Inzagi

Largimi i Milinkoviç-Saviç, edhe Inzagi i dorëzuar
Simone Inzagi, trajneri i Lacios, duket i dorëzuar sa i takon largimit të Milinkoviç-Saviç. Trajneri italian ka folur sot për mediat italiane, ku ka lënë të kuptohet se nuk ka asgjë në dorë sa i takon të ardhmes së mesfushorit serb, që me shumë gjasa do të prezantohet këto ditë si lojtari më i ri i Mançester Junajtid.

Inzagi tha: “Ju e dini që unë dua qëndrimin e Saviç te Lacio, por duket shumë e vështirë. Sezonin e shkuar, ia dolëm që ta mbanim, por këtë vit kemi marrë shumë oferta të mira. Jemi në treg për të gjetur zëvendësuesin e tij, por nesë ndonjë kthesë e papritur ndodh, ai është i mirëpritur këtu.

Saviç është një luftëtar, do jetë e vështirë për të gjetur një lojtar si ai në mesin e fushës. Nuk e di çfarë rezervon e ardhmja për të dhe për ne si klub, por jam i bindur se do të jetë diçka e mirë për të dyja palët”, përfundoi trajneri lacial.

Inzagi shtyn pushimet, synon me çdo kusht stolin e Milanit
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Simone Inzagi ka vendosur që të shtyjë pushimet e tij në Amerikë. Arsyeja? Synon t’i bashkohet Milanit me çdo kusht. Rivali i vetëm për stolin kuqezi, për momentin është vetëm Marko Xhanpaolo.

Presidenti i Lacios, Lotito, nuk ka ndërmend ta lejojë Inzagin të largohet dhe është gati t’i ofrojë një kontratë të re. Kjo kontratë mësoeht se është 3-vjeçare, me një rritje rroge 1.5 deri në 2 milionë euro. Milani është gati t’i ofrojë Inzagit një pagë 2.5 milionë euro në vit.

Kuqezinjtë kanë vendosur edhe një afat se kur Inzagi duhet të vendosë, që është ditën e martë. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë trajneri i Lacios, Simone Inzagi.

Ka një favorit për stolin, Juventusi mund t’i befasojë të gjithë
Juventusi është në kërkim të trajnerit të ri, por bardhezinjtë nuk duan të nxitohen. Kandidatët kryesorë janë Didier Deshamp, Mauricio Poçetino, Simone Inzagi dhe Sinisha Mihajloviç.

Guardiola mbetet një ëndërr, ndërsa Gasperini dhe Sarri janë shumë afër Romës dhe Milanit.

Gara do të jetë e ashpër deri në fund, madje nuk përjashtohet ndonjë emër i ri, i cili mund të dalë në skenë. Megjithatë, mediat italiane shohin një favorit dhe ai është Simone Inzagi.

Trajneri pritet të japë dorëheqjen nga Lacio në fund të sezonit. Emri i tij ka qarkulluar edhe vite të tjera si pasardhës i Alegrit dhe kjo mund të jetë vera fatlume për Inzagin e vogël.

Simone Inzagi, trajneri i Lacios

Pikat e forta të tij quhen Fabio Paratiçi dhe Pavël Nedved. Me drejtorin sportiv të Juves e lidh një miqësi e fortë, ndërsa me çekun kanë luftuar së bashku me bluzën bardhekaltër mbi supe.

Inzagi njihet për menaxhimin e mirë të grupit të lojtarëve, ndërsa eksperienca ndërkombëtare është pika e tij e dobët. Një skuadër që kërkon fitimin e Champions Ligës zakonisht i besohet një trajneri ekspert, por Juventusi mund të vendosë të bazohet më shumë te cilësitë e mira të trajnerit lacial.

Shkarkimi Bielsës, Tare dhe Inzagi: Lotito zbulon sekretet
Klaudio Lotito është një nga presidentët më karizmatikë të Serisë A. Kreu i Lacios ka zbuluar disa nga sekretet e tij, duke nisur nga ideja e çmendur për t’i ofruar Igli Tares postin e drejtorit sportiv. Biondi shqiptar ishte në fundin e karrierës dhe kishte shkuar në zyrat e presidentit për të rinovuar me dy vite të tjera. U fut si futbollist dhe doli si drejtori sportiv! Të gjithë u shokuan nga ky vendim, por Lotito kishte një nuhatje fantastike dhe besonte fort te Tare.

Ishte viti 2008. Vlonjati mori licencën dhe filloi një vit më vonë zyrtarisht detyrën që mban edhe sot. Të gjithë iu turrën Lotitos atëherë, ndërsa kritikët kanë zgjedhur heshtjen sot. Më saktë, nuk kanë se çfarë thonë, pasi flet vetë puna fantastike e drejtorit shqiptar.

Presidenti tregon edhe një detaj në lidhje me trajnerin Inzagi, ndërsa zbulon të vërtetën në lidhje me Marselo Bielsën. Akordi me trajnerin e famshëm argjentinas ishte arritur, por ai nuk i shijoi kurrë emocionet e futbollit italian.

