Klaudio Ranieri

“Jam tifoz i Romës, por rrugët tona ndahen. Ja si rivalizohet Juventusi”
Roma vendosi të shkarkonte Eusebio Di Françeskon me 7 mars të këtij viti. Kohë nuk kishte për një emër të madh dhe u gjet një zgjidhje e përkohshme: nevojitet një trajner për të mbyllur sezonin me objektiv kualifikimin e verdhekuqve në Champions.

Oferta iu bë Klaudio Ranierit, i cili pranoi pa kushte. Ai është një romak puro dhe Romën e ka në zemër. 67-vjeçari ka folur përpara ndeshjes kundër Juventusit, që zhvillohet të dielën në darkë.

Ranieri zbulon të ardhmen e tij, analizon sfidën që duhet fituar me çdo mënyrë, nuk rresht kurrë së përsërituri pasionin e madh që ndjen për ekipin që drejton dhe e mbyll me një këshillë për drejtuesit e klubit.

“Kundër Juventusit fitohet me vendosmëri dhe përqendrim. E dimë që kemi humbur një mundësi të mirë në Xhenova dhe tifozëve duhet t’u tregojmë reagimin tonë. Kemi edhe tre ndeshje për të mbërritur në Champions dhe nuk duhet të kemi pengje. Nuk duhet të tërhiqemi tani, por të japim maksimumin që prej ndeshjes me bardhezinjtë.

E ardhmja ime? Erdha këtu sepse Roma më thirri. Jam një tifoz dhe erdha me dëshirën më të madhe. Fundi i sezonit sjell edhe fundin e punës time këtu. Juventusi është një pikë referimi. Roma ka nevojë jetike për të patur stadiumin e vet. Më pas mund të nisë rivaliteti me Juven, por pa stadium do e ketë shumë të vështirë”, përfundon Klaudio Ranieri.

“Konte te Roma? Nëse vjen, shkoj unë dhe e marr në aeroport”
Roma arriti një fitore bindëse mbrëmë në “Olimpico” me rezultatin 3-0 ndaj Kaliarit. Djemtë e Ranierit arritën të bindin në lojë dhe në rezultat. Me këtë triumf ata ngjiten në zonën Champions. Fitorja është e madhe, por jo aq sa për të shuar zërat për shkarkimin e Ranierit dhe ardhjen e mundshmë të Kontes në krye të stolit të Romës.

Nga mediat italiane raportohet se Roma është pranë akordit me strategun italian, çka sjell shkarkimin e Ranierit. Pas ndeshjes së djeshme ky i fundit është pyetur mbi këtë çështje. Ai tregohet tepër sportiv dhe jep një përgjigje për t’u vendosur në vitrinë. Pas një komenti për ndeshjen, ai u shpreh se nëse Konte vjen, është gati të shkojë për ta marrë në aeroport.

”Është ndeshja më e mirë e jona që kur kam ardhur. Falë dy golave të shpejtë, djemtë u çliruan. Do të doja shumë ta shihja Konten në stolin e Romës. Gjithsesi nuk kam asnjë dijeni. Besoj se do jem i fundit që do e marr vesh. Nëse Antonio vjen, unë do të shkoj ta marr në aeroport”, u shpreh trajneri aktual i Romës.

Ranieri: Speciale kundër Çelsit, por jemi gati. Sarri? I shkëlqyer!
Mauricio Ranieri u rikthye në Premier Ligë, duke marrë drejtimin e Fulhemit. 67-vjeçari e nisi me fitore aventurën me “Cottagers”, duke fituar përballë Sauthemptonit me rezultatin 3-2. Të dielën ai do të rikthehet në “Stamford Bridge” për t’u përballur me ish-ekipin e tij dhe Mauricio Sarrin.

Për patriotin e tij ka vetëm fjalë të mira dhe pozitive. Përballja me ish-ekipet që ka trajnuar është gjithmonë speciale për Ranierin, i cili e mbyll me një koment për Andre Shyrlen, sulmuesin gjerman të ekipit të tij.

“Sarri ka një grup të shkëlqyer lojtarësh dhe luan me filozofinë e duhur. Ai është një trajner i shkëlqyer dhe e meriton të jetë aty ku është. Ndeshja me Çelsin? Është gjithmonë diçka speciale kur përballem me ekipet e mia të vjetra. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kundër Çelsit, por do të jemi gati, si gjithmonë.”

“Djemve u kam kërkuar pak gjëra në fillim, si shpirti luftarak, por mund të bëjmë çdo gjë tjetër më mirë. Është e qartë se kur fiton ndryshon gjithçka. Lojtarët janë më të lumtur, por duhet të harrojmë ndeshjen e fundit dhe të mendojmë për Çelsin, një tjetër garë e vështirë për ne. Shyrle? Golat e tij janë të rëndësishëm, por ai është i rëndësishëm dhe në aspektin taktik për ne”, përfundon italiani i stolit të Fulhemit.

