Kazma

Ndreu: I bindur që merrnim pikë, Kukësi nuk na rrezikoi seriozisht
Trajneri Ramadan Ndreu pas ndeshjes për “Supersport” foli pas fitores në Kukës. tekniku i kamzalinjëve shprehet i kënaqur me atë që lojtarët e tij shfaqën në fushë, në të njëjtën kohë tregon dhe për lëvizjet në formacion dhe pse autori i golit e nisi nga stoli.

Mund të quhen flori 3 pikët sot?

“E kam deklaruar se pavarësisht mungesave, lojtarët që kemi kanë cilësi. Ju thash në analizë lojtarëve se nëse do kenë besim dhe do japin 100% do merrnim minimalisht 1 pikë, jo se nuk e mendonim fitoren. Treguam nivel dhe me Partizanin. Ishte një trepikësh i vlefshëm, na jep krah, na jep besim. Na garanton për qëndrimin. Është një kampionat i fortë”.

Presioni i fillimit…

“Është një skuadër që në fillim të ushtron presion dhe u kisha bërë të ditur që duhet të ishim të kujdesshëm. Ishin raste sporadike, nuk na vunë në rrezik të madh. Erdhi goli që na dha sigurinë dhe në pjesën e pasme ishim të vendosur mirë dhe ishim të kujdesshëm. U munduam të shfrytëzonim hapësirat që do na krijoheshin me Plakun që është në formë shumë të mirë”.

Ndryshimet në formacion…

“Lëvizjet jo të shpeshta në formacion krijojnë rivalitetin që çdo lojtarë të mendojë që të japë maksimumin sa herë i jepet mundësia. Rezi luajti shumë mirë në ndeshjen e parë, por nuk isha shumë i kënaqur me Partizanin. Ishte arsyeja që e filloj nga stoli, sapo hyri bëri më të mirën. E njëjta situatë me Raçiç. E kisha menduar të luanin ato lojtarë që të vraponin shumë, për të mos i lënë hapësirë kundërshtar. Në pjesën e dytë kur u aktivizua na dha kohë me topat e gjatë që i zhvendoste në anësore. Ishte zgjedhja e duhur”.

Skema…

“Kishim mungesa, por lojtarët që ishin para mbrojtjes nuk ishin plotësisht mbrojtës. Ishim fokusuar në pritjen e topave të dytë që ktheheshin nga mbrojtja”.

Kamza gjen besimin te ndeshja e fazës së parë
Në Kukës vendoi një 11-metërsh por loja ishte thuajse e barabartë, çka u jep besimin kamzalinjve se mund të marrin pikë përballë kampionëve

Pas 9 ndeshjes, Kamza ka surprizuar duke arritur që të pozicionohet në vendi e katërt, me 15 pikë, vetëm tre pas Kukësit, kundërshtarit të radhës. Në stadiumin e Kamzës, kampionët nuk do e kenë aspak të lehtë, për faktin se deri më tani vendasit nuk kanë pësuar asnjë humbje, por dhe kanë arritur që të barazojnë me Skënderbeun, por dhe të mundin Partizanin. Synimi është i qartë, fitore dhe përballë verilindorëve. Veç synimit për tre pikë, kjo ndeshje është e ngarkuar disi dhe nga ngjyrat politike, pasi vetë kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu, pak ditë më parë deklaroi se pret fitoren para ish-kundërshtarit të tij, Safet Gjicit. Premio në dispozicion, por dhe konfirmimi që Kamza është hirushja e këtij edicioni. Në të tilla ujëra, ndeshja e së enjtes pritet të jetë mjaft interesante.

Na fazën e parë, Kukësi arriti që të merrte tre pikët, duke ju gëzuar një 11-metërshi i cili u shndërrua në gol nga Elis Bakaj. Në atë takim, Kamza bënte debutimin e saj si një skuadër që vinte nga Kategoria e Parë, por edhe pse luante në fushën e kampionëve u paraqit në një nivel të kënaqshëm. Pikërisht takimi i javës së parë, ku Kamza ishte thuajse në të njëjtin nivel me Kukësin, i jep besim të besuarve të Ramadan Ndreut që mund të marrin pikë me kuksianëve.

Stafi teknik punon me intensitet prej ditësh dhe ka grupin e plotë për ndeshjen e javës së 10-të. Me shumë besim, por dhe entuziazëm pas fitores me Partizanin, lojtarët e Kamzës duna ta nisnin mbarë fazën e dytë, për të bërë pse jo akoma dhe më mirë se 9 javët e para.