Jorginho

Zhorzhinjo: Aspak trishtim, vetëm mirënjohje për Sarrin
Një trajner i do të gjithë lojtarët, por me ndonjërin krijon një lidhje ndryshe nga të tjerat. I tillë është edhe rasti midis Mauricio Sarrit dhe Zhorzhinjos. Të dy punuan bashkë te Napoli dhe italo-braziliani ishte një pikë kyçe e skemave të 60-vjeçarit.

Verën e kaluar erdhi transferimi i të dyve te Çelsi, aty ku fituan Ligën e Europës. Sarri vendosi të rikthehet në Itali, kësaj radhe për të marrë drejtimin e Juventusit. Organizatori mbeti te Çelsi dhe, në një prononcim për Sky Sport, flet për Mauricio Sarrin, ndaj të cilit nuk i kursen fjalët e mira dhe sinqeritetin.

“Jo, nuk mund të them që u trishtova kur Mauricio u largua nga Çelsi. Ka qenë trajneri im dhe kemi punuar së bashku prej vitesh, por kishte ardhur koha që të ndaheshim. Unë i jam shumë mirënjohës që më dha mundësinë të rritem dhe të mësoj shumë nga ai”, përfundon Zhorzhinjo.

Mesfushori “harron” Sarrin: Më pëlqen Lampard, ndihem më kreativ
Zhorzhinjo nuk e ka ndjerë shumë largimin e Mauricio Sarrit. Mesfushori italo-brazilian punoi me trajnerin e Juventusit te Napoli dhe Çelsi, madje duke qenë truri i skuadrës.

Gjithsesi, Sarri nuk i mungon më dhe ardhja e Frenki Lampard e ka liruar. Tani ndihet më mirë, ka mundësi për të qenë më kreativ dhe po zbavitet. Trajneri i ri i “Bluve të Londrës” ka qenë vetë një mesfushor i madh dhe këtë repart e njeh në perfeksion.

“Me Lampard kam më shumë hapësira për të krijuar çfarë kam në kokë dhe ndihem më i lirshëm në fushë. Më pëlqen shumë mënyra se si po luajmë me Frenkin. Sarri? Ai ishte trajneri im, jo miku im”, thekson organizatori 27-vjeçar.

“Sarri ka nevojë për lojtarin tim”, tani të gjithë duan Juventusin
Mauricio Sarri dhe Zhorzhinjo nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin. Italo-braziliani është mesfushori i preferuar i trajnerit të Juventusit.

Rreth këtij raporti ka folur agjenti i lojtarit të Çelsit, i cili i “shkel syrin” bardhezinjve italianë. Zhoao Santos ka folur për “Radio Kiss Kiss”, duke theksuar rëndësinë e Zhorzhinjos për skemat dhe futbollin e Sarrit, trajner me të cilin ka punuar te Napoli dhe te “blutë e Londrës”.

“Nuk ka kontakte për momentin, por Sarri ka nevojë për një lojtar si Zhorzhinjo. Nuk e di strategjinë e merkatos së Juventusit. Sarri sapo ka ardhur dhe do vendosin bashkë me Paratiçin. Nëse na vjen një ftesë e tyre? Më parë duhet të bisedojnë me Çelsin”, përfundon agjenti i mesfushorit 27-vjeçar.

“Juventusi na pëlqen”, gati dhurata e madhe për Mauricio Sarrin
Mauricio Sarri u prezantua gjatë ditës së sotme si trajneri i ri i Juventusit. Kurioziteti për të parë bardhezinjtë e sezonit të ri, duke luajtur një futboll ndryshe nga ai që kanë bërë gjithmonë, është i madh.

Pas prezantimit do të nisin edhe goditjet në merkato. Largimet nuk do të mungojnë, ndërsa listës së lojtarëve që pritet të transferohen në Torino i është shtuar një tjetër emër.

Flasim për Zhorzhinjon, mesfushorin 27-vjeçar të Çelsit, Italo-braziliani e ka Sarrin si një baba dhe mund të bashkohet përsëri me të, për të tretën herë pas aventurave me Napolin dhe Çelsin.

Vetë agjenti i Zhorzhinjos, Zhoao Santos, ka folur në lidhje me zërat e merkatos, duke i “shkelur syrin” Juventusit.

