Interi

Marota i shuan shpresat Ikardit: Nuk ia japim armikut!
Bepe Marota, drejtori sportiv i Interit, zgjodhi të sillte te zikaltrit Antonio Konten si trajner. Së bashku kanë punuar te Juventusi dhe kjo ia ka lehtësuar bisedimet atij. Këtë gjë e shprehu edhe në konferencën e sotme për shtyp, ndërkohë që foli edhe për merkaton dhe emra të përveçëm.

ZGJEDHJA E KONTES – “E kemi ndjerë së bashku me pjesën tjetër të shoqërisë, që në këtë moment historik kishim nevojë për një trajner si Antonio Konte. Nuk kishim asnjë dyshim, ishte zgjedhja e parë dhe e vetme. Është një trajner fitues dhe një nga më të mirët në botë. E njohim mirë. Kam punuar me të më parë dhe kjo na i lehtësoi tratativat. Kemi një projekt ambicioz dhe duam ta rikthejmë Interin fitues”.

REBELËT – “Kemi të drejtën t’i zgjedhim protagonistët e këtij projekti dhe vlerat e tij. Na duhet impenjim, respekt, kulturë pune dhe mentalitet fitues, vetëm kështu mund të arrihen objektivat. Kemi vendosur së bashku me drejtuesit klubit dhe trajnerin që Naingolan dhe Ikardi nuk shkojnë me idetë dhe projektin tonë. Bëmë një zgjedhje kurajoze, të sigurt se po vendosim për të mirën e klubit, pa treguar mungesë respekti ndaj dy profesionistëve”.

“Ikardi? Nëse do të qëndrojë me ne, në fund të merkatos do të flasim drejtpërdrejt me të. Jemi optimistë që mund të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë. Juventusi? E përjashtoj, pasi nuk janë kushtet. Vullneti i lojtarit bën diferencën, por nga sot te Juventusi nuk i shohin as hijen. Shkëmbimi me Dibala është një utopi. I di cilësitë e Paulos dhe më duket e vështirë që diçka e tillë mund të ndodhë. Gjithsesi merkato është e hapur”.

MERKATO – “Barela? Çdo klub ka të drejtë t’i vendosë çmimin lojtarëve të vet. Blerësi më pas ka të drejtë të mbrojë veten. Xheko? Ai është një objektiv, madje ka shprehur edhe vlerësimin e tij për Interin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Barelën”.

“Lukaku? Po punojmë, por nuk duhet të harrojmë që kemi edhe bilanc për të respektuar. Idetë i kemi të qarta dhe duam ta kompletojmë ekipin që tani, por nuk kemi pse nxitohemi”, është shprehur mes të tjerash Marota gjatë konferencës për shtyp.

Interi e ka seriozisht, ofertë e majme për të ardhmen e Italisë!
Interi ka treguar që për sezonin e ri ka ambicie të mëdha, teksa emërimi i Antonio Kontes në krye të stolit është një tregues i qartë.

Bepe Marota nga ana tjetër ka nisur të mendojë për merkaton dhe një ndër objektivat kryesorë është padyshim Nikolo Barela. Mesfushori kërkohet me ngulm nga zikaltrit, dhe sipas raportimeve nga “Sky Sport”, oferta e Interit për klubin nga Sardenja është 40 milionë euro plus 10 të tjera bonus.

Bonusi do të aktivizohet vetëm në rast se Interi do të triumfonte në Serie A ose në Champions League. Këtu është dhe i vetmi ngërç, pasi Kaljari kërkon në pjatë menjëherë 50 milionë euro. Gjithsesi, avantazhi i Interit është se Barela dëshiron një kalim vetëm tek ata dhe nuk është i interesuar për t’u bashkuar me Milanin, apo me ndonjë klub tjetër jashtë Italisë.

U zyrtarizua si trajner i Interit, tifozët e Juves peticion kundër Kontes!
Zyrtarizimi i Antonio Kontes si trajneri i ri i Interit, padyshim i ka nervozuar jo pak tifozët e Juventusit, pasi kujtojmë, trajneri italian ka qenë për disa vite në krye të bardhezinjve, me të cilët arriti disa suksese, por ka luajtur edhe si futbollist me ta.

Për këtë arsye, tifozët e Juventusit kanë nisur që nga dita e djeshme të përgatisin një peticion, ku kërkojnë që ylli i Antonio Kontes në “Allianz Stadium” të hiqet. Deri më tani, kur ende nuk është mbushur një ditë nga publikimi i peticionit janë mbledhur mbi 3 mijë firma.

