Igli Allmuca

Allmuça: Objektiva madhore, Dinamo shpejt në elitë
Për futbollistët që mbyllën sezonin 2018-2019 te skuadra e Dinamos kanë nisur pushimet verore. Ndërkohë, stafi teknik dhe drejtuesit e kësaj skuadre këtë periudhë po e shfrytëzojnë për projektin e sezonit të ardhshëm. Dinamovitët kanë shpallur si synim ngjitjen në elitë dhe di të duhet të jenë aktivë në merkato.

Për SportEkspres.com, trajneri Igli Allmuça deklaron: “Për Dinamon, përfundimi i kampionatit solli edhe pushimet për gjithë futbollistët, por jo për drejtuesit e stafin teknik. Ne jemi të kënaqur me çka arriti skuadra në sezonin që mbyllëm. Kjo erdhi pas një menaxhimi profesional në organizim, por edhe në financat e sigurta. Hap pas hapi gjatë këtyre muajve do kemi edhe një riorganizim të mirë të skuadrës për sezonin tjetër”.

Allmuça është optimist për sezonin e ri: “Te Dinamo janë njerëz seriozë në menaxhim e drejtim dhe ata nuk kanë qëndruar indiferentë në këtë periudhë. Fjala ‘pushim’ u duket si e huaj, ndërkohë që gjatë muajve në vazhdim ata do dalin me një objektiv ambicioz, për Dinamon në elitë”.

AGRON KAJA

Allmuça: Dikur ishte tjetër melodi, momenti ta mundim Vllazninë
Igli Allmuça prej disa vitesh e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe tanimë drejton Dinamon si trajner. Dëshira ishte e madhe që t’i rikthente blutë në Superiore, por këtë sezon përballë kishin një “pengesë” të madhe si Vllaznia. Ekipi shkodran ishte më lart se rivalët dhe e ka siguruar elitën.

Nesër Dinamo do të përballet me ta dhe trajneri Allmuça kujton periudhën kur ndeshej me Vllazninë si lojtar. Kohërat tanimë janë shumë ndryshe: “Kur luaja si futbollist te Dinamo, emocionet ishin shumë më të mëdha. Atëherë, si ne, ashtu edhe Vllaznia, ishim sundimtarë në Superiore. Sot jemi në Kategorinë e Parë…”.

Allmuça vazhdon të flasë për aktualitetin, ndeshjen që luhet nesër në Pezë-Helmës. “Kemi zhvilluar tre ndeshje me Vllazninë dhe i kemi humbur të gjitha, edhe pse në dy prej tyre kemi patur kontestime të forta për shumë detaje të ndeshjeve. Sot ne kemi një motiv më shumë se shkodranët dhe do të kërkojmë që të arrijmë fitoren. Mendoj se është momenti që ne ta mundim Vllazninë”, përfundon Allmuça deklaratën e tij për “SportEkspres.com”.

AGRON KAJA

Allmuça: Ndërprerja e kampionatit jo gjë e mirë, por na ndihmon
Edhe pse futbolli zyrtarisht është i ndërprerë, skuadrat janë duke i vazhduar përgatitjet e tyre. ka edhe nga ato ekipe që edhe kanë luajtur ndeshje miqësore. Edhe skuadra e Dinamos ka vijuar me këtë dinamikë. Trajneri Igli Allmuça deklaron për SportEkspres.com se kjo ndërpreje ndikon pozitivisht për skuadrën e tij, sepse kishin disa dëmtime të lojtarëve titullarë.

“Në fakt, nuk është e mirë kjo ndërpreje e kampionateve të futbollit në vendin tonë, sepse arsyet janë shumë banale dhe ia prishin imazhin. Gjithsesi, për Dinamon kjo ndërpreje bën mirë, sepse ne kemi disa futbollistë të dëmtuar, sikurse janë dy portierët. Në këtë hapësirë presim rikuperimin e plotë të tyre”, theksoi fillimisht Allmuça.

Për ndeshjen e radhës, atë ndaj Vllaznisë në transfertë, tekniku Allmuça thekson se në Shkodër do të shkojnë për të marrë pikët. “Natyrisht që kemi një ndeshje të vështirë në Shkodër, por ne do të shkojmë t’i marrim pikë Vllaznisë. Është një ndeshje e radhës dhe do të luajmë lojën tonë më të mirë për ta arritur synimin”.

AGRON KAJA

Sytë nga e ardhmja, Allmuça: Ju tregoj planin dhe ndryshimet te Dinamo!
Pas ndeshjes me Ilirinë e Fushë-Krujës, që Dinamo e fitoi pastër 2-0, trajneri Igli Allmuça deklaron se skuadra është duke mbajtur ritmin e duhur në këtë vazhdimësi të Kategorisë së Parë. Duke qenë pjesë në Grupin A, Allmuça për SportEkspres.com thekson se synimi i tyre për të kapur kreun në renditje nuk është mbyllur.