TARE – “Shumë persona nuk e pranuan këtë zgjedhje, por ishte një zgjedhje e madhe. E kishim lënë për t’u takuar dhe për të rinovuar kontratën. Igli erdhi bashkë me agjentin e tij dhe i thashë: ‘Shiko, nuk do ta rinovoj kontratën’. ‘Si ka mundësi, ju më dhatë fjalën, nuk është korrekte dhe as serioze‘, u përgjigj ai. I thashë që kisha qëllim ta bëja drejtor sportiv të Lacios. ‘Si i bëhet, unë nuk kam as licencë’, ma ktheu Igli. I thashë që të mos merakosej për atë gjë dhe se kishte 30 minuta kohë për t’u menduar. U kthye pas gjysmë ore dhe më tha se e pranonte propozimin tim.”

INZAGI – “Kur u bëra president, fillova të thërras lojtarët për rinovimin e kontratave. I ra radha Simones dhe erdhi bashkë me agjentin e tij. Ju ofrova 5.3 milionë euro për 5 sezone. Agjenti u kënaq. ‘U morëm vesh, do ju jap 5.3 milionë për 5 vite?’, pyeta. ‘Në vit?’, tha Simone. ‘Jo, në total’, iu përgjigja unë… Pastaj ndodhi më e bukura. Ai më kërkoi që të flisnim vetëm për vetëm. Çfarë dëshiron që të bësh më vonë e pyeta dhe ai mu përgjigj se dëshironte të bëhej trajner! ‘Do të të bëj trajner të Lacios’, i thashë… ”

BIELSA – “Marselon e largova unë. Kur isha në Francë, Tare më telefononte dhe më thoshte se kishte blerë lojtarët që i pëlqejnë Bielsës, por trajneri ndërronte mendje pas tre minutash. U ktheva në Formelo dhe e morëm në telefon. Tare i fliste dhe ai përgjigjej sikur të ishte ndonjë shkencëtar. Nuk durova më dhe i mora telefonin nga dora Iglit. ‘Dëgjo mister, mori fund, ju duhet të largoheni’. Iglit nuk i mbeti pikë gjaku në fytyrë…”

Inzagi: Askush nuk ka luajtur si ne në Bergamo, meritonim më shumë
Simone Inzagi largohet kokulur nga Bergamo, por trajneri i Lacios nuk harroi të vlerësonte lojën e skuadrës së tij që dominoi kundërshtarin, por nuk ia doli të shmangte humbjen. “Nuk kam pendesë për ndeshjen e sotme, nuk e meritonim të humbnim. Atalanta meriton respekt, pasi i kanë shkaktuar çdokujt probleme, por portierit tonë nuk iu desh të bënte asnjë pritje”, tha Inzagi në fillim të intervistës me “Sky Sports”

“Krijuam shanse, askush nuk ka luajtur kaq mirë në Bergamo sa Lacio sot. Jemi ende të pestët në renditje dhe do të na duhet të shikojmë se çfarë do të bëjë Milani nesër kundër Bolonjës. Të shtunën na duhet i njëjti shpirt loje që treguam sot”.

“Duhet të punojmë me efikasitetin e lojës sonë, pasi prodhojmë shumë e shënojmë pak. Bëmë 27 gjuajtje ndaj Sampdorias dhe ata na barazuan në minutën e 99-të. Po kalojmë një periudhë ku tre pikët na janë bërë makth. Sot humbëm disa pikë të rëndësishme, por jam i bindur se do të rikthehemi së shpejti te fitoret. Bëmë një hap mbrapa, por mbetemi në vendin e pestë dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një vend në Europë ”, përfundoi Inzagi.

Kasano “mesazh” Inzagit, kërkon rikthimin në Serie A
Antonio Kasano është pa ekip që prej janarit të vitit të kaluar. Por, edhe pse një vit e gjysmë pa luajtur futboll profesionist, Kasano i ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në futboll, madje 36- vjeçari pretendon të rikthehet në Serie A.

Në një intervistë për një medie në Itali. Kasano the se do t’i pëlqente të luante me skuadrën e Bolonjës, ku trajneri është miku i tij i vjetër Filipo Inzagi.

“Do më pëlqente të luaja për Bolonjës. Është një klub dhe qytet fantastik. Te Bolonja kanë ringjallur karrierën shumë lojtarë të vjetër në moshë si Roberto Baxho, Bepe Sinjori dhe Marko Di Vaio. Tani dua të luaj futboll vetëm për pasion, nuk është çështje parash, sepse po të ishte aty puna, tani do të kisha pranuar menjëherë një ofertë  nga Kina. Të shohim çdo të ndodhë. Jam stërvitur rregullisht kohët e fundit dhe kam humbur 10 kilogramë”, përfundoi Kasano.

Plas te Lacio, video nxjerr në shesh “xixat” midis Lotitos dhe Inzagit
Një video ku shfaqet presidenti i Lacios, Klaudio Lotio, ka zbuluar disa nga prapaskenat në klubin kryeqytetas. Në filmim Lotito është në një bisedë telefonike me trajnerin Simone Inzagi dhe dallohet qartë që marrëdhëniet midis nuk janë aspak të qeta.

“Simone këtu vendos unë jo ti. Dua të di me ekzaktësi se kush është i dëmtuar dhe kush nuk është, Ti gjithmonë qahesh për çdo gjë. Nuk e kupton se ke një skuadër që vlen sa 10-fishi i të tjerëve”, dëgjohet të thotë Lotito në klipin e publikuar pas humbjes 2-1 ndaj Napolit.