Khabib Nurmagomedov

ZYRTARE | Merr fund pritja, ja kur rikthehet Khabib në oktagon
Pas muajsh pritje “UFC” ka zyrtarizuar rikthimin e Khabib Nurmagomedov. Kampioni i peshave të lehta (deri në 71 kg) do të marrë pjesë në eventin “UFC 242” që do të zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi më datë 7 shtator.

Atleti rus (26 – 0 MMA, 11 – 0 UFC) do të ndeshet me amerikanin Dustin Poirer, një kundërshtar ky që ka një rekord prej 17 fitoresh dhe katër humbjesh. Poirer është mbajtësi i titullit të përkohshëm (interim) në peshat e lehta.

Poirer vjen pas një ecurie të mirë prej 4 fitoresh radhazi. Khabib është favoriti absolut në këtë duel, por nënvlerësimi i amerikanit mund rezultojë fatal.

It’s signed! (C) @TeamKhabib vs (IC) @DustinPoirier is official for #UFC242!

Get your tickets & join us #InAbuDhabi ?? https://t.co/d7ivYbEf6S ?? pic.twitter.com/zEhhFtnaUP

— UFC (@ufc) June 4, 2019

Marrin fund enigmat, ja kur rikthehet Khabib në “UFC”
Khabib Nurmagomedov pritet të rikthehet shumë shpejt në oktagonin e “UFC”-së. Kampioni i divizionit “lightweight” ndodhet për momentin në një pezullim 9-mujor që mbaron në fillim të muajit qershor. Shkak për këtë masë disiplinore u bë sherri që ai pati me stafin e kundërshtarit irlandez Connor McGregor në përfundim të duelit të ndaj këtij të fundit në tetorin e kaluar.

Eventi që do të rikthejë rusin në arenën më prestigjioze të arteve marciale të kombinuara është “UFC Abu Dhabi”, një eveniment ky që do të zhvillohet më datë 6 shtator.

Për momentin përflitet se kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë amerikani Dustin Poirer, i cili ka fituar gjashtë duelet e fundit në “UFC”.

Khabib dhe Mekgregor e pësojnë keq, komisioni me “dorë të hekurt”
Komisioni i Atletikës së shtetit të Nevadës ka dhënë sot dënimin pë dy yjet e “UFC”, Khabib Nurmagomedov dhe Konor Mekgregor, të cilët u përfshinë në një zënkë masive pas përfundimi të vendit “UFC 229”, të zhvilluar më datë 6 tetor.

Kampioni në fuqi i peshave të lehta Khabib Nurmagomedov, e ka pësuar më keq, pasi prej veprimeve të tij filloi sherri masiv. Rusi është dënuar me nëntë muaj pezullim dhe 500 mijë dollarë gjobë.

Irlandezi Mekgregor është dënuar me gjashtë muaj pezullim nga aktiviteti dhe më një gjobë prej 50 mijë dollarësh. Dënimi i Nurmagomedov u kalua me votë unanime nga të pestë anëtarët e komisionit, ndërsa dënimi i Mekgregor kaloi me vendim të shumicës, 4 – 1.

Rikthim në kafaz kundër Mekgregor? Khabib vendos “veton”
Khabib Nurmagomedov ka arritur një status legjendar pas fitores në tetor ndaj irlandezit Konor Mekgregor. Tani, shumë vetë e konsiderojnë rusin si luftëtarin më të mirë në histori përsa i përket divizionit të peshave të lehta (deri në 70 kg), dhe këtë e mbështetet rekordi i veçantë i tij me 27 fitore në 27 duele.

Për momentin, Khabib dhe Mekgregor, po presin vendimin përfundimtar që do të nxjerrë hetimi i komisionit të Nevadës, ndërsa më pas kreu i “UFC”-së, Dana White do të vendosë nëse palët do të takohen sërish në kafaz. Megjithatë Khabib nuk është i këtij mendimi.

“Ai nuk e meriton një duel të dytë. Para përballjes së kaluar ai tha lloj lloj gjërash, por kur u futëm në ring ai nuk bëri asgjë”, tha Khabib para gazetarëve në Australi.

Pavarësisht fjalëve të Khabib, një përsëritje e duelit do të xhironte me qindra miliona dollarë për kompaninë e “UFC”, por natyrisht edhe për të dy luftuesit e arteve marciale.

