Ikena

Ikena : Një klub si Vllaznia nuk e ka vendin në Kategorinë e Parë
Sot është një ditë e veçantë për Eziamaka Kolins Ikena, i cili feston ditëlindjen e tij të 21-të. Sulmuesi, i cili ka vetëm pak kohë që është bashkuar me Vllazninë shihet si një lojtar premtues, i cili do e ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.

Nigeriani ka dhënë për të parën herë një intervistë për faqen e klubit shkodran, ku ka folur për aventurën e tij tek Vllaznia, por dhe objektivat.

-Ikena, i jeni bashkuar pak me vonesë skuadrës në stërvitje por besoj se tashmë jeni i kënaqur që jeni pjesë e Vllaznisë?

-Sigurisht që nuk më ka ardhur mirë që u vonova t’i bashkohem skuadrës në stërvitje megjithatë kjo erdhi për shkak të disa procedurave, por gjithsesi tashmë jam shumë i kënaqur dhe shumë i gëzuar që tashmë jam pjesë e klubit.

-Si e pritët ofertën për të ardhur tek Vllaznia?

–E kam pritur me kënaqësi dhe për mua është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Kam luajtur më përpara në ligën e parë të Laosit ku mendoj se kam performuar mirë, megjithatë tashmë jam fokusuar tek Vllaznia. Kam ardhur në Europë dhe këtë lëvizje e konsideroj të rëndësishme për karrierën time. Vetë emri dhe historia e Vllaznisë flasin vetë dhe mezi ç’pres të jap kontributin tim për këtë skuadër.

-Cili është objektivi juaj personal me fanellën e Vllaznisë?

-Vllaznia ka një histori shumë të madhe dhe vitin tjetër feston 100 vjetorin e krijimit të saj. Objektivi im parësor por edhe i skuadrës besoj, është rikthimi i saj në Superligë sezonin tjetër. Një klub si Vllaznia me kaq shumë histori nuk e ka vendin në Kategorinë e Parë, por në Ligën Superiore.

-Luani në sulm, keni një premtim për golat?

-Patjetër që po. Kjo është siguria që kam sjellë në çdo skuadër që kam luajtur më parë. Premtoj të bëj më të mirën dhe të realizoj maksimumin e golave të mundshëm.

-Sot keni edhe ditëlindjen, a është bukur të jepni të parën intervistë si futbollist i Vllaznisë pikërisht në këtë ditë?

-Sot është një ditë e madhe për mua dhe shumë e rëndësishme, të festoj ditëlindjen duke qenë tashmë pjesë e Vllaznisë dhe të jap këtë intervistë si futbollist i saj.