Kastriot Rexha

Rexha u bën thirrje tifozëve: Na mbështesni, kualifikimi ndihmon Kosovën
Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha,  u ka bërë thirrje tifozëve anembanë Kosovës të mbështesin Feronikelin në ndeshjen e kthimit ndaj uellsianëve të TNS-së që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vorri”, Prishtinë më datë 16 korrik. Në një intervistë për “KTV”, sulmuesi i skuadrës nga Drenasi flet barazimin 2 – 2 në Uells  dhe sukseset në kupë dhe kampionat.

“Nuk do thosha se ishte ndeshja më e vështirë, por një ndër të më të rëndësishmet. Nuk kemi luajtur më parë në të tilla nivele. Përballë kishim kampionët e Uellist, prandaj them se barazimi është një sukses, sidomos për faktin i presim në Prishtinë për ndeshjet e kthimit”.

“Nëse kalojmë në raundin e dytë do të kemi kundër një skuadër të njohur evropiane si Kopenhagen. Megjithatë për ne do ishte një sukses i madh të kalonim TNS. Kopenhagen është një histori tjetër, janë një skuadër jashtëzakonisht e mirë”.

Kastriot Rexha, sulmuesi i Feronikelit

“Për mua ndeshja më e rëndësishme ishte ajo me Prishtinën në Drenas. Na duhej me patjetër barazimi ose fitorja. Ndeshjet në Europë zhvillohen në dy takime, ndërsa në atë ndeshje vendosej i gjithi fati i kampionatit”.

“Kërkojmë mbështetjen e të gjithë tifozëve për ndeshjen e kthimit me TNS, pasi në rast kualifikimi fiton i gjithë futbolli i Kosovës. Nëse vazhdojmë paraqitjet e mira, s’do të jetë më nevoja që ekipet tona të zhvillojnë ndeshje në raundin paraeliminator, por mund të kalojmë direkt në raundin e parë”.

KAMPIONATI DHE GOLAT – “Jam i kënaqur që fituam Kupë e kampionatin. U shpalla kryegolashënuesi me 22 gola, por gjithmonë kam qenë afër kreut gjatë viteve të shkuara”

Renditja | Të fundit në rajon për sulmues, më i miri luan në Serbi
Gjetja e një sulmuesi është bërë një mision i vështirë për shumë klube, jo vetëm në vendin tonë. Drejtuesit e klubeve të Superiores nga nuk kanë kërkuar të gjejnë njeriun gol, por rrallë kanë qëlluar në shenjë. Nëse shikon tabelën e golashënuesve të Superiores, kupton se sa e vështirë është të shënosh në kampionatin tonë. Gjithashtu edhe mungesën e lojtarëve finalizues. Ai i cili qëndron mbi të tjerët është Artur Faite Rexhinaldo.

Sulmuesi nga Mozambiku ishte ai që mbeti nga lista e shënuesve më të mirë të sezonit të shkuar. Ali Soue (21 gola) dhe Sindrit Guri (20 gola) u larguan jashtë vendit, kurse autori i 18 golave me Laçin pranoi ofertën e Kukësit. Futbollisti afrikan ka shënuar vetëm 10 gola deri më tani, një prej tyre me penallti. Nëse shikohen minutat që ka qenë në fushë, nga përllogaritjet del që Rexhinaldo ka shënuar një gol çdo 222 minuta. Shifrat e renditin atë të fundit në rajon.

KRAHASIMI – Lehtësisht mund të evidentosh lojtarët që kanë realizuar më shumë gola në të gjitha kampionatet përreth nesh. Edhe diferencat mes ligave nuk janë të mëdha. Rekordi mbahet nga Nermin Haskiç, sulmuesi i Radniçk Nishit, që renditet i dyti në Superligën serbe. Plot 28 gola të realizuar, me një mesatare shumë të mirë: realizon çdo 84 minuta. Zhvendosemi në Sllovaki, aty ku Andrazh Shporar shënon çdo 101 minuta. Nemanja Bilbija është ai që plotëson “podiumin”. Sulmuesi i Zrinjski ka realizuar 14 herë, nga një gol për çdo 102 minuta.

Kastriot Rexha, sulmuesi i Feronikelit

Në Superiore mund të ngushëllohemi me faktin që edhe në Kroaci shënuesi më i mirë ka realizuar 14 herë, apo ai në Mal të Zi 12 herë. Nikola Krstoviç i Zetës gjen rrugën e rrjetës çdo 189 minuta, kurse Mirko Mariç i Osijek çdo 179 minuta. Vlato Stojanovski (Renova) dhe  Rudi Pozheg (Çelje) kanë shënuar gjithashtu nga 14 gola në Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni, ndërkohë që më mirë se ata ka bëër Kastrioti Rexha.

Futbollisiti i Feronikelit ka gjetur rrugën e rrjetës 15 herë dhe shifrat tregojnë që shënon çdo 133 minuta. Ish-sulmuesi i Vllaznisë në Superiore është nga të paktët që nuk ka realizuar nga penalltitë. Normalisht kampionati ku luan nuk është aq i fortë.

FLORIAN ALLA