Kalaja

“Bum” blerjesh te Teuta, zyrtarizohet goditja e pestë
Plot 5 lojtarë ka afruar Teuta deri më tani në këtë merkato vere. Afrimi më i fundit është Arlind Kalaja, mesfushori që sezonin e shkuar luajti si i huazuar te skuadra e Kastriotit. Kalaja u largua nga Kukësi dhe Teuta siguroi firmën e tij. Mesfushori ka cilësi të mira dhe është një përforcim i rëndësishëm për “Djemtë e Detit”. 23-vjeçari luajti 24 ndeshje sezonin e shkuar në Superiore, 12 me Kukësin dhe 12 me Kastriotin, por nuk arriti asnjëherë të gjejë rrugën e rrjetës.

Zyrtare

“Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Arlind Kalaja është përforcimi i pestë zyrtar për skuadrën durrsake. Më parë, Kalaja ka luajtur me ekipin e Kukësit.”

Kalaja: Humbja me Teutën nuk na ka demoralizuar, kemi nevojë për tifozët
Mesfushori i Kastriotit, Arlind Kalaja ka bërë shumë mirë që nga transferimi i tij në formë huazimi nga Kukësi në muajin janar. Numri 8 i skuadrës krutane do të luajë këtë fundjavë pikërisht kundër ekipi “mëmë” dhe Kalaja pranoi se do të jetë një sfidë shumë e veçantë. Po ashtu, lojtari komentoi dhe humbjen kundër Teutës dhe mes të tjerash, tha:

“Ishte një humbje që na preku disi, por duke pasur parasysh që humbëm në mënyrë dinjitoze, nuk jemi demoralizuar. Është një sfidë e veçantë për mua, pasi te Kukësi kam shumë miq. Por unë jam profesionist dhe do të ndihmoj në maksimum Kastriotin. Tifozeria është lojtari i 12-të dhe kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Realisht kemi nevojë për këtë gjë, sidomos në këto pozita dhe në këtë fazë të kampionatit”, u shpreh Kalaja për “RTSH Sport”.

Kalaja: Te Kastrioti askush i dorëzuar, kualitetet e Tiranës dihen
Arlind Kalaja iu bashkua Kastriotit në muajin janar si i huazuar nga skuadra e Kukësit. Mesfushori ka bërë paraqitje të mira në kampin krutan dhe është një titullar i rëndësishëm për Devollin. Para ndeshjes kundër Tiranës, Kalaja foli për “RTSH Sport”, ku tha:

BARAZIMI ME FLAMURTARIN – “Mendoj që ashtu siç shkoi ndeshja, rezultati ishte i drejtë. Flamurtari është një ekip i mirë dhe është e vështirë për çdo skuadër që të marrë pikë në trasnfertën e Vlorës. Ne morëm një pikë, mëse të merituar”.

SFIDA NDAJ TIRANËS – “Dihen kualitet e Tiranës. Ne jemi shumë të motivuar dhe kemi çuna të rinj dhe me dëshirë. Nëse japim maksimumin, do të marrim fitore në këtë ndeshje”.

MBIJETESA – “Në janar kur erdha unë këtu, asnjë nuk ishte i dorëzuar. Me kalimin e kohës, rritëm lojën dhe morëm rezultatet. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, jam i bindur se do të mbijetojmë në Superiore”,- u shpreh mesfushori.

Kalaja: Kastrioti ka uri për pikë, nuk jemi të rënë nga Kategoria
Mesfushori i Kastriotit, Arlind Kalaja ka folur për “Supersport” para ndeshjes së fundjavës përballë La5it, ku tha se kampionati nuk ka mbaruar dhe Kastrioti nuk mund të quhet i rënë nga Kategoria. Mes të tjerash, 23-vjeçari foli edhe për ambientimin e tij te skuadra krutane, ku u transferua gjatë muajit janar.

AMBIENTIMI – “Këtu jam pritur shumë mirë dhe jam habitur me ambientin që kam gjetur këtu. Janë të gjithë çuna të rinj që punojnë me dëshirë, trajneri ka krijuar një atmosferë shumë të mirë dhe më pëlqen realisht shumë”.

SITUATA – “Të gjithë e konsideronin Kastriotin si të rënë nga Kategoria, por ka ndryshuar komplet rrjedha e ngjarjeve pas rezultateve të fundit. Skuadra ka uri dhe kërkon maksimumin në çdo ndeshje”.

