Idrizi

Flamurtari takon Dukën, diçka po “gatuhet”
Flamurtari ëndërron pjesëmarrjen në Europa League dhe me paraqitjet e këtij sezoni mund t’ia dalë, sepse është i treti, edhe pse trajneri Ilir Daja po bën një mrekulli, me një skuadër të sakatuar.

Megjithatë, problem madhor për Flamurtarin është licencimi në kupat e Europës, për shkak të krizës së thellë financiare dhe borxheve të shumta, nga e shkuara apo nga sezoni aktual, duke qenë se futbollistët nuk paguhen prej muajsh.

Me siguri kjo ka qenë arsyeja e një takimi zhvilluar sot në Tiranë, mes presidentit të FSHF-së Armand Duka dhe përfaqësuesve të Flamurtarit, siç raporton Telesport.

Në takim ishte administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, por edhe presidenti i kompanisë Atlasjet, Murat Ersoy, një ndër investitorët kryesorë te Flamurtarit.

Klubi vlonjat shpreson të shkojë në Europa League për të mbyllur shumë gropa, në pritje që shteti dhe bashkia të kujtohen dhe t’i japin zgjidhje një herë e mirë odisesë Flamurtari: privatizim, ose largim i turqve dhe të gjendet ndonjë zgjidhje e re, për të mos vazhduar me historitë e viteve të fundit.

Batha: Po na plaste zemra. Pagat? Pyesni presidentin
Mesfushori i Flamurtarit, Idriz Batha, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të sfidës ndaj Tiranës.

Futbollisti i skuadrës vlonjate u shpreh i kënaqur me fitoren e sotme, ndërsa shpjegoi dhe arsyen e formës së mirë që po kalon gjatë javëve të fundit.

“Është një kampionat me shumë pak diferenca. Jam shumë i kënaqur për fitoren, por jo për lojën. Gjithsesi, Tirana është një skuadër e mirë”.

MOTIVIM EKSTRA NDAJ TIRANËS? – “Nuk ka lidhje se luaj kundër Tiranës. Të them të drejtën po stërvitem mirë në Vlorë. Ambienti është shumë i qetë dhe trajneri po bën një punë të mirë. Fanella e kundërshtarit të motivon që ta mundësh, sidomos kur është një fanellë e rëndë”.

VUAJTJET NË PJESËN E DYTË – “Minutat e fundit po na plaste zemra, pasi e vuajtëm. Nuk jemi në kampionat anglez që të vuajmë kaq shumë. Me pak eksperiencë e menaxhon situatën.

SUKAJ DHE NDËRHYRJA “KUNG FU” – “Unë nuk bëj ndërhyrje ‘Kung Fu’, asnjëri nga ne. Me Sukajn folëm pak dhe tha që rrëshqiti. Ai tha se donte të shkonte te topi, por kishte humbur ekuilibrin dhe nuk e ka kuptuar pse ndërhyri ashtu.

PAGAT? – “Për situatën e pagave më mirë të pyesni presidentin”, përfundoi Batha duke qeshur.

Fakaj: Flamurtari po rrezikon ekzistencën, pesë vite e njëjta histori
Ish-futbollisti i Flamurtarit,  Ervin Fakaj, është shprehur i alarmuar gjendjen që po përjeton klubi vlonjate. Në emisionin “Zona Gol”, ku punon në rolin e analistit, Fakaj u shpreh se situata e tanishme e klubit mund të sjellë rrënimin  e klubit.

Flamurtari është në rrezik mbijetese, nuk po flas për mbijetesë në Superiore. Nëse situata vazhdon kështu rrezikohet që Flamurtari të mos ekzistojë më.

“Fajtorët janë disa. Unë nuk i di situatat fiks fare, pasi është diçka e ndërthurur, por nëse ti si administrator në pesë vite merr lojtarë me kontratat më të shtrenjta dhe lojtarët ikin të gjithë në janar unë se kuptoj këtë gjë. Të ndodhë një vit e kuptoj, por pesë vite rresht. Fundja klubin nuk e ke as pronë tënden”.

“Përse gjithë ky investim. Duhej të ishin bërë kontrata me paga më të ulëta dhe një projekt ndryshe. Pas privatizimit le të bëhej një investim i tillë. E them se rrezikon ekzistencën pasi gjithë këto dëme në fund mund t’i ngelen stemës”, përfundoi Fakaj.

Digjet edhe premtimi i fundit, e hëna sjell eksod në Vlorë
Flamurtari në krizë të jashtëzakonshme dhe nëse vitet e shkuara “valixhet” e famshme me para nga Turqia kanë bërë mrekullinë në limit, këtë radhë në Vlorë nuk ka më asnjë shpresë.

Sinan Idrizi nuk pranon të hedhë më asnjë euro te Flamurtari, nëse bashkia nuk i shlyen detyrimet dhe nuk i hap rrugën privatizimit, ndërsa futbollistët nuk paguhen prej muajsh.

Busic e Siljanovski u larguan sepse nuk pranuan më premtime, titullarët e tjerë besuan tek Idrizi, i cili u kërkoi që ta prisnin deri në 2 shkurt.

Premtimi kaloi, deri të dielën në mbrëmje futbollistët nuk kanë marrë asnjë mesazh pozitiv, ndaj të hënën nis eksodi.

Disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit kanë oferta të rëndësishme nga Europa e Azia dhe tashmë nuk kanë ndërmend të presin më, ashtu si trajneri Ilir Daja, i dorëzuar tashmë. Ky i fundit pritet të dorëhiqet para ndeshjes kundër Tiranës, në Kupën e Shqipërisë.

Muhamed Useini do të largohet drejt Maqedonisë, për të firmosur aty, sepse merkatoja është e hapur.

Agustin Torasa dhe Albi Alla do të shkojnë gjithashtu në FSHF për të prishur marrëveshjen me Flamurtarin, pasi klubi refuzon t’u japë dokumentet. Të dy kanë ofertë nga Kina dhe pritet të nisen në ditët e ardhshme.

Po ashtu, Idriz Batha ka oferta nga disa kampionate nëpër Europë, ndërkohë që edhe Elton Cale pritet të largohet, i dëshpëruar, sepse është një nga ata lojtarë që në Vlorë nuk kanë parë asnjë euro, edhe pse ka dhënë gjithçka në pak ndeshje që ka luajtur.

Katastrofë, nuk ka fjalë tjetër, për një klub legjendar, të menaxhuar në mënyrë skandaloze këto vitet e fundit dhe të lënë në mëshirë të fatit nga bashkia dhe shteti shqiptar.

Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës, dhe administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi

Thirrja e Idrizit: Mos degradoni futbollin shqiptar!
Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka folur për “Supersport” pas humbjes kundër Kukësit, ku ishte shumë i acaruar. Para intervistës së tij, Idrizi nuk lejoi teknikun Daja të dalë para kamerave, si dhe qetësoi situatën e tensionuar në tunelin e stadiumit, ku të pranishëm ishin lojtarët e tij. Mes të tjerash, Idrizi tha:

“Sido që të jetë përgëzoj Kukësin për fitoren e merituar. U kujtua se ndoshta u harrua furia anti-Vlorë, por ndoshta është rikujtuar. Duhet më tepër respekt për njerëzit që investojnë në futboll.

“Unë nuk komentoj gjykimin, por kërkoj respekt për ata që investojnë”.

Për disa shfaqje të shëmtuara nuk më vjen mirë të shoh reagimin e tifozëve tonë, nuk dua që të jetë stadiumi një arenë cubash. Ata që organizojnë këtë kampionat të mbajnë përgjegjësi. Ju lutem mos e degradoni futbollin shqiptar.”

“Siç mbajmë ne përgjegjësi për çfarë ndodh këtu, edhe ata që organizojnë mos të na fyejnë ne , një qytet apo lojtarët. Nuk më vjen mirë të shoh të hidhen shihe, të mbajnë përgjegjësi ata që organizojnë lojën”.

Sinan Idrizi pa “doreza”: Klubet shqiptare janë të gjitha qesharake!
Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka folur për “RTSH Sport”, ku ka prekur disa tema shumë të nxehta sa i takojnë klubeve shqiptare dhe menaxhimeve financiare. Idrizi tha se të gjitha skuadrat në Shqipëri janë qesharake dhe administrimi është zero.

Në fjalën e tij, Idrizi tha: “Një përgjigje të paktën dhe njerëzore për të paktën ato detyrime që kanë ndaj nesh duhet të na japin. Kjo është një punë pingpongu.

Deri sot, ne kemi harxhuar deri në 11 milionë euro. Klubet shqiptare janë të gjitha me minus. Me ligj, ne duhet të kishim falimentuar të gjithë. Klubet shqiptare janë të gjitha qesharake. Ne jemi të paqartë se ku jemi e çfarë jemi.

Nëse do të bënim skanerin të atyre që duan të krijojnë këtë ligë, nuk kanë lidhje fare me termin “ligë profesioniste”. Aksionet e kësaj lige do të jene endet e fondeve shqiptare”,- tha administratori i Flamurtarit.

Ligësi, përralla dhe fonde për ekipe fshati, Sinan Idrizi “shfryn” ndaj politikës
Flamurtari është në kolaps, rrezikon të shpërbëhet këtë muaj dhe më keq se kaq, por Sinan Idrizi duket shumë i qetë. Në “Zona Gol” në Supersport administratori kuqezi ka folur për krizën fiannciare dhe tema të tjera, por realisht nuk ka thënë asgjë të re.

SITUATA – “Më quani si të doni, president, administrator. Nuk ka problem për mua. Klubi nuk është në udhëkryq, të paktën edhe për këtë vit. Godoja i famshëm që presim është bërë bajat. Liçaj nuk është i afruar, është i shtëpisë”.

VLERËSIMI I AKSIONEVE – “Është një përrallë e bukur, është viti i pestë që thuhet. Flasin për privatizimin e stemës dhe jo të aseteve. Po e teproj me historinë e kungulleshkës. Kam pesë vite që pres. Do mblidhet Këshilli Bashkiak sërish dhe do fillojë sërish nga fillimi. Këta e shohin Flamurtarin si aset polititik. Nuk është çështje e kroatit. Bashkia nuk më kthen 470 mijë euro që më detyrohet për shlyerje të borxheve ndaj të tjerëve, ndërsa jep miliona për ekipe fshatrash”.

“Nuk ka diçka kundër meje. Nuk ka kapitalizëm dhe ente publike. Ose ta menaxhojë Këshilli, ose privati. Kjo duhet qartësuar. Le ta mbajnë vetë, ose ta mbajmë ne. Unë kam kërkuar ta mbaj së bashku me kompanitë që përfaqësoj”.

“Përse nuk shkuar në fazë? Nuk kemi ikur në Turqi për arsye financiare (qesh). Po kursejmë 50 mijë euro. Alvesh? Kam një kontratë me të, pas pushimeve do jetë menjëherë në Vlorë”.

PAGAT – “Më vjen mirë kur u jap paradhënie 30% ta pagave. Kur pranon këto, duhet pranuar edhe 1 ose dy paga me vonesë. Të punësuarit nuk duhet ta teprojnë me kërkesat e tyre. Ky treg këto anomali ka”.

“Jam dakord, është një e metë e imja që nuk ka vlonjatë. Është pengu im që nuk bëj dot akademi. Nuk kemi fusha. Ky është dështimi im më i madh. A do vazhdoj me Flamurtarin nëse bashkia nuk përgjigjet? Do t’i jap fund të drejtës sime për të përdorur idiotësinë”.

“Duam ekonomi sportive dhe unë dua të investoj, por në këtë ekonomi nuk ka rregulla loje. Kushdo vjen do rregulla. Nuk harxhon kush para në këtë ekonomi ku nuk ka logjikë aritmetike. E them shkurt: të tregojnë se ky sektor do bëhet, të bëhet një ekonomi, të paktën një status juridik. Kjo ekonomi duhet të shkojë në shina. Nuk flasim për Sinanin”.

“Bashkia veç i nxjerr në ankand aksionet, vendos Ministria e Ekonomisë. Dua të investoj në asete, në turizmin e sporteve. Asetet i ka Ministria e Ekonomisë, jo Bashkia. Premtim për tifozët? Premtimi ynë është vetëm respektimi i fanellës dhe i tifozëve”.

Daja nuk njeh pushime, takim ‘kokë me kokë’ me Idrizin
Kohë pushimesh në Superiore, por jo për të gjithë. Nëse lojtarët janë lënë të lirë për pak ditë, klubet janë duke punuar për përforcimet e janarit, sepse si zakonisht në Shqipëri punojmë më shumë në janar sesa në korrik.

