë të pezulluar me kartonë.

Mungesë e sigurt është ajo e Dejvi Bregut. Vlonjati vijon përgatitjet i diferencuar dhe nuk mund të luajë në takimin me Teutën. Sulmuesi anësor shpreson që të jetë gati për ndeshjen me Kukësin, madje edhe në atë takim synohet të behët gati ta nisë nga stoli.

Por në takimin me Tiranën shfaqi probleme mbrojtësi Leonit Abazi, i cili la fushën e lojës i dëmtuar. Mbetet për t’u parë nëse për anësorin e majtë ka ndonjë problem serioz, apo do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e radhës me Teutën.

Skënderbeu pret Tiranën, mungesë “big” për Shehin
Skënderbeu pret Tiranën të premten, një ndeshje që luhet prej orës 18:00 dhe transmetohet si zakonisht në Supersport. Korçarët u mposhtën në Vlorë dhe tani do të fokusohen te takimi me bardheblutë. Dy takimet e para mes këtyre dy ekipeve janë mbyllur në barazim 1-1, ndërkohë që objektivi tanimë është marrja e tre pikëve.

Vangjeli dhe Telushi në një duel mes tyre Foto: Partizani.al

Trajneri i korçarëve, Orges Shehi, në takimin e së premtes do të ketë një mungesë të rëndësishme. Mbrojtësi Kristi Vangjeli, i ndëshkuar me karton të verdhë (i katërti në kampionat) në Vlorë, do të duhet të shlyejë pezullimin.

Mungesa e Vangjelit është e rëndësishme dhe zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Për krahun e djathtë të mbrojtjes nuk është se Shehi ka alternativa dhe do t’i duhet të përshtatë një lojtar në atë pozicion sa për ndeshjen me Tiranën.

“Duhet të na hapeshin kafkat që të provohej dhuna”, Vangjeli nuk përmbahet
Skënderbeu duket se do të kërkojë tre pikët në tavolinë për atë që ndodhi para ndeshjes me Kastriotin. Korçarët pretendojnë të jenë dhunuar, por gjithçka varet nga ajo çfarë ka shkuar delegati i ndeshjes. Një situatë e paqartë, ndërsa në krahun tjetër Vangjeli dënon dhunën.

“Na kthyen shumë mbrapa, duke bërë presion nga të gjitha anët, me tifozë duke pritur ekipin, duke gjuajtur me grushte deri te dhomat e zhveshjes. Disa persona, 25 deri në 30 veta, ndodheshin ata dhe bërtisnin sikur kishim toleruar ndaj Luftëtarit. Goditen me grushte lojtarët që ishin në fillim, më pas edhe mua që isha nga fundi. Më gjuajtën 6-7 veta, madje edhe me dru. Nuk kam parë diçka të tillë në jetën time dhe shpresoj të mos i ndodhë asnjë ekipi e lojtari”, tregon Vangjeli në “Vizion Plus”.

Mbrojtësi i djathtë tregon se aty ka qenë një polic i vetëm, që nuk kishte se çfarë bënte përballe një turme të tërbuar. “Ka ndërhyrë një polic, por nuk mund të bënte asgjë. Ishin shumë vetë”, vijon rrëfimin e tij korçar”.

Problemi më i madh është se nuk ka asnjë video që të faktojë atë që thotë Vangjeli. “Është e papranueshme të luash në ato terrene, kemi pasur edhe presionin tjetër që na kanë detyruar për të luajtur. Ndryshe do dënoheshim. Që të provohet se ka diçka ka ndodhur aty duhet të ishin gjysma e lojtarëve me kafka të hapura”, përfundon Vangjeli deklaratën e tij.

Evazion fiskal në Superiore dhe FSHF? Braçe replikon me Ahmetajn
Evazioni fiskal në Shqipëri është ulur këmbëkryq dhe nuk bën përjashtim as bota e futbollit. Së fundmi, në parlament është thirrur në interpelancë ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ka qenë deputeti Erjon Braçe, ai i cili ka kërkuar të dëgjojë fjalën e ministrit mbi ligjshmërinë fiskale të FSHF-së dhe klube shqiptare.

Para zgjedhjeve në FSHF u tha se do të bëhej auditivi dhe Ahmetaj iu përgjigj Braçes, i cili më parë solli shembuj ku lojtarë me emër në botë që janë dënuar për fshehje të të ardhurave, madje Uli Hënes (president i Bajernit të Mynihut) u dënua me dy vite burg dhe pagoi 18 milionë euro.

