Kalari

Kalari mbetet i “kuq”? Propozim interesant nga klubi
Reinaldo Kalari ka mbyllur bashkëpunimin me Partizanin pas katër vitesh si pjesë e klubit kryeqytetas. Futbollisti 35 vjeçar ende nuk ka zbuluar planet e së ardhmes, por te Partizani kanë një propozim interesant për të.

Drejtuesit e klubit të kuq e vlerësojnë kontributin që mëngjarashi ka dhënë me fanellën e “demave” dhe i kanë ofruar një rol në strukturat e akademisë së klubit, ku mbrojtësi mund të hedhë hapat e parë si trajner.

Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë 35-vjeçari për të ardhmen e tij.

Kalari: Titulli para derbit, e lë futbollin pa nisur të “zvarritem”
Partizani do të luajë nesër ndaj Laçit në “Selman Stermasi”, një ndeshje mjaft e rëndësishme për të kuqtë, të cilët udhëheqin kampionatin me 10 pikë më shumë nga Kukësi. Në kuadër të ndeshjes së nesërme, përpara mediave ka dalë mbrojtësi Renaldo Kalari. Ky i fundit ka folur mbi sfidën ndaj kurbinasve, titullin, tërheqjen nga futbolli si dhe derbin.

PËRBALLJA ME TRAJNERIN QË E AFROI TE PARTIZANI – “Normalisht çdo ndeshje ka vështirësitë e saj. Është kënaqësi të flasësh dhe të takosh profesor Starovën. Por të them të drejtën nesër jemi të përqendruar për të arrtur objektivin për nesër dhe ndeshjet në vijim. Nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë.”

E KISHTE MENDUAR KALARI TITULLIN – “Objektivat e Partizanit gjithmonë kanë qenë për tituj. Gjatë kampionatit të parë dhe shumë të tjerëve në vazhdim nuk kemi arritur ta fitojmë dhe për këtë më vjen keq. Këtë vit jemi në rrugën e duhur dhe shpresoj që të dalim kampion. Normalisht kur ka nisur kampionati kemi pasur një objektiv. Se si shkojnë gjërat deri në fund nuk i dihet, por kemi ecur mirë deri tani. Kemi bërë shumë pak gabime. Edhe kur kemi bërë gabime që ndodhin në ecurinë e kampionatit, presori na ka bërë të kthehemi direkt në rrugën e duhur.”

TËRHEQJA NGA FUTBOLLI SI KAMPION – “Shpresoj që ta fitojmë titullin në radhë të parë. Sinqerisht nuk e kam menduar ta mbyll karrierën. Jo vetëm për pasionin dhe dëshirën, por edhe për atë që bëj në fushë. Nuk kam dëshirë të zvarritem, në mometnin që e shoh që nuk jam për këtë nivel do heq dorë.”

PËRBALLJA ME LAÇIN NË SHTËPI – “Fusha normalisht që ndikon, plus që kemi tifozët që shpresoj të jenë të shumtë. Gabimet që janë bërë kundër nesh nuk na ka interesuar shumë, pasi ka ardhur ndeshja e radhës. Profesor Gega këtë vit na ka mësuar që duhet të merremi me fushën dhe me asgjë tjetër.”

SHPALLJA KAMPION NË DERBIN NDAJ TIRANËS – “Kënaqësia që të jep titulli kampion është shumë më e madhe se sa fitimi i një derbi. Duke marrë parasysh që kemi marrë shumë suksese në derbi gjithë këto vite na është bërë normale. Shpresoj që të arrijmë titullin dhe më pas derbi është në plan të dytë. Primar është titulli. Unë personalisht mendoj dhe besoj që Tirana nuk do e diskutojë rënien, gjithsesi nuk na intereson kjo pjesë. Kur të vijë derbi do mendojmë të bëjmë maksimumin dhe ta fitojmë siç kemi bërë gjithë këto vite.”

Kalari: Objektivi është titulli, ndaj Skënderbeut një ndeshje e veçantë
Mbrojtësi i majtë i Partizanit, Reinaldo Kalari, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp që i paraprin takimit të kryeqytetasve ndaj Skënderbeut. 34-vjeçari pritet ta nisë nesër nga minuta e parë në mungesë të të pezulluarit Lorenc Trashi. Kryeqytetasi foli mbi kundërshtarin dhe pezullimin e kolegut të tij.

“Vlerat e Trashit dihen nga të gjithë. Peshën e përgjegjësisë e kam pasur qëkur kam filluar të luaj futboll. Kam disa vite që luaj te Partizani dhe për mua është diçka normale. Këtë vit kanë ndryshuar shumë gjëra, lojtarët trajneri. Po përpiqemi t’i përshtatemi sa më shumë ideve të trajnerit. Objektivi mbetet ai që kemi pasur sezonet e shkuara,  titulli kampion. Duhet të mbajmë të njëjtin ritëm dhe të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur”

“Skënderbeu është një skuadër për t’u vlerësuar. Gjithsesi ne jemi Partizani, kemi besim. Në çdo ndeshje përgatitemi për të pasur sukses. Kjo është ndeshje më e veçantë, por gjithsesi është një takim që nuk vendos shumë. Mund të marrim tre pik që na çojnë më sipër”

“Shpresoj që të jenë të shumtë në numër. Janë lojtari jonë i 12-të. E kanë treguar gjithmonë se çfarë dinë të bëjnë, sidomos në ndeshje të rëndësishme, shpresoj që edhe kësaj herë të jenë të zakonshmit me ndihmesën e tyre”

“Këto janë rregullat e klubit Ne lojtarët i dimë rregullat që na ka vendosur klubi dhe trajneri.. Trashi kreu një thyerje disipline, klubi ka rregulla, nuk është nevoja të bëhet kaq e madhe” përfundoi mbrojtësi majtë.

