Kombetarja e femrave

Sukses edhe për femrat kuqezi, mposhtin Maqedoninë në miqësore
Sot është luajtur një miqësore mes Shqipërisë Femra dhe Maqedonisë, ndeshje që është mbyllur me triumfin e femrave kuqezi me rezultatin 3-1. Edhe pse e panë veten në disavantazh që në minutën e 12-të, futbollistet e Shqipërisë nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysnin takimin.

Fillimisht, barazuan në minutën e 32’ me anë të Gjinit, për ta mbyllur pjesën e parë në baraspeshë. Në pjesën e dytë, kombëtarja jonë dominoi, duke shënuar dhe dy herë të tjera dhe duke mos pësuar. Në minutën e 75’, do të gjenim avantazhin, falë golit të Doçit , ndërsa vetëm tre minuta më vonë, shënuam dhe golin e tretë, duke vendosur rezultatin final të sfidës, 3-1.

Miqësore, femra

Shqipëri – Maqedoni  3-1

Gjini ’36, Doçi ’75, Bajraktari ’78/ Maksuti ’12

“Nuk kemi topa, por dimë si të luajmë me to”, mesazh i fortë sensibilizues nga futbollistet gjermane
Po afron Kupa e Botës për femra dhe natyrisht interesi është i madh në kombet që e kanë ndihmuar të zhvillohet këtë sport. Megjithatë, lufta për emancipim dhe trajtim të barabartë vijon dhe një ndër ekipet më të forta në botë te femrat, kombëtarja gjermane, ka regjistruar një mesazh të fortë sensibilizues, ku me humor dhe ironi u është përgjigjur gjithë paragjykimeve.

Me një lojë të zgjuar fjalësh, vajzat gjermane theksojnë se nuk është nevoja të jesh mashkull (të kesh t*pe) për të luajtur futboll, ndërsa provokojnë me fjalën “Pfederschwanze”, që përkthehet edhe “flokë të kapur bisht”, por edhe penis.

“A na njihni? E dimë që jo. Kemi dalë 3 herë kampione Europe dhe vendi ynë nuk na di emrat. 3 herë? Le të themi 8 herë. Për titullin tonë të parë na dhanë një komplet çaji. Që kur e kemi nisur, nuk kemi luftuar vetëm kundër rivalëve në fushë, por edhe kundër paragjykimeve. ‘Femrat duhet të mendojnë të rritin fëmijët. Duhet të merren me larjen e rrobave. Është si të shohësh amatorë… me ngadalësim figure’. Megjithatë, e dini çfarë? Në nuk kemi topa, por dimë si luhet me to. Ne na pëlqen të zbukurohemi, të veshim taka të larta, geta dhe na pëlqen të kërcejmë. Ne na pëlqejnë njerëzit që e dinë çfarë duan. Kur bëhet fjalë për modele në jetë, na mjafton të shihemi në pasqyrë. Mos u shqetësoni, nuk ka nevojë ta dini kush jemi. Duhet thjesht të dini çfarë duam. Ne duam të luajmë lojën tonë, me ritmin tonë“.

“We don’t have balls.

But we know how to use them!”

The @DFB_Frauen with a ? campaign ahead of this summer’s Women’s World Cup. #FIFAWWC pic.twitter.com/IC1b9b2VHU

— DW Sports (@dw_sports) May 14, 2019

“Trajneri më dërgonte sms derisa një ditë…”, skandal seksual në kombëtaren e femrave
Një skandal seksual ka prekur futbollin ekuadorian. Luis Peskarolo mban rolin e trajnerit të kombëtares së femrave. Deri dje, pasi Federata e vendit latin (FEF) ka vendosur ta shkarkojë atë dhe dy anëtarë të stafit të tij, duke i cilësuar si shumë të rënda akuzat kundrejt tij.

Peskarolo akuzohet për ngacmim seksual kundrejt vajzave të ekipit. Ai ishte përgjegjës për skuadrat përfaqësuese U17, U18, U20 si dhe mbulonte rolin e mjekut e përgatitësit fizik.

Maria Antonela Guerrero Fuentes ka qenë futbollistja që ka denoncuar trajnerin. Sipas raportimeve të “El Comercio”, faktet në fjalë kanë ndodhur në muajin maj të vitit të kaluar dhe mars të këtij viti. Trajneri dërgonte edhe mesazhe erotike lojtarëve të kombëtares. Peskarolo ka mohuar çdo akuzë, duke i cilësuar fjalët si sulme ndaj stafit teknik.

