Josa

Prishtina reagon, klubi vendos për të ardhmen e Josës
E ardhmja e Mirel Josës te Prishtina u vu në dyshim pas eliminimit të skuadrës kryeqytetase nga kualifikueset e Champions League. Medie të ndryshme në Kosovë raportuan se klubi kishte ndërprerë marrëveshjen me trajnerin që drejton Prishtinën prej dy sezonesh.

Megjithatë, klubi ka përgënjeshtruar këto lajme me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në njoftimin e bërë , klubi konfirmon se Josa do të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës dhe se lajmet për shkarkimin e tij kanë qenë të orkestruara .

70 ndeshje në krye të Prishtinës, statistikat e Josës flasin vetë
Mirel Josa ka bërë një punë shumë të mirë në krye të Prishtinës në IPKO Superliga dhe në takimin e djeshëm kundër Gjilanit, plotësoi plot 70 ndeshje në krye të kryeqytetasve. Në këtë sfidë jubilare, Josa dhe të besuarit e tij ia dolën të triumfonin 0-1 në transfertë, duke i dhënë Josës një rekord shumë pozitiv në krye të Prishtinës.

Në IPKO Superliga, Josa ka drejtuar 56 takime, ku ka marrë 35 fitore, 14 barazime dhe vetëm 7 humbje, një rekord për t’u pasur zili. Ndërsa në të gjitha kompeticionet, Josa ka drejtuar 70 takime: 43 fitore, 18 barazime dhe vetëm 9 humbje. Padiskutim një nga trajnerët më të mirë shqiptarë të momentit.

VIDEO | Prishtina e Josës nuk e lëshon kreun, Trepça zgjidh gjithçka në limite
Prishtina ia ka dalë të mundë Dritën në stadiumin “Fadil Vokrri”, falë golave të Meriton Korenicës në minutën e 58-të dhe Basit Khalid në minutën e fundit të kohës shtesë. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Mirel Josa merr sërish kreun e  “IPKO Superligës”, me një pikë diferencë nga ndjekësit e Ferronikelit.

Humbja ndaj Prishtinës konfirmon momentin negativ që po kalon skuadra nga Gjilani. Në katër takimet e fundit në kampionat, ekipi i Shpëtim Duros nuk ka arritur të dalë me tri pikët nga fusha e blertë.

Korenica 58′

Khalid 90+4

Trepça-89 ka marrë tri pikë të arta në përballjen e sotme ndaj Ballkanit. Skuadra mitrovicase vuajti jo pak në këtë takim, pasi goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutat e fundit të ndeshjes nga sulmuesi maqedonas Mirçesvksi. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Sabit Osmani shkon në vendin e shtatë, duke iu larguar përkohësisht zonës së play-out.

Prishtina 2 – 0 Drita

Shënues: Korenica 58′, Khalid 90+4′

Trepça-89 – Ballkani

Shënues: Mirçevski 90+1′

Josa: Te Tirana nuk kanë faj trajnerët, problemet janë te…
Mirel Josa ka qenë i pranishëm në “Selman Stërmasi” në ndeshjen e sotme midis Kukësit dhe Teutës. Në përfundim të takimit, trajneri i Prishtinës foli para gazetarëve në lidhje me Superioren në përgjithësi dhe veçanërisht ish-skuadrën e tij, Tiranën.

PROBLEMATIKAT E SUPERIORES – “E ndjek kampionatin shqiptar dhe jam në dijeni të të gjithave ngjarjeve më të fundit. Niveli aktual i skuadrave besoj se i përgjigjet klasifikimit të përgjithshëm. Mendoj se është një kampionat i luftuar dhe diferencat bëhen në momente të caktuara të ndeshjeve. Mendoj se barazimi i sotëm mund të merret me pozitivitet nga të dyja ekipet. Kukësi dhe Teuta zhvilluan një ndeshje të mirë, me raste nga të dyja palët.

“Kukësi, Partizani, Laçi, Teuta nuk po luajnë në fushën e tyre. Mendoj se problemi kryesor në Superiore është se skuadrat nuk kanë një shtëpi të tyre, që të ambientohen me qytetin si dhe tifozët. Këtë problem e kam pasur unë vjen në Kosovë me Prishtinën”

TIRANA – “Eksperiencën time te Tirana e quaj një ndër dështimet e karrierës sime. Kjo dhe për fakt të karakterit tim, që nuk ma lejoi të veproja në momente të caktuara ashtu siç e mendoja. Por këtë gjë duhet t’ia lemë kohës, ajo do të tregojë se çfarë po ndodh e çfarë ka ndodhur te Tirana dhe se kush janë fajtorët. Për mua Tirana është skuadra emblemë në Shqipëri, por aty duhet të dinë të menaxhojnë situatat. Te Tirana nuk kanë faj trajnerët.”