Dita e sherrit, nga tifozët te Starova e Kalari
Trajneri replikon me tifozët në tribunë. “Guerrilsat” dhe “B-ultrasit” ngacmime në distancë. Policia eviton përplasjen. Mbështetësit e kuq largohen nga stadiumi. Një fansi i bie të fikët, Kalari gati për duel…

Ndeshja e djeshme ndërmjet Partizanit dhe Botevit ka dhuruar edhe shfaqje pikante pa fund. Nga trajneri Starova e deri te futbollistët e “demave”, pa harruar edhe tifozët që braktisin skuadrën… e rrallë! Loja e keqe dhe ndeshja e humbur me një rezultat që nuk i jep shpresë për ndeshjen e kthimit ka bërë që tifozët të kontestojnë ekipin duke u larguar para përfundimit të takimit.

SHERRI I TIFOZËVE – Para fillimit të takimit ka pasur ngacmime ndërmjet “Guerrilsave” dhe tifo-grupit të Botevit “Bultrasit”. Tifozët e kuq janë vërsulur drejt këtyre të fundit dhe bullgarët nuk ia kanë përtuar, por kanë qenë gati për të iu kundërvënë. Policia ka ndërhyrë në kohë duke shpërndarë tifozeritë dhe duke shmangur sherrin.

MENTALITETI I BULLGARËVE DHE BIRRA… – Keni dëgjuar për tifozët huliganë të Ballkanit? Ca burra trupmëdhenj dhe tatuazhe dhe birra në duar? Epo, shembulli më i mirë ishin tifozët e Botevit. Tifo-grupi i tyre me një mentalitet prej huliganësh me bindje të egra dhe madje ekstremiste. Prania e tyre në Tiranë u shoqërua me probleme që në Maqedoni. Shteti mik i ndali, pasi kanë shkruar parullën “Zoran Zaev është fajtor”. Përfundimisht numri i tyre u reduktua dhe në Tiranë erdhën rreth 70-80 tifozë. Para se të futeshin në stadium kanë gjetur kohë të ekspozojnë trupat e tyre lakuriq para stadiumit dhe të konsumonin edhe disa birra më tepër.

TIFOZERIA E PARTIZANIT – Nuk ishte ajo që pritej. Rreth 1500 persona kanë qenë në të gjithë stadiumin. Orari i papërshtatshëm dhe temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në numrin e ulët të tyre.

THYERJA E RREGULLAVE NGA TIFOZËT – Minuta e 21-të e pjesës së parë ka bërë që të thyhet edhe premtimi i skuadrës së Partizanit në lidhje me ekipin e Tiranës për të mos zbritur në tribunën e “Tirona Fanatics”. Disa nga tifozët e kuq për t’i shpëtuar vapës janë strehuar në pjesën e murit të asaj tribune që rezervonte hije. Policia i ka lejuar vetëm për 2 minuta dhe më pas i ka hequr.

PËRPLASJA MES POLICISË DHE TIFOZËVE – Një tjetër përplasje ka pasur mes tifozëve dhe Policisë. Në minutën e 35-të, policia ka shtyrë tifozët që po hynin dhe nuk i ka lejuar që të jenë në stadium. Kjo ka irrituar “Guerrilsat”, që janë drejtuar drejt tyre duke krijuar konfuzion për pak minuta.

“SHOW” MES STAROVËS DHE TIFOZËVE – Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka pasur edhe përplasje me tifozët e tij në tribunën kryesore. Fillimisht ai është kritikuar për lojën mbrojtëse. “O Sule, ku e ke mesfushën. Kemi ardhur për të parë futboll, jo për mbrojtje. Fut lojtarët e rinj”, – i ka thënë një tifoz nga shkallët e stadiumit. Tekniku është mjaftuar vetëm me një shikim. Me rifillimin e pjesës së dytë dhe pas pësimit të golit të dytë ka shpërthyer mes trajnerit dhe tifozëve. “O Sule, ik se s’je për këtë ekip, s’do as Milinkoviçin ti”. Pas kësaj kritike Starovën nuk e kanë mbajtur nervat më dhe i është kthyer. “Çfarë të bëj, 7 lojtarë kam. Ekipi sapo ka nisur të ndërtohet”.

TIFOZËT LARGOHEN NGA STADIUMI – Goli i tretë ka irrituar tifozerinë e kuqe që është larguar në shenjë demonstrative nga stadiumi. Madje edhe tifo-grupi “Ultras Guerrils” ka mbledhur banderolën më herët se zakonisht, shenjë e qartë acarimi me ekipin.

TIFOZIT I BIE TË FIKËT – Pas mbarimit të ndeshjes një prej tifozëve të Partizanit i bie të fikët. Ai është shtrirë në tapetin e gjelbërt të “Selman Stërmasit”. Mjekët e Partizanit i kanë shkuar në ndihmë dhe më pas është transportuar me ambulancë në spital.

KALARI, SHERR ME NJË TIFOZ – Tifozët e Partizanit kanë shpërthyer në të shara ndaj lojtarëve të ekipit, duke kaluar edhe në fyerje personale. Mbrojtësi Renaldo Kalari u sha nga një prej tifozëve duke debatuar me tone të ashpra. Policia dhe zyrtarët e kuq kanë ndalur futbollistin, i cili kishte shkuar te hekurat rrethues, duke turfulluar dhe duke i kërkuar tifozit të shiheshin jashtë. Tension.