Luis Peskarolo

“Gjatë periudhës maj-qershor të vitit 2018, skuadra kombëtare e femrave ishte grumbulluar për t’u përgatitur për lojërat Odesur. Trajneri nisi të më dërgonte mesazhe në telefon. Më thoshte se isha një kukull dhe se kisha një trup shumë të bukur. Një ditë më kërkoi që të qëndronim vetëm. Papritur filloi të më kapte për krahu, ndërsa në stërvitje më ulërinte. Më detyronte që të thoja fjalë pozitive për të: të tipit që ishte më i miri e kështu budallaqesh. Më detyronte t’i dërgoja foto dhe mos t’i tregoja askujt. Një ditë më kërcënoi. Më tha se do të më përjashtonte nga kombëtarja nëse i tregoja ndokujt. Në fund, gjatë një udhëtimi që po bënim për Macas për një ndeshje, ai hyri në dhomën time dhe nisi të më prekte…”, përfundon Maria Fuentes.

Kombëtarja e femrave mposhtet në miqësore, Bosnja fiton me një supergol
Kombëtarja kuqezi e femrave ka luajtur sot një miqësore në Bosnje, përballë Bosnje-Hercegovinës, por nuk ka arritur të dalë pa humbje nga kjo transfertë. Ka mjaftuar një gol shumë i bukur nga futbollistja Aleksiç për të vendosur sfidën, një gol që u shënua nga goditja e dënimit.

Kombëtarja jonë kuqezi bëri një ndeshje të mirë, duke krijuar raste, por pa arritur që të gjejë rrjetën. Madje, ndeshjen e mbyllëm me një futbolliste më pak në fushën e lojës, pasi në minutën e 69’, Gledona Morina ndëshkohet me karton i kuq. Të besuarat e Vioresin Sinanin mposhten nga Bosnja, por treguan një lojë shumë të kënaqshme.

Miqësore, 4 prill 2019, ora 16:00

Bosnje-Hercegovina – Shqipëria  1-0

Shënuese: M. Aleksiç 61’

Shqipëria: Rexhepi, Hila, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi, Begallo, Morina, Doçi, Gjini, Maksuti, Franja. Trajner: Vioresin Sinani

Hidhet shorti për “Euro2021”, kombëtarja kuqezi e femrave njeh rivalët
Shorti për kualifikueset e “Euro2021” për femrat është hedhur sot në Nion të Zvicrës dhe kombëtarja jonë kuqezi ka njohur kundërshtarët në grup dhe kalendarin e ndeshjeve. Në grup me kombëtaren kuqezi do të jenë Finlanda, Portugalia, Skocia dhe Qipro.

Pas hedhjes së shortit, është zbardhur dhe kalendari i ndeshjeve. Rrugëtimi i kualifikuesve për ekipin e drejtuar nga Vioresin Sinani do të nisë në Shqipëri kundër Finlandës me datë 2 shtator. Më poshtë, është dhe kalendari i plotë i ndeshjeve.

Ndeshjet e femrave kuqezi:

2 Shtator 2019     Shqipëri-Finlandë

4 Tetor 2019       Shqipëri-Portugali

8 Tetor 2019       Finlandë-Shqipëri

8 Nëntor 2019      Shqipëri-Skoci

11 Mars 2020       Qipro-Shqipëri

5 Qershor 2020     Skoci-Shqipëri

18 Shtator 2020    Shqipëri-Qipro

22 Shtator 2020    Portugali-Shqipëri

Ish-kapitenia rrëfen skandalin: Kërkonin seks në këmbim të formacionit!
Futbolli i femrave është specifik, po luhet gjithkund, diku më pak e diku më shumë, por po përhapet shumë. Ai zhvillohet dhe në Afganistan, një vend mes mijëra problemesh dhe pasigurish.

Sigurisht që vajzat e vendit aziatik e kanë shumë të vështirë të vrapojnë pas një topi. Pengesat janë të shumta: mentaliteti, kushtet, por duhen përmbushur dhe epshet seksuale të trajnerëve, drejtuesve të federatës, apo njerëzve me pushtet.