“Nuk besoj se Ardi (Mema) ka gabuar që mori përsipër këtë detyrë. Por, problemi është që, qëllimet e njerëzve që drejtojnë Tiranën cilat janë. Duhen zbardhur mirë qëllimet, që klubi të ketë një ecuri sa më të mirë. Këtu nuk flitet për individët, qoftë për president ose për njerëzit mbrapa presidentit. Këtu flitet vetëm për qëllimet që njerëzit kanë për klubet që drejtojnë. Nuk duhet të kapen për përfitimet individuale që ka njëri e tjetri, por duhet të shohim se çfarë duhet të bëjë skuadra që të ngrejë emrin e asaj skuadre”.

Ngjashmëritë me Cungun dhe Shkëmbin ? – “Edhe unë kam marrë nga trajnerët më të cilët kam punuar.  Armando është miku im prej shumë vitesh dhe kjo gjë dihet. Edhe me Bledin  kemi formuar një miqësi shumë të mirë kur kam qenë trajneri i tij. Një person që aspiron të bëhet trajner duhet të dijë se çfarë të “vjedhë” nga trajnerit, pasi secili prej nesh ka të mirat e të këqijat e tij”, përfundoi Josa

Josa: Na mungon pasimi i fundit, futbolli kosovar ndryshon shumë nga ai shqiptar
Mirel Josa nuk po kalon një moment të mirë me Prishtinën e tij. Humbja me Dritën nuk i ka lënë një shije aspak të mirë Josës, i cili pas ndeshjes u shpreh në “Gol pas Goli” në Supersport:

“Dominohet ndeshja kur fitohet dhe je konkret. Pjesën e parë ishim më konkret se kundërshtari, duke mos i krijuar hapësira aspak. Në pjesën e dytë ishte një rast që e kishim ne topin në zotërim dhe më pas erdhi ngatërresa që u shënua goli. Ishte i vetmi rast kur kundërshtari na goditi. Nuk është justifikim për mua. Edhe para se të pësonim kishim 2-3 raste ku duhet të kishim shërbyer më mirë. Më pas

“Konkurrenca është normale në Kosovë. Luhet futboll tjetër nga se luhet në Shqipëri. Nuk është problemi vetëm tek mungesa e golave, por dhe tek pasimi i fundit. Duhet që të jenë më të kujdesshëm lojtarët dhe të shërbejnë për shokët”.

“Në ato momente bëhemi pak konfuz dhe për aftësi të kundërshtarit që u mbrojt mirë”.

“Ndryshimi i trajnerit ishte plus për skuadrën kundërshtare. Lojtarët ishin të mobilizuar. Ishte ndeshje e fundit për të qenë aty ku i takon të jetë. E fitoi ndeshjen. Ishte një ndeshje e zakonshme. Vetëm 3 pikë mori kundërshtari. Çdo ndeshje ka rëndësinë e tij dhe kampionati është shumë i gjatë”.

Efekti “Duro”, Drita zgjohet dhe mposht Prishtinën e Josës
Pas katër humbjesh rresht, Drita është zgjuar dhe duket se ndryshimi në stol ka qenë vendimtar, sepse para pak ditësh drejtimin e mori Shpëtim Duro dhe debutimi ka qenë i mbarë, me fitore 1-0 ndaj Prishtinës.

Vendosi një gol nga Arbër Shala në minutën e 59-të, në një sfidë me shumë tension në tribuna e në fushë, me Liridon Lecin që doli me karton të kuq 10 minuta para fundit, por Prishtina nuk përfitoi.

Një fitore e artë për Dritën, e dyta sezonale, ndërsa Prishtina zbret në vendin e katërt, edhe pse vetëm 3 pikë larg kreut, që tashmë i përket Feronikelit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Gjilani reagoi pas dy humbjesh rresht, duke fituar 2-0 në fushën e Ferizajt, që tashmë është në krizë, me vetëm një pikë në 4 ndeshjet e fundit.

