koço kokedhima

Kokëdhima gati të blejë edhe një klub, tifozët: E papranueshme!
Albpetroli mund të ketë pronar të ri dhe është një emër i njohur ai që mund të marrë drejtimin e klubit nga Patosi. KF Albpetrol Patos Albania në Facebook shkruan se Koço Kokëdhima mund të blejë shumicën e aksioneve të klubit. Jo vetëm kaq, pasi thuhet se Albpetroli do të ndryshojë edhe emër.

“Ekipi i Albpetrol Patos do t’i kalojë 75% të aksioneve Koço Kokëdhimës. Kjo pritet të votohet në bashki brenda disa javëve, ku më pas do bëhet fusha stërvitore, fusha e stadiumit aktual dhe ndryshimi i emrit, nga Albpetrol në Apolonia B”, shkruhet fillimisht në këtë postim.

Tifozët e quajnë një veprim të papranueshëm, duke sugjeruar edhe emrin në rast se do ketë ndryshim. “Një gjë e papranueshme kjo nga tifozët patosarakë, ku ekipit me traditë t’i bëhet diçka që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Më mirë mos të ketë privatizim dhe të shikojmë me pasion atë ekip në shi, në diell e në erë. E ndjekim nga pas kudo që shkon skuadra dhe kjo nuk duhet lejuar që të ndryshojë emri. Diçka duhet ta kërkojë edhe kryetarja e bashkisë, që emri t’i vihet KS Patos. Presim një përgjigje, pasi kjo të diskutohet edhe me tifozët, të cilët nuk e pranojnë diçka të tillë. Faleminderit!”, përfundon deklarata.

Kokëdhima: Aksionet e Tiranës të pavlera, Veliaj e ka mendjen për t’u pasuruar
Presidenti i Apolonisë dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Koço Kokëdhima, ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC Neës”, ku foli në lidhje me reformat që ka nevojë futbolli shqiptar.

Në analizën e bërë nga biznesmeni i njohur u diskutua mbi paketën e reformës që po përgatitet të implementohet në futbollin shqiptar. Ndër të tjera Kokëdhima nuk la pa “thumbuar” edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

REFORMA – “Shqetësimi që kam unë është se qeveria nuk ka një vizion të drejtë për reformën në futboll. Ekonomia botërore e futbollit është një ndër më të mëdhatë dhe është një ndër ekonomitë me rritje të shpejtë, ndërsa futbolli në Shqipëri është i varfër, mjerat, i prapambetur, informal në të zezë dhe pa infrastrukturë. Përpjekjet e FSHF-së janë shumë më mbresëlënëse se sa pala e qeverisë. Qeveria duhet të reflektojë në përgjegjësitë e saj, të gjitha qeveritë e kanë braktisur këtë sferë të rëndësishme të shoqërisë”.

“Klubet profesioniste të Shqipërisë duhet të jetë në të shoqëri të së drejtës tregtare. Licencimi duhet të vendosë këtë standard të ri. S’duhet të kemi gjëra të s’kanë sens si te Flamurtari ku presidenti aktual ka në përdorim stemën dhe asetet, por pronësia është e bashkisë që s’do t’ia dijë për asgjë”.

APOLONIA –  “Është një shoqëri aksionere. Klub me kapitale e me vlera të njohura sipas ligjit. Nuk ka asgjë gjë të zezë, çdo gjë deklarohet. Marrëdhëniet bazohen në kontrata dhe fatura të rregullta. Apolonia është një model përsa i përket raportit dhe marrëdhënies se si duhet ndërtuar një shoqëri sportive në Shqipëri”.

PRIVATIZIMI DHE ASETET E KLUBEVE – “Shteti jonë ka shitur pasuri të pafundme strategjike për një euro. Kompani, banka, territore dhe kur vjen puna qeveria nuk u jep klubeve me 1 dollar terrene sportive, këto terrene nuk mund të ndryshohen e të bëhen pallate. Këto asete klubet do t’i zhvillojnë”

AMNISTIA – “Paratë që hidhen në futbollin shqiptar nuk merren mbrapsht. Çfarë futbolli është ky. Duhen incentiva për investime në sport, amnisti për kamat vonesat tatimore, por jo për sigurimet e prapambetura. Nuk jam i idesë që sportet elitare të përjashtohen nga taksat, nuk jam për taksa 0. Futbolli në veçanti duhet të ketë taksën 6% të sheshtë, aq sa bujqësia. Kjo gjë do të ndihmojë formalizimin. Po të modelojmë një treg me rregulla dhe barazimi mund të krijojë një ekonomi që mund të lulëzojë. Reforma duhet që t’i vendosë të gjitha klubet në kushte të barabarta. Ka nevojë për një fillim të lirë”.

“Futbolli duhet të bëhet treg fitimprurës. Klubet që nuk janë të pasura nuk zhvillojnë dot futbollistë të mirë, nuk marrin dot para nga tregu botëror i futbollit. Po flasim për një pasuri të madhe kombëtare. Tani po hedhim para në një vrimë të zezë, nuk mund të vazhdohet kështu”.

KANDIDATURA  PËR BASHKINË E TIRANËS – “Kryetari aktual pas katër vitesh nuk ka kuptuar asnjë përveç se të hedhë në shitje disa aksione të pavlera të Tiranës, gjë që e deklaroi pak ditë më parë. Për çdo impiant sportiv të ri që duhej bërë nga privati, qeveria duhet të jepte 30% të investimit donacion. Po të bëhem unë kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk mund të ndodhi që të mos bëhen 100 impiante për Tiranën në katër vite, si mund të mbajë Tirana me kaq fusha 350 mijë fëmijë. Çdo investim në impiant sportive do të ketë 30% vlerës donacion nga buxheti i Bashkisë. Ai ka mendjen vetëm për t’u pasuruar vetë. Fola më parë për një impiant stërvitor me vlerë 3 milionë euro të një çifti në Tiranë (Football Republic), Bashkia s’ka pasur lidhje fare me atë investim, e ka braktisur”.