Kastriot Dermaku

“Faleminderit për gjithçka”, Dermaku ndahet me Kozencën
Kastriot Dermaku realizoi ëndrrën e tij të madhe duke u transferuar në Serie A. Mbrojtësit shqiptar iu desh të tregohej i duruar për vite me radhë për të shijuar suksesin e sotëm. Trasnferimi te Kozenca dy vite më parë ishte momenti kyç i karrierës së Dermakut.

Klubi nga jugu i Italisë bindi mbrojtësin t’i bashkohej projektit të tyre. Në një vit siguruan ngjitjen në Serie B, ndërsa sezonin që sapo lamë pas siguruan qëndrimin në Serie B, ku qendërmbrojtësi luajti rol kyç duke u aktivizuar në 33 takime. Tanimë, Dermaku është një lojtar i Parmës. Me anë një postimi në “Instagram”, futbollisti shqiptar  ka falënderuar klubin jugor duke përdorur fjalët më të përzemërta.

Nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura për të shprehur emocionet e mia. Kam kaluar dy vite fantastike dhe falënderimi ndaj Kozencës është gjëja më e pakët që mund të bëja.Kozenca më ka rritur si fëmijë, si lojtar, më ka dhënë mundësinë për të shkuar në kombëare dhe tani për të matur veten në Serie A.

Kozenca ka bërë që unë të takoj persona të mahnitshëm, por mbi të gjitha, më ka dhuruar emocione të pabesueshme që do të mbeten deri në fund të jetës sime. Dua t’u falënderoj të gjithëve, klubin, kolegët, stafin, tifozët, qytetin, që më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Dua të falënderoj edhe ata që kanë punuar në prapaskenë, magazinierët e të gjithë që më kanë shoqëruar në këtë qëndrim 2-vjeçar. Nga sot keni një tifoz më shumë. Faleminderit KOZENCA, MIRUPAFSHIM!

https://www.instagram.com/p/BzqCYj_o5Pv/?igshid=1ob86gzhtd46

Parma e prezanton, mbrojtësi i kombëtares gati për Serie A
Kastriot Dermaku është zyrtarisht një lojtar i Parmës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u aktivizua sezonin e kaluar me Kozencën në Serie B, aty ku zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi një gol.

Palët nuk rinovuan kontratën, 27-vjeçari doli lojtar i lirë dhe Parma përfitoi për t’i dhuruar një kontratë. Katër vite ka nënshkruar Dermaku me klubin emilian.

Parma i ka uruar mirëseardhjen lojtarit të lindur në Itali, ndërsa Dermaku, i cili ka zhvilluar tre ndeshje me Shqipërinë, është gati të provojë forcat në Serie A.

Welcome Kastriot #Dermaku! ????

?? https://t.co/BKlgRTYgkF#NextchApter #ForzaParma pic.twitter.com/WKbDKExXPG

— Parma Calcio 1913 (@ParmaCalcio_en) July 7, 2019

Dermaku hedh hapin e madh, transferohet në Serie A
Kastriot Dermaku do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk rinovoi me Konzencën, doli lojtar i lirë dhe u transferua tek ekipi i Parmës me parametra zero.

27-vjeçari, i cili ka zhvilluar tre ndeshje me kombëtaren kuqezi, do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me klubin emilian. Sezonin e kaluar, Dermaku zhvilloi 32 ndeshje në Serie B dhe shënoi një gol. Trajneri D’Aversa ka vendosur ta mbajë në ekip dhe nuk do të ketë huazim për shqiptarin e lindur në Itali.

Ky është një hap dhe një shans i madh për gjigantin e mbrojtjes, i cili do të përballet me emocionet dhe vështirësitë e Serie A, me shpresën dhe besimin që do ndihmojë Parmën në realizimin e objektivave.

