Kernaja

Konfirmime dhe tre përforcime, Tërbuni futet fuqishëm në merkato
Tërbuni fitoi kampionatin e Kategorisë  së Dytë dhe menjëherë drejtuesit premtuan se sezoni i ardhshëm do të jetë shumë serioz, me punën që do të fillonte që në qershor. Fjala e dhënë është mbajtur, sepse këtë muaj trajneri Oltijon Kërnaja ka pasur shumë punë, duke nisur nga rinovimet.

Kështu, “SportEkspres.com” mëson se Tërbuni ka gjetur gjuhën e përbashkët me shumë nga titullarët e sezonit të fundit, si Saliaj, Mezini, Isaraj, Zagani, Hithi, Metani, Dodaj, Myrta  e Taku.

Në ditët e ardhshme pritet rinovimi me Baçin, Kumanovën e Merdinin, ndërkohë që kanë nisur edhe përforcimet, sepse mesfushorët Majkël Peçi (ish-Kamza), Klaudio Hyseni (ish-Burreli) e Dejvis Çangu (ish-Elbasani) kanë gjetur marrëveshjen tashmë me pukjanët.

Trajneri Kërnaja shprehet: “Jemi në rrugën e duhur, gjithçka po ecën sipas planit. Deri javën e ardhshme do të mbyllim bisedimet me një portier, dy mbrojtës dhe disa lojtarë për pjesën ofensive, emrat e të cilëve natyrisht nuk i zbuloj dot pa firmosur, por janë lojtarë me eksperiencë në Superiore. Besojmë se Tërbuni do jetë bukuria e këtij sezoni, sepse po punojmë me shumë seriozitet”.

Rindërtimi, financat, çudirat dhe triumfi i Tërbunit, Kërnaja rrëfen sezonin perfekt
Viti 2015 mbetet i shkruar me germa të arta për futbollin pukjan, sepse për herë të parë në historinë e vet Tërbuni mori pjesë në Kategorinë Superiore. Ishte një sezon jashtëzakonisht i vuajtur, për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së eksperiencës, në një kampionat “ujqish”, ku është tepër e vështirë të mbijetosh.

Megjithatë, drama e vërtetë nisi më pas, sepse në fund të sezonit 2017/18 Tërbuni zbriti edhe nga Kategoria e Parë, duke paguar shtrenjtë punën e dobët në ndërtimin e skuadrës, problemet e brendshme dhe krizën financiare. Gjithsesi, verën e shkuar drejtuesit e bashkisë Pukë dhe shefi i klubit Dritan Frroku vendosën të rinisnin gjithçka dhe të ndërtonin një ekip të denjë për t’u kthye menjëherë në Kategorinë e Parë.

Drejtimin e skuadrës e mori Oltjon Kërnaja, i cili është vetëm 30 vjeç dhe ndoshta është parë me mosbesim, por prej disa vitesh është në botën e trajningut dhe ka treguar se është personi i duhur për të bërë trajnerin, por pse jo edhe menaxherin e modelit anglez, sepse praktikisht ka qenë ai që ka bërë ‘krasitjen’ dhe më pas ka përforcuar skuadrën, duke qenë një njohës i mirë i futbollit të kategorive të ulëta, ku ka luajtur deri në momentin që la futbollin para kohe.

Për “SportEkspres.com” Kërnaja ka treguar rrugëtimin e tij dhe të Tërbunit, luftën në fushë e jashtë saj, mbylljen me trofe dhe planet e së ardhmes.

Kërnaja, për herë të parë një sezon i plotë në dispozicion si trajner dhe misioni është kompletuar 100% me sukses. E mendoje të tillë, kur more drejtimin vjet?

Te Tërbuni nuk jam një emër i ri, është shtëpia ime praktikisht dhe e dija mirë çfarë më priste. Që verën e shkuar vendosëm të ndërtonim një skuadër të fortë, por mbi të gjitha synuam të harronim një herë e mirë problemet financiare, për të mos pasur asnjë shqetësim deri në mbyllje të sezonit.

Sa ka kushtuar financiarisht ky sezon dhe sa është mesatarja në Kategorinë e Dytë?

Tërbuni ka shpenzuar pak më shumë se 100 milionë lekë të vjetra këtë sezon. Është një shifër e madhe, por disa klube kanë shpenzuar më shumë se ne. Ka edhe klube që me zor shpenzojnë gjysmën e kësaj shifre.