Më në fund qetësi për Josën, Prishtina mund Gjilanin
Skuadra e Prishtinës është rikthyer te fitorja pas dy barazime radhazi. Kryeqytetasit mundën në shtëpi Gjilanin falë golit të Diar Miftarajt në minutën e 80-të të takimit. Ky tri pikësh vlen shumë për trajnerin Mirel Josa, i cili në takimin e mëparshëm u bë shënjestër fyerjesh nga disa tifozë.

Në fundjavë Prishtina udhëton drejt Gjilanit për t’u përballur me Dritën, ku Josa do të ndeshet me një mik të vjetër si ish-trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, i cili para pak ditësh u emërua në postin e trajnerit te skuadra kampione në fuqi e Kosovës.

Kosova e dashuruar pas trajnerëve shqiptarë, tani duan dhe Mezanin
Futbolli kosovar po bën hapa para dhe duket se kanë gjetur një formulë që të krijojnë sa më shumë eksperiencë. Në dy edicionet e fundit ekipet kosovare kanë besuar se me ndihmën e trajnerëve shqiptar mund të rriten akoma dhe më shumë.

I fundit që u transferua në Kosovë ishte Shpëtim Duro, por duket se mund të kemi një tjetër lëvizje në “Rrugën e Kombit”. ”Gazeta Olle” raporton se skuadra e Prishtinës ka kontaktuar ditën e djeshme ish-trajnerin e Flamurtarit dhe të Laçit, Gentian Mezanit.

Ka qenë vetë presidenti Remzi Ejupi që ka takuar trajnerin vlonjat, por duket paksa e çuditshme kur Mirel Josa vijon punën në krye të skuadrës kryeqytetase. Duket se situata nuk është aspak e mirë, pas rezultateve të fundit dhe aventura e Josës tek Prishtina po shkon drejt fundit.

Ballkani ndal vrullin e Prishtinës, ngec edhe Gjilani
Janë mbyllur në barazim të dyja ndeshjes e ditës së sotme të Superligës së Kosovoës. Prishtina e Mirel Josës ka barazuar 1-1 në trasnfertën ndaj Ballkanit. Kryeqytetasit shkuan të parët në avantazh falë golit të sulmuesit Mankenda, ndërsa për vendasit, shifrat i barazoi Blend Baftiu.

Në barazim pa gola ka përfunduar dhe takimi midis Drenicës dhe Gjilanit.  Katër ndeshjet e tjera të xhiros së katërt do të zhvillohen ditën e nesërme.

Java e 4-t

Sot

Ballkani – Prishtina         1-1

Shënues: Baftiu 72’ / Mankenda 54’

Drenica – Gjilani              0-0

Nesër

Kek-u – Trepaça 89

Ferizaj – Feronikeli

Drita – Llapi

Flamurtari – Lira Prizren

Josa fiton duelin me Maganin, Flamurtari surprizon kampionët
Në përballjen midis dy ish-trajnerëve të Superligës Shqiptare në Kosovë, i fituar ka dalë Mirel Josa, i cili arriti të dilte i fituar nga transferta e vështirë ndaj Trepçës, skuadër kjo e drejtuar prej gati një viti nga peqinasi Gugash Magani. Autogoli i Basriut dhe goli i Boshnjakut në limite mjaftuan për t’i dhënë tri pikët Prishtinës.

Flamurtari i Prishtinës ka befasuar me fitoren me përmbysje në Transfertës së Gjilanit. Kaja zhbllokoi ndeshjen për ndeshjen për kampionët në fuqi, por në pjesën e dytë Flamurtari përmbysi gjithçka falë golit të Shabanit dhe dopietës së Shillovës.

Ferizaj ka mundur në shtëpi Lirinë falë golit të Halitit, duke siguruar fitoren e parë për këtë sezon. Skuadra nga Prizreni pëson humbjen e dytë radhazi dhe renditet në fundin e tabelës me 0 pikë së bashku me KEK-un .

Rezultatet ditës së sotme

Trepça ’89 – Prishtina 0:2

Shënues: Basriu 23’ (aut), Boshnjaku 90’

Drita – Flamurtari 1:3

Shënues: Kaja 21’ / Kabashi 47’, Shillova 80’, 97’

Ferizaj – Liria 1:0

Shënues: Haliti 85’

Tabela e renditjes pas javës së dytë

Josa komenton dosjen e UEFA-s: Jam i pastër, nuk kam shokë në futboll
Mirel Josa ka lënë Shqipërinë për të punuar në Prishtinë, por nuk i ndahet Shqipëria, sepse ditët e fundit ka rinisur historia mes UEFA-s e Skënderbeut, me klubin korçar që pritet të përjashtohet për një periudhë mjaft të gjatë nga kupat e Europës.