PËRGJIGJA PËR FEDERATËN – “FSHF dikur ishte një institucion pa zë. FSHF deklaron në organin tatimor tvsh për veprimtaritë e shitjeve, të ardhurat e shpenzimet. Në 2014, 835 milionë lekë, shpenzime 930 milionë lekë. Në 2015, 2.4 milionë lekë dhe ka harxhuar 2.6 milionë lekë. Në 2016 3.92 milionë lekë dhe shpenzime 2.6 milionë lekë”.

KLUBET – “Ka një problematikë me klubet. Ekipi i Skënderbeut, një klub dinjitoz, por Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja, ndërsa ekonomistja e klubit merr 130 mijë lekë në muaj. Në vitin 2014 e me këto listë pagesa këto futbollistë e kanë pasur të vështirë të hanë për të qëndruar në këmbë. Lëre pastaj të luajnë futboll! Futbollistët paguhen 22 mijë lekë të reja në muaj. Me kaq para, një futbollist nuk ka fuqi të japë spektakël në fushë. Këtu ka nevojë për formalizim.

Pastaj Tirana, Bujar Lubani, trajner, merrte 36 mijë lekë në muaj. Gugash Magani, punonte me zero lekë, nuk merrte pagë, sepse e bënte nga pasioni për futbollin. Klodian Dervishi, trajner, edhe ky me zero para. Ze Maria, merr vetëm 90 mijë lekë. Pastaj kemi Ilion Likën, futbollist i madh, 90 mijë lekë. Rafael Kosa, trajner, 60 mijë lekë. E kuptoni sa larg janë klubet e futbollit nga formalizimi. Astrit Nallbani, paga bruto 1 lek.

Pastaj kemi listëpagesën e Vllaznisë. Armando Cungu, 544 mijë lekë. Për hir të së vërtetës, Vllaznia është më afër formalizimit. Pastaj Partizani, kemi Alban Hoxha, 100 mijë lekë të reja. Ka edhe futbollistë që kanë një reflektim më të afërt me realitetin. Formalizimi është emergjencë. Po të krahasosh vitin 2014, kur futbollistët merrnin pagë 22 mijë lekë, në vitet e fundit kanë filluar të reflektojnë dhe pagat janë afër reales. Sigurisht që ka një avancim në drejtimin e duhur. Besoj që me ligjin e sportit, atë të riun që po kalojmë në vendimmarrje, jam i bindur që situata do bëhet akoma më pozitive”.

REPLIKA E BRAÇES – “Unë nuk pyeta se sa paguhen lojërat apo ekipet, pyeta prej muajit shkurt në mënyrën më të qartë, sa është tatimi mbi të ardhurat personave që paguhet nga FSHF dhe së dyti sa është 10%  që i takon buxhetit nga e drejta televizive që federata ka fituar 10 vitet e fundit.

Që në muajin shkurt, i kam kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë informacion për tatimet që paguhen nga FSHF për çdo të punësuar në 5 vitet e fundit, pas konsumimit të përgjigjeve, përgjigjeve nuk kam marrë ende, kërkesa ime është germë për germë ligjore. Ca ka ndodhur që nuk jepet përgjigje? Ligji e thotë qartë, për tatimet mbi të ardhurat personave dhe shpërblimet. FSHF ka paguar 91 milionë për personelin, 230 milionë lekë për paga jashtë federatës.  Sa tatim është paguar për pagat jashtë federatës, se vlera është shumë më e madhe se pagat për personelin, apo për heronjtë nuk ka tatim, për këtë pyes unë, pse.

Nuk e toleroj dot talljen që është konsumuar kur unë ju kam drejtuar këtë letër. Për 10 vjet ku ka vajtur 10% i të drejtës televizive E kuptoj unë qe buxheti nuk ka nevoje për 300 mije dollarët e FSHF, po ligjshmëria fiskale është detyruese. Nuk mundet të ketë imunitet FSHF nga detyrimet tatimore. Pse duhet të pranojmë alibinë e një njeriu që nuk heq dorë nga një karrige atje. Pse i jepni imunitet atij institucioni, kur bëni detyrën dhe trokisni në çdo dyqan, kafenenë dhe qebaptore të këtij vendi. Nuk ta solla Ronaldon ta krahasoje me Kristi Vangjelin, por për barazinë për detyrimet”.