Diçka interesante pritet të jetë edhe pritja që do t’i rezervohet Kontes në stadium, kur të vijë si kundërshtar në ish-shtëpinë e tij. Rivaliteti mes Interit dhe Juventusit është shtuar akoma më shumë tashmë…

Panuçi: Ikardi te Juventusi? Dikush duhet të hapë krahun
Ish-trajner i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, është rikthyer të punojë si analist në studion e “Rai Sport”.

Së fundmi, tekniku italian bëri disa komente mbi raportin që ekziston midis Luçiano Spaletit dhe Mauro Ikardit, ndër të tjera Panuçi diskutoi dhe mbi opsionet e së ardhmes të ketyra dy figurave të rëndësishme të klubit të Interit.

“Ne nuk mund të futemi në çështje brenda familjes, por kapiteni duhet të jetë dikush që të tregojë vlerat e tij kur futet në dhomën e zhveshjes. Personalisht besoj se nëse Spaleti vazhdon të jetë trajneri i Interit, do të jetë e vështirë që Ikardi të qëndrojë”.

“Kam punuar me Luçianon kur kam qenë lojtarë. Është një ndër më të mirët. Këtë sezon mund të qortohet vetëm për eliminimin në fazën e grupeve të Champions-it. Një njeri si Spaleti fillon të ndryshojë vetëm nëse fillon të ketë probleme me dhomën e zhveshje. Nëse do të vijë Konte, ai do të ketë bërë gati një listë shpenzimesh. Të mos harrojmë refuzoi Real Madridin”.

“Nëse ai ikën në Torino, kush do të largohet. Duhet një emër. Dibala për shembull. Por Juventusi në këto momente ka në nevojë mbi të gjitha për një mbrojtës. Ikardi është një lojtar i madh, që gjithmonë ka lënë shenjë në fushë”.

E kryer: Interi “blindon” mbrojtësin, detajet e marrëveshjes
Milan Shkrinjar do të mbetet pjesë e Interit. Mbrojtësi shtatlartë është pjesë e zikaltërve prej verës së vitit 2019, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka pasur oferta të shumta. Mançester Junajtid dhe Barcelona janë klubet më të përfolura për interesimin e tyre për shërbimet e mbrojtësit.

Gjithsesi ai duket i lidhur me klubin italian dhe do të qëndrojë në Serie A edhe për disa vite. Ajo çka raporton Sky Sport, është se palët tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar deri në verën e vitit 2023. Zyrtarizimi është peng i disa burokracive dhe do të mbërrijë së shpejt.

Shkrinjar do të përfitojë me kontratën e re rreth 3 milionë euro në sezon, ndërkohë që do të ketë disa bonuse që do të varen nga arritja e objektivave sezonale. Një lajm i mirë arritja e marrëveshjes, pasi prej muajsh palët ishin ulur dhe po diskutonin në gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Kontrata aktuale e Shkrinjar ishte e vlefshme deri në vitin 2022, por në aspektin financiar nuk është se përfitonte shumë. Mbrojtësi 24-vjeçar ka dëshmuar se meritonte më shumë dhe Interi ka nxituar ta blindojë. Për ta blerë kishte shpenzuar 28 milionë euro, që shkuan në verën e vitit 2017 në arkat e klubit të Sampdorias.

E ardhmja dhe batutat e Murinjos: Ju tregoj ekipin tim më të fortë!
Klauzola e veçantë nuk i lejon Zhoze Murinjos të flasë për Mançester Junajtid, të paktën derisa të gjejë një klub tjetër të vazhduar karrierën, por askush nuk e pengon të flasë për ekipe të tjera. Portugezi po vazhdon punën si komentator dhe opinionit për Kupën e Azisë, ndërsa ka zbuluar ekipin më të mirë që ka drejtuar në prononcimin e dhënë për “BeIn Sports”.

Ashtu siç ka ndryshuar futbolli, e njëjta gjë po ndodh dhe me rolin e trajnerit. Murinjo nis e shpjegon dukurinë, ndërsa nuk e harron kurrë një thënie të Sër Aleks Ferguson, ish-trajnerit legjendar të Junajtid. Në fund e ardhmja, për të cilën trajneri portugez është i qartë. Ai ndihet në formë dhe është gati të ulet në stolin e një ekipi… të madh.

ZGJEDHJA – “Skuadra më e mirë që kam drejtuar ka qenë Interi. Fituam gjithçka dhe e bëmë në kurriz të ekipit më të mirë të epokës, Barcelonës. Ishim të pandalshëm.”