“Kemi edhe katër vite kontratë me Çelsin. Do presim edhe pak ditë për të parë nëse interesimi i Juventusit është i vërtetë. E kaluara me Napolin nuk është aspak problem, pasi Zhorzhinjo është profesionist. Ai është i lumtur te Çelsi për momentin, por gjithçka mund të ndodhë në merkato. Të presim e të shohim”, përfundon agjenti i mesfushorit të preferuar të Mauricio Sarrit.

“Kam jetuar me 20 euro në javë, agjenti më mashtroi”
Agjentët janë shndërruar në një nyje të rëndësishme për botën e futbollit. Janë ata që zotërojnë dokumentacionet ligjore dhe kanë në dorë karrierën e futbollistëve. Ka nga ata që janë të ndershëm dhe të rregullt, por ekziston edhe e kundërta. Zorzhinjo është një nga ata, që ka rrezikuar karrierën për shkak të një agjenti mashtrues.

Ylli i Çelsit tregon se ish-agjenti i tij e kishte zbuluar dhe më pas e integroi në akademinë e tij. Kishte siguruar një provë te Hellas Verona, duke dalë me sukses. Megjitatë, paratë nuk dukeshin gjëkundi. Më pas tregon se miku i tij zbuloi se agjenti e kishte vjedhur. Mesfushorit i është dashur të shtyjë javën me 20 euro. Ishte gati të kthehej në Brazil, por mamaja i dha kurajo.

“Një agjent më zbuloi në Brazil. U transferova në shkollën e tij dhe kalova dy vite atje. Kur mbusha 15 vjeç, ai më rregulloi një periudhë prove te Hellas Verona. U paraqita mjaft mirë. Takova Rafaelin dhe u bëmë shumë shokë. I thashë se jetoj me 20 euro në javë.”

“Më tha se diçka nuk shkon mirë. Ai bëri një kërkim dhe kuptoi se agjenti im më kishte vjedhur. Doja të hiqja dorë, isha shumë i zhgënjyer. Telefonova në shtëpi dhe mamaja më tha se jam shumë afër finishit, kështu që nuk duhej të tërhiqesha”, përfundoi Zhorzhinjo.

DENIS LALA

“Sarri te Juventusi? Tradhëti e pastër ndaj popullit napolitan”
Mauricio Sarri është shumë pranë transferimit te Juventusi. Emri i trajnerit të Çelsit kryeson listën e drejtuesve bardhezinj dhe palët janë shumë afër marrëveshjes.

Përpara se të merrte drejtimin e “Bluve të Londrës”, 60-vjeçari drejtoi tre sezone Napolin. Futbolli fantastik i tij i zbaviti tifozët napolitanë, pavarësisht se trofetë munguan.

Qyteti jugor u lidh shpirtërisht me Sarrin, i cili cilësohej nga të gjithë si komandanti. Largimi i tij nga Italia dhembi shumë, por ulja e një emri të madh si Karlo Ançeloti qetësoi shpirtrat e napolitanëve.

Megjithatë, ata janë afër provimit të një tjetër dhimbje. Urrejtja ndaj Juventusit është e madhe në qytetin e Maradonës dhe ulja e Sarrit në stolin bardhezi do t’i trishtonte të gjithë.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar Zhorzhinjo. Mesfushori ka një lidhje të veçantë me Sarrin. Ai la Napolin për të vazhduar karrierën te Çelsi bashkë me trajnerin, të cilin e ka si baba.

Megjithatë, Zhorzhinjo nuk fshihet dhe zgjedh këto fjalë për të përshkruar mundësinë e transferimit të Sarrit te “Zonja e Vjetër”.

“Populli napolitan e ka Sarrin në zemër. Do të ishte një tradhëti e hapur ndaj tyre kalimi i tij te Juventusi. Kështu janë njerëzit në Napoli, kështu janë gatuar. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundon 27-vjeçari.

Zhorzhinjo-Juventus, agjenti e afron mesfushorin me kampionët
Zhorzhinjo është një nga mesfushorët, që ndiqet nga Juventusi. Ky repart nuk ka pasur konsolidimin e duhur këtë sezon dhe drejtuesit do të ndërhyjnë për të sjellë emra të mëdhenj dhe cilësorë. Mesfushori i Çelsit është një nga kandidaturat për të ardhur ne Torino. Megjithatë të luajturit më parë me Napolin hedh dyahime nëse italiani dëshiron të aktivizohet me kundërshtarët e betuar të të kaltërve në vitet e fundit.