Natyrisht më të shqetësuarit janë trajnerët, sepse nga njëra anë anë frikën mos u prishen ekipet dhe nga ana tjetër duan përforcime serioze, jo sa për të kaluar radhën.

Ilir Daja është ndër trajnerët më të zënë në këtë moment dhe ndonëse ka marrë pak ditë pushime, këtë të mërkurë ishte në Vlorë për një takim kokë më kokë me presidentin e klubit Sinan Idrizi.

Natyrisht, temë e rëndësishme e bisedës ka qenë situata financiare dhe vonesat e famshme të pagave, sepse disa titullarë po mendojmë largimin. Idrizi gjithnjë ka garantuar se Flamurtari nuk ka probleme dhe do i shlyejë të gjithë, ndërsa i ka premtuar Dajës edhe dy afrime shumë cilësorë në merkato.

Në janar Flamurtari do të shkojë në Turqi për minifazë dhe aty do kuptohet sa do përforcohet as po do varfërohet skuadra kuqezi.

Idrizi: Tirana e meritoi, të mitë do luajnë kur të paguhen
Sinan Idrizi ishte në humor në fundin e ndeshjes. Si për festat e fundvitit, numri një i Flamurtarit ka dhënë një intervistë e cila më shumë ka nota humori në brendësi sesa flet rreth situatës konkrete. Siç dihet, te Flamurtari flitet shumë për ngërç financiar, madhe vetë Idrizi tregon dhe “çelësin” e suksesit, natyrshëm me nota humori dhe duke qeshur.

Përtej shakasë, Idrizi e kishte mjaft seriozisht pjesën që Tirana e meritoi fitoren, duke kujtuar shtyllën dhe rastet që patën bardheblutë. Sa i përket të ardhmes së mbrojtësit rumun, sërish e kalon me humor dhe një batutë presidenti i skuadrës kuqezi.

-President një koment për ndeshjen sot?

Derbin e fitoi Mema. I ktheva reston që të mos i jem borxhli. Erdhi në Vlorë fitova ndaj Laçit, erdha unë këtu dhe fitoi Mema.

-A do vini në derbi që të fitojë Tirana?

Më paguani që të vi . me pagesat që do bëni ju do të paguaj ekipin më pas. (qesh) Tirana ka super ekip. Një fitore e merituar 100%. Nuk ka anë teknike, Shohim që bëri shtyllë dhe krijoi kaq shumë raste.

-Pra ishit më të dobët?

Po ishim më të dobët, fitoi kundërshtari. E Meritoi!

-Pse kjo paraqitje sot?

Ndoshta se nuk janë paguar. Nuk kanë marrë lekët. Kur të marrin lekët do të luajnë.

-Po Sirigi do të jetë pjesë e Flamurtarit në të ardhmen?

Pse çfarë problemi ka ai?

-Nuk është as në stol…

Mund të jetë i dëmtuar. Mund të ketë thyer hundë e vesh. Ka ikur për t’u rikuperuar. Të shohim pas Vitit të Ri.

/VLADIMIR PRENGA

“Bakter apo virus”: presidenti kundër Ligës Profesioniste
Sinan Idriz njihet për deklaratat e tij deri duki filozofike dhe mjaft voluminoze, të cilat në disa raste duhet t’i dëgjosh me shumë kujdes për t’i kuptuar thelbin e asaj që ka si mesazh.

Në një prononcim për mediat pas festës së organizuar nga FSHF, numri një i kuqezinjve komentoi dhe formimin e Ligës, duke veçuar se nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga sistemi aktual. Normalisht Idrizi nuk mund të linte jashtë vëmendjes edhe një koment për skuadrën e tij, duke veçuar se synimet janë të qarta: Kupat e Europës.

“E votova edhe unë krijimin e Ligës Profesioniste, por ajo nuk ka asnjë ndryshim nga Liga e tanishme. Është njësoj si të thuash ku ndryshon bakteri nga virusi. Problemi i klubeve shqiptare është te bankomati: te Flamurtari ka vonesa, ashtu si në çdo skuadër dhe problemi lidhet me faktin që ky lloj futbolli nuk prodhon asgjë. Të vetmet të ardhura vijnë nga kupat e Europës dhe ato nuk mjaftojnë”.

“Ka pasur presidentë edhe më të zotë nga ne që jemi tani, të cilët nuk kanë mundur t’u sjellin klubeve përfitime. Merrni shembull nga Kosova: ata miratuan ligjin e sporteve dhe 30% e tatimeve u kalon klubeve. Nevojitet ligji i sportit edhe në Shqipëri, që situata të ndryshojë. Vetëm kështu bankomatet e klubeve do të funksionojë”.

“A rrezikon Flamurtari të mos luajë në Europë? Çfarë janë këto budallallëqe. Shpesh na dalin lajme për borxhe, si ai i trajnerit Levi, të cilin e kishim paguar para një muaji. Ikni shikoni listën e pagesave që kemi shlyer”.

“Personalisht kam shpenzuar 10 milionë e 861 mijë euro. A kam një mesazh për futbollistët? U’a kam dhënë mesazhin lojtarëve para festave dhe tashmë të vazhdojmë drejt objektivave”.

Idrizi: Ja çfarë kërkoj prej lojtarëve, duam Europën
Sinan Idrizi investon prej vitesh te skuadra e Flamurtarit, por nuk ka arritur që të marrë rezultate që të gjithë në Vlorë presin. Numri një i klubit kuqezi nuk heq dorë dhe këmbëngul që ta bëjë skuadrën e Flamurtarit të suksesshme, por të formojë struktura europiane.

Skuadra vlonjate këtë edicion ëndërron me të drejtë se ,mund të arrijë zonën europiane, diçka që vetë Idrizi e pranon në një prononcim për “Supersport”, ku është shprehur se skuadra po e gëzon për faktin se po shfaqet me dinjitet edh enë përballjet ku është mundur.

“Gjatë 2018-ës kemi humbur në fushë dhe me dinjitet. Në të kaluarën nuk ka ndodhur kështu. Këtë dinjitet kërkoj prej lojtarëve. Besoj se do të kënaqim tifozerinë vlonjate duke u kualifikuar në Kupat e Europës. Te Flamurtari kemi qenë disi ‘leninistë’ në të shkuarën, duke bërë një hap para dhe dy hapa mbrapa. Këtë vit do mundohemi të jemi më ‘kapitalistë’ e racionalë”.

Idrizi i përgjigjet Gjicit: “E kam thënë, titulli…”
Flamurtari arriti që të ndalte hapin e Partizanit, pasi e mundi në Vlorë me rezultatin 1-0. Goli i shënuar nga Bushiç në minutën e 9-të. Administratori Sinan Idrizi ishte mjaft i lumtur pas ndeshjes, teksa dukej i kënaqur nga performancë e skuadrës së tij në përballjen me kryesuesit.

Gjatë ndeshjes, Idrizi qindori përkrah presidentit të Partizanit Gazmend Demi, por pas ndeshjes nuk mungoi dhe një telefonatë nga ana e Safet Gjicit. Nga sa kuptohet numri një i Kukësit duket se ka dashur që ta falënderojë Idrizin që skuadra e tij i dha mundësinë verilindorëve që të ngushtonin diferencën me kreun.

Si gjithnjë, Idrizi në të tilla situata është i kujdesshëm me përgjigjet, por edhe i mban mend ato që thotë, teksa i kujton Gjicit se ka thënë se titulli do të diskutohet mes Flamurtarit dhe Kukësit: “Po të kam thënë o Safet, titulli sivjet diskutohet mes Kukësit e Vlorës”. Ndoshta duket e vështirë, duke parë që si kuqezinjtë ashtu dhe kuksianët janë larg vendit të parë, ndonëse ka ende dhe shumë ndeshje për t’u luajtur.

Dihet që Gjici dhe Idrizi kanë raporte të mira, çka u dëshmua dhe nga marrëveshja mes palëve për Elton Kalen. Gjithsesi, Gjici mori një shumë të konsiderueshme parash për ta lënë brazilianin të lirë, por duke parë paraqitjen e mesfushorit në ndeshjen e djeshme me siguri që do donte që më shumë ta kishte në skuadër anësorin, i cili dha asistin e golit mbrëmjen e djeshme.

Batuta e Sinan Idrizit, Skënderbeu duhet të “trembet”
Flamurtari mundi Kukësin fundjavën e shkuar në Kamzë, duke bindur me një lojë dominuese ndaj verilindorëve. Pas asaj sfide pritshmëritë ishin të mëdha për kuqezinjtë, por në ndeshjen me Luftëtarin në shtëpi i zhgënjyer mbështetësit e tyre me një lojë shumë larg asaj që kishin zhvilluar pak ditë më parë.

Edhe trajneri Daja e pranoi se skuadra e tij nuk bëri mirë në këtë përballje, por nuk kishte si të mos reagonte dhe administratori Sinan Idrizi, i cili teksa zbriste shkallët e stadiumit në korridoret nuk e kurseu dhe një batutë, teksa u shpreh: “Ky Flamurtar kështu është bën dy hapa para dhe një hap pas. Tani është radha për të fituar në Koracë me sa duket”.

Ndeshja e radhës për Flamurtarin është ndeshja me kamionët në fuqi. Nëse është teoria e Idrizit, të gjithë duhet të presin në stadiumin “Skënderbeut” një tjetër flamurtar që pamë në mesjavë. Ku i dihet, mbetet për t’u parë nëse konkluzioni i administratorit Idrizi është i saktë.

Idrizi: Fitore e dyfishtë, nuk më gëzojnë vetëm pikët
Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, e ndoqi me qetësinë e tij karakteristike ndeshjen në Kamzë, por e shijoi shumë fitoren e Flamurtarit të tij ndaj Kukësit.

Për “Sport Ekspres”, Idrizi foli pas përfundimit të takimit, duke mos e fshehur kënaqësinë për paraqitjen e të tijve, aq më shumë që ishte fitorja e parë në transfertë me Kukësin.

“Prej kaq vitesh Flamurtari nuk e ka mundur dot Kukësin si udhëtues, edhe në Vlorë kemi vuajtur shumë ndaj këtij kundërshtari, ndaj jam i kënaqur, duhej thyer tersi, edhe pse në Kamzë dhe jo në Kukës”.

Idrizi e vendos theksin te loja: “E kam thënë gjithnjë, fitoret duhet të vijnë prej lojës së bukur. Kur fitojmë kështu, është fitore e dyfishtë, sepse më gëzon më shumë loja e shfaqur, sesa thjesht pikët”.

Ishte Flamurtar krejt ndryshe nga ndeshjet e fundit: “Luajtëm mjaft mirë, nuk e di çfarë ndryshoi. Pyesni Dajën, ai përgjigjet për këto gjëra”.

Polemika para ndeshjes, që çuan te ndryshimi i arbitrit: “Ne nuk ushtruam asnjë presion, edhe për faktin se zakonisht nuk na dëgjojnë atje lart. Në kërkuam diçka mese normale, një arbitër që të mos kishte asnjë hije dyshimi mbi vete dhe të mos paragjykohej. Si arbitroi Sokoli? Bëri detyrën shumë mirë, por jo se ushtruam ne presion”.

Renditja përmirësohet: “E kam thënë që duam Europën, pa asnjë presion. Kukësi ka skuadër të shkëlqyer, është pretendent serioz për kreun dhe rival direkt”.

Idrizi: Jemi teorikisht atu ku duhet, praktikisht jo. Kale? Do shkojmë në Prokurori!
Sinan Idrizi ka folur shkurtimisht për RTSH në emisionin “Rubrika Sportive” teksa ka folur si për takimin me bardheblutë ashtu dhe për gjendjen e skuadrës së tij.

Sa i përket çështjes së Kalesë, Idrizi ka theksuar se tani çështja po shkon në Prokurori, pasi ende nuk po vjen një përgjigje nga FIFA apo nga FSHF.

“Si ishte loja? Pjesërisht më shijoi, pjesa tjetër jo dhe aq. Loja ishte e barabartë. Pikët janë tonat dhe kaq”.

“A jemi aty ku duhet? Teorikisht po, praktikisht jo.“

“Çështja Kale? Do të shkojmë në Prokurori. Nuk ka një mirëkuptim. Ne po presim nga FSHF dhe nga FIFA. Do të shkojmë në prokurori dhe në gjykatat shqiptare”.

Zyrtare: Flamurtari, edhe dy vite “turk”
Këshilli i Bashkise së Vlorës miraton me unanimitet zgjatjen edhe me dy vjet të administrimit të klubit të futbollit Flamurtari nga dy kompanitë turke dhe zoti Sinan Idrizi. Në mbledhjen e sotme këshilli i bashkisë ka vendosur që klubi të vijojë të administrohet nga kompanitë turke, ndërsa mbetet ende çështje privatizimi i i kërkuar me ngulm nga Idrizi.