Dosja e famshme përgatitur nga UEFA kundër Skënderbeut përfshin edhe emrin e Mirel Josës në pasazhe të ndryshme, por Josa, duke folur për Insporti.com në Kosovë, shprehet i bindur se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori dhe nuk ka ndonjë miqësi jashtë normales me askënd, as me Ardjan Takajn: “E para, unë nuk kam shokë në futboll dhe e dyta po ta kisha shok presidentin e Skënderbeut nuk do të më largonte nga skuadra e tij. Unë jam plotësisht i pastër dhe nuk më bëjnë përshtypje atë që shkruhet në media”.

Josa-Shkëmbi, dogana me Kosovën nuk ekziston më
Ata që futbollin e njohin mirë, e dinin që kjo do ishte çështje kohe. Që në momentin që Kosova u pranua me të drejta të plota në UEFA dhe klubet e tyre do luanin në kupat e Europës, pritej që dalëngadalë të kishte një kombinim rrethanash dhe forcash. Në kampionatin vendas lënda e parë nuk mungon, në çdo skuadër ka të paktën 3-4 talente që mund të rriten dhe të bëhen të rëndësishëm. Organizimi gjithashtu meriton duartrokitje, klubet po mundohen të ngrenë buxhetet dhe pagesat janë korrekte, madje duke konkurruar dhe Kategorinë Superiore. Sigurisht që disi mungon përvoja, por ky është një element që mund t’ia ofrojë Shqipëria.

I pari i rëndësishëm pas hyrjes në UEFA ishte Bledi Shkëmbi. Ish-kapiteni i Skënderbeut zbarkoi në verë në Prizren së bashku me 8 futbollistë shqiptarë që një vit më parë kishin luajtur në Superiore. Dogana e futbollit nuk ekziston më.

Në Prishtinë Josa sapo ka nisur punën si trajner dhe dalëngadalë pritet që shumë lojtarë me përvojë nga Shqipëria – gjithashtu dhe trajnerë të zbarkojnë në Kosovë. Fillimi është një ironi më vete.

Josa dhe Shkëmbi kanë punuar së bashku 4 vite në Korçë, njëri si trajner e tjetri si lojtar. Tani herët a vonë do jenë kundërshtarë. Si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri, kjo lloj qasje ka krijuar shumë entuziazëm. Është një mënyrë e mirë për të përfituar të gjithë. Klubet në Kosovë përvojën e trajnerëve dhe lojtarëve që kanë, sidomos shumë me shumë ndeshje ndërkombëtare në këmbë, futbollistët nga Superiorja përvojën e re, në një ambient të qetë dhe mbi të gjitha korrekt.

Virtualisht liga mbarëkombëtare po krijohet. Klubet shqiptare në Maqedoni gjithnjë e më sy po i hedhin sytë nga Kategoria Superiore, ndërkohë që Kosova dalëngadalë do mbushet me elementë nga Shqipëria. Përfitojnë të gjithë nga pak. Ka kaq shumë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia që dinë të luajnë e trajnojnë, sa ndoshta kur sheh kaq shumë të huaj nga Ballkani në këto kampionate e kupton se është kosto e harxhuar. Shqiptarët mbi të gjitha.

Gjergji Stefa

Surpriza që nuk habit askënd, Josa merr drejtimin e Prishtinës
Para pak ditësh bëri bujë lajmi se Mirel Josa ka pranuar ofertën e Prishtinës për të mbuluar rolin e drejtorit teknik. Megjithatë, u kuptua qartë se ishte një lëvizje provizore, me trajnerin e njohur që brenda një kohe të shkurtër do të merrte drejtimin e skuadras që ka ngjyra mjaft të dashura për të, bardheblu.

Sot Prishtina ka njoftuar se Josa bëhet trajner i skuadras, duke ndërruar vendin me trajnerin e deritanishëm Arsim Thaqi. Ky i fundit e lë Prishtinën në vendet e para të renditjes, por Josa shihet si personi i duhur për të fituar titullin kampion, synimi i madh sezon.

NJOFTIM

“Në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë. Duke përfillur kriteret e më hershme të kryetrajnerëve me përvojë dhe që pas vetes kanë shumë tituj të fituar, është vendosur që Mirel Josa tani e tutje të udhëheq ekipin e parë. Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaqi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv.

Sot pasdite skuadrën në seancën stërvitore do ta udhëheq Mirel Josa.