CR7, Maradona, Murinjo dhe Gatuzo: Ranieri flet për gjithçka
Klaudio Ranieri mbetet një emër shumë i dashur për tifozët e futbollit. Italiani ka drejtuar shumë skuadra në Itali dhe jashtë saj, nuk ka fituar shumë në karrierë, por fitimi i Premier Ligës me Leister Sitin në vitin 2016 mahniti botën dhe emocionoi miliona tifozë, duke i kthyer në legjenda Ranierin dhe djemtë e tij.

67-vjeçari ka folur për “Raitre”, duke e nisur me një krahasim mes Kristiano Ronaldos dhe Diego Maradonës. Paqe dhe respekt për Zhoze Murinjon, pavarësisht sulmeve dhe kritikave të portugezit. Një gjë “normale” për portugezin, i cili nuk ka “mëshirë” për kundërshtarët e tij, por Ranieri shfaqet si një zotëri i vërtetë. Ashtu ka qenë gjithmonë, para se të fitonte dhe pasi e ka bërë një gjë të tillë.

Në fund Milani dhe Xhenaro Gatuzo. Kuqezinjtë janë një ekip që i pëlqejnë Ranierit dhe ai mbështet dhe vlerëson punë e trajnerit.

“Me ardhjen e Kristiano Ronaldos futbolli italian ka dalë nga kriza. Pak a shumë si në rastin kur Napoli mori Maradonën. Murinjo është një karakter i madh, një njeri i madh dhe një trajner i madh. Polemikat e ‘zero titujve’ janë pjesë e së shkuarës. Ai tha për përrallën e Leisterit që ‘është vetëm një kujtim i lumtur për të lehtësuar momentet e vështira’. Unë shoh nga e ardhmja dhe dua akoma të stërvis, në Itali, ose jashtë. E pranoj që të punosh në Angli është gjithmonë bukur. Milan? Kam mendim pozitiv për atë skuadër. Gatuzo po bën një punë të mirë dhe dallohet se i studion ndeshjet dhe e di se çfarë duhet të bëjë“, përfundon Klaudio Ranieri.

Analiza e Ranierit: Roma shiti shtyllën kurrizore të ekipit, lojtarët kanë frikë nga topi!
Situata te Roma nuk është aspak pozitive. Rezultatet nuk po vijnë dhe mungon loja e skuadrës. Në ekip mbizotëron kaosi dhe kritikat janë shtuar nga të gjitha anët për ekipin dhe trajnerin Eusebio Di Françesko. Për situatën në fjalë ka folur dhe Klaudio Ranieri, një romanist puro, i cili ka drejtuar verdhekuqtë për dy sezone në vitet 2009-2011.

Trajneri, i cili kreu mrekullinë në Angli duke shpallur Lester Sitin kampion në vitin 2016, komenton situatën e keqe dhe analizon vështirësitë e ekipit. Ai e kujton shpesh vitin 2010, kur drejtonte Romën dhe humbiste titullin me vetëm dy pikë më pak se Interi i Murinjos.

“Di Françesko është një nga trajnerët më të mirë të futbollit italian. Ai ka bërë një punë shumë të mirë me Sasuolon dhe në sezonin e kaluar me Romën, por këtë vit i kanë shitur shtyllën kurrizore të skuadrës. Ai ka nevojë të simulojë grupin e lojtarëve dhe shpresoj që ta lënë të bëjë punën që meriton të bëjë. Kur një trajner firmos kontratën, e njeh filozofinë e klubit ku do të punojë. Di Françesko e dinte me çfarë do të përballej, Roma shet prej vitesh lojtarët më të mirë, por këtë rendiment të ekipit nuk e priste askush.

Kemi dhe Fiorentinën që ka ndryshuar shumë, por po fluturon, sepse arrin të ‘përkëdhelë’ lojtarët e rinj. Në Romë është ndryshe, lojtarët kanë frikë të prekin topin dhe iu duket sikur është valë i nxehtë. Tifozët duhet t’i qëndrojnë afër ekipit në këto momente.”

Trajneri 66-vjeçar përgjigjet në këtë formë, kur pyetet nëse do të pranojë një ofertë të mundshme për t’u ulur në stolin e Romës dhe e mbyll me titullin e humbur në vitin 2010, kur Diego Milito i shënonte Sienës në minutën e 57-të dhe i dhuronte titullin Interit.

