Jenisei

Gavazaj “ngrin” në stol, pak minuta për Balajn dhe Berishën
Ndeshja mes Jeniseit dhe Akhmat Groznit ka përfunduar me rezultatin 1-1. Nga një pikë për të dy ekipet, ndërkohë që lojtarët shqiptarë nuk ishin pjesë e formacioneve respektivë.

Enis Gavazaj e ndoqi përsëri ndeshjen nga stoli i Jeniseit, që regjistron ndeshjen e dytë pa humbje, pas fitores së javës së kaluar kundër Dinamos së Moskës në transfertë.

Nga stoli i nisën ndeshjen dhe Bekim Balaj me Benard Berishën, ndërsa Roshi vazhdon të jetë i dëmtuar. Anësori ofensiv i Kosovës u fut në fushë në minutën e 70, menjëherë pas golit të avantazhit të Akhmatit, që shënoi me anë të Mohamadit.

Vendasit fituan një penallti 9 minuta përpara fundit të ndeshjes, të cilën e ktheu në gol Kiçin. Një minutë më pas u fut në fushë dhe Bekim Balaj, por minutat ishin të pakta për sulmuesin shkodran dhe ndeshja nuk pati më gola.

Jenisei renditet në vendin e fundit me 10 pikë, ndërsa Akhmat Grozni renditet në vendin e dhjetë me 20 pikë të grumbulluara.

Të gjithë duan të presin River-Boka, propozimi i fundit është… “shumë i ftohtë”!
Institucioni qeverisës i futbollit në Amerikën e Jugut, “COMEBOL”, ka njoftuar se takimi i dytë i kupës Libertadores, River Plejt-Boka Zhuniors do të luhet më datë 8 ose 9 dhjetor në një stadium jashtë territorit të shtetit të Argjentinës.

Njoftimi erdhi pak minuta pas përfundimit të takimit të dy presidenteve të klubeve përkatëse në zyrat e “CONMEBOL” në Paraguai. Mediat argjentinase mendojnë që klasikja e famshme do të zhvillohet në Asunsion, kryeqytetin e Paraguait.

Të gjithë do të dëshironin ta mirëprisnin një ndeshje kaq të zjarrtë dhe plot emocione. Bashkia e Xhenovës ishte e para që hodhi idenë dhe ftoi klubet të luanin finalen e kthimit në stadiumin e qytetit italian, ndërsa një tjetër vend ka shprehur dëshirën për të pritur duelin e përjetshëm.

Propozimi vjen nga Rusia dhe ideja është e “çmendur”. Klubi i Jeniseit, ku aktivizohet dhe lojtari i kombëtares tonë, Enis Gavazaj, ka hedhur kandidaturën për të zhvilluar River-Boka në Krasnojarsk, qytetin siberian me një temperaturë të frikshme prej -30 gradësh.

“Do të ishte një superklasiko e paharrueshme: Dëborë, çizme dhe kapele të ngrohta prej leshi”, shkruhet në komunikatën e klubit të Jeniseit në rrjetet sociale, bashkëngjitur me fotot e kapitenëve Leonardo Ponzio (River) dhe Karlos Tevez (Boka), duke luajtur në dëborë.

Dear friends @CARPoficial and @BocaJrsOficial

You can play on our stadium for finale #Libertadores2018. It will be unforgettable – snow, felt boots and fur hats!? pic.twitter.com/Uynag89Iri

— FC Enisey English (@FCEniseyEN) November 27, 2018

Demiri e Bakaj festojnë në fushë, Gavazaj në stol
E shtunë pozitive për tre legjionarët e kombëtares. Fitore për Elis Bakajn, Emir Demirin dhe Enis Gavazajn. Në fushë dy të parët dhe në stol i fundit.

Shaktjor Soligorski arriti një fitore në transfertë përballë Smoleviçit me rezultatin 0-2. Bakaj ishte pjesë e formacionit mik, ndërsa u zëvendësua në minutën e 78. Trepikësh shumë i rëndësishëm për ekipin e sulmuesit, që ngjitet në vendin e dytë dhe është një hap larg kualifikimit në Europë. Ka mbetur dhe një javë për t’u mbyllur kampionati bjellorus, ndërsa Shaktjori pret në fushën e vet ekipin e FC Minskut. Mjafton dhe një fitore dhe ekipi i Bakajt kualifikohet në kompeticionet europiane.