T’ju kujtojmë se Prishtinën në dy ndeshjet e ardhshme e presin ndeshje shumë të vështira. Të shtunën në Gjilan me skuadrën homonime, ndërsa të mërkurën Prishtina e “pret” Feronikelin vendas në Drenas”.

Josa “shtegton” në Kosovë, emërohet drejtor sportiv te Prishtina
Mirel Josa do ta vijojë karrierën e tij në Kosovë. Pas aventurë për t’u harruar me Tiranën,54-vjeçari është prezantuar sot nga drejtuesit e klubit të Prishtinës, në rolin e drejtorit sportiv. Një pozicion vakant që tashmë do të mbulohet nga tekniku kryeqytetas. Josa është shprehur mjaft i lumtur për këtë nisje të re, duke treguar se nuk do të jetë e vështirë për të që të ambientohet, pasi e njeh dhe trajnerin e skuadrës, me të cilin ka përfunduar kursin e UEFA Pro. Futbolli kosovar, që pas pranimit në UEFA ka hedhur sytë në kampionatin shqiptar, ku veç futbollistëve po afron dhe drejtues. Josa bëhet i dyti trajner që transferohet në Kosovë, pasi më herët ka qenë Blendi Shkëmbi ai që ka marrë pozicionin e trajnerit në skuadrën e Lirisë.

Mirel Josa në Prishtinë

‘Prishtinë, 11 shtator, 2017 – FC Prishtina dhe tekniku i lindur në Tiranë, Mirel Josa, kanë marrëveshjen për bashkëpunim njëvjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Josa, 54 vjeç, i lindur më 1 qershor të vitit 1963 në Tiranë, nga sot është emëruar në vendin vakant të drejtorit sportiv.

DEKLARAT

Josa: Kam ardhur të bëjë ndryshe nga kam ardhur

“Normalisht, kur më është bërë propozimi nga kryetari Ejupi për të ardhur për ta ndihmuar situatën në klubin e Prishtinës dhe për të sjellë një situatë më të mirë për klubin, unë tregova i gatshëm dhe jo për faktin se unë isha i lirë, por sepse dua të bëjë një gjë më ndryshe jashtë vendit tim, pavarësisht se brendapërbrenda Shqipërisë jemi. Do të mundohem që me të gjitha mundësitë e mija të ndihmoj komplet klubin në plotësimin e objektivave që ka. Objektivet m’i bëri të qarta kryetari dhe uroj që punën time të bazoj në sinqeritetin që kemi ndërmjet palëve që gjithçka të ecën sa më mirë duke futur këtu edhe futbollistët dhe stafin teknik, qoftë edhe stafin drejtues të klubit. Besoj që çdo gjë do të shkoj mirë dhe më vonë vazhdimësia e gjithsecilit do të shihet në bazë të rezultateve dhe sinqeritetit mes palëve, unë me klubin. Gjithçka të jetë reciproke, sepse unë kështu jam mësuar të punoj në çdo klub që kam qenë dh0e në këtë mënyrë të bëjë punën në vazhdimësi.

E kam përcjell skuadrën e cila ka lojtarë cilësor brenda. Unë njihem edhe me trajnerin Thaqi, sepse e kemi kryer së bashku kursin e UEFA Pro dhe kam mendim shumë të mirë për Arsimin. Nuk do t’i ndërhyj në punën e tij si trajner. Në qoftë se do të kërkoj ndonjë sugjerim do ta ndihmoj, sepse ai e njeh më mirë situatën për brenda grupit dhe e njeh gjendjen më të mirë aktuale dhe duke e njohur se çfarë të më sugjeroj për ta ndihmuar , sepse çdo trajner merr përsipër të gjitha duke i bërë planet stërvitore dhe e merr përsipër vetë. Duke e pasur një konsensus bashkë në këtë drejtim, atëherë gjithçka do të bëhet në të mirë të klubit”, përfundoi Josa

Ish-mesfushori i Tiranës, si trajner ka të fituar rekord pesë tituj kampioni; me Tiranën njëherë (2003/04) dhe me Skënderbeun katër herë rresht (2012/13, 2013/14, 2014/15 dhe 2015/16). Me Skënderbeun ka luajtur në UEFA Evropa Ligë në grupe në edicionin 2015/16.

