Java e 15 e Serie A

VIDEO | Festojnë shqiptarët në Itali, triumfojnë Atalanta dhe Empoli
Trepikësh i rëndësishëm për Atalantën, që lë pas krahëve humbjen me Napolin në shtëpi. Ekipi bergamask fitoi në transfertë përballë Udinezes me rezultatin 1-3. Duvan Zapata ishte heroi i miqve me trigolëshin përballë ish-skuadrës së tij. Etrit Berisha u aktivizua si titullar, ndërsa Berat Gjimshti nuk ishte pjesë e kësaj ndeshje.

Atalanta e gjeti shumë shpejt golin. Zapata përfitoi nga një devijim i Toloit pas një goditje këndi dhe kaloi ekipin e tij në avantazh. Udineze reagoi shumë shpejt dhe barazoi takimin pas dhjetë minutash.

Një kundërsulm i shpejtë i vendasve e gjeti mbrojtjen e Atalantës të papërgatitur dhe Lasanja nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë asistin e D’Alesandros. Pjesa e parë nuk pati më gola, ndërsa miqtë shënuan sërish në minutën e 61. Barrou lëvizi mirë nga krahu i djathtë, u fut në zonë dhe tentoi të godiste.

Topi i devijua dhe përfundoi te Zapata, i cili shënoi golin e dytë për Atalantën. Kolumbiani nuk u ndal dhe shënoi të tretin personal dhjetë minuta përpara fundit, duke shfrytëzuar një asist të Hatebër. Kjo fitore i ngjit miqtë në vendin e gjashtë me 21 pikë, ndërsa bardhezinjtë vazhdojnë të lëkunden në pozita të këqija, duke u renditur në vendin e katërt nga fundi me 13 pikë.

Në dy ndeshjet e tjera Empoli i Frederik Veselit fitoi në shtëpi përballë Bolonjës me rezultatin 2-1. Mbrojtësi i kombëtares u aktivizua si titullar, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë. Fitorja e tretë rresht në shtëpi për Empolin, që ngjitet në kuotën e 16 pikëve, pesë më shumë se vendi që të dërgon një kategori më poshtë.

Parma dhe Kievo u ndanë në barazim mes tyre. Gjithçka ndodhi në minutat e para të pjesës së dytë. Stepinski kaloi vendin e fundit në renditje në avantazh, ndërsa Bruno Alvesh barazoi shifrat dhe ndeshja nuk pati më gola.

Empoli-Bolonja 2-1

(Kaputo 10’, La Gumina 80’ / Poli 41’)

Parma-Kievo 1-1

(Bruno Alvesh 53’ / Stepinski 47’)

Udineze-Atalanta 1-3

(Lasanja 12’ / Zapata 2’, 62’, 80’)

VIDEO | Serie A është “çmendur”, Fiorentina kopjon Kaljarin dhe Sampdorian!
Gjatë ditës së djeshme e pësuan Roma dhe Lacio në shtesa, ndërsa sot e provoi dhe Sasuolo një gjë të tillë. Vendasit kishin fituar për herë të fundit në shtëpi në kampionat me datë 21 nëntor. Triumfonte përballë Empolit merezultatin 3-1, ndërsa sot i iku fitorja nga duart në minutën e shtatë shtesë. Kjo pikë e ngjit Sasuolon përkohësisht në vendin e tetë me 21 pikë, katër më pak se Milani i vendit të katërt, që ka për të zhvilluar dhe një ndeshje më shumë.

Moment krize për Fiorentinën, që nuk fiton në kampionat prej tetë javësh, në të cilat ka marrë vetëm 6 pikë, por ekipi i Piolit tregoi karakter në ndeshjen e sotme. Pjesa e parë nuk pati gola, ndërsa në të dytën u shënuan plot gjashtë  të tillë. Alfred Dankan zhbllokoi sfidën në minutën e 63. Ganezi lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zone dhe topi përfundoi në rrjetë.

Dyfishimi i rezultatit erdhi 6 minuta më pas. Dankan nisi një aksion të bukur nga krahu i majtë dhe dhuroi një asist në zonë për Kuma Babakar, me lojtarin që i shënoi ish-ekipit të tij. Fiorentina reagoi dhe shkurtoi shumë shpejt diferencën.