Agjenti i 27-vjeçarit ka folur për klientin e tij dhe mundësinë e kalimit te “Zonja”. Zhoao Santos edhe pse nuk e përmend ekipin e Juventusit, shprehet se Zhorzhinjo mund të luajë për kampionët e Italisë. Shton se ai është një profesionist dhe jo një ultras i Napolit.

“Për momentin ata janë të fokusuar në finalen e Europa Ligës. Për Zhorzhinjon ka qenë një sezon i mrekullueshëm. Zhvilloi 50 ndeshje dhe përfunduan të tretët ne kampionat. Është në finalen e Europa League dhe luan rregullisht për kombëtaren italiane. Por Zhorzhinjo është një futbollist profesionist dhe jo një ultras i Napolit.”

“Ai e pëlqen qytetin, por nuk mund të themi se nuk mund të luajë për këtë apo atë skuadër. Kur të lërë futbollin mund të mendojë si një tifoz. Mendoj se Napoli duhet të përqëndrohet për të forcuar skuadrën dhe rivalizuar Juventusin. Kujtojmë sesi Leister fitoi Premier Ligën disa vite më parë”, përfundoi agjenti i Zhorzhinjos.

Gulit: Sarri gaboi me këtë lëvizje, ky lojtar i Ajaksit më kujton Lampard
Mauricio Sarri ia doli të kualifikonte Çelsin në Champions për sezonin e ardhshëm dhe të dërgonte ekipin në finalen e Ligës së Europës. Pavarësisht kësaj, kritikat kundrejt trajnerit italian nuk kanë të ndalur.

Rud Gulit është një legjendë e Milanit të madh të viteve ’90, ndërsa ka luajtur për tre sezone me “Blutë e Londrës”. Holandezi i famshëm nuk e kupton lëvizjen Zhorzhinjo. Italo-braziliani është një mesfushor shumë i mirë, por blerja e tij ishte e panevojshme.

“Sarri erdhi në një moment kur skuadra duhej rindërtuar dhe nuk ka patur shumë kohë në dispozicion. Megjithatë, mendoj se ka bërë një gabim. Fakti që mori me vete Zhorzhinjon. Jam dakord që ai është një futbollist i mirë, por kishte një francez në atë rol, një kampion bote. Pse duhet të marrësh një lojtar tjetër kur ke Ngolon në atë rol, pse?”

Gulit nuk mund të mos komentojë edhe paraqiten e Ajaksit. “Harkëtarët” i dhuruan botës një futboll të mrekullueshëm, por fati i keq i la jashtë finales së madhe të Champions Ligës. Ish-mesfushori ndalet te një lojtar i ekipit surprizë të këtij sezoni.

“Kam punuar me Van de Bek para një viti në kombëtare. Më pëlqen shumë ajo çfarë ka në kokë, është shumë i pjekur për moshën që ka. Punon fort dhe e di mirë se çfarë kërkon. Doni shënon edhe shumë gola, njësoj si Lampard te Çelsi. Është teknik dhe i ftohtë para portës, prandaj e krahasoj me ish-mesfushorin e Çelsit”, përfundon Rud Gulit.

Luajti ndeshje perfekte, gjeometri i Çelsit merr elozhe nga shokët e ekipit
Çelsi mori një barazim të çmuar në Frankfurt, ndaj një rivali shumë të rrezikshëm, në një stadium jashtëzakonisht të nxehtë. Pas ndeshjes kapiteni Sezar Azpilikueta pati elozhe të veçanta sidomos për mesfushorin Zhorzhinjo, i cili luajti një ndeshje perfekte:

“Zhorzhinjo është shumë i rëndësishëm për mënyrën si luajmë. Na duhet që ai të ketë kontrollin e lojës dhe të shpërndajë topin drejt sulmit. Kur e ka ai topin, jemi të aftë të krijojmë shanse për shënim dhe të gjejmë hapësira.

“Shënuam në një moment delikat dhe në pjesën e dytë u rritëm ndjeshëm. Goli në transfertë vlen shumë, por është vetëm hapi i parë. Çdo gjë do të vendoset në Londër. Kemi nisur një punë në shtator, duhet ta çojmë deri në fund“.

