Kairat

Arrogancë kazake, drejtuesit acarohen në konferencë shtypi
Trajneri i Kairatit i konsideronte të gjitha pyetjet si provokim dhe ka qenë jo pak nervoz: Nuk e llogarisim fare Skënderbeun!

Të acaruar dhe mendjemëdhenj janë shfaqur dje në konferencën e shtypit përfaqësuesit e Kairatit. Konkretisht, trajneri Chadaxe ironizonte në çdo përgjigje, duke treguar arrogancë. Ai theksoi se ekipi i tij nuk e llogarit fare Skënderbeun. Trajneri Chadaxe është prezantuar bashkë me përkthyesin shqiptar dhe sulmuesin Gohu në sallë. Përkthyesi ka bërë të ditur se trajneri gjeorgjian e kishte porositur sulmuesin Gohu të kishte kujdes, pasi do të provokohej. Pse ky mendim? Vetëm trajneri i Kairatit e dinte… Pak më vonë ai është treguar mjaft ironik dhe ka anashkaluar pyetjet e të pranishmëve në sallë. I pyetur pse bënte këtë gjë, trajneri mik u përgjigj: “Po na provokoni” Këtu nisi edhe acarimi në sallë, me shumë debat dhe pak përgjigje. Trajneri dhe futbollisti i Kairatit u shfaqën shumë mendjemëdhenj në ato pak përgjigje, ku thanë se nuk e diskutonin aspak kualifikimin. Deri në fund trajneri Chadaxe ka bërë ironi. Në fund ka thënë: “Do ta shikoni kush është Kairati.” Edhe pas konferencës së shtypit ka pasur debate dhe operatorët nuk janë lejuar të filmojnë në pistë nga një bodigard i Kairatit. Në nisjen e seancës stërvitore ka pasur vetëm të qeshura nga futbollistët dhe trajneri, i cili ka dashur t’i mbajë me moral të lartë. Hera e parë që ndodh një situatë e tillë në Korçë me skuadrat e huaja.

EUFORIA – Ish-trajneri i Gjeorgjisë, që dy vite më parë mundej 3-1 nga Shqipëria, është shprehur se Kairati i tij nuk e llogarit kualifikimin, pavarësisht barazimit 1-1 na Almati. Chadaxe është dukur shumë euforik dhe për 20 minuta më shumë qeshte me ironi se përgjigjej. Ja çfarë tha Kakaber Chadaxe për ndeshjen e sotme: “Para ndeshjes së parë, e dija nivelin tuaj dhe kishim respekt për Skënderbeun. Mendoj se nesër (sot) do të zgjidhet gjithçka, pasi nuk e diskutojmë kualifikimin. Do të kërkojmë kalimin në turin tjetër dhe do ta shikoni në fushë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Sigurisht, nuk do ta kemi të lehtë. Kurrë nuk e kemi parë me një sy tjetër këtë takim. Eshtë një detyrë për të dy ekipet dhe më mirë t’ia lëmë fushës për të parë ç’do të ndodhë. Nuk e dini çfarë ekipi do të ketë përballë Skënderbeu dhe këtë do ta mësoni nesër (sot). Nuk mund të zbuloj asgjë. Luajmë në fushën tuaj dhe çfarë pastaj? Nuk ka asgjë për t’u trembur, edhe ju këtu në konferencë prisni vetëm fundin e ndeshjes. Nëse eliminohemi? Nuk e di, nuk e kam menduar kurrë një gjë të tillë. Le t’ia lëmë fushës. Mos harroni se në pjesën e dytë në Kazakistan patëm një epërsi të madhe. Tashmë kemi më shumë informacion për Skënderbeun. Nuk besoj se kemi probleme me ndryshimin e orarit, edhe pse këtu ka 4 orë ndryshim. I vetmi shqetësim ishte largësia kaq e madhe nga aeroporti e deri këtu në Korçë. Di që nuk lejohet më shumë se 70 kilometra distanca, por ja që kjo është distancë më e madhe. Kam qenë edhe dy vite më parë në Shqipëri, pasi kam qenë trajner i Gjeorgjisë dhe mund të themi se futbolli juaj është rritur goxha. Europiani ju ka bërë mirë dhe kjo vërehet qartë. Gjithsesi, nesër (sot) takohemi në këtë sallë me ne në turin e tretë të Europa League. Nuk e diskutojmë një gjë të tillë”.