Simeone përfitoi nga një top i përplasur në shtyllë dhe rihapi shpresat e Fiorentinës për të marrë pikë. Stefano Sensi shënoi sërish për Sasuolon në minutën e  80, duke shënuar një gol të bukur nga larg. Vendasit e mbyllën takimin me një lojtar më pak, pas largimit të Djuriçiç me të kuqe katër minuta përpara fundit.

Fiorentina përfitoi nga një gjë e tillë, duke rihapur sërish lojën me golin e Benasit në minutën e 89. Karton i kuq dhe për Milenkoviç të Fiorentinës në shtesa, ndërsa Kevin Mirajas nuk e kishte thënëakoma fjalën e fundit. Belgu mori një top të bukur nga Pezela dhe shënoi, dukei dhuruar një pikë të çmendur ekipit viola.

Sasuolo-Fiorentina 3-3
Shënues: Dankan 63’, Babakar 68’, Sensi 80’ / Simeone70’, Benasi 89’, Mirajas 90+7’

VIDEO | Mrekulli në Sardenjë, Kaljari shtang Romën me 9 lojtarë!
U mendua se Roma u rikthye te fitorja pas 3 ndeshjeve mes kampionatit dhe Champions-it, por futbolli është i paparashikueshëm. Ekipi i Di Françeskos barazoi në transfertën e vështirë kundër Kaljarit me rezultatin 2-2. Miqtë ishin në avantazh të dyfishtë deri 5 minuta përpara fundit të takimit, por ekipi sard u “ringjall” në fund dhe shënoi dy herë, edhe pse e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak.

Ky barazim e mban Romën në vendin e shtatë me 20 pikë, ndërsa vendi i katërt është gjithnjë e më larg. Pikë karakteri për Kaljarin, që regjistron barazimin e katërt rresht në kampionat.

Takimi u zhbllokua shumë shpejt. Kristante lëshoi një të majtë të pakapshme për portierin e Kaljarit në minutën e 14-të, ndërsa Kolarov dyfishoi shifrat katër minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Mbrojtësi i krahut shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit, specialitet i tij. Kaljari tentoi të shënonte dhe hapte ndeshjen, por goli erdhi vetëm pesë minuta përpara fundit. Rumuni Ionita shënoi me kokë nga një goditje këndi dhe vendasit morën zemër.

U duk sikur nuk kishte më kohë, por arbitri sinjalizoi 5 minuta shtesë, ku ndodhi gjithçka. Farago dhe Sërna u ndëshkuan me të kuqe brenda dy minutash, por Sau nuk ishte dorëzuar akoma. Italiani iu shkëput mbrojtjes verdhekuqe në fund, duke mposhtur Olsenin dhe duke dërguar në ekstazë të pranishmit në “Sardenja Arena”.

Kaljari-Roma 2-2

(Ionita 85’, Sau 90+5’ / Kristante 14’, Kolarov 41’)

Napoli “shpartallon” Frozinonen, blindohet vendi i dytë
Napoli ka siguruar tre pikët e radhës dhe vazhdon ndjekjen ndaj Juventusit. Ekipi i Ançelotit fitoi përballë Frozinones në shtëpi me rezultatin 4-0. Zielinsi dhe Ounas në pjesën e parë dhe një dygolësh i Milik e ngjitën Napolin në kuotën e 35 pikëve, tetë më pak se Juventusi.

Elseid Hysaj luajti gjatë gjithë takimit, që u hap shumë shpejt nga goli i Zielinskit. Polaku kaloi vendasit në avantazh në minutën e shtatë, pas një diagonale të bukur. Dyfishimi i rezultatit erdhi pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë. Eurogol i algjerianit, i cili shmangu një kundërshtar dhe lëshoi një predhë drejt portës.

Pjesa e dytë dhuroi dhe dy gola të tjerë për Napolin, që u shënuan nga Milik. Dygolësh për sulmuesin polak, i cili është rikthyer të shënojë, duke gjetur golin e shtatë në kampionat. Ndeshje për t’u harruar për Frozinonen, që vazhdon të renditet e dyta nga fundit me 8 pikë, pesë më pak se zona e shpëtimit.

Napoli-Frozinone 4-0

(Zielinski 7′, Ounas 40′, Milik 68′, 84′)