Edhe mesfushori Ruben Loftus-Çik ishte në një linjë me kapitenin: “Zhorzhinjo bëri ligjin në fushë. Ai i tërheq lojtarët pas vetes dhe kjo më je hapësirë për të vrapuar dhe sulmuar kundërshtarët. Në pjesën e dytë ishim superiorë, e kontrolluam mirë ndeshjen, duke pasur raste të mirë. Atmosfera ishte fantastike, më pëlqeu shumë”.

Zhorzhinjo: Shkojmë në finale, kam rezervuar hotel në Baku që tani!
Çelsi nuk po kalon një moment të mirë, teksa javën e shkuar pësoi një humbje të hidhur në fushën e Evertonit, duke kompromentuar akoma më shumë pozitat e tyre në renditje, pasi vendi i katërt që të çon në Champions duket më larg tashmë.

Rruga më e lehtë drejt Championsit, duket ajo e të fituarit kompeticionin e Europa League, ku blutë ndodhen në çerekfinale, me shortin që i ka vënë përballë Slavias së Pragës. Lidhur me sezonin, trajnerin Sarri si dhe Europa League, ka folur së fundmi, mesfushori Zhorzhinjo, i cili duket mjaft optimist.

SARRI – “Mendoj se Çelsi do të jetë akoma më mirë sezonin e ardhshëm. Sarri ka nevojë për kohë, futbolli është i tillë. Të luash të enjtën në Europa League dhe të dielën në Premier League është diçka e vështirë dhe e lodhshme.”

EUROPA LEAGUE – “Shorti në Europa League ishte i favorshëm, por nga gjysmëfinalet nuk mund të shpëtosh dhe aq lehtë. Shpresoj për më të mirën dhe shpresoj që në finalen e madhe në Baku të luajmë ndaj Napolit. E parashikoj diçka të tillë dhe e kam rezervuar që tani hotelin në Azerbajxhan.”

Hazard: Çfarë lufte për Championsin! Kepa i madh, Zhorzhinjo unik për ne
Golat e Zhorzhinjos dhe Gonzalo Higuain I dhanë fitoren Çelsit në transfertën e Fulhemit. Trepikësh shumë i rëndësishëm për ekipin e Sarrit, që përfitoi nga barazimi midis Totenhemit dhe Arsenalit.

“Blutë e Londrës” renditen në vendin e gjashtë me 56 pikë, dy më pak se Junajtid i vendit të katërt. Këto dy ekipe do të luftojnë fort deri në fund bashkë me Totenhemin dhe Arsenalin për dy vende në katërshen e parë (Siti dhe Liverpuli kanë një tjetër garë midis tyre).

Eden Hazard kla folur për kanalin e klubit, duke analizuar objektivin e kualifikimit në Champions. Belgu e di që ekipin e tij e pret një luftë e fortë, ndërsa ka një koment dhe për portierin Kepa dhe mesfushorin Zhorzhinjo.

“Diskutuam me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes për ndeshjen Totenhem-Arsenal. Të dyja ekipet humbën nga dy pikë, ndërkohë që ne fituam me Fulhemin. Do të jetë një luftë e fortë deri në fund për një vend në katërshen e parë, sepse janë 6 skuadra që luftojnë për 4 vende. Mungojnë dhe 11 ndeshje deri në fund dhe do të tentojmë të mbledhim sa më shumë pikë. Kepa? Nuk ka qenë një javë e lehtë për të, por ai është një portier i madh dhe një djalë fantastik. Kepa ishte deçiziv kundër Fulhemit, pasi kreu një pritje shumë të mirë pas golit të Zhorzhinjos. Edhe ky i fundit po luan mirë dhe përcakton ritmin e ndeshjes. Kemi shumë nevojë për një futbollist me karakteristika të tilla“, përfundon fantazisti i Çelsit.

“Mos më kërko të flas anglisht”, intervista e Zhorzhinjos është epike
Mesfushori i Italisë, Zhorzhinjo u transferua me shumë bujë te çelsi në verë, por deri më tani, nuk pati bërë një sezon shumë të mirë. Në derbin e së dielës kundër Fulhemit, Zhorzhinjo gjeti golin e parë me fanellën e bluve të Londrës.

