Intervistë

Armët e Partizanit dhe dyshja Vajushi-Rama, Starova “skanon” Superioren
Edhe pse nuk ka një skuadër në drejtim, Sulejman Starova është një ndër specialistët e futbollit shqiptar më të spikatur në këtë periudhë. Asnjëherë “Bobi” nuk të thotë “jo” kur i kërkon një mendim për situatën e futbollit shqiptar në tërësi dhe për Kategorinë Superiore në veçanti.

Për SportEkspres.com, Starova deklaron se Partizani është krijuar më shpejt nga të tjerat dhe në fazën difensive është më lart nga Kukësi e Teuta, që e ndjekin në renditjen e kampionatit. Sipas tij, si arma kryesore e Partizanit janë mbrojtja shumë e mirë dhe kundërsulmi i shpejtë.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Në kampionat dhe në Kupë, a është ky Partizan më afër dy trofeve?

-Për Kupën tani fillon beteja më e fortë për të gjitha skuadrat që kaluan në turin e tretë të saj. Ndërsa në kampionat, Partizani është një hap para nga skuadrat e tjera. Tashmë i duhet që të harmonizojë mirë futbollistët, ku dhe trajneri Gega po tregohet inteligjent e krijues në formacion.

Në cilët tregues e mendoni suksesin e Partizanit në kryesimin e Kategorisë Superiore?

-Tregues kryesor mendoj se ësht fakti që Partizani është krijuar më shpejt nga të tjerat dhe në fazën difensive është më lart nga Kukësi e Teuta, që e ndjekin në renditjen e kampionatit. Si arma kryesore e Partizanit në 20 ndeshjet e luajtura janë mbrojtja shumë e mirë dhe kundërsulmi i shpejtë.

21 gol në 20 javë, a është ky një tregues i lojës me llogari të Partizanit?

-Kur treguesi i golave të pësuar në total mbetet më i ulët nga rivalët, 9, normale të thuhet që Partizani është i shpërblyer me kryesimin e renditjes. Kujt skuadre nuk i duhet një golashënues për të shënuar më shumë. Te Partizani golin nuk e bën emri i lojtarit, por e gjithë skuadra.

Për ndeshjen e javës së 20-të me Kamzën ka patur akuza mediatike për një pakt mes dy skuadrave, cili është këndvështrimi juaj?

-Nuk e mendoj kështu këtë këndvështrim mediatik. Kjo situatë duhet parë më gjerë, ku së pari duhet pyetur se pse Kamza ka ardhur deri këtu dhe vetëm kështu u jepet përgjigje atyre akuzave mediatike. Fitorja i bëri mirë ecurisë së Partizanit në kreun e renditjes, unë këtë vlerësoj.

Në Kategorinë Superiore kanë ardhur lojtarë si Valdet Rama dhe Armando Vajushi, tregon ky fakt se kemi një rritje të nivelit?

-Ardhja e tyre nga kampionate të huaja më të forta në Kategorinë Superiore i ka dy anët e medaljes. Së pari na bën mirë që ata vijnë në kampionatin tonë elitar, por së dyti, ata duhen pyetur pse erdhën deri këtu. Kanë dalë të panevojshëm aty ku kanë qenë, apo janë në rënie?

Të shtunën Partizani luan ndeshjen e javës së 21-të me Kastriotin, është kjo një sfidë e fituar?

-Partizani e humbi shansin e shkëputjes në javën e kaluar, pasi edhe Kukësi fitoi. Ndërsa këtë javë besoj se Partizani fiton me Kastriotin dhe Tirana i merr pikë Kukësit dhe shkëputja do jetë më e madhe. Mendoj se në të dy kahet e renditjes kjo do të jetë java e shkëputjes së skuadrave.

Si i shikoni ndeshjet e javës së 21-të të Kategorisë Superiore, të vështira apo normale?

-Si për kreun e renditjes, ashtu edhe në zonën e mbijetesës, janë krijuar dy grupe me nga tre skuadra që po e bëjnë më të bukur rivalitetin në dy ekstremet e tabelës. Partizani-Kukësi-Teuta në krye, si dhe Luftëtari-Kastrioti-Kamza, do jenë rivale të forta në synimet e tyre deri në fund.

Duro kundër “rrymës”: Renditja nuk tregon asgjë, janari ofron edhe lojtarë super!
Edhe pse është i lirë pa pankinë, Klodian Duro tregohet aktiv në ndjekjen e futbollit shqiptar, kryesisht me Kategorinë Superiore dhe Kombëtaren. Në intervistën për SportEkspres.com, Duro deklaron se muaji janar të afron mundësi për lojtarë cilësorë, por sipas tij, gjithçka kushtëzohet nga politikat e klubeve dhe buxhetet e tyre. Mungesa e tifozëve në stadiume pas ndëshkimeve dhe rivaliteti i dobët, këto veçohen si dukuritë më negative të gjysmës së parë të sezonit.