“Khabib vs Mayweather” thuajse e kryer, rusi gjen arenën perfekte
Khabib Nurmagomedov ka thyer heshtjen duke reaguar për duelin e boksit, që përflitet se mund të ndodhë midis tij dhe legjendës amerikane Floyd Mayëeather. Ditën e sotme kampioni i arteve marciale postoi një foto në llogarinë e tij në “Instagram” ku takohej me Umar Kremlev,m  kreun e federatës së boksit në Rusi.

“Diskutuam mbi duelin me Mayweather. Dua që që arena e përballjes të jetë stadiumi legjendar “Luzhniki” . Jam i bindur se mund të mbledhim 100000 spektatorë, si dhe të vendosim të një rekord për sa i përket abonimeve për transmetimin e ndeshjes e çka është më e rëndësishmja për mua, babai im do të jetë në cep të ringut duke më mbështetur, pasi për të shkuar në Moskë nuk duhet vizë”, shkroi rusi, i cili nuk e pati pranë babain në duelin ndaj MekGregor, pasi autoritetet amerikane nuk pranoi ta pajiste me vizë.

Arena Luzhnikë. Moskë

https://www.instagram.com/p/BpRfHZ8n3SO/?utm_source=ig_web_copy_link

Gjithsesi  nuk do të jetë aspak e lehtë për të bindur amerikanin Mayweather të luftojë jashtë vendlindjes së tij, pasi kjo nuk ka ndodhur në asnjë prej 50 dueleve të tij të mëparshme.

Khabibi gati të sfidojë Mejuedhërin, por do trajner Majk Tajsonin
Vitin e ardhshëm mund të bëhemi dëshmitarë të një tjetër ndeshje të madhe, pasi Khabib Nurmagomedov dhe Floid Mejuedhër do të ndeshen së bashku. ndoshta një sfidë absurde, pasi janë dy sportistë që garojnë në dy disiplina të ndryshme, por të si rusi ashtu edhe amerikani e kanë pranuar këtë përballje.

Do të jetë një sfidë shumë interesante dhe Khabib po mendon të nisë përgatitjet për një ndeshje që për të duket se nuk do të jetë shumë e favorshme. Në të tilla kushte, rusi po mendon që të marrë një trajner të madh që të përgatitet për këtë sfidë të jashtëzakonshme.

Sicc raportohet nga mediat e huaja mund të jetë legjenda Majk Tajson trajneri i Khabib Nurmagomedov për ndeshjen ndaj Mejuedhër. Babi i Khabib është një nga trajnerët më të mirë në MMA, por për ndeshjen e  radhës duket se nuk është një ekspert për të këshilluar djalin e tij ndaj duhet një specialist e ku ka më mirë se një prej më të mirëve të këtij sporti.

Mejuedhër “fërkon duart”: Dueli me Khabib mund të më pasurojë 200 milionë $
Flloj Mejuedhër është i hapur për një rikthim në ring. Bëhet sërish fjalë për një ndeshje “show” si ajo ndaj Konor MekGregor në gushtin e vitit të kaluar. Kësaj radhe kundërshtari është rusi Khabib Nurmagomedov.

Gjithçka nisi si një shaka në një video në “Instagram” nga rusi. Mejuedhër i ka bërë thirrje kompanive televizive të bëjnë ofertat e tyre për këtë duel dhe e vetmja gjë që pengon zyrtarizimin është “po”-ja nga Nurmagomedov.

Në një intervistë për “TMZ”, Mejuedhër u shpreh i bindur se nga ky duel ai dhe Khabib mund të arkëtojnë një shumë rekord, që do të kalojë fitimet e duelit të tij ndaj MekGregor: “Nëse do të ndeshem me Khabibin është e sigurt që do të marr të paktën 100 milionë dollarë. Mendoj se ky duel mund të kapë deri 200 milionë dollarë”, tha Mejuedhër i cili fitoi përafërsisht 90 milionë dollarë në duelin ndaj irlandezit Konor MekGregor.

Ndërkohë, shumë ikona të sportit të boksit kanë ngritur zërin kundër këtij dueli, duke e konsideruar atë si një teatër, që cenon vlerat e një sporti me traditë dhe me ndjekës në çdo kontinent.

Mejuedhër pranon ftesën e Khabib dhe i çon mesazh kompanive televizive: Bëni gati çekun
Gjithçka nisi si një shaka. Ditën e djeshme një mik i afërt i boksierit amerikan postoi një video në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqej Khabib Nurmagomedov, i cili në të qeshur e sipër sfidonte boksierin e pamposhtur në një dyluftim në ring. Nuk ka  vonuar shuëm dhe përgjigja e 41-vjeçarit.