Kategoria e Dytë është jashtë vëmendjes, por në çfarë niveli është realisht aty futbolli?

Disa skuadra, si Tërbuni, kanë lojtarë cilësorë, sepse verën e shkuar dhe në janar afruam lojtarë me eksperiencë në kategori më të larta. Megjithatë, në shumë ekipe niveli është i ulët, shumë, thuajse amator. Është për të ardhur keq, sepse një buxhet si i yni nuk është i paarritshëm për thuajse të gjitha klubet, por problemi është te menaxhimi, serioziteti, planifikimi.

Çdo të thotë të punosh në Pukë, në një qytet që nuk shquhet për futboll dhe është i ndëshkuar nga të qenit shumë larg kryeqytetit?

E vërtetë, është e vështirë, shumë. Lojtarët nuk jetojnë dot në Pukë, ndaj nuk shkojmë dot përditë aty për stërvitje. Mblidhemi në Tiranë, stërvitemi, shkojmë në Pukë për ndeshje. Tifozët na kanë qëndruar shumë pranë, edhe në transferta, por mediatikisht natyrisht jemi të lënë në hije, jo vetëm këtë sezon, por edhe kur ishim në Kategorinë e Parë. E kuptojmë që jemi larg, por mbulimi mediatik dhe televiziv të paktën në Kategorinë e Parë duhet më i ekuilibruar, nuk mund të transmetohen çdo javë 3-4 ekipe.

Shpesh ka ankesa ndaj FSHF-së, për shumë gjëra. Realisht, ku mendoni se ka defekte?

Ankesa ka plot, disa janë të drejta e disa janë absurde. Klubet ankohen për mungesë vëmendjeje nga FSHF, por vetë klubet nuk kanë pikë organizimi dhe nuk lexojnë asnjë rregullore. Të gjithë kërkojnë që sezoni të fillojë sa më vonë, në tetor mundësisht, sepse kujtohen të kërkojnë lojtarë në shtator. Askush nuk i diskuton vendimet që merren, pastaj kujtohen rrugës.

Po ju, a jeni ankuar ndonjëherë konkretisht?

Që në fillim, verën e shkuar, kur u hodh shorti i Kategorisë së Dytë, donim të dinim si do procedohej me lojtarët e huaj, si do procedohej me lojtarët e ekipeve B, si Partizani e Vllaznia. Asnjë drejtues nuk donte t’ia dinte, të gjithë prisnin të hidhej shorti e të iknin, ndërsa ankesat dalin më vonë, disa muaj pas fillimit të kampionatit.

Meqë ra fjala tek të huajt, para pak javësh keni luajtur kundër Partizanit B, por në fushë ishin Atanda, Rexhepi e disa të tjerë nga ekipi A.

Edhe kjo ishte diçka absurde. Tërbunit nuk i lejohet të federojë lojtarë jashtë rrethit të vet, Partizani B luan me lojtarë të huaj kur ka nevojë! Ishte një nga ankesat që kishim verën e shkuar, por nuk na dëgjoi askush. Gjithsesi, interesante është se ekipet B nuk përfituan fare nga përforcimet nga ekipi i parë. Sa herë kemi luajtur kundër tyre, e kemi pasur më lehtë kur në fushë kanë qenë përforcimet.

Na thoni një moment të çuditshëm, apo komik, nga sezoni që lamë pas…

Të them të drejtën, Kategoria e Dytë është një minierë momentesh komike, sheh shumë gjëra absurde. Më kujtohet kur prisnim Tiranën B dhe bardheblutë vendosën të mos paraqiteshin fare në Pukë, për të mos shpenzuar kot. Ne e dinim, Tirana kishte njoftuar zyrtarisht edhe Federatën. Mirë do ishte të mos shkonim as ne, por FSHF ka kërkoi që të paraqiteshim rregullisht në fushë, për të qëndruar pak minuta sa të kryhej rituali nga zyrtarët e ndeshjes. Për të respektuar protokollin, u detyruam të udhëtojmë për në Pukë dhe të shpenzojmë 1 milionë lek, e kuptoni çfarë shifre është?

Sezoni i ardhshëm në Kategorinë e Parë. Cili është plani?