“Në mendjen time ekziston ideja e përqafimit të një projekti serioz. Romën e kam në zemër, por jam një tifoz dhe shpresoj që Di Françesko mund të tregojë që idetë e tij janë të vlefshme. Ai titull i humbur në gjysmë orëshin e fundit të javës së fundit djeg akoma, e mendoj shpesh, por për fat, e shpengova veten me Lesterin”,

Ranieri skanon “big”-ët e Serisë A: Inter njësoj si vjet, më pëlqen Milani
Klaudio Ranieri është gati për të nisur një aventurë të re dhe po pret të ulet në stolin e Sportingut të Lisbonës. Ai ka një pakt më Madeira Rodrigez dhe nëse ky i fundit shpallet fitues, trajneri italian do të jetë trajneri i ri i ekipit portugez. Ranieri ka bërë një analizë të ekipeve italianë në një prononcim për “Gazzetta dello Sport”.

Juventus – “Bardhezinjtë blenë Ronaldon për shumë shkaqe: lidership, forcë fizike, mentalitet dhe eksperiencë ndërkombëtare. Golat do të  vijnë për të, por i duhet pak kohë të njohë kampionatin.”

Inter – “Më duket se po shfaqin përsëri problemet e sezonit të kaluar. I takon Spaletit t’i zgjidhë. Pjesa e parë me Torinon ishte e mrekullueshme, por pastaj ndryshoi gjithçka. Modriç me siguri do t’u jepte rrjedhshmëri aksioneve. Nuk i di detajet e operacionit, por kam përshtypjen se përqendrimi i tepërt në blerjen e tij përjashtoi mundësinë e gjetjes së një alternative tjetër.”

Milan – “Milani më pëlqen shumë, por më pëlqen më shumë Gatuzo me grintën e tij dhe organizimin taktik. Ai ka nevojë vetëm për pak kohë. Kuqezinjtë do të bëjnë një sezon të madh dhe tani ekziston një shoqëri solide dhe janë kthyer në bazë ish-lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare.”

Roma – “Më vjen keq që Strotman u largua, sepse ishte bërë një romanist brenda tij. Por, mbi të gjitha, sepse ai i përket asaj kategorie lojtarësh që nuk duhet t’i humbësh kurrë. Kevin ishte një simbol, një pikë referimi dhe një profesionist ekzemplar. Nuk i hyj çështjes së biznesit, por në aspektin teknik, nuk e humbisja kurrë një lojtar si ai.”

Napoli – “Përmbysja që bënë me Milanin ishte e jashtëzakonshme. Vetëm një skuadër e vërtetë e kthen rezultatin nga 0-2 në 3-2 brenda një pjesë loje. Ançeloti është një garanci. Ai e mban shumë mirë ekuilibrin e ekipit dhe në futbollin modern kjo është një cilësi e çmuar”, përfundon italiani 66-vjeçar, i cili në vitin 2016, mahniti botën e futbollit duke fituar Premier Ligën me Lester Sitin.

Markizio vendos për të ardhmen, por gjithçka varet nga… zgjedhjet!
Klaudio Markizio u nda me Juventusin pas 25 vitesh dhe tani është gati për të nisur aventurën e re. Mesfushori kërkohet nga Monako, që po insiston për ta afruar në ekip, por 32-vjeçari kërkon të bashkohet me Klaudio Ranierin.

Lojtari punoi me Ranierin për dy vite me Juventusin gjatë sezoneve 2007-2009 dhe tashmë është gati për ta përsëritur diçka të tillë në Portugali. Sportingu zhvillon zgjedhjet për president në shtator dhe nëse fitues shpallet Pedro Madeira Rodrigez, Klaudio Ranieri do të ulet në stolin e ekipit portugez.

Atij mund t’i bashkëngjitet dhe Markizio, i cili i ka dhënë fjalën trajnerit. Gjithçka varet nga zgjedhjet për kreun e Sportingut dhe nëse fiton Rodrigez, atëherë të dy Klaudiot do të kalojnë në futbollin portugez.

Klaudio Ranieri drejt Portugalisë, zyrtarizimi vjen mbas zgjedhjeve
Klaudio Ranieri pritet të nisë një tjetër aventurë. Mbas eksperiencave në Itali, Spanjë, Angli, Francë dhe për pak kohë trajner i kombëtares greke, 66-vjeçari është pranë kalimit në futbollin portugez. Siç citon “Tuttosport”, italiani do të jetë trajneri i ri i Sportingut të Lisbonës.

Me datë 8 shtator janë zgjedhjet për presidentin e ri të Sportingut dhe mbas këtij procesi, Ranieri do të ulet në stolin e bardhejeshilëve të Lisbonës. Tekniku i cili mahniti botën sportive duke fituar Premier Ligën me Lester Sitin, vitin e kaluar ishte trajner i Nantesit në Francë dhe mbylli një sezon të mirë me ekipin.

Tashmë ai është gati për të marrë drejtimin e ekipit të famshëm portugez.