Mejuadhër zgjodhi “Twitter” për t’i bërë të ditur fansave të tij se e pranon ftesës e rusit. Në postimin e tij ai i bën ftesë kompanive amerikane për të bërë gati një çek të majmë për duelin.

“CBS, Shoëtime dhe MGM Grand bëni gati çekun!”, ishte reagimi i parë i Mejuedhër për këtë duel. Duhet theksuar se për duelin midis Mejuedhër dhe MekGregor në gusht të vitit të kaluar, dy sportistët ndanë së bashku një shumë të padëgjuar më parë prej 270 milionë dollarësh.

CBS, Showtime and MGM Grand get the checkbook out!
Go to @leonardellerbe ‘s  page to view Khabib Nurmagomedov challenging me.#CBS#SHOWTIME #MGMGRAND#MayweatherPromotions pic.twitter.com/6OtiDhtbNx

— Floyd Mayweather (@FloydMayweather) October 15, 2018

Khabib gjen kundërshtarin, tani e ka radhën një legjendë e pamposhtur
Khabib Nurmagomedov po mendon për kundërshtarin e radhës. Së fundmi kampioni i peshave të lehta në “UFC” i ka çuar një mesazh boksierit Fllojd Mejuedhër. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga një mik i Mejuadhër.

“Hej, hajde Fllojd, duhet të luftojmë tani. 50 fitore 0 humbje kundër 27 fitore 0 humbje, dy burra që nuk humbin kurrë. Në xhungël ka vetëm një mbret, që jam unë, sepse ai nuk e uli përtokë MekGregorin, ndërsa unë po”, tha Khabib me shaka.

Një duel në ring midis boksierit amerikan dhe luftëtarit rus mund të duket i pamundur në plan të parë, por një përballje midis tyre do sillte një interes të jashtëzakonshëm e kësisoj shumë para për të dy ata. Në fillim shumë vetë qeshën kur dëgjuan se MekGregor do ndeshej ndaj Mejuedhër në ring, ndaj kësaj radhe nuk do ishte aspak çudi sikur ky duel të zyrtarizohej.

https://www.instagram.com/p/Bo5TdCrn3Vo/?utm_source=ig_web_copy_link

Khabib Nurmagomedov mund të braktisë “UFC”, 50 Cent e josh me dy milionë $
Khabib Nurmagomedov mund të mos luftojë më në duelet e organizuara nga UFC. Shkak për këtë është bërë pezullimi që kreu i kësaj federate, Dana Uajt, ka vendosur për shokun e tij Zubaira Tukhugov, i cili u përfshi në sherrin masiv që u zhvillua në përfundim të duelit midis MekGregor dhe Nurmagomedov.

Sikur të mos mjaftonte kjo arsye, drejt Nurmagomedov ka ardhur një ofertë shumë tunduese nga reperi amerikan me famë botërore, “50 cent”, i cili ka përdorur rrjetin social “twitter” për t’i bërë ofertën rusit.

“Mendoj se UFC-ja nuk po tregohet e drejtë me Khabibin, ata nuk bënë të njëjtën gjë ndaj MekGregorit. Do të paguaj 2 milionë dollarë që sonte nëse ai do të luftojë për mua në “Bellator”.

“Bellator” është kompania e dytë më e madhe promotore në industrinë e arteve marciale mbas “UFC”-së. Kalimi i Nurmagomedov në “Bellator” do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të historinë e këtij sporti.

I? think it’s wrong what the UFC is doing to Khabib, they didn’t do the same thing to McGregor. I’ll pay 2 million cash tonight if he will fight for me at Bellator. pic.twitter.com/K7QYxR4IHI

— 50cent (@50cent) October 13, 2018

Khabib pranon ftesën e MekGregor, por rusi ka një kusht të panegociueshëm…
Khabib Nurmagomedov u shpall kampioni absolut i peshave të lehta (70 kg) në “UFC”, pas duelit me Konor MekGregor, ku mposhti irlandezin në raundin e katërt duke e detyruar atë të dorëzohet.

Një ditë mbas përfundimit të takimit MekGregor u shpreh se do të ndeshej sërish me sportistin nga provinca ruse e Dagestanit, por organizimi i ndeshjes tani ka një “kleçkë”. Gjithçka ka të bëjë me shpërndarjen e të ardhurave të duelit.

Për luftimin e një jave më parë, MekGregor përfitoi tre milionë euro, ndërsa Khabib 2 milionë, pra një shpërndaje 60% me 40% në favor të irlandezit. Sipas mikut të ngushtë të Khabib, në duelin tjetër rusi nuk ka ndërmend të hyjë në kafaz pa pasur të garantuar të paktën 70% të të ardhurave.

