Keane

“E frikshme, Junajtid nuk ka më ambicie. Pogba duhet shitur!”
Ish-kapiteni i Mançester Junajtid, Roj Kin, ka fjalë të ashpra për skuadrën e drejtuar nga Zhoze Murinjo, pas humbjes 3-1 në Liverpul. Xherdan Shaqiri fundosi “Djajtë e Kuq” në fundin e ndeshjes, por gjithsesi Junajtid nuk bëri asgjë për të merituar pikë dhe golin që shënoi me Lingard nuk është se e krijoi vetë, sepse ishte një gafë nga portieri vendas Alison.

Për këtë arsye, Roj Kin sulmon ashpër klubin ku bëri histori: “Pjesa më e frikshme, besoj, është të dëgjosh trajnerin që thotë se Junajtid mund të kapë vendin e katërt. Po flasim për Junajtid, kjo është ambicia tani”.

“Realiteti është ai që kam parë, sytë nuk gënjejnë. Duke parë këtë ekip, vendi i katërt është maksimumi që mund të arrijë. Nëse sheh skuadrën sot, pa e parë kurrë më parë, do thoshe “Një skuadër mesatare e Premier Ligës”.

“E keqja është se shohim historinë, stemat, çmimet e lojtarëve në fushë, e të tjera… disa nga këta lojtarë nuk bëjnë për Junajtid dhe është e kotë ta teprojmë me kritika. Duhen bërë investime, të kapësh fundin e sezonit, të mbërrish i katërti dhe të kesh sukses në ndonjë kupë, por mos të harrojmë që pastaj kthehemi pas në kohë dhe flasim për Junajtid e viteve ’80, që ishte thjesht një skuadër e lezetshme në kupa. Junajtid meriton më shumë se kaq”.

“The big concern at the end was – could it be 4 or 5?” ?

Roy Keane and Graeme Souness praise @LFC after a “dominating” performance against @ManUtd. ? pic.twitter.com/Ekplj6XelE

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) December 16, 2018

Kin ka një ide fike edhe për debatin e madh rreth Pol Pogbasë, i cili e nisi sërish nga stoli, për të tretën ndeshje rresht në kampionat: “Shoh disa probleme, si për shembull që disa lojtarë nuk janë në formë perfekte. Ke Pogba në stol, që sheh ndeshjen, nuk luan dhe natyrisht të shkon mendja që ditët e tij janë të numëruara. Nuk mendoj se do largohet në janar, por në verë duhet ta shesin. Nuk është ndonjë problem i madh, ai është larguar edhe më parë nga Junajtid”.

Full-time at Anfield. #MUFC #LIVMUN pic.twitter.com/FFH8CkRJcT

— Manchester United (@ManUtd) December 16, 2018

Robi Kin i jep fund pas dy dekadash, por mbetet i pandashëm nga Irlanda
Ish-sulmuesi i Totenhemit Roi Kin i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë futbollit të luajtur në moshën 38-vjeçare. Por, futbolli do të vazhdojë të mbetet pjesë e përditshme e jetës së tij, kësaj radhe në postin e trajnerit.

Kin ka pranuar ofertën për të qenë ndihmës trajner i Mik Mekarthit në stolin e e kombëtares së Irlandës. Ish-sulmuesi ka ndërtuar një status legjende me “ushtrinë e gjelbërt”, ku në 18 vite ka shënuar 68 gola. (ndjekësi më i afërt Najëll Kuin ka shënuar 21)

Përgjatë 20 viteve karrierë Kin luajti për 11 ekipe të ndryshme, disa prej tyre emra të mëdhenj të futbollit europian Inter, Totenhem dhe Liverpul. Së fundmi irlandezi aktivizohet në kampionatin indian me skuadrën e ATK-së.

Rrëfimi shokues i anglezit: Për Botërorin gati sa nuk humba një gjymtyrë
Sezoni i kaluar ishte një makth për qendërmbrojtësin e Evertonit Majkëll Kin. Futbollisti anglez nuk përmbushi pritshmëritë e tifozëve dhe drejtuesve të klubit që shpenzuan 30 milionë për të marrë kartonin e tij nga skuadra Bërnlejt.

Në një intervistë për medien britanike “The Times”, Kin rrëfeu kalvarin e dëmtimeve që e përndoqën në 12 muajt fundit, si dhe përmendi faktin që në një moment situata e tij u përkeqësua aq shumë sa që rrezikoi prerjen e një gjymtyre.

Gjithçka filloi nga një ndërhyrje e gabuar në takimin e Kupës “Carabao” ndaj Sandërlendit. 25-vjeçari vendosi të vazhdonte të luante edhe pse ishte në agoni nga dhimbjet. Në përfundim të takimit doktorët i thanë se do i duheshin vetëm tri javë për t’u rikuperuar plotësisht, por Kin u kthye mbas 10 ditësh, duke hequr dorë nga këpucët e tij normale numër 44 e duke veshur një palë numër 47 për të ndjerë sa më pak dhimbje në plagën e fryrë.

Vendimi për të luajtur solli përkeqësimi e plagës që u zmadhua dhe gjatë trajtimit në spital shfaqi një infeksion, që nëse s’do ishte menaxhuar siç duhet nga doktorët mund të rrezikonte dhe prerjen e këmbës së lojtarit. Në retrospektivë Kin është e pranon se dëshira për të ndihmuar ekipin dhe për të rënë në syrin e trajnerit kombëtares angleze para Botërorit “Rusi 2018” gati sa nuk e çoi karrierën e tij në një pikë pa kthim.