E ardhmja në Itali, Dermaku: Moduli? Nuk bën diferencën
Kastrioti Dermaku është gati për ndeshjen me Islandën. Mbrojtësi me shumë mundësi do ta nisë nga fillimi, por për të nuk është problem kjo pjesë. Ai ka folur për situatën në ekipin dhe atmosferën mes lojtarëve, ndërkohë që nuk i shmanget pyetjes në lidhje me modulin me tre mbrojtës që trajneri Edi Reja mund të aplikojë te kuqezinjtë. Një koment edhe në lidhje me të ardhmen e tij, që e sheh sërish në Itali.

SITUATA NË KOMBËTARE – “Ambienti është shumë i mirë dhe jemi duke punuar me intensitet, për të përgatitur sa më mirë ndeshjen me Islandën. Personalisht jam duke u ambientuar shumë mirë si me grupin, ashtu edhe me stafin teknik. Unë titullar? Me rëndësi është të japim maksimumin në stërvitje dhe të jemi gati për të dhënë më të mirën, nëse na vjen shansi të zbresim në fushë”, tha mbrojtësi.

MODULI ME TRE NË MBROJTJE – “Kam, luajtur edhe me 3, edhe me 4 në mbrojtje. Jam ndjerë mirë në të dy skemat. Rëndësi ka që të gjithë ekipi të japë maksimumin në të gjitha fazat e lojës. Nuk është skema ajo që bën diferencën, por besoj se kemi mundësi të bëjmë shumë mirë”.

E ARDHMJA – “Nuk besoj se do rri më te Kozenca. Më mbaron kontrata tani në qershor dhe jam në bisedime me disa klube të Serisë A, por edhe skuadra turke. Megjithatë besoj që do të mbetem në Itali”, ka përfunduar Dermaku deklaratën e tij për Supersport.

Kontratë 3-vjeçare në Serie A, çfarë oferte për Dermakun
Kastrioti Dermaku e ka mbyllur njëherë e mirë me Kozencën. Qendërmbrojtësi shqiptar synon të firmosë me një klub të Serie A dhe sipas medieve italiane interesi për të nuk është i pakët.

Bolonja, Torino dhe Parma janë në garë për 27-vjeçarin, por këta të fundit duket se në “pole position” me ofertën e tyre.

Sipas “cosenzachannel.it”, klubi emiljan i ka ofruar Dermakut një kontratë të vlefshme për tri sezone. Në javët në vazhdim pritet që 27-vjeçari të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij.

Rinovimi dhe kombëtarja, Dermaku: E komplikuar, pres telefonatën e Rejës
Kastriot Dermaku ishte heroi i Kozencës në takimin e djeshëm ndaj Specias ku shënoi golin e vetëm të takimit. Në intervistën me transmetuesin “DAZN”, mbrojtësi shqiptar foli mbi bisedimet për rinovimin, por edhe shpresat për një rikthim në kombëtaren shqiptare.

KOMBËTARJA – “E dija që do ta kisha të vështirë të vazhdoja, pasi qendërmbrojtës të tjerë u rikthyer. Pres një telefonatë, nëse do të më vijë do jem shumë i gëzuar”.

RINOVIMI – “Kemi biseduar gjatë javës për këtë gjë. Situata është disi e komplikuar. Kam pasur kontakte nga klube të tjera, por asgjë konkrete. Kontrata ime është drejt përfundimit, do të pres dhe pak”.

MBIJETESA – “Nuk e di çfarë kanë bërë të tjerët, por di që objektivi jonë ishte të kalonim 40 pikët dhe ia arritëm tri ndeshje para fundit. Goli ishte i rëndësishëm, hera e parë që shënoj në Serie B dhe kjo më gëzon”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Dermaku nuk vlen për Panuçin, por e duan në Serinë A
Kastriot Dermaku ishte një ndër emrat që mungoi në listën e kombëtares për ndeshjet e radhës ndaj Turqisë dhe Andorrës. Lënia jashtë e mbrojtësit ishte e habitshme, pasi forma që po kalon me Kozencën në Serie B është e admirueshme.