Murinjo me trofeun e Champions në 2010, vit në të cilin Interi fitoi tripletën

TRAJNERI – “Nuk jetojmë më në epokën kur një trajner i vetëm ishte i fuqishëm për t’u përballur me të gjitha problemet dhe arrinte të bënte rolin e edukatorit për lojtarët që nuk sillen në mënyrë profesioniste. Trajnerët kanë nevojë sot për një strukturë. Një klub duhet të ketë një pronar ose president, një drejtor sportiv, një drejtor futbolli dhe më pas trajneri. Më ka mbetur në mendje një shprehje e Fergusonit: ‘ditën që një lojtar do të bëhet më i rëndësishëm se klubi, lamtumirë’. Nevojitet ekuilibër dhe respekt për rolet.”

E ARDHMJA – “Për pak ditë mbush 56 vjeç (i mbush me 26 janar) dhe ndihem akoma i ri. Nuk ka ardhur akoma momenti për të dalë në pension. Dua të kthehem të stërvis në nivelin e lartë të futbollit, pasi aty është vendi im.”

Veseli: Interi skuadër e madhe, por duam pikë!
Frederik Veseli do të zbresë në fushë pas pak minutash në ndeshjen që Emopoli do të luajë ndaj skuadrës së Interit. Mbrojtësi kuqezi ka folur për mikrofonin e “Inter TV” duke komentuar shkurtimisht pritshmëritë që ka për këtë takim.

“Shpresoj që sot të marrim diçka nga kjo ndeshje. Edhe skuadrat e mëdha ndonjëherë lënë pikë. Interi është një skuadër e shkëlqyeshme, por ne do të bëjmë më të mirën tonë për veten. Është një takim i rëndësishëm dhe pse të mos marrim pikë”.

“Me trajnerin Iakin kemi ndryshuar formatin e lojës dhe jemi përmirësuar në mbrojtje. Duhet që të ndjekim këshillat e tij. Synimi ynë është që të bëjmë sa më mirë për skuadrën e Empolit dhe kështu mund të bëjmë para”.

Spaleti: Emri i Interit të vë nën presion, nesër një ndeshje historike
Interi do të përballet nesër me Totenhemin në një takim që do të jetë vendimtar për të dyja skuadrat. Londinezëve iu duhet fitorja me doemos, ndërsa italianëve u leverdis dhe barazimi. Trajneri i ekipit zikaltër, Luçiano Spaleti, foli para gazetarëve në daljen për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme.

Kundërshtari – “Poçetino është një trajner shumë i zoti përsa i përket aspektit taktik. Ai e ndryshon shpesh skuadrën dhe e bën mirë këtë gjë. Është gjithashtu një motivues shumë i zoti, që është diçka e domosdoshme në klube të këtij niveli. Nesër duhet ta bëjmë të qartë se Interi është i aftë të përballet me cilindo kundërshtar, lojtarët duhet të djersiten deri në pikën e fundit”.

Ndeshje historike ? – “Po është një ndeshje e një niveli të tillë. Do të luajmë në një stadium mitik si Uemblei, por se kemi problem këtë, pasi atmosfera në San Siro është po aq drithëruese. Mendoj se presioni vlen dhe për skuadrën kundërshtare, pasi ata do të ketë përballë një prej skuadrave më të forta në historinë e futbollit europian si Interi”.

Diferencat midis Champions dhe Serie A – “Ka shumë ndryshime, pasi në Champions luan ndaj skuadrave më të mira. Ke përballë ekipe që luajnë futboll në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ne tek Interi është pak ndryshe, pasi kemi vite që e presim këtë kompeticion. Nëse luan vit pas viti e përjeton ndryshe. Në këtë lloj turneu vendosin përballjet direkte, e dimë shumë mirë se ç’duhet të bëjmë nesër’, përfundoi Spaleti.

Ikardi: Një ndeshje Brazil-Argjentinë nuk është asnjëherë miqësore
Mauro Ikardi ka gjetur në fund hapësira në Kombëtaren e Argjentinës. Sulmuesi i Interit me shumë mundësi do të jetë në fushë më datën 16, kur skuadra e tij do të zbresë në fushë ndaj Brazilit.

25-vjeçari shprehet se një ndeshje kundër 5 herë kampionëve të Botës nuk është asnjëherë miqësore dhe se skuadrat do të luftojnë shumë në fushën e blertë. Sa i përket skuadrës, Ikardi tregon se në skuadër janë afruar shumë djem të rinj, të cilët po përgatiten për të ardhmen.

“Jam në një moment mjaft të mirë dhe kam qenë në të njëjtin ritëm me grupin, ndryshe nga hera e fundit që kam qenë i grumbulluar. Kemi një projekt të ri tani, me lojtarë të rinj, të cilët e kanë veshur për të parën herë fanellën e Kombëtares. Po provojmë që të ndërtojmë diçka për të ardhmen”.