Kairati mbërrin në Korçë, edhe Iliçeviç në dispozicion
Kairat Almati ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe pasi ka kaluar natën në hotel, paraditen e sotme ka zbarkuar në Korçë. Klubi kazak ka udhëtuar që dje për në Shqipëri, për faktin se i duhet të bënte mijëra kilometra me avion dhe skuadra kiste nevojë të rikuerponte energjitë, por edhe të përshtatej me ndryshimin e orarit.

Ndërkaq, në grupin kazak kanë qenë të gjithë lojtarët, edhe ata që mungonin në ndeshjen e vajtjes. Natyrisht, bie në sy kroati Ivo Iliçeviç, një ndër yjet e kësaj skuadre, i cili mungoi për dëmtim javën e shkuar, por me shumë gjasa do të jetë titullar të enjten dhe Skënderbeu do të duhet ta ruajë me shumë kujdes.

Sot Kairati do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore në stadiumin Skënderbeu.

Arshavin: Rival shumë cilësor, tani do vuajmë
Mesfushori i famshëm i Kairat Almatit, Andrei Arshavin, foli pas ndeshjes së barazuar ndaj Skënderbeut, duke pranuar se tashmë Kairati nuk është më favorit për kualifikimin.

“Ishte një ndeshje e vështirë, mjaft e ekuilibruar. Rezultati prëfundimtar i vlen më shumë Skënderbeut, natyrisht. Në pjesën e parë vuajtëm shumë, në të dytën patëm raste të mira. U pa qartë që skuadra shqiptare kishte një skuadër mjaft cilësore, që di të luajë mirë futboll. Tani, në ndeshjen e kthimit na pret një sfidë shumë e vështirë, nuk jemi favoritë”.

Skënderbe, je super!
Një duartrokitje për Skënderbeun, jemi apo nuk jemi tifozët të klubit korçar, sepse në Europë jemi të gjithë shqiptarë.

Bardhekuqtë, që këtë vit për herë të parë e mbyllën pa titull pas disa vitesh dominim total, nuk janë tronditur as nga heqja e titullit të shkuar dhe mbeten përfaqësues të shkëlqyer të Shqipërisë në kupat e Europës.

Edhe Kukësi u paraqit në mënyrë dinjitoze në Tiraspol, por Skënderbeu sot u paraqit edhe më mirë, duke marrë një barazim 1-1 që i jep shpresa të mëdha për kualifikim.

Nuk bëhet fjalë vetëm për rezultatin, shumë i mirë, por sidomos për lojën, që ishte vërtet për t’u krenuar për Skënderbeun.

Që në minutën e 10-të Kairati gjeti golin me disa kombinime fantastike dhe u duk se Skënderbeu u trondit, por jo. Skuadra e drejtuar nga Daja ruajti qetësinë, u organizua dhe me kalimin e minutave filloi të dominonte, duke krijuar taste të shumta, me protagonist absolut Liridon Latifin, i shkëlqyer edhe në këtë sfidë.

Megjithatë, golin e shënoi Nimaga 20 minuta para fundit, me maliganin që u gjend në vendin e duhur kur portieri kundërshtar grushtoi një gjuajtje nga jashtë zone prej… Latifit!

Kaq, sepse Kairati nuk mundi të bënte më shumë, ndaj një Skënderbeu shumë kompakt dhe të qetë. Tani duhet një tjetër paraqitje e tillë dhe në Korçë kualifikimi është i garantuar.

