Jerome Boateng

Bajerni befason me kërkesën e tij, Boateng drejt Serie A
Bajerni i Mynihut ka nxjerrë në merkato Zherom Boateng. Mbrojtësi 30-vjeçar ka humbur postin e titullarit dhe largimi është shpëtimi i vetëm. Trajneri Kovaç nuk e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm, ndërsa të njëjtën gjë mendon edhe Salihamixhiç.

Qendërmbrojtësi i ka kërkuar klubit largimin dhe bavarezët i kanë bërë një nder. Për t’ia lehtësuar gjetjen e një ekipi të ri, rekordmenët gjermanë kanë ulur ndjeshëm kërkesat për kartonin e tij. Kush dëshiron të marrë Boateng i duhet të paguajë gjermanëve vetëm 15 milionë euro!

Juventusi dhe Interi e pëlqejnë lojtarin, sidomos tani që çmimi i tij është ulur. Dy klubet italiane i kanë shprehur Bajernit interesimin për Boateng, i cili mund të provojë emocionet e Serie A.

Juventusi pranë goditjes së bujshme, pazar te Bajerni
Çështja kryesore që diskutohet te Juventusi është padyshim ajo e trajnerit të ri, por gjithsesi kjo nuk do të thotë që drejtuesit nuk po mendojnë për merkaton.

Pikërisht ditën e sotme “Calciomercato.com” raporton se drejtuesit e bardhezinjve kanë nisur bisedimet me Bajernin e Mynihut për të bërë një goditje të bujshme në mbrojtje. Bëhet fjalë për Zherom Boateng, i cili prej kohësh nuk ka marrëdhënie të mira me bavarezët.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojnë torinezët, të cilët e shohin si një afrim mjaft cilësor 30-vjeçarin. Gjermani do të ishte dakord me një kalim te kampionët e Italisë, tashmë mbetet vetëm të merret “OK” edhe nga klubi i Bajernit që gjithçka të finalizohet.

“Boateng i pakënaqur? Të largohet, vitin tjetër do vuajë edhe më shumë!”
Zherom Boateng ishte pranë largimit në merkaton e janarit, por PSG nuk gjeti akordin financiar me Bajern Mynih. Megjithatë, mbrojtësi mund të largohet nga ekipi bavarez.

30-vjeçari shprehu pakënaqësinë e tij për hapësirat e pakta që i ka rezervuar trajneri Kovaç, i cili ka preferuar dyshen Humels-Shule. Reagimi nuk i ka pëlqyer Uli Hënësit dhe presidenti i ka treguar derën.

Në prononcimin e dhënë për “TV channel Sport1”, Hënes e këshillon Boatengun që të gjejë një ekip të ri, pasi viti tjetër do të jetë edhe më i vështirë.

“Do të jetë edhe më i acaruar vitin tjetër, nëse qëndron këtu. Boateng nuk është një lojtar për pankinë. Nuk e përballon dot. Kështu ka ndodhur javët e fundit dhe është më mirë që të largohet. Ai ka dhënë shumë për ne, por në qendër të mbrojtjes kemi Humels, Shule, Pavard dhe Hernandez”, përfundon kreu i klubit më të madh në Gjermani.

I kujtojnë turpërimin nga Mesi, Boateng kthen përgjigjen perfekte
Shumë prej nesh e mbajnë mend driblimin fantastik që Lionel Mesi i bëri mbrojtësit të Bajernit Zherom Boateng në gjysmëfinalen e Champions-it.

Ditën e sotme bëhen plot katër vite nga ai moment. Një ndër mediet më të njohura sportive në botë “Bleacher Report”, ka përkujtuar këtë moment me një fotomontazh në Instagram, ku Boateng shihet të ketë veshur patina, ndërsa fusha e blertë është zëvendësuar me një shtresë akulli.

Në shkrimin që shoqëron foto, shkruhet: Në këtë ditë në 2015-ën, Leo Mesi vuri Zherom Boateng në patina.