Së shpejti do të takohemi me drejtuesit e klubit dhe natyrisht besoj se do të kemi të njëjtin bashkëpunim si deri tani, sepse ka qenë gjithçka perfekte. Jemi ndër klubet më korrekte në aspektin financiar dhe nuk është pak, ndaj mund të bëjmë gjëra të mira, sepse futbollistët cilësorë afrohen më lehtë kur ka garanci financiare. Natyrisht duhet një buxhet më i madh, duhen edhe 5-6 lojtarë, sepse Kategoria e Parë është shumë më e vështirë se e dyta. Në mendje i kam gjërat të qarta, synimi është t’i bëjmë realitet në kohën e duhur.

Tërbuni për festë dhe hakmarrje, Kërnaja: Nuk ka mbaruar ende!
Në Pukë ka ditë që ka nisur festa për ngjitjen në Kategorinë e Parë, falë një galopi të pandalshëm dhe distancës prej 6 pikë nga Luzi ndjekës, që duket mëse e mjaftueshme për të qenë të qetë.

Megjithatë, matematika nuk është dakord me pukjanët, sepse në dy ndeshjet e mbetura të serzonit, kundër Vllaznisë B dhe Sopotit, duhet një pikë për të qenë zyrtarisht në të Parën.

Për këtë arsye, sfida e fundjavës në Pukë merr rëndësi të veçantë, jo vetëm se është ndeshja e fundit shtëpiake për këtë sezon, por edhe sepse synohet mbyllja me festë, që do të ishte edhe një hakmarrje e vogël.

Në 9 dhjetor në Shkodër Vllaznia B fitonte 2-1 dhe i shkaktonte Tërbunit humbjen e vetme deri tani në kampionat, në një moment kur kreu dukej i sigurt.

Pikërisht ajo disfatë djeg ende në Pukë dhe trajneri Oltijon Kërnaja për “SportEkspres.com” deklaron: “Të ngjitur në Kategorinë e Parë nuk jemi ende matematikisht, ndaj duhet ta vlerësojmë në maksimum ndeshjen e fundjavës. Normalisht, ka eufori në skuadër, sepse po mbyllim një sezon fantastik, ku kishim disa rivalë në garën për kreun dhe vështirësitë shtoheshin.

“Megjithatë, është momenti i së vërtetës dhe nuk mund të hedhim poshtë një sezon të tërë. Ndaj Vllaznisë B nuk e shohim si ndonjë hakmarrje, është thjesht futboll dhe ata na mundën në Shkodër, por natyrisht luajmë në shtëpi dhe duhet të tregojmë se nuk jemi inferiorë ndaj askujt, as ndaj ekipve B, që shpesh luajnë me lojtarë të ekipit të parë. Përkundrazi, me ekipe të përforcuar, si na ndodhi me Partizanin B, skuadra përqendrohet dhe jep edhe më shumë se zakonisht“.

Një fitore është detyrim edhe për tifozët, sepse në Pukë do të jetë një atmosferë fantastike: “Ua kemi borxh tifozëve një fitore, si mbyllje për një sezon që duhet konsideruar si kalimtar dhe nuk duhet përsëritur më, sepse Tërbuni duhet të mësohet me idenë që nuk mund të zbresë më në Kategorinë e Dytë. Mentaliteti është kryesori në futboll dhe lojtarët e tifozët duhet të kenë ambicien për më lart, natyrisht nëpërmjet rezultateve dhe lojës në fushë. Jam i sigurt se në fundjavë stadiumi do të jetë i mbushur, do të mundohemi t’i falënderojmë me fitore“.

Një finale dhe shumë shpresa, Frroku: Fitojmë kampionatin dhe ndërtojmë Tërbunin e së ardhmes!
Nëse në Kategorinë e Parë gara për ngjitjen në Superiore është vrarë nga Vllaznia fillimisht e nga Bylisi më pas, në Kategorinë e Dytë ka “luftë” në të dy grupet, për ngjitje në të Parën.

