Karlos Tevez

Premtimi i idhullit të Bokës, Tevez: Kam një ëndërr, nëse fitojmë me Riverin…
Nesër në orën 20:30, River Plejt dhe Boka Zhuniors janë gati për të dhënë më shumë se gjithçka për një qëllim të vetëm. Finalja e dytë e Kupës Libertadores do të shpallë ekipin fitues në “Santiago Bernabeu” të Madridit dhe miliona tifozë në botë presin me padurim derbin më të fortë në botë.

Karlos Tevez është simboli i Bokës dhe tifozëve të saj. Ai është një idhull absolut në ato anë dhe është gati t’iu dhurojë një fitore historike popullit të tij. “Fitimi i Kupës Libertadores është ajo çfarë më mban të përqendruar. Ideja e fitimit të kupës dhe tërheqja nga futbolli në momentin më të bukur, është ajo që dëshiroj më shumë se gjithçka. Ëndërroj për një gjë të tillë dhe shpresoj shumë”, ishte shprehur Tevez në fillimin e këtij sezoni.

Tani është në hapin e fundit, ndoshta nuk e kishte menduar se në finale do të përballje me Riverin, por më bukur kështu. Jetë, a vdekje! Gjithmonë në aspektin sportiv dhe sulmuesi e konfirmon një dëshirë të tillë.

“Nëse e fitoj sërish, mendoj se po, do të tërhiqem. Pas një fitoreje të tillë, nuk do të më mbeste gjë tjetër për të luftuar. Kjo është dëshira ime më e madhe“, konfirmon bomberi për “Infobae”.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë ndeshja e fundit për Tevezin me Bokën e tij të dashur. Nëse ia dalin kundër “armiqve” të urryer, ata do të marrin pjesë në gjysmëfinalet e Botërorit të klubeve, që luhen me datë 18 dhjetor. Një tjetër fitore dhe finalja e madhe, për të tentuar një tjetër kupë dhe për t’i dhënë fund nga maja e botës…

Shpërthimi i Tevez: Më vjen të plas, Riverit do ia jepnin kupën…
River Plejt-Boka Zhuniors është një finale që mesa duket nuk do të përfundojë kurrë. Pas shtyrjes së ndeshjes së parë prej shirave të shumtë, erdhi dhe shtyrja e ndeshjes së mbrëmshme. Se do të kishte tension dhe probleme, kjo dihej nga të gjithë, e dinin dhe muret.

Megjithatë, tifozët e Riverit e ekzagjeruan. Agresion, gurë dhe gaz lotsjellës. Autobusi i Bokës përfundoi nën breshërinë e sulmeve të tifozëve të Riverit, ndërsa gjithçka u kthye në kaos.

Skena “normale” në futbollin latin, aq më tepër në një River-Boka, por Karlos Tevez është i acaruar. Sulmuesi i Bokës është i zhgënjyer me qëndrimin e CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës Latine). Bokës i është bërë presion të zbresë në fushë, pavarësisht se lojtarët ishin në një situatë të rënduar psikologjike, madje kishte dhe të dëmtuar.

Tevez nuk fshihet, nuk ka frikë as nëse e dënojnë, por ai është i sigurt. Nëse kjo që ndodhi do t’i kishte ndodhur Bokës, kupa Libertadores do i shkonte menjëherë Riverit.

“Ishim akoma duke vjellë, ndërsa CONMEBOL donte të na detyronte të luanim. Çfarë duhet bërë më shumë për t’ia dhënë kupën Riverit? Pse nuk ua japin kupën atyre? Kanë bërë gjithmonë çfarë kanë dashur, të ua japin atyre që dëshirojnë dhe boll më. Ishte një turp i madh dhe besoj se CONMEBOL u soll keq me ne. Flas në aspektin personal, është turp ajo që tentuan të bëjnë. Nëse do të më kundërvihen, nuk ka asnjë problem, por duhet ta dini që na kërkuan të luanim, ndërkohë që Pablo Perez ishte në spital.”

“Nëse do të na ndodhte ne ajo çfarë ndodhi, do të ishim jashtë turneut dhe kupa do t’i shkonte Riverit. Askush nga lojtarët e tyre nuk erdhi për të na pyetur se si ishim. I njëjti mjek, i cili ditën kur u hodhën gaz lotsjellës në ‘Bombonera’ para 3 vitesh kërkonte të mos zhvillohej ndeshja, mbrëmë na kërkonte të zbrisnim në fushë…”, përfundon Tevez për “AS”.

