Kasano

“Romës i duhen pronarë të rinj. Më dështakët e sotëm, De Rosi luan deri 45 vjeç!”
Daniele De Rosi do të largohet në fund të sezonit nga Roma. Mesfushori ka refuzuar oferta të shumta gjatë karrierës së tij për të mos e tradhtuar kurrë dashurinë e tij të parë dhe të vetme.

Për fat të keq, drejtuesit nuk i ofruan rinovimin dhe diçka e tillë trishtoi shumë tifozë të futbollit. De Rosi është ndër romantikët e fundit, ka ëndërruar gjithmonë ta mbyllë karrierën te Roma dhe të largohesh pas një jetë me ngjyrat verdhekuqe mbi supe nuk është aspak e lehtë.

Antonio Kasano ka luajtur bashkë me te, te Roma dhe kombëtarja italiane. Barezit të famshëm nuk i ka pëlqyer trajtimi që klubi kryeqytetas i ka bërë mikut të tij, ndërsa e mbyll me një mesazh për mesfushorin.

“Baldini dhe Palota e përsëritën gabimin. Pas Totit ndodhi edhe me Danielen. Duhet të mos harrojnë faktin që Roma është Toti dhe më pas De Rosi. Roma nuk është Baldini me Palotën. Shpresoj që verdhekuqtë të ndryshojnë pronësi, sepse e meriton që të luftojë për objektiva të rëndësishëm.

De Rosi? I lutem Danieles që të mos tërhiqet nga futbolli, por të vazhdojë të luajë. Me dështakët që ka në qarkullim, Daniele mund të luajë pa problem deri në moshën 45-vjeçare”, përfundon Antonio Kasano.

“Ikardi ka vetëm një cilësi, Martinez më i mirë se ai!”
Antonio Kasano është gjithmonë origjinal në atë që thotë. Barezi i famshëm është një tifoz i Interit. Ai preferon Lautaro Martinezin përpara Mauro Ikardit.

Një nga pengjet më të mëdha të futbollit italian analizon mendimin e tij në prononcimin e dhënë për “Tiki Taka”. Kasano e cilëson ish-kapitenin një lojtar goli dhe aspak lojtar skuadre. Ai vlerëson cilësitë e Martinezit, ndërsa tregon dhe dëshirat e Luçiano Spaletit, trajnerit zikaltër.

“Interi luan me skemën 4-2-3-1, pra me një sulmues në majë. Ikardi dhe Martinez nuk mund të luajnë së bashku. Nëse do të varej nga Spaleti, do të luante Martinez, sepse ai preferon sulmues që luajnë për skuadrën. Lautaro po paraqitet mirë, është 20 vjeç dhe duhet të luajë titullar, pasi është më i fortë se Ikardi.

Mauro shënon dhe kaq. Trajnerit i pëlqejnë sulmues si: Xheko, Benzema dhe Levandovski. Ikardi është si Inzagi. Mendoj se Spaleti preferon më shumë një sulmues si Martinez, të cilin do e aktivizonte dhe para Piatekut. Ka lojtarë që shënojnë gola, ka edhe nga ata që shënojnë dhe luajnë për skuadrën.”

VIDEO | Perlë, Kasano jep leksion diplomacie: “Ikardi, mos më imito mua!”
Antonio Kasano ka shfrytëzuar prezencën e tij në emisionin “Tika Taka” për t’i dhënë një këshillë Mauro Ikardit për situatën problematike që ai po kalo gjatë muajve të fundit me drejtuesit e klubit të Interit.

Përballë ish-futbollistit ishte gruaja e Ikardit, Uanda Nara, e cila nuk e priti aspak mirë këshilën e Kasanos.

Kasano: “I jap një këshillë Ikardit dhe ia thotë dikush që ka bërë plot idiotllëqe. Duhet të shkojë në dhomat e zhveshjes, të sqarohet me shokët, ose me trajnerin. Ai ka probleme me Spaletin dhe me disa lojtarë, kjo është e qartë tashmë. Duhet të sqarohet dhe të mbyllë gjithçka aty, sepse ai i duhet Interit dhe Interi i duhet atij. Nëse nuk ka pajtim, nuk ka më kthim pas”.

Uanda iu përgjigj ashpër: “Këto janë gjepura, si të shkojë në dhomat e zhveshjes, ai shkon përditë aty. Ku ka gabuar Ikardi, për çfarë të kërkojë falje dhe çfarë duhet të sqarojë?”.

Kasano ka një përgjigje origjinale kur pyetet se çfarë do të ndjente, nëse do të ishte në vend të argjentinasit dhe do i hiqnin shiritin e kapitenit. “Ashtu siç jam ndërtuar unë, do shkatërroja gjithçka, por duhet gjetur zgjidhja, pasi Ikardi nuk mund të qëndrojë pa luajtur deri në verë”, përgjigjet barezi i famshëm.