Nuk ka munguar përgjigja e Boateng, i cili ka kthyer përgjigjen perfekte: Fatmirësisht nuk i vesha patinat në 2014-ën! Shkroi gjermani duke i kujtuar të gjithëve triumfin në Botërorin e 2014-ës, ku Gjermania mundi Argjentinën në finale.

https://www.youtube.com/watch?v=rIaeGsnHWnA

Hernandez i destinuar për Bajernin, Rumenige fillon spastrimet
Transferimi i Lukas Hernandez drejt Bajernit të Mynihut është vetëm çështje kohe. Drejtuesit e klubit gjerman kanë rënë dakord të aktivizojnë klauzolën e largimit të lojtarit të Atletikos, madje për këtë kanë folur hapur vetë drejtuesit më të lartë të klubit.

Afrimi i francezit do të shoqërohet me largime në mbrojte. Sipas “AZ”, mbrojtësi që do të “bëjë gati valixhet” është Zherom Boateng.

Gjermano-ganezi ishte shumë pranë kalimit te PSG-ja gjatë merkatos së kaluar, por drejtuesit e Bajernit nuk pranuan ta shisnin lojtarin pa 50 milionë euro. Kësaj radhe çmimi i kampionit të botës ka pësuar ulje të ndjeshme.

Boateng: E kuptoj vendimin e trajnerit, por dëshiroja një lamtumirë tjetër
Më shumë se dhjetë vite pas debutimit në kombëtaren gjermane, mbrojtësi i Bajernit, Zherom Botaeng, mori ditën e sotme një lajm të papritur. Trajneri Joakim Lëv i tha se ai s’do të jetë më pjesë e përfaqësues që ai drejton.

Me anë të një postimi në “instagram”, qendërmbrojtësi i Bajernit shpjegoi se e kupton vendimin e trajnerit për t’i hapur rrugë brezit të ri, por do të dëshironte që lamtumira midis tij dhe kombëtares të ishte ndryshe.

DEKLARATA E BOATENG

Ditën e sotme trajneri i kombëtares Joakim Lëv më tha në bisedë të sinqertë se nuk do të jem më pjesë e përfaqësueses gjermane. Ai dëshiron t’u japë një shans emrave të rinj për t’u bërë gati për turnetë e radhës.

Jam i trishtuar nga ky lajm pasi ka qenë ndjesia më e bukur për mua që të përfaqësoj vendin tim. Gjithsesi, unë e respektoj këtë drejtim që po merr kombëtarja dhe e kuptoj vendimin e trajnerit.

Kam qenë i ri vetë dhe më është dashur që lojtarët më të mëdhenj në moshë të më linin hapsira. Personalisht jam i bindur se mund të vazhdoj të luaj në nivelet më të larta dhe do ta bëj këtë në vitet e ardhshme

Do të kujtoj gjithmonë me shumë kënaqësi momentet që kam kaluar te kombëtarja gjermane. Kam qenë gjithmonë pafundësisht krenar kur kam veshur fanellën e kombëtares dhe veçanërisht kurrë s’do ta harroj atë verë të vitit 2014-ës. Gjithsesi dëshiroja një lamtumirë tjetër për ne.

I uroj fat skuadrës në të ardhmen!

Boateng: Vetëm dy lojtarë e kanë të sigurt formacionin te Bajerni
Zherom Boateng ka folur “pa dorashka” në një intervistë me “Sky Sports”, ku ka shpjeguar se te kampionët e Gjermanisë ka një konkurrencë të jashtëzakonshme për formacionin titullar. Por, qendërmbrojtësi e pranon se ka dy lojtarë që bëjnë përjashtim.

“Kemi në ekip shumë lojtarë të mirë, lojtarë që luajnë të gjithë në nivel kombëtaresh. Çdo pozicion te ne është i dubluar. Çdokush do marrë minuta të mjaftueshme përgjatë sezonit. Nuk shikoj ndonjë lojtar që e ka të sigurt formacionin, përveç Manuel Nojerit dhe Robert Levandovskit”, tha qendërmbrojtësi.

Ky sezon nuk ka nisur në mënyrën më ideale për Boateng, i cili i është dashur të përballet me kritikat e vazhdueshme të shtypit gjerman. Së fundmi, Niko Kovaç i ka besuar dyshes së mbrojtjes Humels-Syle duke e lënë të treti në radhë 31-vjeçarin.

