Josip Maria Bartomeu

“Mesi do të luajë deri 45 vjeç, do i ndërtojmë 10 statuja! Të gjithë më bëjnë këtë pyetje”
Leo Mesi mbush 32 vjeç me datë 24 qershor, por kjo gjë nuk po e pengon aspak yllin argjentinas që të vazhdojë të dominojë dhe dhurojë magji e emocione në fushat e blerta. Josip Bartomeu ka folur për kapitenin e tij në një prononcim për mediat angleze. Presidenti i Barcelonës nuk i kursen elozhet për numrin 10.

“Do të luajë Mesi sot?”. Homologët kundërshtarë bëjnë gjithmonë të njëjtën pyetje kur përballen me ekipin katalanas në “Camp Nou”. Bartomeu ka një dëshirë dhe shpreson që stadiumi i ri (punimet nisin në vitin 2020 dhe mbarojnë në vitin 2023) ta shohë përsëri kapitenin në fushë.

“Leo është vetëm 31 vjeç. Shikoni me çfarë force e ka goditur topin në golin e tretë kundër Liverpulit. Është shumë larg portës dhe ai top fluturon me të vërtetë. Leo është më i fortë se kurrë. Tërheqja? Vazhdoj të mendoj se është shumë larg. Do të ishte fantastike ta kishim në skuadër kur të inaugurojmë stadiumin e ri. Mesi do të jetë 35 vjeç kur stadiumi të jetë gati? Shpresoj që të vazhdojë të luajë deri në moshën 45-vjeçare.

Një statujë për të? Jo një, do të ketë 10 të tilla! Kemi një të Kubala dhe po përgatisim një për Johan Krujf. Ditën që Mesi do të tërhiqet nga futbolli… Unë nuk do të jem president, kjo është e sigurt. Presidentët e skuadrave të tjera më pyesin gjithmonë për të kur vijnë në ‘Camp Nou’. Interesohen nëse Leo do të luajë. Bëjnë tifozllëk për skuadrat e tyre, por e dashurojnë futbollin dhe duan ta shohin Mesin në fushë. Nuk kemi patur vështirësi për ta mbajtur në ekip. Kemi arritur të kemi trajnerë dhe futbollistë me të njëjtën filozofi. Kemi zhvilluar gjithmonë stili tonë të futbollit dhe Mesi është ndjerë për mrekulli. Përse duhet të ndërrojë klub?”, përfundon kreu i klubit të Barcelonës

Bartomeu snobon Nejmarin: Dembele më i mirë se ai!
Verën e vitit 2017, Barcelona shiti Nejmar drejt PSG-së, duke e shndërruar brazilianin në lojtarin më të shtrenjtë të historisë së futbollit, me 222 milionë euro, që përfunduan në arkat e katalanasve. Usman Dembele u përzgjodh si zëvendësues i Nejmar, ku francezi u ble nga Borusia e Dortmundit.

Më vonë, u transferua dhe Filipe Kutinjo nga Liverpuli, por gjithsesi, duket se mungesa e “O’Ney”, vijon të ndihet në “Camp Nou”. Prej kohësh, mediat kanë spekuluar në një rikthim të mundshëm të tij te Barcelona, por gjithnjë diçka e tillë është mohuar.

Së fundmi, në një intervistë për mediat spanjolle ka folur presidenti i ekipi blaugrana. Josip Maria Bartomeu është pyetur mbi rikthimin e mundshëm të Nejmar, por përgjigja e tij ka qenë e prerë dhe e qartë, duke thënë se Dembele është më i mirë se sulmuesi brazilian.

“Nuk do të them po apo jo për rikthimin e tij. Do të them vetëm kaq: Me paratë që fituam nga Nejmar, transferuam dy lojtarë si Dembele dhe Kutinjo. Dembele është më i mirë se Nejmar. Është te Barça dhe është më i mirë”, përfundoi presidenti Bartomeu.

Bartomeu: Pas Mesit nuk ekziston askush! Nejmar? Nuk donim ta shisnim
Barcelona viziton sonte në mbrëmje Lionin, aty ku do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij raundi në Champions. Ekipi katalanas është ndër favoritët e fitimit të kompeticionit më të rëndësishëm për klube dhe Mesi me shokë do të bëjnë maksimumin për t’ia arritur kësaj.

Josip Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka folur rreth sfidës së sotme për “Le Figaro”, ndërsa ndalet dhe tek e ardhmja e Leo Mesit. Kreu i  klubit spanjoll jep mendimin e tij për Adrien Rabiot dhe Nejmar. I pari do të jetë një lojtar i lirë në verë dhe emri i tij lakohet si përforcim i Barçës, ndërsa braziliani e ka zgjedhur rrugën e tij dhe nuk mund të rikthehet më në Katalunjë.

MESI – “Të them të drejtën po mendojmë për të ardhmen e Leo Mesit në klub, por ka kohë për një gjë të tillë. Mesi është akoma i ri, është 31 vjeç dhe niveli i tij po vjen në rritje. Besoj se do të vazhdojë të luajë dhe pas vitit 2021. Di të them që kur Mesi të tërhiqet nga futbolli, askush nuk do të mund ta zëvendësojë atë. Është e pamundur. Pas Mesit nuk ekziston askush, as te Barcelona dhe askund tjetër. Trajnerit do i duhet të fillojë të mendojë se si do të luajë skuadra pa të.”

RABIOT – “Nuk ka patur asnjë kontakt me të, por edhe nëse do të ishte e kundërta nuk do ta bëja publike. Planifikimi për sezonin e ardhshëm do të bëhet në muajin mars. E vetmja gjë e sigurt e Rabiot është fakti që me datë 30 qershor do të jetë një lojtar i lirë.”

NEJMAR – “Ne zgjodhëm dy lojtarë sulmues pas shitjes së tij: Kutinjon dhe Dembelenë. Rrugëtimi ynë është i lidhur me këta dy futbollistë. Nuk dëshironim ta shisnim Nejmarin, por PSG ofroi shumë para. Blerja e lojtarëve të mëdhenj të shërben për të fituar dhe jo për të bërë biznes.”

CHAMPIONS – “E gjithë bota thotë që ne duhet të dalim në finale, por do të jetë e vështirë. Përballë Lionit do të hasim probleme, por jemi gati të bëjmë detyrën tonë dhe ta kalojmë këtë tur.”