Vetë ky i fundit në një deklaratë për mediat  pas mbledhjes së Këshillit të Bashkisë ka theksuar se ndërsa falënderon këshilltaret për unanimitetin, sërish duhet që të vendoset për privatizimin, pasi vetëm kjo do të jepte një zgjidhje për futbollin dhe projektin ‘Vlora Sport’ në Vlorë.

Idrizi ka ngritur edhe çështjen e borxheve të vjetra të klubit, edhe pse këtë nuk e ka bërë  publike në Këshillin e Bashkisë, por shume shpejt do ta bëjë publike. “Ne jemi nje bankomat i prishur, por zgjidhja mbetet privatizimi”, shprehet administratori i Flamurtarit.

Pavarësisht vendimit për administrim, problem mbetet privatizimi, pasi Idrizi kërkon pikërisht këtë gjë prej katër vitesh, por sërish nuk ka një zgjidhje, çka pengon investimet në Vlore në të gjitha sportet.

Idrizi dhe risia te Flamurtari: Do të rinovojmë me shumë lojtarë
Në vitet e fundit plaga e zakonshme e Flamurtarit ka qenë shpërbërja dhe rindërtimi i skuadrës nga e para, në verë apo në janar. Këtë vit nuk do të ndodhë kështu, të paktën ky është premtimi i administratorit kuqezi Sinan Idrizi, i cili edhe pse është larguar trajneri Shpëtim Duro, ka ndërmend të vijojë projektin e tij, duke konfirmuar pjesën më të madh te ekipit.

Idrizi shpjegon edhe arsyet e këtij vendimi: “Kemi një ekip shumë të mirë, që kaloi një periudhë të keqe, një situatë të pakëndshme. Pjesa më e madhe e lojtarëve do të fillojnë bisedimet për rinovimin e kontratës. Ekipi është shumë i mirë, nuk duhet të shfryjmë çdo gjë. Do të jemi në kontakt edhe me lojtarë të tjerë, të nivelit më të lartë, për ta rritur standardin e Flamurtarit.

“Lojtarët e Flamurtarit duhet të tregojnë veten dhe e përsëris se ky është ekipi më korrekt që kam pasur. Nuk ka bastexhinj, gëzhoja të vjetra, apo lojtarë skedinash. Jam i zhgënjyer nga rezultatet, por mendoj se kemi akoma kohë për të dhënë atë që duhet. Nuk fyej askënd, por Flamurtari ka një fanellë, që i ka të gjitha brenda saj.

“Nuk jemi një ekip i krijuar pas viteve 1990 dhe që kemi fituar tituj në kohën e demokracisë. Vlora nuk ka pasur kurrë ekip zvarranikësh, as ekip pushtetarësh. Flamurtari ka qenë një ekip vlonjatësh, që në kuptimin klasik kanë bërë atë që duhej të bënin para viteve ‘90. Pikën më të dobët si administrator kam ruajtjen e vlerës së fanellës”.

Idrizi ka konfirmuar se në stol do jetë dyshja Behari-Ruci: “Ia kemi besuar drejtimin e Flamurtarit për javët e mbetura të kampionatit Ardi Beharit dhe Vasil Rucit. Ata janë prej kohësh në klub dhe e njohin ambientin. Janë larguar Duro dhe Beqiri, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën e bërë dhe korrektësinë që treguan. I dinim më mirë hallet e Flamurtarit dhe është një zgjidhje brenda llojit, më e mira për momentin. Më pas do të flasim”.

Sinan Idrizi për zgjedhjet: Era ishte shterpë këtë herë
Administratori i Flamurtarit: Dukën e urova, vota jonë ishte kundër tij, por ishte mendimi i shumicës. Mbetemi kundër informalitetit

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, një nga zërat e fortë kundër rizgjedhjes së Armand Dukës, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me zgjedhjet e fundit. Idrizi ka rikonfirmuar qëndrimin e tij se Flamurtari nuk do të lejojë të fitojë informaliteti në futboll, por ka theksuar gjithashtu se duhet pritur koha për të parë punën e kreut të FSHF-së gjatë mandatit të ardhshëm.

“Era e re erdhi, por ishte shterpë këtë herë, – shprehet Idrizi. – Të presim që herës tjetër nuk do të jetë kështu. Është mendimi i shumicës dhe unë e urova Dukën për fitoren. Gjatë çdo ndeshjeje, me fitore apo humbje, bëj urimin tim. Fitoi ai që ishte më i zoti, më i qartë dhe më i arsyeshëm, bëri aritmetikë më të mirë. Vota jonë kishte kundër Dukës, ishte për Finon, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta uroja Dukën. Mendimi i shumicës ishte që të vazhdohet me Dukën. Skanerin bëheni ju.

“Çfarë problematikash kishte? Ne do të jemi gjithmonë për luftën kundër ilegalitetit dhe ekonomisë ilegale. Pjesa tjetër është që këta fituan. Ana ligjore është histori tjetër. Ka një votë që u shpreh dhe Flamurtari do të jetë ai që ka qenë, unë ai që kam qenë. Nuk lëshojmë pe për të drejtën tonë kundër ilegalitetit dhe pastërtisë sonë në futboll. Ne nuk zgjedhim armiq për “inat të sime vjehrre”. Nuk jemi nga ata që fshihemi dhe në fushatë ikin nga frynë era, kemi qenë një votë kundër Dukës. E meritoi fitoren? Do ta vërtetojë koha”.

Shumë shkurt administratori ka komentuar edhe ndeshjen e sotme me Skënderbeun në Korçë: “Le të fitojë kush e meriton”, – ka theksuar numri 1 i klubit vlonjat, Sinan Idrizi.

Ishte edhe Skënderbeu në lojë, Igli Tare çon sulmuesin e Lacios te Flamurtari
Mamadu Tunkara është sulmuesi i ri i Flamurtarit!

Goditje në fund të merkatos për Flamurtarin, një okazion që nuk duhej humbur. 22-vjeçari me nënshtetësi spanjolle dhe senegaleze, do të huazohet te klubi vlonjat, konfirmon Supersport, me Igli Taren që duket se i ka bërë një dhuratë Sinan Idrizit.

Tunkara, i rritur te të rinjtë e Barcelonës dhe më pas tek ata të Lacios, për të kaluar në ekipin e parë të kryeqytetit italian, luan si sulmues qendre, por edhe në krahë.

Emri i tij iu propozua dhe edhe Skënderbeut, nga ndërmjetës, por ka qene vendimtare ndërhyrja e Sinan Idrizit, i cili duke përfituar edhe nga miqësia me Taren, ka mbyllur gjithçka në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Është një lojtar që klubi i Igli Tares e ka huazuar vitet e fundit në skuadra si Krotone dhe Salernitana, duke i dhënë mundësinë e aktivizimit, pasi në ekipin e parë të Lacios është shumë e vështirë të gjejë hapësirë për shkak të konkurrencës së madhe.

Flamurtari është aktivizuar edhe për faktin se ditët e fundit ka lënë të lirë fantazistin Gafuri, i cili ka kërkuar të kthehet në Maqedoni. Me emra si Muarem, Nedeljkoviç e Tunkara, Flamurtari ka shtuar ndjeshëm forcën sulmuese, pasi ka në skuadër edhe lojtarë niveli si Bushiç, Danilo Alvesh, Hoxhaj e Kamara.

Idrizi , ftesë zyrtare Dukës dhe Finos për të premten
Quajeni provokim, nëse dëshironi, pak rëndësi ka, por fakt është që Sinan Idrizi nuk e kishte thjesht për batutë kur tha para pak ditësh se do të ftonte në stadium Armand Dukën dhe Bashkim Finon, për të ndjekur ndeshjen e së premtes Flamurtari-Partizani.

Administratori i Flamurtarit sot ka dërguar një ftesë zyrtare për të dy kandidatët për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, për t’i pasur në stadium të premten.

Natyrisht, Fino do të jetë, sepse Idrizi është aleat i madh në garën zgjedhore, por nuk dihet nëse do të paraqitet Duka, i cili në Vlorë shihet si armik, me një mëri që e ka zanafillën në vitin 2011, kur Skënderbeu i rrëmbeu Flamurtarit një titull plot helm dhe politikë brenda, ndërkohë që FSHF nuk mundi të bënte asgjë për të frenuar trukimet e frikshme dhe presionet politike në prag të një viti zgjedhor.

Prej vitesh Duka nuk shkon më në stadiumin Flamurtari, ndaj prania e tij do të ishte një sinjal i rëndësishëm për të treguar se nuk ka asgjë me vlonjatët, por nga ana tjetër është e qartë që në stadium do të krijohej një atmosferë e rëndë dhe nuk do të mungonin ofendimet, që shpesh janë dëgjuar këtë sezon dhe që kanë çuar në disa dënime e mbyllje të stadiumit Flamurtari. Këtë gjë e di mirë edhe Sinan Idrizi, por me sa duket ai është i sigurt se Duka nuk do të pranojë të shkojë.

Synimi i Idrizit: Duam Europën, e kemi skuadrën
Administratori i Flamurtarit, edhe pse thotë që vlonjatët kanë si objektiv vetëm respektimin e fanellës, thekson se garimi në kompeticionet evropiane do ishte gjë e bukur

Elton Nika

Flamurtari ka zhvilluar një fazë përgatitore mjaft cilësore, por edhe merkato, duke u përforcuar me katër lojtarë, kryesisht në repartin e avancuar. Tashmë nga skuadra pritet të zhvillohet një kampionat cilësor, ndërkohë që edhe vetë administrator i klubit, Sinan Idrizi, pret më të mirën nga Flamurtari, mbi të gjitha respektimin e fanellës, atë çfarë ai e ka kërkuar gjithmonë dhe padyshim që skuadra e tregoi në pjesën e parë të kampionatit.

“Merkatoja e Flamurtarit mund të quhet e mbyllur. Tashmë nga kjo skuadër pres më të mirën. Padyshim që unë e kam deklaruar edhe më parë se qëllimi mbetet që lojtarët të respektojnë fanellën dhe këtë e kanë treguar mjaft mirë gjatë pjesës së parë të sezonit. Jemi në vend të dytë, por nuk kemi vendosur objektiva. Nuk duam të shtojmë presionin te skuadra, por thjesht të shohim ndeshjen e radhës. Ky është objektivi i kësaj skuadre, pastaj kupat e Europës. Gjithkujt i pëlqen që skuadra të përfaqësohet në kupat e Europës. Të gjithë e duam diçka të tillë, pra që në fund të kampionatit skuadra të jetë në kupat e Europës. Megjithatë, llogaritë bëhen kur të përfundojë sezoni”, deklaron administratori Idrizi.

Më pas ai fokusohet te merkatoja dhe në fund nuk mund të mos ketë ndonjë “thumbim” për Federatën.

“Thashë që është e mbyllur, por gjërat në ekip i di më mirë trajneri se kushdo tjetër, jo unë. Ne kemi lëvizur shpejt në merkato, duke afruar lojtarë që në muajin dhjetor. Të gjitha afrimet ishin pjesë e skuadrës në fazën përgatitore, duke e kryer të plotë fazën me pjesën tjetër të skuadrës. Besojmë se kemi bërë lëvizjet e duhura dhe ato që i duheshin me të vërtetë skuadrës. Megjithatë fusha është ajo që flet. Unë jam mjaft i kënaqur me këtë skuadër, me atë çfarë ka bërë deri më tani, por dihet që tani nis më e vështira. Të shpresojmë se nuk do të kemi më aq shumë gabime kundër nesh sa në pjesën e parë të sezonit. Zgjedhjet në FSHF? Era e re ka nisur të fryjë, duroni dhe prisni edhe pak”, përfundon administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Shqetësimi i Sinan Idrizit: Skuadra është super, disa tifozë jo
Administratori i Flamurtarit nuk pranon skenat e pahijshme në stadium: “Duhet qytetari, stadiumi nuk është vend për dhunë verbale e fizike. Luftëtari ka të drejtë, por nuk braktiset kampionati”

Ndeshja e djeshme ka qenë goxha e sikletshme për administratorin e Flamurtarit Sinan Idrizi, i cili në fund të ndeshjes dhe pas saj ka pasur shumë punë, për të evituar acarimin e situatës goxha të tendosur në  Vlorë dhe për të ulur tensionin e tejskajshëm, me shumë tifozë që ofenduan në kor jo vetëm arbitrat, por edhe Skënderbeun dhe presidentin korçar Ardjan Takaj, i cili duhet thënë se ruajti një gjakftohtësi të admirueshme. Debatet e ashpra në lidhje me gjykimin, çuditërisht, e kanë indiferent Idrizin, i cili i kushtoi shumë pak rëndësi kësaj pjese: “Nuk më intereson, nuk kam ç’të shoh. Ndeshja ishte shumë e bukur, pati episode të dyshimta që nuk bëjnë automatikisht tendencioz arbitrat, por duke qenë se na ka ndodhur thuajse çdo ndeshje këtë sezon, nuk dimë më ç’të mendojmë. Na kanë sulmuar jo pak, jemi kundër sistemit dhe natyrisht e dimë që do të ndëshkohemi sërish, por kam biseduar edhe me presidentin e Luftëtarit Grigor Tavo, i cili kërcënoi për bojkot të kampionatit. I këshillova që të mos e bëjë, sepse nuk mund ta lërë futbollin shqiptar pa Luftëtarin. Ai klub dhe Gjirokastra i duhen futbollit shqiptar, ashtu si Flamurtari, sepse përndryshe nëse tërhiqen ata, tërhiqemi ne e ndonjë tjetër, kush do të mbetet, çfarë futbolli do të luhet në Shqipëri? Do të humbasë tradita, klubet me histori, ndaj nuk është zgjidhja e duhur braktisja e kampionatit, edhe pse po të duam e bëjmë që nesër, jo vetëm Luftëtari, por edhe ne e disa klube të tjerë”.