E enjte, 16.45, Almati, Kazakistan

Kairat Almati – Skënderbeu      1-1

Shënues: Gohu 10′ / Nimaga 70′

Kairat: Pokatilov – Akhmetov, Elek, Bateau, Sujumbajev – Kuat, Bakaev – Islamkhan (Turisbek 84′), Arshavin, Isael (Anene 90′) – Gohu

Skënderbeu: Shehi – Mici, Radash, Jashanica, Vangjeli – Osmani – Nimaga, Lilaj – Latifi, Taku (Gavazaj 80′) – Xhejms (Muzaka 90’+1)

Kartonë të verdhë: Isael 45+2’, Bakaev 50’ / Radas 50’, Mici 63′, Vangjeli 76′

EPISODET

10′ GOL KAIRATI. Pas një fillimi mjaft të qetë dhe me ekuilibër, Kairati shënon një gol fantastik. Aksion me një takim në të majtë të sulmit, pasim në qendër të zonës për sulmuesin kryesor Gohu dhe afrikani nuk fal me të majtën.

15′ Latifi nga e majta e sulmit, gjuan shumë bukur me të djathtën, grushton po aq bukur portieri kazak. Rreziku i parë serioz në portën vendase.

19′ Sërish Skënderbeu i rrezikshëm. Latifi i pandalshëm, fiton një faull jashtë zone, nga pozicion mjaft i mirë. Vetë Latifi gjuan, por paksa mbi traversë. I pafat mesfushori ynë.

48’ – Sabien Lilaj tenton me një goditjë nga distanca, e pasaktë gjuajtja e korçarit

49′ – Moment tensioni në fushë, Bakaev dhe Radas ndëshkohen me kartonë të verdhë

53’ – Lilaj kroson në zonë, Nimaga me kokë e devijon lehtë dhe topi shkon jashtë kuadratit

54’ – Latifi gjuan me forcë tokazi nga rreth 22-23 metra, ballore gjuajtja e tij që shkon në duart e portierit vendas

62’ – Arvashin dhuron spektakël, shmang tre lojtarë, i afrohet zonës dhe tenton të godasë, por ndalet nga mbrojtja korçare

67’ – kthim i gabuar i topit nga korçarët, topi shkon te Gohu që e devijon lehtë topin, Shehi nuk e lejon atë të rrjetë. Mundësi tjetër për Isael, që gjuan mbi tra

70’ – GOL SKËNDERBEU! Sulm i Skënderbeut nga e djathta, Vangjeli fut topin në zonë dhe pas një devijimi të lehtë përfundon te Latifi. Gjuan kosovari dhe pas pritjes së portierit ishte Nimaga që nuk gaboi pak metra me portën

79’ – Arshavin godet fort brenda zonës, Shehi ndalon gjuajtjen e mesfushorit rus

MERR FUND, BARAZIM 1-1!

Rivali i Skënderbeut “bombardon” në fushë e në merkato
Misioni i Skënderbeut në Europa League është tepër i ndërlikuar dhe përballja me Kairat Almatin ka shumë vështirësi.

Së pari, përballë është një klub shumë i organizuar dhe i pasur, me për grup të shkëlqyer lojtarësh, ku spikat sulmi i jashtëzakonshëm.

Së dyti, Kairati është në kulmin e sezonit, është i dyti në kampionat pas 20 ndeshjesh.

Së treti, Kairati është në formë të frikshme dhe ka fituar 9 ndeshjet e fundit, në 8 prej të cilave ka shënuar 2 gola e lart për takim. Fitorja e vetme 1-0 erdhi dje, por Kairati luajti me rezerva jashtë fushe.

Së fundi, Kairati vazhdon të përforcohet, sepse ditët e fundit ka zyrtarizuar huazimin nga Krilia ruse të qendërmbrojtësit Sheldon Bato. Titullar te Krilia dhe te kombëtarja e Trinidad-Tobagos, Bato shkëlqeu dje në debutim dhe është një përforcim super për mbrojtjen e Kairatit.

Andorra ishte shëtitje, Skënderbeu shihet ndaj Kairatit
Njihuni me Kairatin, legjendën e Kazakistanit, skuadër që vlen tre herë më shumë se Skënderbeu dhe që ka disa vite që na është bërë makth

Pasi kaloi me lehtësi andorrasit e San Zhulias, të paktën në Andorra, Skënderbeu mendon menjëherë për turin e ardhshëm. Bën mirë të mendohet gjatë e të punojë fort, sepse Kairat Almati është një rival i frikshëm. Askush të mos thotë: Hajt, se kazakë janë! Jo, vërtet janë kazakë, por në dekadën e fundit kanë investuar aq shumë e aq mirë në sport, saqë tani na japin leksion.