E veçanta e këtij sezoni është se në të dy grupet kanë qenë më shumë se dy ekipe në garë, çka ka shmangur jo pak llogari, aleanca e tolerime. Në grupin A janë 4 skuadra në harkun e 4 pikëve dhe për momentin “trenin” e tërheq Tërbuni, që a zhvilluar një sezon spektakolar, me vetëm një humbje në 17 ndeshje dhe me një vazhdimësi të admirueshme. Lojë sulmuese, gola pa fund sidomos pas përforcimeve të janarit dhe tashmë kryesim me dy pikë më shumë se Luzi dhe 3 se Gramshi.

Pikërisht Gramshi viziton Tërbunin këtë të diel dhe për të dyja palët është ndeshja e sezonit, sepse kush fiton, me shumë gjasa ngjitet direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa barazimi bën lëmsh edhe më keq renditjen.Për “SportEkspres.com”, shefi i klubit te Tërbuni, Dritan Frroku, flet për sfidën e nesërme, por edhe për të ardhmen, sepse pukjanët duan t’i bëjnë gjërat si duhet nëse ashtu si pritet, shkojnë një kategori më lart.

“Kemi lëshuar vetëm një pikë në shtëpi, por nuk do të thotë që jemi skuadër fushe, sepse edhe në transfertë djemtë janë sjellë në mënyrë perfekte, përtej humbjes në Shkodër. Jemi të kënaqur nga ky sezon, trajneri Olti Kërnaja dhe ndihmësi i tij Ergys Neziri kanë bërë një punë shumë të mirë verën e shkuar, kur situata ishte vërtet e keqe, për shkak të rënies nga kategoria dhe depresionit në ambient. Tashmë ky vit ‘purgatori’ na ka shërbyer në çdo drejtim dhe jam i bindur se do të fitojmë ndaj Gramshit, duke hedhur një hap gjigant drejt ngjitjes”, deklaron Frroku, i cili flet edhe për kundërshtarët.

“Realisht vetëm ndaj Luzit në shtëpi kemi gabuar, sepse duhej ta fitonim edhe atë ndeshje, por kundërshtari u tregua shumë i saktë në rastet që pati, ndryshe nga ne. Me Gramshin barazuam në ndeshjen e vajtjes dhe e pamë forcën e dy ekipeve. Tani historia ndryshon, presim një stadium plot dhe i falënderojmë tifozët nga zemra, sepse këtë sezon kanë qenë një armë e fortë për të kapur dhe ruajtur kreun. Natyrisht, edhe Gramshi e Partizani B kanë zhvilluar sezon shumë të mirë dhe deri në fund kemi edhe disa beteja, por është e qartë që ndeshja kundër Gramshit ndan shumë gjëra, për të dy ekipet”.

Në rast suksesi, Kategoria e Parë pret, por duhet një Tërbun ndryshe nga ai i sezonit të shkuar: “E vërtetë, shumë gjëra shkuan keq që pas rënies nga Kategoria Superiore, për arsye të ndryshme. Megjithatë, tashmë kemi ndryshuar për mirë, klubi është i organizuar dhe lojtarët trajtohen si profesionistë. Kemi bërë edhe përforcime dhe skuadra është e re në moshë, ndaj synojmë që me këtë grup të vijojmë gjatë, pa bërë revolucione, si ndodh rëndom kur ekipet ngjiten një kategori më lart. Stadiumi është në gjendje shumë të mirë, ashtu si fusha, ndaj kemi një bazë të mirë nga të nisim punën për sezonin e ardhshëm. Së pari, të ngjitemi, pastaj do të mendojmë për të ardhmen, natyrisht duke mos lënë asgjë pas dore dhe duke planifikuar gjithçka pa pritur korrikun e gushtin”.

Tërbuni bën goditjen finale, firmos me një “ujk” goli
Tërbuni nuk ndalet, sepse ashtu si kishte paralajmëruar trajneri Oltijon Kërnaja para pak ditësh, firma me sulmuesin Eriol Merdini (11 gola për Spartakun e Tiranës në fazën e parë) nuk do ishte e fundit në merkaton e janarit.

Klubi pukjan, kryesues në grupin A në Kategorinë e Dytë, kërkonte edhe “qershinë mbi tortë” dhe Kërnaja ia ka dalë mbanë, duke firmosur me sulmuesin Artur Sejdini.

26-vjeçari është një ekspert në nivele të tilla, sepse sezonin e shkuar bëri “kërdinë”, duke shënuar 24 gola në Kategorinë e Dytë me Vorën, përfshirë dy gola në triumfin 5-2 ndaj Elbasanit në finalen e Kategorisë së Dytë.