Boateng: Të vjen keq për mënyrën si iku Ozili!
Çështja Mesut Ozil në kombëtaren gjermane ende vazhdon të shkaktojë polemika. Pas “pensionimit” para kohe nga “Pancerat”, ishin Toni Kros, Tomas Myler dhe Manuel Nojer, të cilët folën në lidhje me këtë çështje. Ranë në sy fjalët e Nojer, i cili tha se në kombëtaren gjermane nuk duhen lojtar që nuk kanë krenari për fanellën.

Gjithsesi është mbrojtësi Zherom Boateng, i cili është ndër të parët lojtarë gjerman, i cili del në mbrojtje të turko-gjermanit. Mbrojtësi i Bajern ka deklaruar se Ozil është një ndër lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Gjermania dhe mënyra se si mesfushori u largua nga kombëtarja ishte me të vërtet diçka për të ardhur keq.

“Ku ishin lojtarët që duhet ta falënderonin Mesut?  Me sa duket, shumë veta nuk guxonin të komentonin, sepse mendonin se nuk do t’u pëlqente tifozëve gjermanë. Po flasim për një lojtar të madh që u bë kampion bote me ne, i cili fitoi një numër të madh ndeshjes dhe gjithashtu ka ndryshuar futbollin gjerman. Largimi në mënyrën si i ndodhi Ozil, mendoj se është diçka për të ardhur keq”, mbylli fjalët e tij Zherom Boateng.

Zherom Boateng zbulon telefonatën me Murinjon
Zherom Boateng ka telefonuar Zhose Murinjon për ta falënderuar për interesin e treguar për të pasi refuzoi një kalim tek Mançester Juanjtid.

Mbrojtësi i Bajern Mynih ishte vetëm një nga qendërmbrojtësit e shumtë të lidhur me një kalim të mundshëm në “Old Traford” ditët e fundit të merkatos.

Diego Godin, Herri Meguajër, Jerri Mina dhe Tobi Aldervireld ishin lojtarët e tjerë të lidhur me një lëvizje tek Junajtid, por në fund asnjë nga këto tratativa nuk u finalizua.

Boateng , i cili më parë është aktivizuar dhe me Mançester Siti, ka telefonuar Murinjon pasi i mbylli derën. Mbrojtësi  i ka shpjeguar se përse e hodhi poshtë një kalim te “Djajtë e kuq”.

“Ndihem mirë tek Bajern. Është një ndër klubet më të mëdha në botë. E telefonova Murinjon  për t’i shpjeguar që interesimi i tij është një nder për mua dhe e falënderova që u përpoq aq shumë.

Gjithashtu i shpjegova që është vështirë ta lësh një klub si Bajerni i Mynihut”, përfundoi qendërmbrojtësi.

Duel në Angli për shërbimet e Boateng
PSG ishte klubi i parë që nisi “sulmin” për të afruar në ekip Zherom Boateng, madje edhe vetë drejtuesit e klubit gjerman konfirmuar bisedimet për transferimin e qendërmbrojtësit të kombëtares. Por për të nuk ka interes vetëm PSG.

Mançester Junajtid gjithashtu po kërkon për një lojtar që t’i garantojë në qendër të prapavijës. Boateng është në listën e dëshirave të Zhoze Murinjo. Gjithsesi në Angli tashmë është futur në garë edhe një tjetër ekip sikurse raporton “Kicker”.

Arsenali do një tjetër mbrojtës në ekip dhe Emeri i ka kërkuar klubit që të tentojnë Boateng. Junajtid shihet në “pole” për lojtarin e Bajernit të Mynihut, madje kanë kontaktuar edhe me kampionët e Gjermanisë.

Për shërbimet e Boateng çdo klub që e do duhet të paguajë rreth 45 milionë sterlina. Edhe vetë lojtari ka nisur ta mendojë një largim nga Bajerni, pasi Humels dhe Sule shihen si favoritë për të luajtur si titullarë, ndaj edhe e sheh si zgjidhjen më të mirë largimin në një klub ku do të vijojë të japë kontributin e tij.