Në fillimin e këtij edicioni në Kategorinë Superiore, Klodian Duro mori drejtimin e skuadrës së Kamzës, ku në 11 javë kampionat, skuadra nuk u ngjit më shumë se sa zona e mbijetesës në tabelën e renditjes, ndërkohë që në sezonin 2015-2016 drejtoi Kukësin fitues të Kupës dhe vendi i 3-të në renditje. Më parë ai ka qenë futbollist në disa skuadra të elitës në futbollin shqiptar, si dhe në Gjermani, Turqi, Qipro dhe Austri. Në 10 sezone, Klodian Duro ka qenë titullar në Kombëtare me të cilën luajti në 77 ndeshje e shënoi 6 gola.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Në këtë mot të ftohtë dhe pa futboll zyrtar, ju si specialist futbolli si ndjeheni në këtë atmosferë?

-Është një periudhë e zakonshme kjo në muajin janar, e cila ka si fokus kryesor ka përgatitjet dhe merkaton. Por duke qenë se kam një jetë me futbollin, janari edhe për mua është bërë rutinë, për vetë axhendën që ofron. Këtë muaj unë jam në pritje të ofertave dhe besoj se do të sistemohem.

Skuadrat e Superiores i kanë nisur përgatitjet, ndërsa Flamurtari e Luftëtari ende, do të ndikojë kjo në performancën e tyre për gjysmën tjetër të këtij sezoni?

-Çdo ekip e di mirë se çfarë duhet të bëjë në këtë periudhë, gjithmonë i kushtëzuar nga synimet dhe objektivat që ka për sezonin. Mediatikisht kam mësuar se dy skuadra kanë problematikat e tyre dhe sa më shumë i largohen përgatitjeve, aq larg do të jenë me arritjen e synimeve.

Çfarë mundësi afron muaji janar që skuadrat të kenë një fytyrë ndryshe për vazhdimësinë e sezonit?

– Mundësitë janë relative për çdo skuadër, sepse ka disa faktorë që e kushtëzojnë suksesin e kësaj periudhe, që të afron mundësi, por edhe t’i largon, nisur nga vizioni që kanë stafet teknike. Kur drejtoja Kukësin, në merkaton e janarit gjetëm superlojtarë si Emini, Lladrovski e Dvornekoviç, të cilët rezultuan cilësorë.

Si e përshkruani situatën e skuadrave në tërësi, pas mbylljes të fazës së dytë e deri në rifillimin e përgatitjeve?

-Edhe pse ka skuadra që ende nuk kanë folur shumë në përgatitje dhe merkato, unë e shoh një periudhë intensive. Kush skuadër ka buxhet të mirë i bën përgatitjet me kushte e nivel, sikundër janë Partizani e Kukësi që kanë shkuar në Turqi. Të tjerat përgatiten këtu në kushte shqiptare.

Për dy fazat e para të Superiores, cilat mangësi i veçoni si më evidente?

-Mangësi është fakti se asnjë ekip nuk ka bërë diferencën, që nga skuadra e kreut e deri në fund të renditjes. Të gjitha janë afër në nivel dhe mendoj se pikët nuk tregojnë asgjë, sepse siç janë luajtur ndeshjet, skuadra e parë mund të ishte e fundit dhe e fundit mund të ishte e para.

Po dënimet e tifozerive, mendoni se kanë patur ndikim në lojën e skuadrave në dy fazat e para?

-Shkallët e stadiumeve të boshatisura, edhe kjo ka qenë një nga mangësitë më evidente në dy fazat e para të Kategorisë Superiore. Futbolli i do tifozët në stadium, sepse bukuria e kësaj loje është e ndërthurur nga fusha në shkallët e stadiumeve. Duhen parë ndëshkimet kolektive ndaj tyre.

Në gjysmën e dytë të sezonit do të luhen dy faza të Superiores dhe ndeshjet e tureve të Kupës së Shqipërisë, do të kenë varësi nga njera-tjetra?

-Varet nga politika që kanë klubet, asgjë nuk duhet përjashtuar në futboll. Kur drejtoja Kukësin, e kam vlerësuar maksimalisht atë periudhë dhe skuadra doli në vendin e 3-të duke marrë pjesë edhe në Europë në atë sezon. Aleancat kanë ekzistuar edhe kur nuk janë bërë publike.

E krijoni një ide për verdiktet që do të sjellë fundi i sezonit në Superiore dhe në Kupë?

-Unë e mendoj se do të kemi një situatë të papërcaktuar si me thikë, pavarësisht renditjes aktuale. Gjithkush nga 4-5 skuadrat e para mund të dalë kampione, mund të hyjë apo të humbasë Europën, dhe gjithkush nga 4-5 skuadrat e fundit të renditjes mund të rrezikojë mbijetesën.

Pas përvojës të shkurtër te Kamza, jeni në aktivitet me futbollin?

-Pas drejtimit të Kamzës në 11 javë kampionat, unë kisha një ofertë nga Kastrioti, por e ndjej se më duhet një periudhë pushimi. Krutanët i falënderoj për respektin, ndërkohë që pres të hedh hapin e duhur, sepse pas dy eksperiencave me Kukësin e Kamzën, kam ide më të qarta për pankinën.