TENSIONI – Idrizi ishte goxha i qetë pas ndeshjes dhe shqetësimi i tij kryesor nuk kishte lidhje me atë që ndodhi në fushë. “Nuk është normale që të ndodhin këto skena në Vlorë. Vijnë miq dhe ofendohen në kor, arrihet deri aty sa rrezikohet kontakti fizik. Është turp për Vlorën dhe për mua personalisht, si drejtues i Flamurtarit, që të pritet kështu miku, Takaj apo kushdo president qoftë. Miku nuk pritet në besë, nuk sulmohet pas shpine, përtej atyre që ndodhin në fushë. Kjo më shqetëson shumë mua personalisht, sepse unë kam një imazh që dua ta ruaj për vete, për klubin, por edhe për gjithë qytetin. Më vjen keq ta pohoj, por stadiumi në Vlorë duhet pastruar nga disa njerëz që ende vijnë në stadium vetëm për të sharë, kë t’u dalë përpara. Stadiumi është vend për zbavitje, vijnë edhe familje, nuk mund të shihen skena të tilla, ky është një problem i madh që unë dua ta zgjidh me çdo kusht. E di që është e vështirë, sepse mentaliteti i njerëzve nuk ndryshohet lehtësisht, por duhet të bëjmë të pamundurën që në Vlorë të mos ketë personazhe që shkatërrojnë atmosferën pozitive në stadium”, shprehet Idrizi për “Sport Ekspres”.

“FLOTA KUQEZI” – Ultrasit e Flamurtarit kanë qenë problematikë në ndonjë rast në të shkuarën, por për ta Idrizi ka lëvdata. “A i patë sot? Ishin problemi më i vogël në stadium, ishin thuajse perfektë. Kishim biseduar para ndeshjes dhe ishte rënë dakord që të evitoheshin në maksimum sjelljet problematike. Pati herë pas here ndonjë ofendim, nga nervozizmi i krijuar, por shuhej me shpejtësi. Në fund duartrokitën dhe festuan me skuadrën, kjo është fryma që duhet në stadium, fiton apo jo një ndeshje. Më vjen keq se në vend që të shqetësohemi për tifozët ultras, na lindin probleme nga tribuna qendrore”.

FLAMURTARI – “Të gjithë e dëshironim fitoren, por nuk ishte e thënë. Më pëlqeu paraqitja e skuadrës, luajtëm një ndeshje mjaft të mirë. Djemtë po tregohen seriozë, nëse vazhdojnë kështu, jemi në rrugën e duhur”, përfundon Idrizi.

Gjetja e Sinan Idrizit, Pink Floyd për Federatën
Sinan Idrizi është një personazh unik, shumë interesant në daljet e tij mediatike, sidomos për shprehjet filozofike dhe krahasimet duke përdorur figura letrare, kur dëshiron të ironizojë. Natyrisht, problemi i tij i madh në këtë moment është  sjellja e arbitrave, me shumë vendime të dyshimta në dëm të Flamurtarit kohët e fundit, ndaj administratori kuqezi vijon luftën personale në distancë me Federatën Shqiptare të Futbollit, duke sulmuar edhe presidentin e Federatës, Armando Dukën, në një lidhje direkte me Supersportin para ndeshjes së sotme kundër Kamzës.

Nëse shumë gjëra i ka thënë e stërthënë këtë sezon, sot Sinan Idrizi kishte përgatitur edhe diçka të re në stadiumin Flamurtari. Në vend të protestës 15-minutëshe të paparalajmëruar, por të anuluar nga frika e ndonjë ndëshkimi serioz, Idrizi ka urdhëruar që në stadium të buçasin këngët e grupit legjendar Pink Floyd. Jo këngë dosido, por “Dogs” dhe “Pigs”, dy himne të grupit psikedelik, që përkthehen “Qentë” dhe “Derrat”. Për kë e ka, e imagjinoni vetë…

Flamurtari humbet durimin, Idrizi: Komplot, lojtarët ndihen të persekutuar
Administratori i Flamurtarit ka shpërthyer ndaj gjykimit. Pas ndeshjes me Laçin nuk ka duruar më: Janë një grup i caktuar që janë ngritur kundër nesh!

Elton Nika

Flamurtari në protestë. Ndeshja e ditës së diel përballë Kamzës pritet të startojë me vonesë për shkak të protestës 15-minutëshe që do të organizohet nga klubi dhe tifozët, për shkak të gjykimit në këto gjashtë javë kampionat. Jo vetëm penallti të dhëna kundër, por edhe vendime për penallti të paakorduara në mënyrë flagrante nga ana e gjyqtarëve. Raste të shumta brenda një takimi, si rasti i Shkodrës ndaj Vllaznisë, ku ndaj Flamurtarit janë akorduar një “mal” me goditje dënimi, ndërkohë që për ndeshjen ndaj Laçit është protestuat për dy penallti të padhëna, por edhe për 11-metërshin e dhënë në favor të kurbinasve. Kështu, ndeshja me Kamzën do të nisë me 15 minuta vonesë dhe protesta është rruga që ka zgjedhur tashmë Flamurtari ndaj situatës së krijuar në dëm të tij. Është vetë administrator Sinan Idrizi që pranon se do të veprohet kështu, kjo edhe pas një kërkesë të tifozëve.

PROTESTA – “Do të startojmë me 15 minuta vonesë ndeshjen e radhës ndaj Kamzës në Vlorë, kjo edhe në shenjë proteste ndaj gjithë padrejtësive në kurriz të Flamurtarit. Është edhe një kërkesë e tifozëve, një protestë e cila do të zhvillohet kundrejt rregullave, me leje dhe pa asnjë incident. U kam kërkuar tifozëve që të jenë të qetë, të përmbajtur dhe të jemi vetëm në përkrahje të skuadrës e të lojtarëve. Protesta është e vetmja rrugë që mund të ndjekim në këtë moment ndaj vendimeve të qëllimshme kundër Flamurtarit. Nuk mund të flitet më tashmë për ‘gabime’ njerëzore, por kjo duket haptazi që bëhet qëllimisht, duke ndikuar dhe dëmtuar vetëm një skuadër. Por nëse bëhet në këtë mënyrë, kjo nuk është burrëri. Këta janë burracakë dhe asgjë më shumë. Jemi i vetmi zë që kemi folur haptazi, nuk kam asgjë personalisht me asnjë, por kemi dalë kundër dhe kemi ngritur zërin kundër sistemit aktual, kemi kërkuar të zbatohet ligji dhe asgjë më shumë se kaq. Janë një grup i caktuar që janë ngritur kundër Flamurtarit dhe me plot gojën mund të them se ky është një komplot kundër Flamurtarit. kjo nuk është asgjë tjetër veç një sjellje prej burracaku. Janë bërë shumë gabimet që të quhen të tilla, por këtu ka gjithçka të qëllimshme dhe e vetmja rrugë që mund të ndjekim ne është ajo e protestës. Janë dhjetëra raste të dhëna kundër nesh, ndërkohë asnjë në favor, edhe pse në ndonjë rast situata ka qenë pothuajse e njëjtë. Pra nuk mund të flitet aspak për rastësi, apo gabime, fjalë tashmë e gjetur kjo për t’u justifikuar. ky është komplot, këto janë të qëllimshme dhe kjo është e turpshme. Gjithsesi duroni deri në muajin mars, prej atëherë do të fryjë një erë e re në futbollin shqiptar, duroni deri atëherë! Kam pjesën më të madhe të lojtarëve që vijnë nga jashtë këtë sezon, pavarësisht pasaportës së tyre dhe e them me bindje se kanë mbetur të shokuar. Nuk e dimë si të futemi në fushë kanë thënë, kur në çdo moment jemi të persekutuar. Këtë nuk e kemi parë askund. Më thoni çfarë t’u them, çfarë t’u kërkoj unë lojtarëve. Kush do t’i paguajë pagat e trajnerit apo lojtarëve, sepse mund të thuhet se nuk ka patur rezultate, por pse nuk kanë ardhur?! Atëherë të dalin këta burracakë t’i paguajnë. E them me plot bindje, lojtarët kanë mbetur të shokuar nga ajo çfarë po ndodh. Kjo është direktivë, janë të përcaktuar, tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për një gabim që nuk u pa diku, tashmë u bënë shumë që nuk janë ‘parë’ nga gjyqtarët. Dhe për fat të keq vetëm ndaj një skuadre, vetëm ndaj Flamurtarit. Më thoni, kjo është rastësi?!”, shprehet administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, dukshëm i indinjuar pas rasteve të shumta kundër Flamurtarit.

Stadium i ri në Vlorë, premtimi i Ramës
Në Vlorë do të ndërtohet një stadium i ri brenda 4 viteve të ardhshme. Ky është premtimi që kryeministri Edi Rama ka dhënë në Vlorë, ku ishte sot për një takim pune, ku pa nga afër edhe infrastrukturën sportive.

Rama shkoi në stadiumin Flamurtari, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Aty, Rama premtoi ndërtimin e stadiumit të ri të Vlorës mbi atë ekzistues, ndërkohë që të paktën ia ka dalë mbanë të bashkojë Lelin me Idrizin. Ky i fundit gjithnjë ka akuzuar bashkinë për mungesë interesi dhe korrektësie në marrëveshjen me investitorët turq të Flamurtarit.

“Flamurtari im”
Rrëfimi ekskluziv i Sinan Idrizit. Afrimi në klub, privatizimi i munguar, marrëdhënia me qytetin, Bashkinë, ish-kryetari Gjika, FSHF-në, Dukën dhe Ramën. Investimet, dështimet dhe e ardhmja. Gjithçka që duhet të dini për kuqezinjtë

Sinan Idrizi del shpesh në media, herë me dëshirë e herë pa dëshirë, herë për lajme të mira e herë për tema të nxehta e polemika. Për hir të së vërtetës, këto të fundit kanë qenë me shumicë gjatë mbretërimit të tij, që në fakt as i tillë nuk e meriton të quhet, sepse Idrizi është thjesht administratori i Flamurtarit, jo presidenti, ndryshe nga sa cilësohet. Në fakt, për investimet që janë kryer në Vlorë vitet e fundit nga kompanitë turke të përfaqësuara nga Idrizi, duket absurde që të vazhdojë pa fund historia e privatizimit, por jemi në Shqipëri, gjithçka ka nevojë për një kohë shumë herë më të gjatë se normaliteti në botën e qytetëruar. Një personazh që nuk u shmanget debateve dhe shpesh përdor filozofinë për të përçuar mesazhet e tij, që pakkush i kupton si duhet, Idrizi ka një ide të qartë si duhet bërë Flamurtari sipas modelit që ai ka në mendje, sidomos tani që ka njohur futbollin shqiptar dhe gjithçka që lidhet me të në Shqipëri. Administratori kuqezi ka folur për Sport Ekspres, duke bërë një përmbledhje të plotë dhe ezauruese të viteve të tij kuqezi, vite ku ka marrë shumë mbi vete, edhe më shumë se sa i takon dhe mendonte se do të duhej të përballonte. Ka marrë edhe shumë kritika, sidomos nga ata që presin që Flamurtari të jetë gjithnjë ai i kohës së Barcelonës, por ndërkohë Idrizi ka shpenzuar miliona pa fund dhe në këtë intervistë shpjegon edhe arsyet e mungesës së suksesit, deri tani…

– Zoti Idrizi, në janar 2014 ju u afruat fillimisht si sponsor në klubin Flamurtari. Çfarë ju shtyu ta bënit nje gjë të tillë, duke qene se ju nuk kishit një histori dhe lidhje të fortë me futbollin?