Mariupoli i Besir Demirit arriti një fitore minimale në shtëpi përballë Vorskla Poltavës. Goli i Zubkov në pjesën e dytë i dha tre pikë ekipit të lojtarit shqiptar, i cili u aktivizua në formacion. Mbrojtësi i majtë u ndëshkua me karton të verdhë një minutë pas golit të avantazhit, ndërsa Mariupoli ngjitet në vendin e gjashtë në Premier Ligën e Ukrainës.

Më në fund Jenisei! Ekipi i Enis Gavazajt arriti një fitore të madhe përballë Dinamo Moskës në transfertë, duke rikthyer shpresat e mbijetesës. Jenisei fitoi 1-2, duke arritur fitoren e dytë në kampionat. Trepikëshi mungonte për ekipin e Gavazajt që nga 27 gushti, ndërsa 23-vjeçari e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli.

E ndaloi policia, trajneri i Gavazajt: Unë i dehur? Mashtrim, ju tregoj të vërtetën!
Si futbollist ka luajtur për Romën dhe Peruxhian në Serie A, ndërsa si trajner po drejton klubin rus të Jeniseit, pjesë e së cilit është dhe Enis Gavazaj, lojtari i kombëtares shqiptare. Dimitri Aleniçev ndodhet në një situatë të vështirë, pasi klubi ndodhet në vendin e fundit në kampionatin rus.

Klubi i ka kërkuar të japë dorëheqjen, por 46-vjeçari nuk dëshiron të heqë dora nga rroga e tij. Ditët e fundit, ai është akuzuar në mediat ruse, se është gjetur i dehur në timon nga policia, por Aleniçev e mohon këtë akuzë. E vërteta është ndryshe dhe ai e tregon në një prononcim për portalin rus “Sport-express”.

“E gjitha është një gënjeshtër. Të shtunën në mbrëmje isha duke darkuar me familjen në një restorant, ku piva dhe një birrë jo-alkoolike. Menjëherë pas kësaj u nisa për në shtëpi dhe një makinë më goditi lehtësisht te parakolpi. Shoferi doli nga mjeti dhe nisi të më ofendonte mua dhe gruan time. Pastaj erdhi policia, më kërkuan dokumentet dhe më detyroi të dal jashtë. Ishte -23 gradë. Më kërkuan çelësat e makinës, që më humbën më vonë. Situata u bë e padurueshme, kur personi që më goditi u la i lirë dhe u tha që nuk bëhej fjalë por një aksident.”

Enis Gavazaj

“Iu thashë policëve që e gjitha kjo ishte e çuditshme, një falsifikim i qartë i së vërtetës dhe se nuk kisha ndërmend të firmosja asgjë. Bëra një hap prapa dhe m’u ofruan disa djem, të cilët i kisha ngjitur në restorant. Ata më thanë: ‘ki kujdes, është një person që ka filmuar gjithçka në celularin e tij. Më vonë, në media doli lajmi sikur unë kisha bërë sherr me një nga djemtë. Pyes veten se nga dalin këto informacione! Kush i nxjerr? Nuk kam dyshim se i gjithë ky informacion i rremë vjen nga njerëz të këqij për të prishur reputacionin dhe për të më detyruar të jap dorëheqjen nga Jenisei. Nuk është një situatë normale. Çdo klub ka të drejtën për të pushuar trajnerët nga puna, por kjo duhet bërë në mënyrë të civilizuar”, përfundon Dimitri Aleniçev.

Balaj dhe Berisha titullarë, sa pak minuta për Gavazajn
Akhmat Grozni nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen kundër Anzhi Makhaçkala. Bekim Balaj dhe Bernard Berisha u aktivizuan si titullarë, por pa arritur të gjejnë rrugën e golit. Sulmuesi shkodran i kombëtares u zëvendësua një minutë nga fundi i ndeshjes, ndërsa shqiptari tjetër që aktivizohet me Akhatin, Odise Roshi, vazhdon të jetë i dëmtuar.

Bernard Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të, ndërsa vendasit nuk arritën të fitonin ndeshjen dhe renditen në vendin e nëntë në Premier Ligën e Rusisë në kuotën e 13-të pikëve.

Në ndeshjen tjetër mes Jeniseit dhe Spartakut të Moskës, Enis Gavazaj u aktivizua vetëm në minutën e fundit të ndeshjes. Ekipi i lojtarit të kombëtares u mposht me rezultatin 2-3 në shtëpi nga Spartaku i Moskës dhe vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit në renditje, me vetëm pesë pikë pas 10-të javëve të para.