Madje, së fundmi mediat italiane i kanë thurur elozhe të shumta shtatlartit, duke e lidhur edhe me një transferim të mundshëm në Serie A, ku ekipe si Bolonja, Spal dhe Torino, duket se po i ndjekin me interes paraqitjet e Dermakut.

27-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të tij, teksa është aktiziuar në 26 takime nga 28 të mundshme në kampionat, duke e ndihmuar Kozencën të renditet e 11-a në renditjen e Serie B.

Lila e Binaku s’ia dalin, ftohen 3 të tjerë në kombëtare
Kombëtarja ka zbritur në fushë dhe ka zhvillime sa i takon listës së lojtarëve të grumbulluar. Kështu, për shkaqe dëmtimesh kanë mbetur jashtë Andi Lila dhe Egzon Binaku. Trajneri Kristian Panuçi priste të bashkoheshin me ekipin edhe Kristal Abazaj, Naser Aliji dhe Taulant Xhaka.

Këta tre të fundit kanë dalë sot në stërvitje, por më vonë se pjesa tjetër e ekipit. Ndërkohë, nisur nga gjendja e krijuar, Panuçi ka vendosur të ftojë edhe tre lojtarë të tjerë raporton Superport. Njëri luan në prapavijë dhe ai është Kastriot Dermaku.

Gjithashtu listës i janë shtuar mesfushorët Keidi Bare dhe Ylber Ramadani. Kështu grupi i kombëtares bëhet më i plotë. Më parë është zëvendësuar edhe Thomas Strakosha dhe në vend të tij është ftuar Gentian Selmani i Laçit.

Shqetësimi i vetëm për momentin është Bekim Balaj. Shkodrani ka pasur një problem muskulor dhe besohet se do të jetë gati për ndeshjen e së premtes me Turqinë. Sigurisht do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve dhe do të zhvillojë terapi intensive.

“Shpërthimi” i Dermakut, drejtori i Kozencës sqaron të ardhmen e mbrojtësit
Mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës së Kozencës gjatë këtij sezoni të Serie B. Drejtuesit e skuadrës të porsangjitur në divizionin e dytë të futbollit italian janë “hedhur në sulm” për të rinovuar kontratën e futbollistit shtatlartë.

Gjatë një dalje për shtyp të pak ditëve më parë, drejtori sportiv i Kozencës, Stefano Kozenca ka shpjeguar se palët janë në negociata për të rinovuar kontratën, që mbaron në fund të këtij sezoni. “Jam ulur me të dhe i kam treguar qëndrimin tonë. Ai ka ambicie që të luajë në Serie A dhe po shikon opsionet që i ofrohen. Po të ishte vetëm për ne, do të rinovim kontratën që ditën e sotme, por kontratën janë një çështje dypalëshe”, tha drejtori sportiv.

Suksesi i Dermakut në Serie B është për t’u admiruar, pasi 27-vjeçarit i është dashur të vuajë shumë për të arritur deri këtu. Futbollisti shqiptar e ka filluar gjithçka nga 0, pasi ka luajtur për shumë vite në Serie D dhe debutimi në Serie B erdhi vetëm pak muaj më parë.

Barazim për Veselin dhe Balliun, feston Dermaku
Frederik Veseli ishte titullar në barazimin e Empolit kundër Spalit në transfertë. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Spali luajti që nga minuta e 49 me një lojtar më pak. Ndeshja e tretë rresht pa humbje për Empolin, që vinte nga fitoret shtëpiake kundër Udinezës dhe Atalantës. Kaputao dhe Kruniç ishin autorët e golave për ekipin e mbrojtësit të kombëtares, ndërsa dygolëshi i Kurtiç i dha një pikë vendasve të Spalit.

Metzi arriti një barazim në transfertën e vështirë përballë Grenobles. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa Ivan Balliu u aktivizua në pjesën e dytë. Mbrojtësi i kombëtares zëvendësoi francezin Rivierez në fillimin e pjesës së dytë. Kjo pikë e mban Metzin në vendin e parë me 35 pikë, një më shumë se Bresti i vendit të dytë.