– Fillimisht ishin elementet altruiste, që lidheshin me Vlorën dhe Flamurtarin, të cilat më shtynë të financoja ekipin. Më pas, me partnerët e mi konturuam një program investimesh në fushën e sportit dhe më gjerë.

– Gjatë asaj kohe u fol për një privatizim që do bëhej për çështje muajsh. Pse nuk është bërë sot e kësaj dite?

– U tha se për disa muaj do të kryhej procesi i privatizimit, por ndoshta kane pasur si njësi matëse muajt e kalendarit bibliko-hebraik, ku të shpresojmë që nuk do të jetë muaji i 13-të ai nga i cili do të nisë procesi.

– Cili është statusi juaj sot te Flamurtari: sponsor, administrator, administrim aktiviteti?

– Unë jam financues dhe administrator i klubit.

– Sa ka qenë deri tani shuma financiare e shpenzuar në infrastrukturë? Po shuma e shpenzuar në këto afro tre sezone për rrogat e stafit dhe lojtarëve?

– Në total, te Flamurtari janë shpenzuar rreth 5 milionë euro.

– Bashkia është aksionere 100% e klubit në momentin që flasim. Sa ka qene financiarisht kontributi i Bashkisë në këto tre sezone? A ka qenë zgjedhja juaj qe ky kontribut të jete i tillë, apo pamundësi e Bashkisë?

– Kontributi në shifra i Bashkisë si aksioner 100% i sh.a. Flamurtari ka qene zero, që do të thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë i kemi kursyer menaxhimit të qytetit rreth 1.5 milionë euro.

– Në atë janar 2014 u tha që afrimi juaj në futboll u bë mbi të gjitha nga një raport sidomos familjar me trajnerin e asaj kohe Ernest Gjoka. Sot ky raport nuk ekziston më. Pse? Çfarë ndodhi?

– Ju kërkoj ndjesë, por më duket pyetja më pa vlere për t’u përgjigjur.

– Në po atë janar ju u shfaqët shume pranë ish-kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika. Sot raportet janë ftohur, madje ka pasur shume polemika në distancë. Pse?

-Ish-Kryetari i Bashkisë z.Gjika më kërkoi në atë kohë të financoja pjesën e mbetur, janar-maj 2014, ku përfshiheshin edhe premiot prej 150.000 dollarë që dhamë për gjysmëfinalen dhe fitimin e Kupës së Republikës. Po gjatë kësaj periudhe kemi bashkëpunuar me z.Gjika së bashku me kompanitë tona edhe në projektin e tij për Lungo Maren në Vlore. Me pas ka qenë vendimtar roli i tij në Këshillin Bashkiak në vendimin e korrikut 2014 për kalimin e menaxhimit të klubit në duart tona. Personalisht nuk bëj pjesë tek ata të cilët thonë se ky ka qenë në vendim bizantin, i miksuar me vizione onorike për situatën kalimtare. Përplasja me z.Gjika filloi pas rasteve të njëpasnjëshme me pagesat e faturave informale, ku rasti më flagrant ishte ai i zotit Gjoka, në të cilën ai duhej t’i kishte dalë “zot” firmës dhe vulës së tij dhe jo të fshihej me komente banale në Facebook.

– Sa ka qenë në total shuma e borxheve qe keni trashëguar nga administrimi i shkuar i klubit?

– Rreth 500 milionë lekë të vjetra.

– Që ne fillim u krijua ideja që kryeministri Rama është një mik i juaji. A vazhdon kjo miqësi dhe a është ai arsyeja qe ju kontribuoni në futbollin shqiptar?

– Zoti Rama është më tepër se një arsye në investimet tona te paketa “Vlora Sport”. Rrugëtimi i tij me “Barrën e njeriut të bardhë” është faktor përcaktues për ne.

– Gjatë periudhës nën administrimin tuaj shpesh, madje dhe publikisht, ka pasur vonesa në pagesa. A jeni dakord që kjo herë pas here ka ndikuar direkt në rezultatet sportive?

– Sigurisht që çrregullimi grafik në pagesa nuk ka qene pa pasoja, jo vetëm në rezultatet sportive.

– Meqenëse jemi te pagesat, përse këtë vit ndryshuat strategji? Paradhënie 30 për qind të rrogave për stafin dhe lojtarët…

– Nuk kemi si model atë të “Paperonit të pasur”, që josh lojtaret me një dore paradhënie. Thjesht morëm një vendim në fund të kampionatit për të ndërtuar një skemë tjetër pagesash.

– Në këto tre vite ka një kupe të fituar dhe një tur të kaluar në Europë, por me pas nga ana sportive shumë pak gjëra për tu mbajtur mend. Shumë trajnerë të ndërruar dhe mbi 100 lojtarë nën kontratë. Përse ky menaxhim jo i suksesshëm nga ana sportive?

– Kemi qenë të paafte të ndërtojmë një ekip drejtues me performancë të lartë organizative.

– Këtë vit i keni besuar projektin sportiv trajnerit Duro. Përse vendosët ta bënit diçka të tillë?

– Menduam ta menaxhojmë ndryshe ekipin këtë sezon, nisur edhe nga background i trajnerit Duro.

– Jo rrallë keni qenë kontestues për vendimet e marra nga komisionet juridike të federatës. Çfarë duhet të ndryshojë në këtë drejtim? Ju shpesh keni madje propozime edhe për formulën e garës dhe për mënyrën se si duhet të funksionojë futbolli…

– FSHF në përgjithësi dhe komisionet juridike në veçanti, tipar kryesor te tyre kanë arrogancën. Dihet që arroganca definohet si arma e njerëzve mediokër, ku mendjet mediokre dënojnë zakonisht ata që janë jashtë rrjedhës së tyre. Gjithashtu të dehur nga metamorfoza e pushtetit dhe sidomos nga kompleksi i shikimit vertikal, kaluan çdo limit ne marrëdhëniet me Flamurtarin, ku kulmi arriti vitin e kaluar me heqjen e 6 pikëve dhe injorimit nga ana e tyre kërkesës sonë për luftë kundër informalitetit dhe evazionit fiskal. Për sa i përket garës ne futboll dhe formulat rreth saj, besoj se me zgjedhjet e strukturave te reja drejtuese në FShF do të ketë një sistem sportiv krejt ndryshe nga ky ekzistent.

– Cila është marrëdhënia juaj institucionale dhe personale me presidentin e Federatës?

– Institucionalisht një marrëdhënie shkresore, personalisht inekzistente.

– Cili është raporti mes shpenzimeve dhe të ardhurave në klubin Flamurtari për momentin dhe nëse diferenca është ndjeshëm negative, si mund te kompensohet kjo shifër përveç sponsorizimeve? Kur mund të bëhet klubi fitimprurës?

– Është një raport pothuajse me një kah,ku të ardhurat janë më pak se 10% e shpenzimeve, që do të thotë një balancë financiare jashtë çdo logjike. Me riorganizimin e menaxhimit të klubit pas procesit të privatizimit, besoj se ekuilibri do të ndryshojë kah.

– Sa kohë ju ha futbolli dhe a është shndërruar tanimë në një pasion?

– Nuk është se më merr shumë kohë, por duke u marrë me futbollin, pashe në praktikë atë vargun e famshëm të Aerosmith tek “Dream on”, mësova prej idiotëve dhe të diturve”. Sa i përket pasionit, do të doja të isha më tepër i dedikuar, se sa i pasionuar me futbollin.

– Si është raporti që keni me drejtuesit e klubeve të tjera në këndvështrimin “armiq në fushë, partnerë jashtë saj“?

– Një raport mëse normal.

– Kur do bëhet përfundimisht privatizimi i klubit dhe çfarë do të ndryshojë në atë moment nga ajo që po ndodh aktualisht?

– Nuk mund t’ju them një datë, por mund të konfirmoj se nuk do të jetë një “kalendë greke”. Pas kësaj besoj do të shihni një klub profesionalisht ndryshe nga ky i sotmi.

– Cila është kënaqësia më e madhe dhe zhgënjimi më i madh që keni përjetuar në botën e futbollit që kur keni hyrë në të?

– Nuk i kam përjetuar ende.

– A ka ndonjë model ndërkombëtar qe do të donit ta bënit Flamurtarin? Ndonjë klub i huaj që ju e keni si shembull?

– Mes que un club!

Idrizi, ndërmjetës për “paqen” mes Duros e Alveshit
Trajneri i Flamurtarit dhe sulmuesi brazilian, në bashkëpunimin e administratorit klubit, do të zgjidhin situatën e nderë që u krijua pas barazimit me Luftëtarin

Elton Nika

Çështja e krijuar mes sulmuesit Danilo Alvesh dhe trajnerit Shpëtim Duro, me akuza dhe kundërakuza, pritet të zgjidhet sot te Flamurtari. Drejtuesit e tij duan ta zgjidhin brenda familjes. Në fakt, ajo çfarë sulmuesi brazilian deklaroi një ditë më parë erdhi si reagim pas deklaratave që vetë trajneri i Flamurtarit lëshoi pas barazimit në Vlorë me Luftëtarin. Trajneri nuk i kurseu fjalët ndaj Alveshit, duke mos e pranuar aspak faktin që sulmuesi kishte humbur aq shumë topa. Dhe natyrisht, kërkonte shumë nga futbollisti. Pas reagimit të Alveshit, trajnerit dhe zyrtarëve të klubit vlonjat, duket se gjithçka është lënë të zgjidhet brenda shtëpisë sot, kur skuadra do të grumbullohet për të nisur përgatitjet. Do të sqarohet një herë e mirë kjo çështje. Vlonjatët rinisin përgatitjet pas dy ditëve pushim të akorduara nga stafi teknik, duke përfituar nga ndërprerja e kampionatit, për shkak të ndeshjeve të kombëtares.

Flamurtari do të rinisë stërvitjen në orën 16:00 dhe pritet që para seancës së parë, Alvesh dhe trajneri Duro, ndoshta edhe drejtues të tjerë të skuadrës vlonjate, duke përfshirë edhe administratorin Sinan Idrizi, të kenë një takim mes. Në fakt, dita e hënë në klubin vlonjat ka qenë thuajse në qetësi, pavarësisht se “konflikti” i krijuar nuk ka lënë pa trazuar situatën. Ehe pse kanë zgjidhur një sërë problemesh, krahasuar me vitet e shkuara, kuqezinjtë kanë një tjetër rrëmujë, që sjell shqetësim. Te Flamurtari pritet takimi i sotëm për të sheshuar gjithçka dhe për të lënë në harresë atë çfarë ndodhi dy ditët pas ndeshjes me Luftëtarin, barazimin në shtëpi, që në Vlorë nuk është përtypur aspak. Dhe ndoshta diçka e tillë ngjalli jo pak polemika, ndërsa te klubi vlonjat kërkojnë që situatën ta kalojnë me sa më shumë qetësi. Kjo vlen dhe për takimin, që pritet të organizohet sot mes sulmuesit Alvesh dhe trajnerit Duro. E rëndësishme është që të sheshohet gjithçka dhe të mendohet vetëm për fushën.

NDËRMJETËSI – Administratori Sinan Idrizi pritet të bëjë rolin e “negociatorit” për të zgjidhur konfliktin mes lojtarit brazilian dhe trajnerit, sepse kuptohet që nuk i intereson aspak një situatë e trazuar në skuadër. Në fakt, konflikti ka nisur kohë më parë, kur trajneri i Flamurtarit shpesh ka lëshuar kritika për lojën e sulmuesit. Pas barazimit të fundit në Vlorë ato ishin më të shumta dhe lojtari reagoi në faqen e tij në facebook, duke theksuar se nuk është vetëm ai fajtor dhe se mund të luante dikush tjetër, nëse ishte më i mirë.

Idrizi: S’është asgjë rastësi, Flamurtari tani ka mentalitet fituesi
Kreu i klubit vlonjat i jep merita maksimale trajnerit Shpëtim Duro për punën që ka bërë dhe për përzgjedhjen e futbollistëve

Elton Nika

Dy fitore radhazi dhe Flamurtari e sheh veten në vend të tretë të renditjes, pas Skënderbeut dhe Kukësit, një pikë pas tyre. Vlonjatët po tregojnë se janë vërtet një skuadër ndryshe nga sezonet e fundit, më e konsoliduar dhe më kompetitive. Ajo fitore në stadiumin “Niko Dovana”, por mbi të gjitha loja e Flamurtarit në pjesën e parë, ishin dëshmi se skuadra është ndërtuar ndryshe dhe premton shumë në këtë kampionat, ku nuk ka objektiva fikse, edhe pse flitet për Europën.