Një gjë e tillë është zbuluar nga Kalida Popal, 31-vjeçarja ka luajtur dhe ka qenë kapitene e kombëtares së Afganistanit. Prej vitit 2011 ka fituar të drejtën e azilit në Danimarkë, aty ku jeton dhe vazhdon “luftën” e saj duke denoncuar ngjarjet e hidhura të ndodhura dhe abuzimet seksuale kundrejt futbollisteve femra.

Popal tregon se nuk bëhet fjalë për një person, por për një sistem të ngritur, pjesë e së cilit është dhe Keramudin Karim, presidenti i federatës së Afganistanit. Popal tregon për “BBC” që para disa vitesh ka denoncuar federatën për sulme dhe abuzime ndaj vajzave, por, në vend që agresorët të dënoheshin, ata janë ngritur në detyrë.

Sipas saj seksi është përdorur si një formë presioni për të luajtur në ndeshje, ndërsa bëhet fjalë për njerëz me pushtet të lidhur me qeverinë. Fjalët e ish-kapitenes i kanë dhënë kurajë dhe disa futbollisteve të tjera të kombëtares, të cilat kanë konfirmuar faktin që kanë qenë pjesë e dhunës seksuale. “Më trego se sa e bukur je, sepse vetëm vajzat e bukura do të jenë pjesë e skuadrës”, është një nga shprehjet rutinë të drejtuesve të futbollit të Afganistanit kundrejt vajzave të ekipit kombëtar.

FIFA ka nisur një hetim për ngjarjet e ndodhura, ndërsa kjo çështje ka përfunduar dhe në parlamentin e vendit aziatik. Një gjë e tillë mori dhe vëmendjen e Ashraf Ganit, presidentit të vendit që u shpreh për ngjarjet e zbuluara si: “tronditje e thellë kombëtare”.

Finlanda na e ka marrë dorën…
Shqipëri – Finlandë 0-3

(19-25, 23-25, 20-25)

Shqipëria: Marina, Ar.Prenga, Thaka, Bici, Rexhepi, Tuci, Sejfullai (L)/Matoshi, Sade Trajner: A.Martiri

Finlanda në volejboll për femra na e ka marrë dorën, ndërsa edhe dje në Minsk, atje ku është duke u luajtur stacioni i dytë i Ligës së Evropës, na ka mundur 0-3. E kemi nisur mirë setin e parë, ndërsa kemi kryesuar 8-7 në pushimin e parë teknik. Më pas Finlanda ka përmbysur në 13-16, 15-21 dhe ka marrë setin e parë 19-25. Edhe seti i dytë është për finlandezet 5-8, 11-16, 20-21 dhe në fund 23-25. Po kështu në të tretin 6-8. Kemi kthyer në 16-15, por sërisht janë finlandezet në avantazh 20-21 dhe krejt seti 20-25 dhe 0-3. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Pia Korhonen e Finlandës me 19 pikë e ndjekur nga Erblira Bici me 17 pikë, Arjola Prenga 15 pikë. Në bllok ka dalë fituese Laura Pihlajamaki dhe Arjola Prenga secila me katër të tilla. Kurse në shërbim Pia Korhonen e Finlandës me katër të tilla. Në total Shqipëria në tre sete ka shënuar 62 pikë prej të cilave 51 pikë vetë, kurse 11 pikë kanë ardhur nga gabimet e Finlandës, që vazhdon të jetë skuadër, e cila gabon shumë pak. Në krahun tjetër Finlanda në tre sete ka shënuar 75 pikë në total prej të cilave 53 pikë vetë, kurse 22 pikë kanë ardhur nga gabimet e Shqipërisë, që ashtu si në ndeshjen e parë thuajse e ka falur një set. Sot ndaj Bjellorusisë ndeshja vendimtare për vendin e dytë në grup.

Grupi A – Liga e Evropës

Shqipëri – Finlandë        0-3

Bjellorusi – Austri        3-0

Renditja

Skuadra         N    F    H    Setavarazhi          P

Finlanda        4    4    0    12-0                 12

Bjellorusia     4    2    2    7-6                  6

Shqipëria       4    2    2    6-8                  6

Austria         4    0    4    1-12                 0

Luhet sot

Finlandë – Austri          ora 15:30

Bjellorusi – Shqipëri      ora 18:00