Java e 11 e Serisë A

VIDEO | Torino shpartallon Sampdorian, Sasuolo sheh Europën
Torino shpartalloi Sampdorian në transfertë më rezultatin 1-4, duke regjistruar rezultatin e gjashtë pozitiv rresht në kampionat. Tre humbje dhe tre fitore për ekipin e Maxarrit, që ngjitet në vendin e shtatë në kuotën e 17 pikëve. Beloti me anë të një dygolëshi, Falke dhe Izo ishin autorët e golave të ekipit “granata”, ndërsa i përhershmi Fabio Kualjarela shënoi golin e nderit për ekipin xhenovez. Humbja e dytë rresht për Sampdorias pas asj kundër Milanit dhe djemtë e Xhampaolos renditen në vendin e dhjetë më 15 pikë.

Sfida tjetër mes Parmës dhe Frozinones u mbyll ashtu siç nisi, ndërsa ekipi emilian luajti që nga minuta e 61 me një lojtar më pak. Leo Stulak la Parmën me dhjetë vetë  pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë dhe arbitri i drejtoi direkt kartonin e kuq lojtarit slloven. Kjo pikë e mban Parmën në mesin e renditjes, ndërsa Frozinone arrin rezultatin e tretë rresht pozitiv pas barazimit me Empolin dhe fitores me Spalin. Megjithatë, lacialët vazhdojnë të notojnë në ujëra të turbullta dhe renditen në vendin e parafundit në kuotën e gjashtë pikëve.

Kievo është zyrtarisht në krizë dhe një gjë e tillë u pa dhe në humbjen në shtëpi përballë Sasuolos. Dy gola në fundin e çdo pjese i dhuruan tre pikë të arta Sasuolos, që ngjitet në vendin e gjashtë me pikë të barabarta me Milanin. Kievo akoma nuk e ka shijuar fitoren për këtë sezon dhe regjistron vetëm dy barazime në 11 javët e para. Veronezët e vegjël renditen në vendin e fundit me -1 pikë, duke llogaritur dënimin me tre pikë në fillim të sezonit.

Kievo – Sasuolo 0-2

(Di Françesko 42’, Xhakerini (aut) 94’)

Parma – Frozinone 0-0

Sampdoria – Torino 1-4

(Kualjarela 65’ / Beloti 12’, 43’, Falke 56’, Izo 78’)

VIDEO | “Poker” i Lacios, Strakosha me shokë parakalojnë Milanin
Lacio është rikthyer te fitorja, duke lënë pas krahëve humbjen e hidhur kundër Interit. Djemtë e Inzagit shkatërruan Spalin me rezultatin 4-1 dhe tashmë ngjiten në vendin e katërt me 21 pikë. Çiro Imobile me një dygolësh, Kataldi dhe Parolo ishin autorët e golave të Lacios, ndërsa Mirko Antenuçi barazoi përkohësisht rezultatin në pjesën e parë.

26 minuta e para të sfidës nuk dhuruan gol, ndërkohë që Thomas Strakosha kreu mrekullinë kundër Antenuçit në minutën e 21. Pesë minuta më vonë erdhi avantazhi i lacialëve me të zakonshmin Imobile, i cili goditi fort nga brenda zonës, dukë shënuar një gol të bukur.

Gëzimi i vendasve zgjati vetëm dy minuta, pasi Antenuçi shfrytëzoi një pasim të Lazarit dhe mposhti Strakoshën. Asnjë faj për portierin e kombëtares kuqezi, ndërsa Imobile riktheu festën në “Olimpico” në minutën e 35. Një aksion shumë i bukur mes tij dhe Kaisedos, që u konkretizua me golin e tetë në kampionat të sulmuesit 28-vjeçar.

Pjesa e dytë dhuroi dhe dy gola të tjerë për Lacion, që gjeti golin e tretë me një predhë të Kataldit, ndërsa Parolo kopjoi shokun e tij në minutën e 70, duke shënuar një gol të bukur dhe vulosur fitoren e Lacios. Humbja e dytë rresht për Spalin, pas asaj në shtëpi kundër Frozinones, ndërsa bardhekaltrit janë në ndjekje të Interit dhe Napolit, me katër pikë më pak.

Lacio – Spal 4-1

(Imobile 26′, 35′, Kataldi 59′, Parolo 70′ / Antenuçi 28′)