Këtë sezon Sejdini ka shënuar dy gola, por Vora ka një ekip të dobët për Kategorinë e Parë dhe përveç kësaj problemet financiare po e rrënojnë ekipin nga periferia e Tiranës, ndaj Sejdini ka vendosur të firmosë një kategori më poshtë, me synimin për të ndihmuar Tërbunin të kthehet në nivelin e dytë të futbollit shqiptar.

Me këtë goditje Tërbuni kompleton sulmin, që ishte pika e dobët në pjesën e parë të sezonit, ndërsa do të përgatitet seriozisht për pjesën e dytë të sezonit, sepse gara për kreun e grupit A në Kategorinë e Dytë është mjaft e egër këtë sezon, si rrallë më parë, me disa klube në garë për ngjitje direkte.

E dyta/ Tërbuni dhe misioni drejt së Parës, çfarë rivaliteti në grupin e “ferrit”!
Është Tërbuni lideri i grupit A në Kategorinë e Dytë shqiptare dhe ashtu si Shkumbini në grupin B, ecuria ka qenë thuajse perfekte. Ndryshe nga vitet e fundit, këtë sezon në Kategorinë e Dytë rivaliteti është shumë i madh për ngjitje një kategori më lart dhe kjo është e dukshme sidomos në grupin A.

Tërbuni e ka mbyllur me  24 pikë në 11 ndeshje, duke humbur vetëm një herë ndaj Vllaznisë B, ndërsa ka luajtur vetëm 4 herë në shtëpi, për kapriçiot e shortit dhe përjashtimin e Kevitanit.

Duke ditur sa i rëndësishëm është faktori fushë, është e qartë se në fazën e dytë, me 7 ndeshje në shtëpi, Tërbuni niset favorit i madh.

Një mision i nisur mes shumë vështirësish në verë, pasi klubi nuk është ndër më të pasurit në Kategorinë e Dytë, por është mëse korrekt dhe bëri një punë të shkëlqyer, duke ruajtur disa nga emrat më cilësorë të sezonit të shkuar e duke afruar emra me eksperiencë, por edhe të rinj “të uritur”.

Fitorja ndaj Sopotit ishte një goditje e madhe, por nuk ka mbaruar asgjë, sepse 7 vendet e kreut janë në hapësirën e 4 pikëve, diçka e rrallë në futbollin shqiptar në mes të kampionatit.

Kampionati do të rinisë në 17 shkurt dhe deri atëherë Tërbuni, ashtu si rivalët, do të punojë edhe në merkato, për ndonjë përforcim cilësor, por pukjanët e pjesës së parë të sezonit nuk kanë pasur difekte të mëdha dhe mbi të gjitha kanë luftuar në çdo ndeshje, duke dhënë 100% në fushë. Kaq mund të mjaftojë, edhe pse nën zë te Tërbuni nuk e fshehin se kanë frikë nga prapaskenat e ndonjë klubi rival.

Tërbuni godet, kthen në Shqipëri ish-sulmuesin e Vllaznisë
Merkatoja e janarit nuk vlen vetëm për Superioren, edhe pse aty janë milionat dhe vëmendja mediatike.

Edhe në Kategorinë  e Parë po lëvizin të gjitha skuadrat, disa për të rregulluar gabimet dhe disa për të përmirësuar skuadrat që kishin.

Një prej skuadrave që shkëlqeu në fazën e parë ishte Tërbuni, që sidomos në nëntor e dhjetor pati një rritje fantastike, duke kapur vendet e kreut në grupin A.

Sulmi kishte disa mangësi dhe tashmë Drejtori sportiv Oltijon Kërnaja ben afrimin e parë,  sepse vjen sulmuesi Jurgen Gjini, mëson Sport Ekspres.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë e nisi shumë mirë karrierën si profesionist, duke shënuar disa gola në Superiore në periudhën 2011-2014, por pamundësia për të luajtur rregullisht në Shkodër e detyroi të provonte aventura të tjera, derisa në vitin 2016 iku në Kosovë, duke shkëlqyer të Flamurtari i Prishtinës.