Në intervistën e tij pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit, Zhorzhinjo mori vëmendjen e të gjithëve, jo për ato që tha, po për mënyrën sesi foli. Intervista e tij ishte e gjitha në anglisht, duke marrë edhe komplimentet e gazetarit të klubit.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe morëm tri pikë shumë të rëndësishme. Kepa është një portier shumë cilësor dhe na duhet në fushën e lojës. Duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë deri në fund të sezonit. Jam shumë i lumtur për golin tim, jo për anglishten (qesh). Mos më kërko më të flas anglisht (qesh)”,- iu drejtua Zhorzhinjo gazetarit, një intervistë që mbaroi me të qeshura nga të dy personazhet.

Sarri mbron “beniaminin” Zhorzhinjo dhe del kundër Kante: Nuk bën për mua!
N’Golo Kante është konsideruar vitet e fundit si mesfushori më i mirë në botë në rolin e tij. Francezi ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe dy tituj në Premier Ligë, duke qenë një “motor” në mesfushë dhe duke ndihmuar repartin e prapavijës.

Para ndeshjes kundër Malmos në “Europa League”, ka folur trajneri i Çelsit, Maurisio Sarri, i cili u ndalua më shumë të pozicioni në fushë i mesfushorit francez, Kante.

“Para mbrojtjes, dua një lojtar që e luan topin shpejt. Kante nuk e bën dot këtë gjë. Ai është i vlefshëm për Çelsin, por Zhorzhinjo është i duhuri për atë rol”,- insistoi Sarri.

Një gazetar i pranishëm në konferencë i kujtoi Sarrit se Kante ka fituar Kupë Bote dhe dy tituj në Premier Ligë si mesfushor para mbrojtjes, ndërsa Sarri iu kundërpërgjigj: “Në një sistem tjetër loje, jo tek i imi!”. Duket qartë se ish-trajneri i Napolit do t’i qëndrojë besnik zgjedhjeve të tij, pavarësisht rezultateve negative dhe kritikave nga tifozët dhe analistët anglezë.

Njeriu i momentit Zhorzhinjo: Pse zgjodha Sarrin përpara Guardiolës
Çelsi momentalisht po bën një fillim sezoni mjaft të mirë. Nën drejtimin e Mauricio Sarrit blutë e Londrës, ndajnë vendin e dytë me Sitin, me vetëm dy pikë më pak se Liverpuli i vendit të parë. Një meritë e madhe padyshim i takon trajnerit italian, por gjithashtu meritë kanë edhe lojtarët.

Ai i cili po përflitet akoma më shumë se Sarri në ambientin e bluve, është padyshim Zhorzhinjo. Mesfushori italian nga ditë në ditë po bëhet ndër lojtarët më të rëndësishëm për Çelsin. 26-vjeçari u transferua në Londër për shumën e konsiderueshme të 57 milionë eurove dhe duket se po e justifikon këtë shumë me paraqitjet e tij.

Pikërisht për aventurën e tij tek Çelsi dhe për transferimin e tij tek blutë, mesfushori ka folur për mediat angleze. Kujtojmë, Zhorzhinjo përpara se të kalonte te Çelsi, ishte shumë pranë transferimit tek Mançester Siti. Për sa i përket kësaj çështje italiani ka thënë se, arsyeja kryesore që refuzoi Guardiolën ishte padyshim ardhja e Sarrit te Çelsi.

“Ka shumë gjëra që ndodhin në prapaskenë gjatë një transferimi. Besoj se mbërritja e Sarrit luajti një rol të madh në kalimin tim në Londër. Çelsi është një klub i tillë i madh. Kështu që këta faktorë më ndihmuan të zgjedh. Sarri është një trajner i madh. Ai gjithnjë është në humor dhe i qeshur. Nuk më telefonoi për të më thënë që të zgjidhja Çelsin, sepse ai nuk është i tille, për të telefonuar lojtarë, por natyrisht, përmes agjentëve, e dija se çfarë ishte dëshira e tij. Loja e Sarrit është shumë ofensive dhe trajneri punon shumë në aspektin taktik. Mjafton të shikojmë produktin përfundimtar, se si Napoli dhe Çelsi luajnë tani”, përfundoi ylli i bluve të Londrës.