Wanda Nara and Icardi getting lessons in diplomacy and morals from Antonio Cassano.
“Tell your husband to apologise to his team-mates and sort this situation out before it’s too late!”

This is getting beyond ridiculous now ??https://t.co/RSeQk8UFtU

— Uncle $harma ?? (@RSharmzz) February 25, 2019

Kasano: Realizova vetëm 30% të potencialit tim
Antonio Kasano ka kryer një intervistë me “Sky Sports”, ku ka reflektuar mbi jetë dhe karrierën e tij. Edhe pse ka dy vite pa luajtur, 36-vjeçari nuk i ka “larë duart” me futbollin e luajtur, pasi aktualisht po stërvitet me klubin e Virtus Entelës dhe nëse ia mbush syrin stafit teknik do të vijë dhe firma në kontratë.

BIOGRAFIA E TOTIT – Në biografinë e publikuar së fundmi nga Françesko Toti, ish-kapiteni i Romës e cilëson Kasanon si një prej futbollistëve më të talentuar më të cilin ka luajtur. Kasano e komenton këtë duke thënë: “Ai tha të vërtetën. Kemi kaluar shumë momente të bukura bashkë, e thotë më të drejtë atë gjë. Realizova vetëm 30 ose 40% të potencialit tim. Nëse do të kisha sjelljen që kam tani para dhjetë vitesh, do kisha fituar shumë më shumë”

LËVDATAT PËR PRANDELIN – I pyetur për trajnerin më të mirë në qarkullim, Kasano refuzon të përgjigjet, por përmend trajnerin më të aftë me cilin ka punuar: Mund t’ju them se trajneri më i mirë me të cilin kam punuar është Cezare Prandeli. Eshtë skandaloze që ai nuk po punon tani”, përfundoi italiani.

Kasano i rikthehet futbollit, tashmë koleg me ish-lojtarin e Partizanit
Antonio Kasano  kishte muaj që e paralajmëronte një rikthim në futboll. 36-vjeçari kishte humbur tetë kile gjatë gjashtë muajve të fundit dhe ishte në pritje ofertave. Në intervista fliste shpesh për oferta nga klube të Serie A, por siç duket ka qenë i gjitha një shaka.

Ditën e sotme Kasano i është bashkuar zyrtarisht në stërvitje skuadrës së Virtus Entelës. Mes palëve nuk ka ende një kontratë, por pritet që në javët në vazhdim të merret një vendim përfundimtar dhe në rast të gjetjes së një akordi, Kasano do të provojë për herë të parë të luajë në Serie C.

Te Virtus Entela, Kasano do të stërvitet së bashku me ish-lojtarin e Partizanit, Kristian Adorjan. Mesfushori holandez, i cili nuk la gjurmë te të kuqtë, u rikthye në Itali pas një eksperiencë të shkurtër në Irlandë.

Kasano zë mend, shpejt do ta shohim si trajner
Gjatë javëve të fundit mediet italiane kanë raportuar se Antonio Kasano do rikthehet të luajë futboll pas një pushimi gati 2-vjeçar. Por, duket se lojtari ka ndërruar mendje, pasi e ka kuptuar se në moshën 36-vjeçare, koha e tij si futbollist profesionist ka perënduar.

Këtë gjë e konfirmon dhe lëvizja e tij më e fundit, pasi italiani është regjistruar në kursin e trajningut në qendrën me famë botërore të Koverçianos.

Kasano është pjesë e një grupi prej 44 kursantësh, ku bëjnë pjesë dhe kolegë të vjetër tij si portieri De Sanktis, mbrojtësi Zakardo dhe djali i Roberto Mançinit, Andrea.

Kasano “mesazh” Inzagit, kërkon rikthimin në Serie A
Antonio Kasano është pa ekip që prej janarit të vitit të kaluar. Por, edhe pse një vit e gjysmë pa luajtur futboll profesionist, Kasano i ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në futboll, madje 36- vjeçari pretendon të rikthehet në Serie A.

Në një intervistë për një medie në Itali. Kasano the se do t’i pëlqente të luante me skuadrën e Bolonjës, ku trajneri është miku i tij i vjetër Filipo Inzagi.

“Do më pëlqente të luaja për Bolonjës. Është një klub dhe qytet fantastik. Te Bolonja kanë ringjallur karrierën shumë lojtarë të vjetër në moshë si Roberto Baxho, Bepe Sinjori dhe Marko Di Vaio. Tani dua të luaj futboll vetëm për pasion, nuk është çështje parash, sepse po të ishte aty puna, tani do të kisha pranuar menjëherë një ofertë  nga Kina. Të shohim çdo të ndodhë. Jam stërvitur rregullisht kohët e fundit dhe kam humbur 10 kilogramë”, përfundoi Kasano.