Ejupi: Me Josën do ta forcojmë organizimin

“Me ardhjen e Josës ne besojmë që do të forcojmë organizimin tonë, duke e marrë parasysh që Mireli është prej trajnerëve të dëshmuar dhe besoj që eksperienca e tij në kampionatin shqiptar dhe gjithashtu paraqitjet në arenën ndërkombëtare me Skënderbeun do të na ndihmojë shumë në të ardhmen që Prishtina të arrijë aty ku e ka vendin’ përfundon postimi i klubit të Prishtinës.

Vjen divorci i paralajmëruar, Josa lë Tiranën
Priti gjatë, natyrisht duke pasur një kontratë në dorë, por tashmë Mirel Josa e ka vendosur, nuk do të vazhdojë më te Tirana. Trajneri bardheblu prej ditës së sotme ndahet me Tiranën dhe e ka konfirmuar për Supersportin, diçka që në fakt ishte në ajër prej ditësh dhe gjithçka është zvarritur për një arsye të thjeshtë: paratë.

Josa nuk pranonte prishjen e kontratës pa u paguar, ndërsa Refik Halili kërkonte divorc pa shpenzime, pasi fundja Tirana ra nga kategoria dhe në një farë mënyre edhe Josa kishte përgjegjësinë e vet, përtej faktit se ishte një sezon skandaloz, ku gjithçka shkoi keq.

Para pak ditësh Josa e Halili patën një takim, ku nuk u arrit në asnjë përfundim, por tani është mbyllur gjithçka, edhe pse nuk dihet ende saktësisht si është zgjidhur ana financiare.

Për momentin Tirana do ta nisë stërvitjen me ndihmëstrajnerët Ivan Gvozdenoviç e Emanuel Egbo, ndërsa nuk dihet ende nëse do të konfirmohet kjo dyshe për ndeshjet në Europa League.

Josa e Halili në tryezë, ende nuk ka një vendim
Numri një i klubit është takuar me trajnerin, por asgjë nuk është vendosur mbi të ardhmen. Në 48 orët e ardhshme merret vendimi për stafin teknik

Vladimir Prenga

Mjegullnaja te Tirana pritet të largohet shumë shpejt, pasi presidenti Refik Halili po mendohet mirë dhe në 48 orët e ardhshme do të marrë vendimin përfundimtar për stafin teknik. Ditën e djeshme ka pasur një takim mes numrit një të klubit dhe trajnerit Mirel Josa, por nga ai takim nuk është marrë një vendim. Siç edhe kemi shkruar edhe më parë, Josa nuk e jep dorëheqjen dhe arsyet për këtë janë disa, por dy janë më kryesoret: E para, nëse ai do të paraqesë dorëheqjen, “de fakto” do pranonte dështimin dhe barra më e madhe e rënies së Tiranës nga Kategoria Superiore për herë të parë në histori do të binte mbi të. Të paktën shumë do e lexonin kështu dhe Josa kurrsesi nuk e do diçka të tillë, edhe pse “njolla” ka rënë mbi të gjithë aktorët e këtij sezoni, që i pa bardheblutë ta mbyllnin kampionatin në vendin e parafundit. Një dështim! Arsyeja e dytë, është ajo e kontratës së “majme” që trajneri kryeqytetas ka me 24-herë kampionët e vendit. Në nëntor ai nënshkroi një kontratë për 1 vit e gjysmë, nga e cila përfiton një pagë mujore prej 4500 eurosh dhe normalisht për ta ndërprerë duhet bërë një marrëveshje.

VENDIMI – Klubi priste që ditën e djeshme Komisioni i Etikës të dilte me një vendim mbi çështjen “Skënderbeu”, por kjo nuk ka ndodhur, pasi Etika e shtyu mbledhjen për më 23 qershor. Në këto kushte, presidenti Halili nuk dëshiron të humbë kohë dhe do mendohet mirë në lidhje me stafin teknik. Gazeta mëson se pritet të ketë edhe një tjetër takim midis presidentit të bardhebluve dhe trajnerit Josa. Aty do vendosen pikat mbi “i” dhe Tirana do të nisë nga puna. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë trajneri.

DISFAVORI – Koha është në disfavor të Tiranës, pasi duhet të nisin përgatitjet për ndeshjet e kupave të Europës. Josa kërkon të dijë të ardhmen e tij, ndërsa Halili të sqarohet me veten dhe të marrë një vendim që është mjaft i rëndësishëm. Veç vendimit të trajnerit, skuadra ka nevojë edhe për përforcime, pasi largimi i Takut dhe i Teqjes, lënë një boshllëk të madh në skuadër. Siç dihet edhe Gentjan Muça mungon dhe i bie që prapavija t’u besohet të rinjve Cake, Turtulli e Domgjoni. Kohë nuk ka më, ndaj pritet që të gjithë në kampin bardheblu të përveshin mëngët dhe të punojnë për të bërë një paraqitje dinjitoze në Kupat e Europës. Veç kalimit të ndonjë turi, dëshirohet që ndeshjet në arenën Europiane të shfrytëzohen edhe për të shitur ndonjë lojtar.