IDRIZI – Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është i kënaqur me skuadrën e tij, jo më shumë me dy fitoret radhazi se me atë çfarë reflektojnë futbollistët në fushë. Më në fund, duket se ka gjetur skuadrën që do. Ai mendon se gjithçka vjen si rezultat i punës së kryer deri tani nga të gjithë, veçanërisht nga trajneri Shpëtim Duro. “Fitorja në Durrës patjetër që ishte shumë e rëndësishme, sepse treguam se ky Flamurtar është me karakter. Nuk ishte rastësi dhe as surprizë kjo fitore, por vazhdim i punës që është bërë në këtë skuadër prej fillimit të fazës përgatitore dhe deri më tani. Mendoj se nuk duhet të jemi euforikë në mendjen tonë. Nuk duhet të mendojmë se kemi marrë tri pikë me Teutën dhe kemi arritur gjithçka. E kam përgëzuar skuadrën gjatë kësaj periudhe, madje edhe kur humbëm në Korçë, sepse kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë në transfertën me Skënderbeun, përballë një skuadre shumë të mirë. Por janë vetëm ndeshje e para dhe duhet të shohim më tej. Ndaj skuadrës nuk ka presion dhe ajo që dua ta vlerësoj është mendësia e grupit të lojtarëve dhe trajnerit Duro. Nuk e vëmë ekipin në presion me objektiva fikse. Unë kërkoj atë që kam thënë që në fillim dhe që kjo skuadër po e bën: respektimin e fanellës. Kjo skuadër ka karakter, ka lojtarë profesionistë dhe një trajner, i cili di t’i menaxhojë situatat mirë. Nuk e quaj fitore të rastit atë të Durrësit. Vlerësoj punën  e skuadrës, trajnerit Duro dhe stafit të tij. Trajneri Duro është personi, i cili kishte në dorë ndërtimin e skuadrës gjatë verës dhe i jap të drejtë plotësisht. E respektoj maksimalisht, pasi ka  krijuar një skuadër, që mbi të gjitha respekton fanellën në fushë. Janë lojtarë, që dinë të tregojnë në fushë cilësitë e tyre. Grupi është profesionist dhe kjo ka shumë rëndësi në futbollin e sotëm”, – shprehet administratori Idrizi.

PENALLTIA – I pyetur për episodin e penalltisë në favor të Teutës në ndeshjes e së dielës, kreu i klubit vlonjat u shpreh: “Nuk dua të merrem fare me këto gjëra. Nuk e paragjykoj gjyqtarin dhe vendimin e tij për atë penallti të akorduar kundër nesh në Durrës. E rëndësishme është fitorja e skuadrës. Flamurtari është krijuar një skuadër e re, por po tregojnë në fushë se dinë çfarë kërkojnë. Të gjithë e dëshirojmë Europën, por të shohim ndeshje pas ndeshje dhe duam të kemi përkrahjen e sa më shumë sportdashësve në stadium në çdo ndeshje”.

Sinani… që nuk vjen nga tribuna përballë
“Ti nuk vjen nga shkallët e stadiumit” ishte një mënyrë elegante për ti thënë që “nuk merr vesh nga kjo punë”. Sinani – ai i Flamurtarit – ngjante si mish i huaj në futbollin shqiptar. Gjuha që përdorte në daljet publike ishte e padeshifrueshme për një pjesë të mirë të opinionit. Ndonjëherë të dukej si “mashtrues”. Sidomos kur shpjegonte zyrtarisht se përse nuk vinin paratë në klub nga firmat turke.

Sot gjuha e tij është disi më e thjeshtë, nuk citon më Marksin, dhe flet më shumë për anën teknike. Pa e tepruar, siç di me elegancë dhe duke nënkuptuar parimin që i vuri vetes që ditën e parë: rezultati nuk ka asnjë rëndësi, standardi gjithçka.

Pas 3 sezoneve diçka ka kuptuar. E para, projekti sportiv është i rëndësishëm po aq sa komoditeti i tribunës qendrore dhe pagesat çdo datë 1 në sport kanë ndikim direkt në humorin e lojtarëve dhe rrjedhimisht edhe në fushë. Në stilin e tij ai ndryshoi në 180 gradë. Projektin sportiv ia besoi trajnerit, ndërsa pagesat i bën madje paradhënie.

Me stilin sidomos të daljeve publike nuk bën kompromis. As me përqasjen në botën e futbollit. Këto vite do i kishin mjaftuar të kishte bërë mik këdo, çdo president, drejtues federate dhe shef gjyqtarësh. Me ndërgjegje ka zgjedhur mos ta harxhojë kohën kësisoj. Pasionin për librat nuk e humbi asnjëherë, ndërkohë që opinionet e tij kanë gjithnjë diçka interesante për të reflektuar. Njësoj si deklarata e fundit. “Pse duhet të investojmë kaq shumë, kur në fund vetëm 3 luftojnë për titull e të tjera për mbijetesë?”. Idrizi është i pari që foli për mesin e artë, por ai ndoshta nuk e di se një mes i artë në kampionatin shqiptar do e detyronte më pas në garë e sipër të thoshte: ç’bëhet kështu?!

Nejse, ndoshta kjo puna e skemës është e ekzagjeruar për marrëdhënien e tij me futbollin. Sikur të vazhdojë të qëndrojë kështu, duke i besuar një njeriu, duke paguar rregullisht e duke mos qenë pjesë e tavolinave plot intriga të kampionatit, do jetë OK.

Sigurisht që duhet të ketë një arsye se përse sillet kështu. E para, sepse nuk ka hyrë në futboll nga dera e tribunës – nuk ka qenë tifoz më parë – dhe e dyta, ajo që ka më shumë rëndësi, tipin e tij nuk e ka ndryshuar në varësi të kampionatit.

Rëndësia e të pasurit një Bushiç
Kur Flamurtari bëri revolucion në verë, trajneri Shpëtim Duro kishte dorë të lirë të largonte e afronte këdo që mendonte se i vlente apo jo projektit të tij. Trajneri kuqezi i vendosi pak kushte administratorit Sinan Idrizi dhe dy prej tyre ishin: të evitohen problemet financiare të viteve të fundit dhe të mos lejohet largimi i Tomisllav Bushiç. U tha, u bë: Bushiç ishte i pari që rinovoi në Vlorë, një pikë kyçe në formacionin e Duros, i cili tani i ka dhënë edhe shiritin e kapitenit. Kroati po e shpërblen, me 3 gola në 3 ndeshje dhe një lojë fantastike, duke u kthyer në një pikë referimi për skuadrën. Në një kampionat që është varfëruar ndjeshëm këtë sezon, pas largimit të disa emrave me peshë duke nisur nga Pero Pejiç, Bushiç mund të jetë një Pejiç i ri.

Në fakt, ka shumë të përbashkëta mes tyre, duke përfshirë faktin që edhe Bushiç ka luajtur te Slaven Belupo, por ndoshta Bushiç nuk ka pasur fatin dhe nuk ka bërë zgjedhjet e Pejiçit, i cili ka luajtur gjithnjë në skuadra milionere, të ndërtuara për tituj. Jo Bushiç. Ai ka luajtur te Vllaznia, jo ajo e lavdishmja që ia kemi harruar bëmat; ka luajtur te Tirana, edhe ajo një hije e vetvetes prej vitesh; ka luajtur te Flamurtari i vjetshëm, plot halle e stres, ku gjithsesi i shënoi 10 gola në kampionat. Flamurtari i këtij sezoni duket ndryshe. Duket, sepse duhet të presim ende, por për momentin Sinan Idrizi meriton lëvdata për organizimin e ri të punës në klub. Mos ta teprojmë, sepse lëvdatat duken servilizëm dhe Idrizi duhet të tregojë me fakte se mund ta mbyllë një sezon pa revolucion e pa vonesa pagesash (nuk është faji i tij, thotë Idrizi, por ku duan t’ia dinë lojtarët e tifozët).

Duke u kthyer te Bushiç: Flamurtari ka realisht sulmuesin më të mirë të kampionatit në përbërje, harrojini Soue, Çani e Alijev. Qoftë edhe për faktin se këta të fundit nuk e njohin fare Superioren, Bushiç qëndron më lart dhe Shpëtim Duro e di mirë, ndaj e donte me çdo kusht. Skuadra funksionon, topat në sulm po shkojnë me shumicë, jo vetëm për Bushiç, ndaj në Vlorë duhet të buzëqeshin dhe të shkojnë në stadium, sepse ky Flamurtar premton shumë. Ia thoni edhe kryetarit të bashkisë, se zor se lexon gazeta sportive!

Blerim Jahaj

Idrizi: Fitore e bukur, por të mos flasim ende për Europë
Administratori i vlonjatëve, Sinan Idrizi, ka besim se skuadra është në gjendje të bëjë një sezon kompetitiv, por thekson se nuk ka asnjë presion mbi të…

Elton Nika

Humbja përballë Skënderbeut dhe fitore në Ballsh, në ndeshjen “shtëpiake” përballë Lushnjës. Vlonjatët kanë gjetur tri pikët e para në kampionat, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi, duke konsideruar edhe fitoren 2-0 përballë Dinamos në kupë. Qetësi tashmë te Flamurtari, që duhet padyshim të shohë përpara dhe të përgatisë ndeshjen e javës së tretë, që e ka me Teutën në transfertë.

IDRIZI – Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është i kënaqur me skuadrën, pavarësisht se në javën e parë ajo humbi me Skënderbeun, por kjo është e pranueshme ndaj një kundërshtari të tillë dhe aq më shumë në fushën e tij. Kreu i klubit vlonjat beson plotësisht te ky Flamurtar.

“Skuadra e nisi me një humbje në Korçë kampionatin, por kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Kjo skuadër ka mundësi për më shumë se ajo që tregoi në javën e parë dhe natyrisht erdhi fitorja. Ka ende shumë ndeshje përpara, ky kampionat është shumë i gjatë dhe duhet të tregojmë qetësi. Presim shumë nga kjo skuadër, edhe pse nuk kemi vënë një objektiv. E kemi theksuar se gjithmonë duhet të shohim ndeshje pas ndeshjeje, të mendojmë për takimin e radhës dhe asgjë më shumë se kaq.

“Flamurtari ka pasur shumë ndryshime gjatë kësaj periudhe dhe të largojmë atë që thuhet “vlonjatë dhe jo vlonjatë”. Të gjithë janë vlonjatë, sepse kanë veshur fanellën kuqezi. Duhet të shohim përpara si skuadër, si klub, duke u dhënë mbështetje të gjithëve”.

Kupat e Europës? “Është ende shpejt për të folur për diçka të tillë, por natyrisht që të gjithëve do të na pëlqente kjo gjë. E përsëris, nuk vëmë objektiva dhe nuk duam të krijojmë presion në skuadër. Eshtë ajo që thashë më lart, të shohim javë pas jave dhe ndeshje pas ndeshje. Trajneri Duro e njeh mjaft mirë këtë skuadër dhe natyrisht di të marrë maksimumin nga lojtarët. Eshtë një skuadër e krijuar këtë verë, kur janë afruar lojtarë cilësorë. U kemi dhënë mundësinë edhe shumë lojtarëve të ardhur nga akademia për të marrë minutat e tyre, kjo është diçka pozitive. Kemi marrë një fitore të rëndësishme në javën e dytë, ndërkohë që për shkak të problemit të fushës nuk kemi luajtur në Vlorë. Skuadra do të rikthehet shumë shpejt të luajë në Vlorë. Jemi gjithmonë në mbështetje të skuadrës dhe kështu do të jetë gjatë gjithë kohës, duke pritur një sezon sa më cilësor, e ritheksoj pa asnjë presion. Tani e rëndësishme mbetet që lojtarët të mendojnë vetëm për fushën e lojës dhe asgjë më shumë se kaq”, – ka deklaruar për “Sport Ekspres” administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Idrizi: Kam shumë besim te Flamurtari. FSHF u tall me ndryshimet në rregullore
Kreu i klubit vlonjat ka folur në “Rubrikën Sportive” në RTSH për disa çështje të rëndësishme të klubit të tij dhe futbollit shqiptar: Ka informalitet në futbollin tonë, duhen zgjedhje të lira!