VIDEO | Tifozi i Bokës futet në fushë, e shpëton… Karlos Tevez!
Atmosfera në Buenos Ajros është në kulm dhe të gjithë po presin finalen e kthimit të Kupës Libertadores, River Plejt-Boka Zhuniors, të shtunën në stadiumin “Monumental” të Riverit. Sfida e parë u mbyll 2-2, ndërsa tashmë është beteja finale.

Stërvitja e fundit e Bokës në “Bombonera” është ndjekur nga rreth 50 mijë tifozë. Atmosferë e shkëlqyer dhe fantastike, ndërsa një tifoz ia ka dalë të futet në fushë. Për një moment të vetëm, pasi forcat e sigurisë e kanë bllokuar.

Ishin bërë gati ta godisnin dhe ta flaknin jashtë, kur një lojtar i del në mbrojtje. E kush tjetër përveçse Karlos Tevez? Sulmuesi, i njohur si “futbollisti i popullit”, është idhulli i tifozëve të Bokës dhe veprimi i tij merr duartrokitjet e stadiumit dhe një përqafim të ngrohtë nga ana e tifozit kurajoz.

Tevez i kërkon forcave të sigurisë ta lënë të lirë, ndërsa tifozi përfiton për të takuar dhe Abilen dhe Nandez. Më pas ndarja me Tevez. 34-vjeçari i dhuron tifozit bluzën e tij, ndërsa ky i fundit i dhuron kapelën e vet. Qëllimi i tij u arrit, tifozi ndihet në qiellin e shtatë dhe largohet nga fusha mes ovacioneve të turmës, me shpresën se lojtarët e Bokës do t’iu dhurojnë kupën e shumëpritur.

Nga jeta në geto, tek “urrejtja” për futbollin: jeta e Tevez në një serial
Karlos Tevez është një nga futbollistët më të dashur në Argjentinë, madje fama e tij e kalon dhe atë të Leo Mesit. Sulmuesi i Boka Zhuniors është rritur në lagjet më të varfra dhe të rrezikshme të Buenos Aires. Në moshë të vogël u braktis nga e ëma, ndërsa i ati u “zhduk”.

Vogëlushi Karlos u rrit nga xhaxhai i tij, derisa talenti i dha mundësinë të nisë karrierën e futbollistit dhe të largohej nga rruga dhe vuajtjet e saj. 34-vjeçari ka vendosur të tregojë jetën e tij dhe po xhiron serinë televizive, prodhuar nga rrjeti televiziv “Telefe”.

“Kemi vendosur me produksionin të tregojmë të vërtetën ashtu siç është. Asgjë nuk mungon: nga dita kur pësova dëmtimin në fytyrë deri në ditën e debutimit me Bokën. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë dhe e mbushur me drogë, armë dhe grabitje. Kam përjetuar të gjitha ato që ndodhnin në lagjet e Buenos Airesit. Pavarësisht kësaj, ne fëmijët ishim të lumtur, luanim gjatë gjithë kohës futboll dhe kjo na mjaftonte. Në Argjentinë kalojmë gjithë ditën duke diskutuar për politikë dhe nuk biem asnjëherë dakord. Në vend ka akoma njerëz, të cilët vdesin nga uria, ndërsa të tjerët humbasin kohë duke argumentuar ngjarjet e ndodhura dhe nuk bëjnë asgjë për të rinjtë, të cilët vdesin të pangopur. Kemi nevojë për shembuj të mirë.”

Tevez, i njohur me nofkën “Apashi”, zbulon një detaj interesant të kohës së lirë. Ai nuk sheh asnjëherë futboll në televizor dhe e shpjegon në këtë mënyrë zgjedhjen e tij.

“Nuk më pëlqen të shoh ndeshje në TV. Nuk e bëj kurrë, sepse nuk më pëlqen futbolli. Nëse në TV po transmetohet Barcelona-Real Madrid dhe në një kanal tjetër po transmetohet një turne golfi, unë shikoj golfin. Nuk kam qenë kurrë një fanatik i ndeshjeve të futbollit. Më pëlqen të luaj dhe të kem topin nëpër këmbë. Fitimi i Kupës Libertadores? Kënaqësia më e madhe që mund të përjetojë një futbollist”, përfundon Karlos Tevez.