KUSH ËSHTË KAIRATI – Klub i themeluar në vitin 1954, me emrin  Lokomotiv Alma-Ata, Kairat Almati mund të krenohet me një fakt historik të pashoq: është klub i i vetëm kazak që ka luajtur në elitën e futbollit të ish-Bashkimit Sovjetik, krenaria e madhe e Kazakistanit për dekada të tëra. Në vitin 1986 e mbylli në vendin e shtatë në divizionin e parë rus dhe në total ka luajtur 24 sezone në elitën e futbollit sovjetik, një rekord për një klub të Azisë Qendrore. Në Kazakistan Kairati ka fituar 2 tituj kampionë, 1992 e 2004, si dhe 7 kupa e një Superkupë, vjet. Në vitin 2006 klubi u përfshi nga një krizë e thellë financiare, por në vitin 2007 një grup biznesmenësh mori klubin dhe investoi 4 milionë dollarë në të. Nuk mjaftoi, sepse në fillim të vitit 2009 Kairati falimentoi dhe zbriti nga kategoria. Gjithsesi, brenda vitit erdhi ngjitja në Premier Ligë dhe aty nisi ngjitja graduale.

NË KUPAT E EUROPËS – Kairati ka fituar në vitin 1971 Kupën e Hekurudhave, duke mundur Rapidin e Bukureshtit. Kompeticioni nuk ekziston më, por ishte një triumf kontinental, i pari për një klub sovjetik. Pas pranimit të Kazakistanit në UEFA, Kairati ka luajtur 7 herë në turet kualifikuese të kupave të Europës, duke kaluar 4 herë turin, gjithmonë prej sezonit 2014/2015 e tutje. Në sezonin 2015/2016 Kairati pati kulmin e vet evropian, duke eliminuar me radhë Crvena Zvezdën serbe, Alashkertin e Armenisë dhe Aberdinin skocez, para se të ndaleshin në play-off nga Bordoja, që kaloi duke fituar 1-0 në Francë, pasi kishte humbur 2-1 në Kazakistan.

MAKTHI SHQIPTAR – Në 4 vitet e fundit Kairati po shkëlqen në Europë dhe për dreq, gjithnjë po përballet me klube shqiptare. Në sezonin 2014/2015 u ndesh me Kukësin, duke fituar 1-0 në shtëpi e barazuar 0-0 në Tiranë. Vjet masakroi Teutën, me dy fitore 5-0 e 1-0, tani do të ndeshet me Skënderbeun.

AVANTAZHI – Nëse Skënderbeu ka në këmbë vetëm 2 ndeshjet kundër San Zhulias, Kairati është shumë herë më mirë fizikisht. Kampionati kazak është në kulmin e vet dhe Kairati është i dyti, me 40 pikë në 19 ndeshje, 8 pikë larg Astanas. Në 19 ndeshje, 11 fitore, 7 barazime e vetëm një humbje, me plot 43 gola të shënuar, vetëm një më pak se Astana. Në 8 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet Kairati ka vetëm fitore!

SKUADËR YJESH – Në transfermarkt.de Kairat Almati vlen rreth 18 milionë euro, ndërsa Skënderbeu rreth 7 milionë euro. Ta kemi të qartë që tani: në emra, Kairati është shumë më superior se Skënderbeu. Ne kemi lojtarë të mirë, por jo yje, ndërsa përballë kemi lojtarë me CV të frikshme, mjafton të përmendim pak emra: spanjolli Sezar Arzo, ish-mesfushori i njohur i Hamburgut Iliçeviç, rusi i famshëm Andrej Arshavin dhe sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Gohou. Këta 3 të fundit shënojnë “lumë golash”, mjafton të shihni dy ndeshjet e turit të parë në Europa League: Iliçeviç 3 gola, Gohou 3 gola, Arshavin 2 gola.