Elton Nika

Flamurtari e ka nisur me humbje kampionatin. Në fushën e Skënderbeut, ashtu si dhe një vit më parë, nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket edhe rezultatit, teksa vlonjatët janë kthyer me dy gola të pësuar nga transferta me Skënderbeun. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një pjesë të parë të mirë, duke pasur mundësinë të barazonin, ndërsa në pjesën e dytë kanë humbur disi në lojën e tyre.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka qenë i pranishëm në stadiumin e qytetit të Korçës, ku ka ndjekur nga afër skuadrën. Ai u shpreh i kënaqur nga pjesa e parë, ndërkohë që në një lidhje direkte nga Vlora për RTSH, dje në mbrëmje ai ka folur për nisjen e kampionatit, por më shumë për ndryshimet e bëra nga FSHF-ja në rregullore, që i cilëson një tallje, si dhe për konkurrencën për kreun e FSHF-së e disa çështje ligjore: “Së pari, ishte më tepër se e ekzagjeruar shtyrja e kampionatit për më 9 shtator. Heqja e pikëve për Flamurtarin? Eshtë pyetje për Komisionin e Disiplinës dhe jo për mua. A ka çështje me FSHF-në? Kemi një situatë, që po zhvillojmë me federatën dhe jashtë strukturave të saj, vetëm kaq për momentin. Për ndryshimet që ka bërë federata, pra për kartonët e verdhë apo diçka tjetër, do të thosha se janë si ato karamelet që u jepen fëmijëve për festa. Ne kemi kërkuar gjëra të tjera, shtimin e numrit të lojtarëve të huaj e të tjera. Vendimet e FSHF-së janë një tallje e hapur me klubet shqiptare dhe asgjë më shumë. I kam sugjeruar miqësisht presidentit të FSHF-së që të ketë zgjedhje të lira, si në kapitalizëm, por nuk mendoj se do të ketë të tilla. Në futbollin shqiptar ka informalitet, e kam thënë gjithmonë. Beteja ime ligjore me Federatën Shqiptare të Futbollit nis së shpejti dhe nuk ka vetëm dosjen e heqjes së pikëve apo të ndonjë borxhi të mbartur. Në luftën time do të jem gjithmonë ai që kam qenë”, – theksoi mes të tjerash administratori Idrizi.

OBJEKTIVAT – Ndryshe nga klubet e tjera të Superiores, te Flamurtari nuk ka një objektiv konkret. Për këtë çështje Idrizi  ka thënë: “Duhet vetëm që të respektohet fanella e Flamurtarit. Nuk jam specialist që të analizoj lojën e ekipit, pyesni trajnerin Duro për këtë çështje. Nuk kemi objektiva tani, nuk ka pasur asnjëherë në drejtimin tim, por do të vijnë më vonë, javë pas jave. Nuk ka vlonjatë në formacion? Atëherë i bie që Partizani të ketë vetëm debatikas apo guerrilsa. Pas viteve ’90 secili mund të japë kontributin e tij dhe kaq. Histori me djemtë e tij apo të atij nuk ka. Nëse ju e shihni çështjen në baza etnike, krahinore apo fetare, atëherë jemi në kundërshtim. Mendoj se Flamurtari do të jetë mes skuadrave më të mira në fund të kampionatit”.

KORÇA – Pas ndeshjes me Skënderbeun Idrizi është dukur disi i mërzitur, por nuk është shprehur shumë për humbjen në Korçë. “Ishte vetëm ndeshja e parë. Skuadra do të vijë drejt rritjes, por pa dyshim që të gjithë donim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Gjithsesi, jemi vetëm në fillim, të shohim. Besojmë të gjithë te kjo skuadër. Kampionati është i gjatë dhe ka mjaft rrugë përpara për të tjera ndeshje”, – ka theksuar numri një i klubit vlonjat. Fjalët e Idrizit kanë qenë të pakta, por natyrisht që kreu i klubit vlonjat priste një rezultat ndryshe në Korçë. Tani duhet parë përpara, pasi mënyra si luajti Flamurtari në pjesën e parë tregon se skuadra ka cilësi dhe mundësi për më shumë në ndeshjet në vijim.

Idrizi: Më pëlqen harmonia në skuadër, ndihen të gjithë vlonjatë
Administratori i klubit vlonjat përsërit kërkesën e tij parësore: Respekt fanellës, pastaj objektivi përcaktohet ndeshje pas ndeshjeje

Elton Nika

Në fundjavë starton kampionati dhe shorti ka rezervuar një sfidë të vështirë për Flamurtarin, që shkon të luajë në fushën e Skënderbeut. Kështu ndodhte edhe një vit më parë, kur vlonjatët e nisnin pikërisht në Korçë kampionatin dhe mundeshin 3-1 në javën e parë. E gjithë vëmendja e skuadrës së trajnerit Duro është e përqendruar te kjo përballje, pasi synohet një nisje e mbarë e garës. Administratori Sinan Idrizi i ka qëndruar shumë pranë skuadrës gjatë kësaj kohe. Për “Sport Ekspres” ai flet për përgatitjet që ka bërë skuadra, për merkaton, investimet e bëra, privatizimin dhe pritshmëritë në kampionat e kupë.

— Z.Idrizi, si e shikoni gjendjen e skuadrës tani, kur jemi në prag të kampionatit të ri?

– Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë. Këtë e kam parë gjatë gjithë kohës dhe shpresojmë të kemi rezultate sa më të mira në kampionat. E kam parë në stërvitje skuadrën dhe kam vënë re se në grup ka harmoni. Kjo është shumë e rëndësishme, shumë pozitive dhe e vlerësoj maksimalisht.

– Një fazë përgatitore ndryshe këtë vit, por edhe rezultatet pritet të jenë ndryshe…

– Faza përgatitore ishte optimale. Kemi zhvilluar një fazë njëmujore jashtë vendit, në vende të quajtura alpine, për vetë faktin se temperaturat në Vlorë ishin të papërballueshme gjatë kësaj periudhe. Mendoj se është punuar maksimalisht dhe tani gjërat duhet t’i shohim në fushë. E kam thënë gjithmonë se çdo gjë e tregon fusha. Trajneri Duro kishte kërkuar që faza përgatitore të zhvillohej jashtë vendit dhe ne mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Kemi luajtur edhe disa ndeshje miqësore jashtë vendit.

– Ndërkohë, ka pasur shumë largime e afrime në skuadër. Sa ndikon ky fakt në ekip?

– Po kemi pasur afrime dhe largime në merkato. Dua të them vetëm  se të gjithë lojtarët janë si vlonjatë për ne, si të shtëpisë. Ata ndihen më shumë se vlonjatë. Nuk është se nuk ka vlonjatë në ekip. Ka dhe e rëndësishme është që të jenë në fushë të tillë.

– Keni përcaktuar një objektiv konkret për skuadrën, pasi shpesh është thënë se nuk do të ketë presion, por mundësitë janë për Europën?

– Jo, nuk ka objektiv konkret. Objektivi është që lojtarët duhet të respektojnë fanellën, kjo është ajo që dua nga skuadra. Kupat e Europës? Janë një kënaqësi për çdo klub, por shpresoj të kemi rezultate më të mira se Kupat e Europës. Le t’ia lëmë kohës. Objektivi ynë do të jetë ndeshja e radhës dhe fanella.

— E nisni në Korçë, ndaj Skënderbeut. Si e parashikoni këtë transfertë?

– Skënderbeu është një skuadër që na ka bërë krenarë për pjesën e futbollit shqiptar gjatë kësaj vere dhe me pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League. Ky është një fakt. Por tashmë mua më intereson Flamurtari dhe shpresoj mbi të gjitha të bëjmë një ndeshje të mirë, për të marrë një rezultat pozitiv.

— Po investoni tashmë edhe në stadium?

– Eshtë ajo që e them gjithmonë. Duhet një infrastrukturë kampione për një skuadër kampione. Stadiumi “Flamurtari” është i vetmi që nuk ka një orë elektronike, një pjesë e tribunës C apo përballë ka rënë, është në gjendje të mjerueshme dhe pa vënë dorë prej 60 vitesh. Ne do të vendosim orën elektronike, por, nëse flasim për investime, duhet edhe privatizimi i klubit.

Idrizi: Nuk ka asnjë presion për Flamurtarin
Administratori i klubit vlonjat nuk shpall një objektiv konkret, por pret një skuadër serioze dhe kompetitive: Lojtarë që kërkojnë paga? Le t’i drejtohen gjyqit…

Elton Nika

Në Vlorë e presin nisjen e kampionatit me mjaft kërshëri, sepse  synohet që ky të jetë viti i duhur për Flamurtarin. Sezoni i kaluar ka pasur problematika nga më të ndryshmet, që kanë ndikuar në ecurinë e ekipit, por tani të gjithë në kampin kuqezi janë të bindur për të hapur një faqe të re në historinë e Flamurtarit. Skuadra duhet të kapë minimalisht një vend në Kupat e Europës.

IDRIZI – Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, edhe këtë verë ka investuar shumë për ekipin, si gjithmonë, por sërish ai nuk vë objektiva dhe nuk i vë nën presion stafin teknik dhe futbollistët. “Nuk ka asnjë presion ndaj skuadrës, — thekson Idrizi për “Sport Ekspres”, – por besojmë se ka ardhur momenti i duhur për të parë një Flamurtar ai që presim të gjithë. Trajneri Shpëtim Duro ka pasur dorë të lirë për të vepruar në merkato dhe  mendoj se kemi një skuadër cilësore, me lojtarë që do të na dhurojnë kënaqësi. Para së gjithash, siç e kam shprehur më parë, rëndësi ka ta duan fanellën për të cilën luajnë. Faza përgatitore, me sa jam informuar, ka shkuar mjaft mirë. Eshtë punuar në Mavrovë dhe më pas edhe në Greqi, ndërsa tani i takon skuadrës të flasë në fushë. Nuk i kemi vënë asnjë kusht apo të deklarojmë objektiva, pa e vënë në presion skuadrën apo lojtarët, por natyrisht që presim shumë nga ata. Dua thjesht të bëjmë një kampionat sa më cilësor dhe të jemi aty, mes skuadrave të kreut, pastaj Europa apo diçka tjetër, arrihet vetëm në fushë. Ne besojmë të gjithë te kjo skuadër, besojmë shumë se gjërat këtë vit do të jenë shumë ndryshe. Nuk ka presion, e rithekson, qëllimi është që të kënaqim tifozët, të cilët i ftojmë në stadium”.

PADITË E TJERA – I pyetur në lidhje me paditë e reja në FIFA nga ish-lojtarët kosovarë të Flamurtarit sezonin e fundit, siç janë Shkodra, Berisha dhe Fasliu, administratori Idrizi përgjigjet shumë shkurt: “Lojtarë që kërkojnë pagat? Le t’i drejtohen gjyqit, kaq mund të them”. Nuk dihet çfarë do të ndodhë në vazhdim, por këto çështje të hapura mund t’i prishin punë Flamurtarit, siç ka ndodhur sezonet e fundit. E mira është, që situata të jetë e qartë para nisjes së kampionatit dhe të merren masat e nevojshme, në mënyrë që ekipit vlonjat të mos i hiqen pikë nga klasifikimi.

Objektivat e Idrizit: Vlerësim fanellës dhe Kupat e Europës
Për administratorin e klubit vlonjat, skuadra nuk ka aspak presion, por Europa është mundësi: Kemi besim për një sezon ndryshe, pasi kemi punuar ndryshe

Elton Nika

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, si gjithmonë, nuk përcakton objektiva fikse për skuadrën e tij. Ai nuk ka kërkesa të veçanta apo objektiva të paarritshëm dhe asnjëherë nuk do që skuadra të jetë nën presion. Sipas tij, e rëndësishme është që Flamurtari të luajë futboll, lojtarët të respektojnë dhe vlerësojnë fanellën që mbajnë veshur, por edhe të sigurojnë një vend në Kupat e Europës. Kontigjenti i Flamurtarit ka pësuar shumë ndryshime këtë verë dhe me të gjitha lëvizjet është marrë vetë trajneri Shpëtim Duro, i cili ka sjellë shumë lojtarë me përvojë, mes tyre edhe disa nga kampionati maqedonas. Situata aktualisht është pozitive dhe pritet që sezonin e ri vlonjatët të shohin një Flamurtar ndryshe.

IDRIZI – “Nuk ka asnjë presion ndaj skuadrës, nuk kërkojmë të realizohen objektiva pa nisur sezoni, – thekson që në fillim të një prononcimi për “Sport Ekspres” administratori i Flamurtarit. – E kam shprehur edhe pak më parë se kjo skuadër më pëlqen. Trajnerit Shpëtim Duro i është lënë dorë e lirë të  punojë i qetë në merkato dhe mendoj se lëvizjet e kryera prej tij janë ato të duhurat. Kanë ardhur lojtarë mjaft cilësorë. Natyrisht, Kupat e Europës janë një mundësi, por ajo çfarë unë kam kërkuar dhe gjithmonë kërkoj nga skuadra, është respektimi i fanellës së Flamurtarit. Kjo ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër. Kemi afruar lojtarë, të cilët kanë eksperiencë dhe kanë bërë mirë në skuadrat, ku kanë luajtur. Nga informacionet që kam pasur apo kontaktet me trajnerin Duro, fryma në skuadër është mjaft pozitive dhe kjo është me shumë rëndësi. Flamurtari nuk e meriton atë çfarë ka përjetuar në dy sezonet e fundit, por duhet që gjithçka të ecë sipas ritmit të vet dhe mendoj se kemi vepruar mjaft mirë në ndërtimin e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm. Siç e thashë edhe më lart, respektimi fanellës në fushë është diçka me shumë rëndësi dhe lojtarët duhet ta kenë kuptuar diçka të tillë. Nëse nuk respekton fanellën, atëherë asgjë nuk ka kuptim”.