“Të gjitha opsionet janë të mundura, sepse është vetë formula e fazës së tretë që e afron për të gjitha skuadrat. Ne si Dinamo do të vazhdojmë të jemi konstantë në synimin tonë”,  theksoi Allmuça në këtë intervistë.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Igli, synimi i Dinamos në këtë sezon mbetet kreu i Grupit A?

-Ne vazhdojmë të bëjmë punën tonë, duke i vlerësuar të gjitha ndeshjet njësoj dhe me synimin për t’i fituar. Kampionati ka hyrë në fazën më delikate të tij, pasi janë ndeshjet e fundit të fazës së dytë dhe skuadrat janë mobilizuar për të grumbulluar sa më shumë pikë.

Në këto 16 javë kampionat, çfarë mendoni se është përmirësuar te Dinamo nga sezonet e kaluara?

-Tashmë financat janë shumë më të sigurta, është afruar Artan Mërgjyshi si drejtor teknik dhe disa lojtarë cilësorë. Njëherësh, korrektesa ka bërë që lojtarë shumë të mirë të shprehin dëshirën e madhe të veshin fanelën e Dinamos. Kjo është një “armë” plus për vazhdimësinë tonë.

Qëndroni më shumë larg medias, mos po vazhdoni kështu rrugën e “nëndetëses” dikur?

-Ne si klub nuk duam të bëjmë bujë në media, jo më kot jemi quajtur si një “nëndetëse”. Në ecurinë tonë ne më shumë i përkushtohemi fushës së lojës dhe jo asaj mediatike. Ashtu do ta tradhtonim misionin tonë në futbollin e luajtur.

E keni një projekt për Dinamon e së ardhmes?

-Natyrisht që po. Këtë sezon po mendohet për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Projekti është shumë serioz, në mënyrë që Dinamo shumë shpejt të rikthehet në Kategorinë Superiore. Duke qenë se financat janë të garantuara për këtë projekt, kjo na motivon më shumë në punën tonë.

Në javën e 17-të do të luani në Peshkopi ndaj Korabit, një sfidë e vështirë kjo për fitore nga ana juaj?

-Natyrisht që është shumë e vështirë, edhe për faktin se Korabi është një nga skuadrat rivale për të qenë në pesë të parat në renditjen e Grupit A. Nuk i trembemi askujt nga rivalët tanë, por as edhe nuk i nënvleftësojmë ato. Synimi ynë janë tri pikët dhe besojmë se gjithçka është e mundur.

E mendoni fazën e tretë si mundësi për përmbysje në tabelën e renditjes për të gjitha skuadrat?

-Të gjitha opsionet janë të mundura, sepse është vetë formula e fazës së tretë që e afron për të gjitha skuadrat. Ne si Dinamo do të vazhdojmë të jemi konstantë në synimin tonë nga ndeshja në ndeshje, pa asnjë kompromis.

“Mjeshtri i penalltive”, e prezanton Safet Gjici
Ngjitja në elitë e Kukësit bëri që të ishin të shumtë lojtarët që pranuan ofertat e verilindorëve, që dolën nënkampionë në sezonin 2012-2013. Mes lojtarëve që luajti me Kukësin ishte edhe Igli Allmuça, i cili tashmë e ka mbyllur me futbollin e luajtur.

Për dy vite e gjysmë ai dha kontributin e tij dhe kishte edhe përgjegjësinë e gjuajtjes së penalltive. Aktualisht ai drejton Dinamon, ndërkohë që një ditë më parë ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News.

Igli Allmuça dhe presidenti Safet Gjici në emisionin “Pressing”

I ndodhur krah Safet Gjicit, për Allmuçën ka ardhur edhe një batutë nga ana e presidentit të Kukësit: “Nuk ka pasur sukses tjetër veçse me Kukësin. Ka gjuajtur 14 penallti dhe asnjë nuk e ka humbur. Mjeshtri i gjuajtjes së penalltive në Shqipëri. Flas 14 për aq kohë sa ka qenë te Kukësi, jo për një vit. Po të jetë për një vit, e kishim marrë kampionatin direkt. Djalë model? Patjetër që një djalë shumë model, në të gjitha aspekt”.

Nga veriu në jug, Allmuça e Miho “kërcënojnë” kryesuesit
Vllaznia dhe Bylisi kryesojnë në grupet A dhe B të Kategorisë së Parë, ndërkohë që kjo fundjavë rezervon sfida të vështira për ta. Shkodranët luajnë në transfertë me Dinamon, ndërkohë që ballshiotët presin në fushën e tyre “armiken” e vjetër, Apoloninë. Situata që kanë skuadrat në renditje, pritet që të sjellë sfida interesante, ndoshta edhe nga historia që këto skuadra kanë mes tyre.

ALLMUÇA – Skuadra e Dinamos është në ngjitje të rezultateve të saj, dhe fitorja në transfertë në javën e 11-të ndaj Besëlidhjes në Lezhë, i ka dhënë ekipit të drejtuar nga Igli Allmuça, besimin për të tjera rezultate pozitive.

“Ndaj Besëlidhjes, skuadra funksionoi mirë dhe shpirti i garës që tregoi ekipi, mendoj se sollën këtë fitore të merituar”, kështu theksoi Allmuça në deklaratën e tij, por që për ndeshjen e radhës me Vllazninë, duket se nuk i “frikësohet” emrit dhe aktualitetit të skuadrës shkodrane.