Me golat e tij ndihmoi për ngjitjen në Superligën e Kosovës dhe ka shënuar edhe këtë sezon mes më të mirëve, por Flamurtari është në krizë të thellë dhe shkodrani ka zgjedhur Tërbuni ne drejtuar nga Kreshnik Krepi.

sezonin e kaluar ka luajtur Tek Flamurtari i Prishtines ne superligen kosovare duke pare mangesite ne sulm dhe mungesen e golit , Krepi dhe Kernaja kane mundur te rregullojne duke Afruar sulmuesin e spikatur

Osmanollaj te Lokomotiv Plovdivi, Kërnaja: Asgjë për t’u habitur!
Mesfushori i talentuar kalon nga Tërbuni në kampionatin bullgar, ku do të provohet te klubi që e mbylli në vendin e pestë.

Mund të luash në vendet e fundit në Kategorinë e Parë shqiptare, por të kesh talent të madh. Fatkeqësisht, klubet e Superiores nuk e eksplorojnë futbollin e Kategorisë së Parë dhe vetëm Luftëtari duket se e ka nën vëzhgim. Ndërkaq, nuk mund të mos bëjë bujë lajmi i kalimit të mesfushorit Granit Osmanollaj nga Tërbuni te Lokomotiv Plovdiv, klub me emër në Bullgari, ku e mbylli në vendin e pestë sezonin e fundit. Osmanollaj zhvilloi një sezon mjaft të mirë te Tërbuni, që mbijetoi mes 1000 hallesh, duke realizuar një mrekulli të vogël. Me sa duket, 20-vjeçari nga Prizreni nuk ka kaluar pa rënë në sy dhe tani i ka ardhur ftesa nga Plovdivi. Osmanollaj është bashkuar tashmë me Lokomotivën, që do ta vëzhgojë për disa ditë, para se të vendosë a do ta mbajë në sezonin e ri, apo do të gjejë ndonjë skuadër për ta lënë një vit në huazim, për t’u ambientuar me futbollin bullgar.

KËRNAJA – Drejtori teknik i Tërbunit, Oltijon Kërnaja, ka komentuar për “Sport Ekspres” lajmin se mesfushori Granit Osmanollaj po testohet nga Lokomotiv Plovdivi në Bullgari. Për Kërnajën lajmi nuk përbën ndonjë befasi, jo thjesht për faktin se Tërbunit i ka ardhur njoftimi që në muajin maj, por mbi të gjitha sepse vetëm Kërnaja e njeh mirë futbollistin nga Kosova. Trajner i Tërbunit në periudhën tetor-dhjetor të vitit të shkuar, Kërnaja ishte i pari që e aktivizoi Osmanollajn dhe zbulon detaje interesante, që nuk dalin zakonisht në media, edhe për shkak se Tërbuni është nga ato klube që nuk kanë ndonjë mbulim të madh mediatik.

“Osmanollaj është një futbollist shumë i talentuar. Ka luajtur ka luajtur me Shkëndijën e Tiranës u-19, ka qenë i shkëlqyer, u grumbulluar edhe në seleksionimet e kombëtares shqiptare U-17, por nuk i bënë pasaportë shqiptare. Ka qenë shumë i pafat në karrierë, sepse pas finales që Shkëndija fitoi në Shkodër 0-1 me Vllazninë dhe doli kampione, ai pësoi një dëmtim serioz. Sapo e mora vesh që ishte rikthyer nga dëmtimi, e federova në kohë rekord, sepse vërtet besoja shumë tek ai. Kur e kam futur unë, më ka sharë i gjithë stadiumi, sepse nuk ishte në formën e duhur fizike, por kisha besim të verbër dhe në ndeshjen e tij të tretë, kundër Besës në Kavajë, ai luajti një ndeshje të mrekullueshme. Aty u bindën të gjithë për vlerat e tij. Ndeshje pas ndeshjeje po e merrte veten dhe i kam propozuar klubit t’i bënte një kontratë afatgjatë, të paktën 2-vjeçare, por për shumë arsye kjo nuk ndodhi dhe tani Osmanollaj ikën falas. Është një futbollist me përgatitje të lartë fizike dhe mund të luajë në 3 pozicionet pas sulmuesit. Graniti ka pasaportë kosovare dhe ka aplikuar tre herë për vizë, duke ia dalë mbanë mes shumë peripecish për të shkuar në Bullgari”.