LAÇI – “Është një ndeshje e vështirë dhe e dimë futbollin që ka Laçi, agresiv dhe shumë cilësor. Por ne do futemi në këtë ndeshje për të marrë maksimumin dhe kemi besim se do të dalim me sukses”.

MBIJETESA – “Normalisht është një objektiv shumë i vështirë. Nuk jemi të rënë nga Kategoria, për ne nuk ka mbaruar asgjë. Është diçka pozitive që kemi marrë tre fitore në katër ndeshje, por nuk ka mbaruar asgjë dhe të vazhdojmë kështu”,- përfundoi Kalaja.

Zyrtare | Kukësi e huazon, Kalaja transferohet te Kastrioti
Skuadra e Kastriotit ka siguruar një tjetër firmë të rëndësishme në këtë merkato janari. Pas plot 11 përforcimeve deri më tani, krutanët kanë arritur akord ehde me Kukësin për huazimin e mesfushorit, Arlind Kalaja.

Njoftimi i Kukësit

Klubi zyrtarizon transferimin e mesfushorit Arlind Kalaja tek skuadra e Kastriotit.

23-vjeçari i cili u bashkua me ekipin tonë gjatë merkatos së verës, do të kalojë me formulën e huazimit tek skuadra krutane.

Marrëveshja është arritur sot me pëlqimin e mesfushorit dhe Kalaja do të do të jetë lojtar i Kastriotit deri në fund të sezonit futbollistik 2018- 2019.

“Mbledhje” për të sqaruar situatën, Kalaja dhe Rexhinaldo takim me drejtuesit
Edhe pse fitorja duket se ka sjellë qetësinë te Kukësi, që ngushtoi diferencën me kryesuesit, ai rritim i Rexhinaldos në sekondat e fundit të ndeshjes e ka prishur harmoninë në ekip.

Sulmuesi nga Mozambiku u duk i irrituar me trajnerin Cungu, të cilit nuk i pranoi përgëzimet kur po ulej në stol. Edhe pse fillimisht u duk se inati ishte me teknikun shkodran, numri një i stolit sqaroi pas ndeshjes se ishte një keqkuptim. Te Kukësi bëjnë me dije se Rexhinaldo ka menduar se Arlind Kalaja e ka ofenduar dhe kjo ka sjellë reagimin e 29-vjeçarit.

Siç bëhet me dije nga burime të sigurta, trajneri Armando Cungu, drejtori Nderim Nexhipi, sulmuesi Rexhinaldo dhe Arlind Kalaja janë takuar për ta sqaruar këtë situatë, që duket paksa jo normale, pasi sulmuesi nuk kishte pse të shfrynte te trajneri, nëse kishte pakënaqësi me shokun e skuadrës. Para seancës stërvitore të ditës së djeshme, dy lojtarët kanë biseduar për afro 30 minuta me trajnerin dhe drejtorin për të “sheshuar” gjithçka.

“Kupa e Pezë-Helmësit”, te Kukësi janë në humor
Kukësi është larg pritshmërive, teksa skuadra verilindore ndodhet 10 pikë pas Partizanit kryesues. Në tre ndeshjet e fundit, të besuarit e Cungut nuk kanë mundur që të fitojnë asnjë ndeshje dhe pushimi duket se erdhi në momentin e duhur për të rifituar qetësinë e munguar, ndonëse te Kukësi dihet që nuk heqin asnjëherë dorë nga një objektiv, për sa kohë matematikisht mund ta arrijnë.

Klima në skuadër duket e mirë, të paktën kjo kuptohet nga fotot që sportistët postojnë në rrjetet sociale. Dino Shpehar ka postuar një foto sot me Arlind Kalanë, Ardian Cuculin dhe Donjet Shkodrën. Mbi foto shkruhet “Kupa e Pezës-Helmës, 4+1”. Siç kuptohet, sot kuksianët kanë zhvilluar një mini-turne dhe kroati e i ka vënë dhe emër, përderisa ai dhe skuadra e tij kanë fituar.

Ndeshja e radhës për Kukësin është ajo me Kamzën, që është programuar për t’u luajtur këtë të diel në transfertë. Pozitiv fakti se skuadra mund të jetë përshtatur me terrenin e këtij stadiumi, pasi aty ka zhvilluar dy ndeshjet e fundit si pritës.

Tjetër “hall” për Cungun, një tjetër mesfushor përfundon në infermieri
Kukësi fitoi me jo pak vështirësi ndaj Kastriotit, teksa u deshën që Shameti dhe Uilliam të zhvlerësonin golin e Roxherit. Loja la jo pak për të dëshiruar, por kuksianët u justifikuan dhe me terrenin aspak të përshtatshëm që nuk i la lojtarët të tregonin aftësitë e tyre. Për objektivat që kanë verilindorët duhet me doemos vazhdimësia, por në horizont është një përballje mjaft e vështirë, pasi do të takohen me Laçin.