Vetëm 12 minuta lojë për Sokol Cikalleshin në transfertën kundër Antaliasporit. Sulmuesi i Gozetepes nuk ndihmoi dot ekipin e tij të shmangte humbjen me rezultatin 1-0 kundër ekipit të vendit të katërt. Ai u hodh në fushë nga trajneri Bektash në minutën e 78 në vend të Ozturk, por sfida nuk pati më gola dhe vendasit fituan me golin e Ozkan.

90 minuta dhe për Kastriot Dermakun. Ai dhe Kozenca arritën një fitore të madhe me rezultatin 2-1 në ndeshjen që zhvilluan në shtëpi përballë Padovës. Ekipi i qendërmbrojtësit të kombëtares ktheu rezultatin, ndërsa heroi i Kozencës ishte mesfushori Garritano me golin e shënuar në minutën e katërt shtesë. Miqtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 57, ndërsa dy golat e parë të ndeshjes ishin shënuar nga pika e penalltisë. Kjo fitore e ngjit Kozencën në vendin e 14 me po kaq pikë dhe për momentin ndodhet jashtë zonës së rënies nga kategoria.

Ismajli gëzon në derbin me Prengën, zhgënjehen Dermaku e Latifi
Ardian Ismajli është rikthyer titullar me Hajdukun e Splitit në momentin e duhur dhe ditën e sotme ka festuar fitoren me skuadrën e tij. Kundërshtari ishte Inter Zapreshiçi i Herdi Prengës, që e pësoi me rezultatin 3-0. Të dy mbrojtësit e kombëtares luajtën për 90 minuta.

Liridon Latifi një javë më parë ishte titullar me Pushkash Akademi, ndërsa sot zbriti në fushë në minutën e 89-të. Skuadra e tij u mund 3-2 nga MTK Budapest. Sulmuesi anësor nuk mundi të ndryshojë diçka në ato pak minuta që luajti.

I është gëzuar tre pikëve Fiorin Durmishaj, sulmuesi i Panionos që luajti 90 minuta në fitoren 0-1 që ekipi i i tij mori në transfertë kundër Xanthit të vendit të katërt. Fitore e vyer.  Kozenca e Kastriot Dermakut po përjeton një krizë, teka në katër ndeshjet e fundit është mposhtur katër herë.

Sot ka qenë Leçe që ka fituar 2-3 dhe mbrojtësi i kombëtares ka qenë në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Në të 85’ ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Kozenca e pa veten në dizantazhin e dy golave, por reagoi duke barazuar. Gjithsesi Leçe shënoi tetë minuta nga fundi dhe fitoi.

Asnjë polemikë, Ademi: Suksese Ismajlit dhe Dermakut
Kastriot Dermaku la Kosovën për Shqipërinë dhe ishte i ftuar për ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin në muajin tetor, ndërkohë që sërish trajneri Kristian Panuçi e ka përfshirë në listë për takimet me Skocinë dhe Uellsin.

Veç Dermakut, edhe Ardian Ismajli ka vendosur të veshë fanellën kuqezi. Ai ishte pjesë e Kosovës U21, por më parë është aktivizuar edhe me përfaqësuesen A. Në të shkruarën mbrojtësi i Hajduk Split ka qenë pjesë e zboreve të Shqipërisë U19.

Këto lëvizje i ka komentuar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Për “insporti.com” ai ka thënë: “Sigurisht së është dëshira e lojtarëve dhe e shohin një perspektivë më të madhe te Shqipëria. Ismajli ka qenë kapiten i Kosovës U-21 dhe e kemi vlerësuar dhe respektuar. Ndoshta e kanë parë konkurrencën dhe është larguar. Neve na vjen shumë keq. Si për Ismajlin, si për Dërmakun, na vjen keq që nuk janë në mesin tonë. Mund të them se ata janë djemtë të mirë dhe ne u dëshirojmë shumë suksese”.