“Ne çdo ndeshje e vlerësojmë maksimalisht. Edhe Vllazninë po kështu, ndaj do kërkojmë tri pikët. E dimë që do të jetë një përballje e vështirë. Tashmë e kemi “harruar” fitoren në Lezhë  dhe që sot po nisim përgatitjet anti-Vllazni. Besoj se do t’ja dalim në synimin tonë”.

MIHO – Apolonia fitoi një ndeshje të vështirë ndaj Besës, edhe pse ky takim i javës së 11-të u luajt në “Loni Papuçiu” të Fierit. Për trajnerin fierak Mariol Miho, kjo ishte një fitore që duhet të ishte edhe më e thellë.

“Ishte një ndeshje e vlerësuar nga ne, dhe ashtu sikundër erdhi situata në lojë, ne dominuam tërësisht. Duhet të fitonim më thellë, edhe pse Besa në çdo moment na vuri në vështirësi”. Ndërkohë që për ndeshjen e radhës me Bylisin, Miho kërkon përsëri tri pikët.

“Bylisi morri kreun e Grupit B, por kjo nuk na pengon që në Ballsh ne të kërkojmë tri pikët. Do të jetë një ndeshje e fortë, por Apolonia i ka mundësitë që ta kalojë me sukses”.

Lika ka një kërkesë për lojtarët, Allmuçën e tërbon diçka
Hasan Lika, trajneri i Vllaznisë, i gëzohet tre pikëve të marra me Dinamon. Gjithsesi ai e bën të qartë se duhet të bëjnë më shumë në vazhdim. Kërkesa kryesore është për lojtarët me eksperiencë, që duhet të marrin më shumë përsipër.

“Kemi nevojë të përmirësohemi akoma në lojë, disa lojtarë duhet të marrin më shumë përsipër. Pjesërisht në pjesën e dytë e bënë këtë”, u shpreh në “RTSH Sport” pas ndeshjes trajneri i Vllazninë. Ne lidhje faktin që Vllaznia do luajë dy ndeshjet e radhës në “Reshit Rusi”, Lika u shpreh: “Nuk varet nga ne, janë arsye objektive”.

Allmuça – Trajneri i Dinamos kishte kritika për lojtarët e tij. Pjesa e parë e mirë nuk mjafton dhe Igli Allmuça nuk kursehet pas ndeshjes.

“Bëmë gabime individuale. Kërkova përqendrim. Lojtarët tentuan të tregojnë kush mban topin më shumë. Do ndalemi gjatë. Është një ekip që duhet të luash për fanellën. Edhe pse duam pesë vendet e para, nuk do të thotë që lojtarët të tregojnë vetëm vlerat e tyre. Ne luftojmë për pesë vendet e para”.

“Vllaznia vret kampionatin? Nuk e besoj, ndeshja u vendos nga episodet. Nuk kishte superioritet të madh. Normal pasi shënon gol e ke më të lehtë. Nuk ka shumë cilësi në Kategorinë e Parë”.

Allmuça-Sefa, besimplotë për rikthimin e Dinamos
Dinamo nuk po arrin të rikthehet në Superiore. Shkaqet janë të shumta, por mbi të gjitha rëndon situata financiare në këtë klub. Për t’u ngjitur në elitë duhet investuar dhe deri tani përpjekjet janë vetëm për ta mbajtur “gjallë” këtë klub.

Gjithsesi do tentohet sivjet. Trajneri Igli Allmuça nuk kërkon që të ketë pompozitet rreth ekipit të tij, por e mendon edhe ngjitjen në Superiore.

“Normalisht që është e vështirë Kategoria e Parë, ndryshe nga se duket. Jemi ambientuar dhe do bëjmë një hap cilësor për të tentuar diçka të madhe. Kush gabon më pak, kush është më serioz, do të mund të realizojë objektivin. Nuk ka skuadra që bëjnë çudira këtu, apo kanë diferenca të mëdha. Vazhdimësia të bën të kesh rezultate të mira dhe të pretendosh”, është shprehur trajneri i bluve të kryeqytetit në “Supersport”.

Ai flet edhe për situatën në ekipin e tij momentalisht: “Skuadra ka gjendje të mirë, jemi shfaqur mirë në ndeshjet miqësore, ka dëshirë dhe shpresojmë që kampionati të tregojë forcën tonë të vërtetë”.

Një nga afrimet e kësaj vere është mesfushori Jetmir Sefa, i cili ka dalë kampion në elitë me Tiranën dhe Skënderbeun, kurse vjet ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit në Kosovë. Mesfushori është rikthyer në Shqipëri dhe do të luajë me Dinamon.

“Ekipi ka djem të rinj dhe të mirë, që pretendojnë të dalin lart. Shpresojmë që të merren edhe lojtarë me eksperiencë dhe të luftojmë për Superioren. Dinamo është ekip i madh dhe shpresojmë të arrijmë objektivin Superiore”.