“Argjentinë-Brazil? Nuk është asnjëherë një ndeshje miqësore. Është një sfidë që ka shumë entuziazëm, çka u pa dhe në ndeshjen e fundit që kemi luajtur. Kur luan kundër Brazilit ka diçka më tepër. Në fushën e blertë kundër Brazilit nuk flitet për një miqësore”.

Interi buzëqesh, Apeli jep lajmin e mirë për zikaltrit
Edhe pse sot pritjet që trajneri Luçiano Spaleti të mos ishte në stol ndaj Fiorentinës, por dënimi është hedhur poshtë në mbledhjen që Komisioni i Apelit ka pasur sot. Interi do të ketë trajnerin në stol, pasi dënimi i marrë në ndeshjen me Sampdorian nuk është më në fuqi.

Çështë e vërteta, tekniku u dënua pasi e teproi me festimin tij, por ndonëse u pezullua në minutën e 49-të dënimi është anuluar dhe do të jetë në drejtimin e skuadrës në ndeshjen me Fiorentinë.

Spaleti e tepro në qëndrimin e tij me gjyqtarin e katërt pasi u anulua goli, por sipas Apelit jo deri në atë pikë sa të pezullohej një ndeshje. Një lajm i mirë për Interit, pasi ka një sfidë jo pak të rëndësishme.

San Siro i mbushur plot, Interi pa dy titullarë
Interi është gati për ndeshjen e nesërme me Totenhemin në shtëpi. Trajneri Luçiano Spaleti nuk do ta ketë të plotë ekipin për këtë takim, pasi dy prej titullarëve të rëndësishëm kanë probleme dëmtimesh.

Nuk është rrezikuar me Lautaro Martinez. Argjentinasi ka pësuar një dëmtim që e la jashtë për ndeshjen me Parmën, ndërkohë që u raportua edhe më parë se është në dyshim për takimin me Totenhemin.

Nuk mund të rrezikohej me të, pasi hematoma nuk i kishte kaluar plotësisht dhe mjekët kanë menduar ta lënë të rikuperohet plotësisht, pasi do të pësonte ndonjë dëmtim më të rëndë që do e linte për një kohë më të gjatë jashtë fushave të blerta. Jashtë për këtë takim është edhe mbrojtësi kroat Vërsaljko.

LOJTARËT E GRUMBULLUAR PËR NDESHJEN ME TOTENHEMIN

Portierë: Handanoviç, Padelli, Berni;

Mbrojtës: De Vrij, Ranokia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Shkriniar;

Mesfushorë: Veçino, Nainggolan, Borja Valero, Brozoviç;

Sulmues: Ikardi, Keita Balde, Politano, Perishiç, Kandreva.

ATMOSFERA – Tifozët zikaltër, edhe pse u mposhtën së fundmi në shtëpi nga Parma në kampionat, kanë nxituar të blejnë biletat për ndeshjen me Totenhemin. Janë shitur plot 62500 bileta – në këtë shifër përfshihen edhe 200 biletat për miqtë – dhe kanë mbetur edhe një numër i vogël në shitje.

Interi i fiksuar, do me çdo kusht mesfushor nga Spanja
Interi po kërkon që të bëjë një afrim të madh, për të rritur cilësinë në mesfushë. Sigurisht që ëndrra e madhe ishte afrimi i Luka Modriç, por duket gati e pamundur që kroati të lërë Realin e Madridit. Në të tilla kushte drejtuesit zikaltër po shohin një tjetër opsion, për të mos zhgënjyer tifozët.

Synimi i radhës është një tjetër lojtar që është në pronësi të një skuadre spanjolle, por këtë herë jo nga radhët e Realit, por të rivalëve të Barcelonës. Siç raportojnë mediat në Itali, objektivi i radhës është Rafinja. Braziliani, i cili u huazua tek Interi pak muaj më parë nuk u ble nga skuadra nga Milano, por tani duket se po kërkohet sërish një marrëveshje me katalanasit që 25-vjeçari të rikthehet në Itali.

Sërish mund të jetë opsion huazimi me të drejtë blerje, çka do të sillte një marrëveshja që do i kënate palët. Siç duket, dështimi me Modriç ka bërë që drejtuesit ta rimendojnë dhe një herë bashkëpunimin me Rafinjën. Lojtari në fjalë, pak kohë më parë u shpreh se kishte mbetur i zhgënjyer se pse Interi nuk e kishte blerë kartonin e tij.