Ndeshja luhet sërish në “Elbasan Arena”, por me ndryshimin se bardhezinjtë konsiderohen si pritës këtë radhë. Dëmtimet kanë qenë problemi më i madh i Kukësit, teksa Musolli ka pësuar një dëmtim që do e mbajë jashtë dhe për disa muaj, ndërsa Rrumbullaku do të rikthehet vetëm në fundin  fazës së dytë. Gjithsesi, infermieria te Kukësi duket se nuk ka pushim, pasi një tjetër lojtar ka shfaqur probleme.

Arlind Kalaja është në dyshim për sfidën e radhës. Shkodrani ka një  problem në gju dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën e kësaj jave. Anësori vijon me intensitet terapinë, për të qenë i gatshëm që këtë sfidë. Kalaja ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje me Kukësin, megjithatë vetëm njërën nga katro sfida e ka nisur që nga minuta e parë.

Zyrtare, Kalaja rinovon me Vllazninë
Më në fund ka lëvizje pozitive te Vllaznia, edhe pse jo ndonjë lajm i bujshëm. Nuk ka të reja nga çështja Shtubina, por ndërkohë ka ardhur firma e parë për sezonin e ri.

Vllaznia ka zyrtarizuar sot rinovimin me sulmuesin Arlind Kalaja, i cili ishte pa kontratë prej 31 majit.

Tashmë 21-vjeçari ka firmosur për një vit, duke preferuar të vazhdojë procesin e rritjes te Vllaznia, ku kampionatin e fundit luajti 23 ndeshje, duke u përshtatur në disa role.

Zeka: Nuk ka çështje “Kalaja”, shkodranët nuk ikin
Drejtori sportiv konfirmon mesfushorin si pjesë të Vllaznisë, ndërkohë që reagon për lajmet e largimit të treshes Dibra, Erkoçeviç, Hajdari

Gaspër Marku

E shtuna ka qenë dita e dytë e stërvitjes për skuadrën kuqeblu në këtë start të procesit të përgatitjeve për sezonin futbollistik 2017-2018. Ashtu si edhe një ditë më parë, seanca stërvitore është zhvilluar në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”. Në ndryshim nga një ditë më parë, nga 22, dje numri i futbollistëve ka qenë 23.

Arlind Kalaja është emri që i është shtuar grupit kuqeblu, duke u vënë në dispozicion të teknikut Cungu ashtu si edhe kolegët e tjerë të skuadrës. Mungesa e Kalasë në seancën e parë stërvitore u shoqërua me komente nga më të ndryshmet, të cilat ndër të tjera bënin të ditur se me skadimin e afatit të kontratës në fund të majit, në këmbim të vazhdimit të bashkëpunimit me kuqeblutë ai kërkonte kushte të tjera kontrate me klubin Vllaznia.

Gjithsesi, edhe pse burimet në fjalë vinin nga brenda klubit kuqeblu, ka qenë drejtori sportiv Eugent Zeka që ka marrë përsipër të sqarojë situatën rreth futbollistit në fjalë. Në një prononcim të posaçëm për “Sport Ekspres”, Zeka tha dje teksa ndiqte nga afër seancën stërvitore të Vllaznisë në “Reshit Rusi”, se nuk ka asnjë çështje “Kalaja”. Sipas tij, mungesa e futbollistit në ditën e parë stërvitore ka pasur të bëjë me problemet familjare që shoqërojnë sportistin.

Për ta bërë edhe më bindëse deklaratën e tij rreth situatës që shoqëron Kalanë, drejtori Zeka konfirmoi se për mungesën e premtes ka pasur lejen e tij si zyrtar i klubit Vllaznia.

Përpos çështjes “Kalaja”, ka edhe diçka tjetër për të sqaruar. Kjo ka të bëjë me futbollistët Arenc Dibra, Bekim Erkoçeviç dhe Arsen Hajdari, të cilët duke qenë se nuk u panë të jenë të pranishëm në seancën stërvitore të ditës së parë, u aludua se mund të jenë larguar. Sipas Zekës, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, sepse futbollistët në fjalë janë pjesë e klubit Vllaznia dhe për momentin janë llogaritur si kontigjent i Vllaznisë B”, por që në vazhdimësi mund të ketë edhe lëvizje të tjera në këtë drejtim.