MekGregor pezullohet një muaj, por rrezikon më tepër
Konor MekGregor ka marrë një pezullim një mujor nga eventet e “UFC”-së. Vendimi erdhi pas raportit mjekësor që irlandezi kreu mbas luftimit me rusin Khabib Nurmagomedov, duelin të cilin e humbi pas u dorëzua.

Gjatë luftimit me Nurmagomedov, Mekgregor pësoi disa goditje shumë të forta gjatë raundit të dytë dhe të katërt, çka kanë sjellë këtë vendim nga ana e mjekëve.

Gjithsesi problemi më i madh për MekGregor është vendimi nga komisioni i disiplinës së shtetit të Nevadës për skenat e shëmtuara që ndodhën pas përfundimit të duelit. Irlandezi u përfshi në një sherr me njërin prej kushërinjve të Khabib Nurmagomedov, ndërkohë që kundërshtari rus po zihej jashtë kafazit me trajnerin e MekGregor.

Khabib: Mekgregor më provokoi! Ky sport meriton respekt, jo tallje
Khabib Nurmagomedov foli para gazetarëve në konferencën  për shtyp pas fitores së titullit të peshave të lehta të “UFC” ndaj irlandezit Konor MekGregor. Sportisti nga Dagestani kërkoi falje mbi skenat e shëmtuara që ndodhën pas përfundimit të duelit.

NDJESA – “Si fillim dua t’i kërkoj falje “Komisionit Atletik të Nevadës” dhe qytetit të Las Vegasit. E di se nuk tregova anën time më të mirë”, tha fillimisht fituesi i duelit të mbrëmshëm, i cili më pas deklaroi se situata ishte e ekzagjeruar, duke i kujtuar gazetarëve se Mekgregor ka bërë gjëra më të rënda në të shkuarën dhe nuk është dënuar.

JUSTIFIKIMI“Nuk e kuptoj pse njerëzit flasin se përse unë u hodha nga kafazi. Ai ka fyer fenë time, vendin dhe babain tim. Ai ka sulmuar në të shkuarën një autobus dhe gati vrau disa persona, për këtë duhet të shqetësoheni. Se kuptoj pse merren me mua”

“Media i ka ndryshuar pak sportin e arteve marciale të kombinuara (MMA). Është një sport ku respekti vihet në radhë të parë dhe jo ngacmimet e kota midis kundërshtarëve. Dua ta ndryshoj këtë sport. Nuk dua që të ketë ofendime midis kundërshtarëve mbi baza fetare, kombëtare ose familjare”.

“Ju thashë. Ai dhe gjithë skuadra e tij dinë vetëm të dorëzohen . Ju a thashë, nëse do të bënte një gabim do e kapja dhe do të dorëzohej. E quajnë kampion bote në dy pesha të ndryshme. Por, sot ai u dorëzua dhe prandaj ky brez është këtu me mua”, përfundoi Khabib Nurmagomedov.

VIDEO | Nurmagomedov është bishë, MkGregor dorëzohet dhe ka sherr më pas
Khabib Nurmagomedov ka triumfuar ndaj Konor MkGregor. Një kapje në raundin e katërt e detyroi irlandezin, ndërkohë që më pas u panë skena të turpshme. Përleshje brenda dhe jashtë kafazit, aq sa për arsye sigurie Nurmagomedovit nuk iu dha medalje para publikut.

https://www.facebook.com/727768724239436/videos/vb.727768724239436/294217947846600/?type=2&theater

Për arsye sigurie u vendos që luftëtari rus të linte arenën e luftimit. Edhe pse këmbënguli që t’i jepej rripi aty, policia i shpjegoi se nuk mund ta bënte diçka të tillë, pasi turma ishte e tërbuar.

Khabib duke u larguar në shoqërinë e policisë dhe forcave të sigurisë (Photograph: Harry How/Getty)

Nurmagomedov u shpreh se ishte i gatshëm të shkonte edhe në burg nëse kish bërë diçka gabim gjersa u bind dhe më pas së bashku me forcat e sigurisë dhe Policinë la kafazin.

Fituesi u shpall pa dy luftëtarët e UFC aty, me rusin që regjistroi fitoren e 27-të dhe fitoi titullin. Me aftësitë e tij në mundje i rezistoi grushteve të MkGregor, i cili rikthehej të luftonte pas dy vitesh. Për irlandezin kjo ishte humbja e dytë.