SEZONI NDRYSHE – “Gjërat janë bërë ndryshe këtë verë dhe kjo na jep shumë kënaqësi këtë vit. Nuk duhet të ecim si vitet e kaluara, kur është thënë në nisje të sezonit se jemi një skuadër deri edhe për kampion, por pastaj e dini vetë si kanë shkuar gjërat. Kupat e Europës? Nuk e quaj një objektiv, që ne si drejtues i kemi vendosur skuadrës. Nuk ka presion, jo aspak, por mendoj se i kemi mundësitë për këtë gjë. Lojtarët e afruar janë cilësor dhe vetë trajneri pa dyshim e njeh mjaft mirë kampionatin, kështu që besojmë te kjo skuadër. Shpresojmë vetëm që çdo gjë të ecë siç duhet hap pas hapi. Megjithatë, ka ende kohë, kampionati do ende kohë të nisë, por besojmë të gjithë te ky Flamurtar”, e mbyll deklaratën e tij numri 1 i klubit vlonjat, Sinan Idrizi.

Idrizi: Ky Flamurtar bind, nuk bëj dallim vlonjat-i huaj
Elton Nika

Flamurtari ka nisur tashmë përgatitjet në fushë dhe administratori Sinan Idrizi është i kënaqur me ekipin e ndërtuar nga trajneri Shpëtim Duro. Ai vlerëson lojtarët e ardhur në skuadrën vlonjate gjatë merkatos së verës, por edhe faktin që me grupin stërviten edhe disa të rinj të ardhur nga të rinjtë e Flamurtarit. Këta të fundit do të jenë pjesë e skuadrës në fazën përgatitore.

Numri 1 i klubit kuqezi thekson se tashmë do të jetë fusha ajo që do të tregojë se sa i fortë është ky Flamurtar, edhe pse e vlerëson maksimalisht grupin. “Gjërat këtë vit janë bërë krejt ndryshe. Në dorë gjithçka e kishte trajneri Duro, natyrisht duke u konsultuar me klubin” – thekson administratori Idrizi.

“Mendoj se është bërë një merkato cilësore, me lojtarë, të cilët mbi të gjitha duhet ta duan dhe ta respektojnë fanellën e Flamurtarit. Kjo është më e rëndësishme se gjithçka. Kemi lëvizur në merkato, duke bërë afrime në çdo repart. Kemi marrë futbollistë, që janë të rëndësishëm dhe mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Trajneri Duro është vetë ai që ka menduar për lëvizjet në merkato dhe natyrisht duhet të jemi të kënaqur. Kemi një pjesë të lojtarëve nga sezoni i kaluar, por edhe disa lojtarë të rinj nga ekipi i 19-vjeçarëve, duke u dhënë fund kështu spekulimeve të ngritura se te Flamurtari mungojnë lojtarët vlonjatë.

“Tashmë duhet të hiqen nga mendja fjalë apo shprehje të tipit ‘djemtë e lagjes sime dhe djemtë e mëhallës’. Kjo nuk ka kuptim në biznes, ashtu si edhe te vetë futbolli, nëse duam ta konsiderojmë të tillë. Ndaj dua t’ju them edhe atyre, të cilëve nuk u kanë munguar fjalët, se ka plot vlonjatë në skuadër, duke nisur nga Veliu, Hyseni apo edhe shumë të rinj. Janë shumë lojtarë, të cilët kanë ardhur për herë të parë te Flamurtari, por duken lojtarë të vjetër, sepse janë ambientuar menjëherë dhe kjo  është mjaft pozitive për të gjithë, edhe për vetë grupin. Ndaj edhe takimi që kemi zhvilluar si staf, apo edhe me të gjithë lojtarët, ka pasur një rëndësi të tillë. Qëllimi ishte që lojtarët të jenë sa më të familjarizuar dhe pikërisht të tillë më duken. Tani duhet të flas fusha, por jam plotësisht i bindur për një skuadër cilësore, me lojtarë që para së gjithash e vlerësojnë fanellën e Flamurtarit. Këtë do ta tregojnë në fushë”, – ka përfunduar kreu i klubit vlonjat, i cili i ka lënë të gjitha kompetencat trajnerit Duro për ndërtimin e Flamurtarit të sezonit të ri.

Flamurtari nuk shqetësohet nga asgjë, Duro takon Elis Bakajn
Nëse realizohet, do të ishte “qershia mbi tortë”: Elis Bakaj është goditja e madhe me të cilën Flamurtari synon të mbyllë merkaton verore!

Sot dy gazetat sportive në treg dolën me paralajmërimin e heqjes së pikëve në lidhje me çështjen “Gjoka”, por duket se Sinan Idrizin nuk e shqetëson fare kjo histori, pavarësisht se ka histori të hidhura këto vitet e fundit, kur ka refuzuar të paguajë borxhet, të tij apo të epokës Shpëtim Gjika.

“Sport Ekspres” mëson se sot trajneri Shpëtim Duro është takuar me Elis Bakajn, të cilit i ka bërë ofertën për të shkuar në Vlorë.

Së pari, Duro kërkon të mësojë vullnetin e Bakajt, i cili vazhdon të jetë pa ekip dhe po studion ofertat, sidomos ato nga jashtë, sepse nuk dëshiron të luajë në Superiore. Megjithatë, ish-futbollisti i Vllaznisë në pranverë mund të tundohet nga oferta vlonjate.

Duro ka dashur të mësojë kërkesat financiare të Bakajt, i cili nuk është aspak i lirë në aspektin financiar, ndaj duhet parë sa i gatshëm do të jetë Sinan Idrizi që ta kënaqë. Këtë verë Flamurtari ka ndryshuar strategji, sepse merkaton e ka drejtuar vetë Shpëtim Duro, i cili ka ulur ndjeshëm nivelin e shpenzimeve, ndaj pagat mbi 5000 euro në muaj po shihen si tabu në Vlorë dhe nuk ka më çeqe të bardhë.

Megjithatë, dihet që Bakaj është një nga pak lojtarët e Superiores që bëjnë diferencën në fushë dhe Flamurtarit i duhet patjetër një ndërlidhës mes mesfushës dhe sulmuesit kryesor Bushiç, pasi duket e vështirë që këtë pozicion ta mbulojnë Ardit Hoxhaj, braziliani Zhufo, apo Kamara.

Gjithçka vendoset këtë javë: nëse Bakaj ndërron mendje dhe vendos të qëndrojë në Shqipëri, Idrizi ka në dorë t’i japë Duros “qershinë mbi tortë”.

Derbi titull që në javën e parë
Shpëtim Duro u ul në stolin e Skënderbeut 6 vite më parë, 4 ditë përpara ndeshjes më të rëndësishme të sezonit. Kundër Flamurtarit përfundoi 1-0 dhe atë mbrëmje nisi përmbysja e madhe korçare që në fund fituan pas më shumë se 70 vitesh titullin kampion. Skënderbeu-Flamurtari është një derbi titull që rrezikon të përsëritet këtë edicion. Duro këtë radhë gjendet në pankinën e kundërt dhe në javën e parë do luajë pikërisht ndaj korçarëve me të cilët është shpallur kampion. Tani Duro është i bindur se mund ta tentojë me kuqezinjtë që herën e fundit që kanë fituar titullin daton në vitin 1991.

Jo vetëm sepse luhet në javën e parë, por mbi të gjitha për atë çka kanë bërë në merkato, kampionati i ri mund të na japë që në premierë një rikthim të një dueli që vite më parë ishte shumë i ethshëm. Skënderbeu dhe Flamurtari kanë qenë skuadrat më aktive deri tani në merkato, teksa Partizani dhe Kukësi janë ende në pritje për tu riformatuar. Korçarët dhe vlonjatët janë praktikisht të plotë dhe mungojnë vetëm 1 ose 2 prekje për ta mbyllur merkaton. Të dy klubet kanë operuar me kujdes, Skënderbeu për t’u përforcuar aty ku kishte nevojë më shumë, ndërsa kuqezinjtë për t’u ribërë nga e para, me lojtarë me përvojë që vijnë sidomos nga kampionati maqedonas.

Nuk ka asnjë diskutim që të njëjtat ambicie i kanë dhe Partizani e Kukësi që do luajnë mes tyre në javën e tyre, por ky kampionat meriton të hapet me një super ndeshje. Në Korçë, Skënderbeu-Flamurtari për të rikthyer emocionet e 6 viteve më parë.

Idrizi kundër vendimit për të huajt, Duro pro datës së nisjes
Për vendimet e djeshme të Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka pasur reagime edhe nga klubi i Flamurtarit, që shpesh ka pasur replika me këtë institucion. I pari ka folur administratori Sinan Idrizi, por vetëm për çështjen e të huajve, duke u deklaruar totalisht kundër: “Ne e kemi ngritur gjithmonë çështjen e futbollistëve të huaj, duke bërë edhe kërkesë zyrtare në FSHF për rritjen e numrit të të huajve në fushë. Kemi kërkuar që të paktën të jenë 6 të huaj në fushë, por FSHF-ja nuk e ka ndryshuar rregullin dhe tani duhet të pranojmë vendimin e saj. Të paktën tani nuk llogariten të huaj futbollistët shqiptarë nga Maqedonia”, – u shpreh Idrizi.

NISJA E KAMPIONATIT – Për datën zyrtare të nisjes së kampionatit ka folur trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, i cili tha se vendimi i FSHF-së ndikon për mirë te skuadra e tij: “Për ne është mirë që kampionati të fillojë më 9 shtator. Këtë e them për faktin se Flamurtari është një skuadër e ndërtuar nga e para dhe iu duhet kohë që të konsolidohet. Më vjen mirë për faktin që lojtarët shqiptaro-maqedonas nuk do të llogaritjen më si të huaj. Këtë kërkesë e kam bërë personalisht më parë në FSHF”, – theksoi trajneri i vlonjatëve, Duro.

Premtimi i Idrizit: Shlyej çdo futbollist dhe depozitoj deri në 2018
Kur thua Flamurtari, menjëherë të shkon mendja te problemet, te pagat e padhëna prej muajsh, te privatizimi që nuk po duket në horizont, te bashkia inekzistente, te gjyqet e pikët e hequra, te ndërtimi i skuadrës nga e para çdo 6 muaj…

Ditët e fundit plasi “bomba” Danilo Alvesh, i cili nuk do të kthehet më në Shqipëri dhe do ta paditë Flamurtarin në FIFA, ndërsa dje klubi u komunikoi largimin tre emrave të njohur vlonjatë: Halilit, Kuqit dhe Ardit Shehajt.

Megjithatë, duket se ka një lajm të mirë për Flamurtarin, lojtarët dhe tifozët kuqezinj: “Sport EKspres” mëson se Sinan Idrizi jo vetëm që ka vendosur të paguajë gjithë pagat e prapambetura, por do të paguajë para kohe lojtarët për sezonin e ardhshëm. Pse pikërisht tani ky vendim i bujshëm? Arsyeja është vetëm një – administratori i Flamurtarit ka marrë një premtim madhor për privatizimin e Flamurtarit dhe duket se fitimi i zgjedhjeve me shumicë dërrmuese nga Partia Socialiste ka qenë vendimtar.

Deputet në Vlorë, kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të bëjë diçka për të zgjidhur situatën e ndërlikuar të Flamurtarit, duke parë që bashkia nuk po i jep asnjë zgjidhje.

Kjo ka bërë që ditën e sotme Idrizi të shfaqet entuziast dhe të japë një premtim të bujshëm, që do të ndryshonte shumë gjëra për mirë në klubin kuqezi: shlyerje e të gjithë futbollistëve që kanë paga të prapambetura, por jo vetëm kaq. Për sezonin e ri, të gjithë futbollistëve do t’u depozitohen në llogaritë bankare 8 paga, për t’i tërhequr një nga një në fillim të çdo muaji.

Nëse kjo ndodh, Flamurtari do të futet vërtet në shinat e duhura, të paktën derisa të mbyllet odiseja e privatizimit dhe Idrizi të mos ketë më pengesa për të ndërtuar klubin që ka premtuar.