Kajehon

Nuk ia pranuan bluzën, napoletanët dalin krah Kajehon
Nje episod aspak i denjë i ka ndodhur Hoze Kajehon pas fundit të ndeshjes mes Napolit dhe Frozinones, që përfundoi me fitoren e pastër 2-0 të të kaltërve. Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Kajehon është drejtuar te tifozët dhe i ka hedhur bluzën e tij për ta marrë njëri prej tyre.

Askush nuk e ka marrë, përkundrazi e kanë kthyer mbrapsht. Ky episod vjen pas lajmeve se lojtari do të largohet në fund të sezonit. Sulmuesi ka që nga 2013 në “San Paolo”. Qytetarët e Napolit, me reagimet e tyre janë më Kajehonin dhe e dënojnë gjestin e një grushti tifozësh në ndeshjen e fundit.  Çdokush nga ata do e vishte me krenari bluzën e një lojtari që e ka mbajtur me nder fanellën e ekipit të tyre të dashur.

Ka reaguar në rrjetet sociale edhe shoku i tij te Napoli, Kalidu Kulibali, i cili e ka inkurajuar, duke shkruar se çdokush dëshiron ta veshë fanellën e tij. Një moment i vështirë ky për lojtarin, që me shumë mundësi do të ndikojë në vendimin e tij për të ardhmen.

Napoli për përmbysjen e madhe, Ançeloti: Guxim, zemër dhe tru! Ia dalim me tifozët
Napoli i Karlo Ançelotit humbi me rezultatin 2-0 në çerekfinalen e parë kundër Arsenalit në Europa League, ndërsa nesër do të tentojë një “remuntada” të madhe në një “San Paolo” të zjarrtë. Italiani foli sot në daljen për mediat një ditë para ndeshjes.

Trajneri beson te përmbysja. Sipas tij, nëse luajnë me zemër dhe me mendje, gjithçka është e mundur. Karleto jep dritën jeshile mbi qëndrimin e spanjollit Kajehon dhe e mbyll me humbjen e papritur të Juventusit mbrëmë.

MUNDËSIA E PËRMBYSJES – “Do të na duhet të luajmë me zemër dhe me tru. Duhet të mos na mungojë guximi. Nuk duhet të jemi aq të depërtueshëm në mbrojtje. Të bëjmë ndeshjen perfekte. Tifozët do të jenë një shtysë e madhe për të triumfuar. Rezultati na penalizon, por ne do bëjmë çfarë kemi në dorë.”

KAJEHON – “Do të qëndrojë. Kjo është dëshira e tij dhe e jona. Është një lojtar që e ndjen rëndësinë e fanellës së kësaj skuadre. Ai është pikë kyç për ne.”

KAPITULLIMI I JUVENTUSIT – “Mbrëmë u dëshmua se në Evropë gjithçka është e paparashikueshme. Juventusi nuk e përgatiti mirë ndeshjen. Ajaksi u tregua një ekip i madh. Ata gjithmonë prodhojnë lojtarë të mëdhenj. Në Itali është e pamundur të programosh për të ardhmen, sepse të gjithë duan rezultat menjëherë”, përfundoi Ançeloti.

Sarri “prishi” planin Suso-Kajehon
Të shtunën në mbrëmje Seria A na dhuron një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit. Napoli ndeshet me Milanin dhe pritet një duel i zjarrtë. Djemtë e Ançelotit duan të vazhdojnë me fitore, ndërsa pritet me interes të madh debutimi i kuqezinjve, të cilët nuk luajtën përballjen me Xhenoan për shkak të tragjedisë në qytetin e Xhenovës.

Në fushë priten të zbresin dhe dy lojtarë që për fare pak mund të luanin me uniforma të kundërta. Flasim për Suson dhe Kajehon. Klubet kishin arritur një akord për shkëmbimin kokë me kokë, siç citon “Tuttosport”. Milan dhe Napoli kishin arritur marrëveshjen për shkëmbimin e dy spanjollëve, por kjo gjë nuk u realizua kurrë.

Suso ishte një nga të preferuarit e Sarrit, por ai u largua drejt Çelsit, ndërsa për Ançelotin, ai nuk ishte një prioritet. Më vonë u ndërruan dhe drejtuesit e klubit të Milanit dhe spanjolli u bind për të qëndruar në Milano.