Kategoria e Parë, Tirana mendon planin B për trajnerin
Nga kampi i Tiranës nuk ka asgjë! Gjithçka është në ajër, për momentin. Por Tirana ka edhe plan “B”, nëse Komisioni i Etikës nuk i jep mundësinë bardhebluve që të qëndrojnë në Kategorinë Superiore. Me planin që Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i Tiranës, bardheblutë janë duke menduar për pasuesin e kampionit të stolit bardheblu.

Janë shumë emrat që qarkullojnë për të marrë Tiranën. Disa janë më të avantazhuar dhe të tjerë më pak. Gjithsesi, në varësi sesi do të shkojnë gjërat do të vendoset për trajnerin. Aktualisht në krye të listës për të marrë skuadrën, gjithmonë nëse largohet Mirel Josa është një emër i njohur bardheblu. Bëhet fjalë për Bledar Devollin. Ish-trajneri i Kamzës mund të afrohet në skuadër, pasi këtë sezon ka pasur një eksperiencë pozitive në Kategorinë e Parë. Arma e fortë e Devollit është njohja e ambientit bardheblu. Po kështu Devolli është mik me drejtorin Devi Muka, por edhe një “ish” që gjithmonë ka ndjekur ekipin këto kohë. Gjithsesi, që Devolli të jetë trajneri i Tiranës, duhet të kombinohen disa raste. I pari, largimi i Mirel Josës dhe më pas mund të flitet për zëvendësuesin e tij.

Takimi

Vazhdon të jetë i mistershëm ambienti bardheblu. Nuk ka ende një vendim zyrtar, se çfarë do të bëhet në klub. Do të qëndrojë Josa do të largohet apo jo? Do të qëndrojë Refik Halili. Fakt është që Josa nuk ka dëshirë të qëndrojë. Për ta bërë një gjë të tillë, duhet të bëjë një sforco të madhe morale. Trajneri Mirel Josa e mori drejtimin e Tiranës në fazën e dytë dhe e nisi mirë, duke marrë dy fitore radhazi me Teutën dhe Laçin, kundërshtarë që tani në fund i lanë pas shpine bardheblutë. Bilanci në fazën e dytë ishte 3 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, çka do të thotë 12 pikë për Tiranën. Pjesa e dytë e sezonit ishte totalisht e dobët për skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa, që në 18 ndeshje mblodhi po 12 pikë. Ato që rëndojnë më shumë janë dy barazimet e arritura me Korabin, që do të thotë katër pikë të lëna, që sot do të thoshin shumë, qëndrimi në Superiore. Tiranën e ka ndjekur shumë fati i keq në pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që dënimi nga FIFA për të mos bërë merkato në janar i dha një goditje të rëndësishme bardhebluve, që në anën tjetër, të njohur me dënimin e marrë, vendosën të largojnë disa lojtarë. Vucaj, Muzaka, Nika dhe Mustafa u larguan me “OK”-in e trajnerit. Duke parë situatën që kaloi klubi, ata mund të kishin qenë shumë të vlefshëm për Tiranën, që në njërën anë shkurtoi shpenzimet, por fatura e rënies nga Superiorja është edhe më madhe.

Josa: Një ditë e trishtuar, më vjen zor të flas për Kategorinë e Parë
Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, është shfaqur i nxirë në fytyrë në Supersport, duke mos e konsideruar ndonjë sukses triumfin në finalen e Kupës.

“Kam pasur entuziazëm më shumë kur kam fituar Skënderbeun Superkupën, apo kupën me Tiranën më parë. Sot ka qenë një ditë e trishtuar. Skuadra ka luajtur lojërat më të mira në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. Këtë e keni diskutuar. Kemi pasur probleme në disa ndeshje, gjë që e dini. Unë kam thënë pak gjatë kësaj kohe, pasi edhe të flisnin nuk kemi pasur kurajo. Kemi pasur probleme në tre ndeshjet në shtëpi, humbja me Vllazninë, barazimi me Laçin dhe Teutën, që na sollën në këtë gjendje. Fajet mund t’i jepni ju, përqindje nuk, të gjithë jemi në gabim, të gjithë duhet ta marrim përsipër këtë dështim. Kjo kupë i vlen vetëm klubin, gjë që e kam thënë shumë më parë”.

“E ardhmja? Është një problem që do diskutohet me klubin, është problem që nuk më intereson shumë, jo se do largohem. Duhet të jemi më të qetë, pasi edhe nëse do shpëtonim do isha në të njëjtën gjendje. Po të ishte për të ikur, ikja më parë, që në janar. Nuk doja të lija në atë derexhe që kemi. Duhet të jemi të kujdesshëm në deklaratat që do të japim për të ardhmen”.

“Tifozët gjithmonë kanë të drejtë. Kemi qenë edhe në Korçë në situata të tilla. Akuzojnë vetëm presidentin, por edhe ne kemi pjesën tonë, për s ai përket kësaj situate, pasi në momente të veçanta duhet ta hidhnim alarmin që më parë. Këtë e kam parashikuar që në janar, pasi ne ramë ne qetësi, ndërsa ekipet e tjera punuan shumë mirë kundra nesh”.

“Sa meritojnë të jenë aty? Këtu përqindjet varen në çfarë kategorie luan. Më vjen zor të flas për Kategorinë e Parë. Ka lojtarë që kanë qenë të impenjuar maksimalisht. Ata që kanë qenë në fushë e meritojnë të jenë, ndërsa të tjerë nuk e meritojnë. E Para ka karakter tjetër, duhet të jetë një skuadër më e fortë. Nga lojtarët që kanë luajtur rregullisht nuk kam asnjë problem. Nuk më takon të flas për momentin për të ardhmen e skuadrës”.

Josa drejt largimit, edhe finalja në dyshim
Është e qartë, Mirel Josa është drejt largimit. Për të mos thënë që në mendjen e tij është larguar. Edhe pse mund të qëndrojë edhe 90 minuta, trajneri i bardhebluve e tha më se qartë. Do të diskutojë me gjithë ekipin dhe drejtuesit, por vendimi i tij është pothuajse i marrë. Josa nuk do ta drejtojë këtë ekip, që nga 31 maji në rastin më të mirë, ose që sot, nëse presidenti Refik Halili vendos që të marrë ndonjë vendim ekstrem. Rënia nga kategoria e Tiranës nuk ishte menduar nga askush, por kurba rënëse e rezultateve në vitin 2017 la për të kuptuar se diçka e tillë mund të ndodhte. Në shumë ndeshje skuadra ka vuajtur në manovrën sulmuese, duke mos mundur të shënojë dot, çka normalisht e bëri të vështirë arritjen e rezultateve pozitive. Në fund ndodhi ajo që nuk pritej dhe normalisht trajneri ka pjesën e tij të përgjegjësisë në këtë mes dhe largimi i tij është vetëm çështje kohe.

ECURIA – Trajneri Mirel Josa e mori drejtimin e Tiranës në fazën e dytë dhe e nisi mirë, duke marrë dy fitore radhazi me Teutën dhe Laçin, kundërshtarë që tani në fund i lanë pas shpine bardheblutë. Bilanci në fazën e dytë ishte 3 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, çka do të thotë 12 pikë për Tiranën. Pjesa e dytë e sezonit ishte totalisht e dobët për skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa, që në 18 ndeshje mblodhi po 12 pikë, aq sa kishte mbledhur edhe në fazën. Dy fitore të marra tregojnë krizën e skuadrës bardheblu, teksa ato që rëndojnë më shumë janë dy barazimet e arritura me Korabin, që do të thotë katër pikë të lëna, që sot do të thoshin shumë, madje mund të pretendohej edhe vendi i katërt dhe Europa të ishte e sigurt, pasi 24-herë kampionët e vendit kanë siguruar më parë finalen e Kupës së Shqipërisë.

GABIMI – Tiranën e ka ndjekur shumë fati i keq në pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që dënimi nga FIFA për të mos bërë merkato në janar i dha një goditje të rëndësishme bardhebluve, që në anën tjetër, të njohur me dënimin e marrë, vendosën të largojnë disa lojtarë. Vucaj, Muzaka, Nika dhe Mustafa u larguan me “OK”-in e trajnerit. Duke parë situatën që kaloi klubi, ata mund të kishin qenë shumë të vlefshëm për Tiranën, që në njërën anë shkurtoi shpenzimet, por fatura e rënies nga Superiorja është edhe më madhe.