Idrizaj

Idrizaj kryen me sukses operacionin, e konfirmon klubi i Partizanit
Hektor Idrizaj u dëmtua në ndeshjen derbi kundër Tiranës dhe u desh të largohej nga fusha e blertë me ambulancë. Dëmtimi i mbrojtësit ishte shumë i rëndë dhe sot ka kryer operiacion. Klubi i Partizanit konfirmoi në Facebook se operiacioni është kryer me sukses dhe Idizaj do t’i nënshtrohet një programi të veçantë rikuperimi.

Njoftimi i Partizanit:

Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në gju për Hektor Idrizaj. Mbrojtësi i kuq i cili u dëmtua në takimin ndaj Tiranës, i është nënshtruar sot operacionit në gjurin e djathtë, ndërhyrje e cila është kryer në ambjentet e spitalit “Hygeia” në Tiranë. Operacioni i realizuar nga specialisti ortoped Dr. Dritan Todhe ka rezultuar i suksesshëm dhe Idrizaj tashmë do ti nënshtrohet një programi të veçantë rikuperimi.

Derbi nuk kalon pa pasoja, mbrojtësi i Partizanit mbyll sezonin
Lojtari i Partizant, Hektor Idrizaj, pësoi një dëmtim të rëndë gjatë derbit me Tiranën. Mbrojtësi vlonjat u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore për dëmtimin në kupën e gjurit.

Në një njoftim të bërë nga klubi i kuq, është bërë e ditur se trajneri Gega dhe disa pjesëtarë të tjerë të skuadrës vizituan Idrizajn në ambientet e spitalit.

Ndërkaq, në njoftimin e skuadrës bëhet e ditur dhe shkalla e dëmtimit që është tepër e rëndë.  Futbollisti 29-vjeçar ka pësuar një frakturë në kupën e gjurit dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Sezoni i Idrizajt me të kuqtë mund të quhet i mbyllur, pasi në të shumtën e rasteve dëmtime të këtij lloji kanë një kohë rikuperimi prej të paktën 6 muajsh.

E papritur në derbi, ambulanca çon lojtarin në spital
Mbrojtësi i Partizanit, Hektor Idrizaj, ka lënë fushën e lojës në minutën 57-të pas një dëmtimi në gju. Futbollisti vlonjat është çuar menjëherë me barrelë drejt ambulancës ku më pas është transportuar në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjatë momentit të akomodimit në ambulancë Idrizaj ka marrë duartrokitjet e të tifozëve në të dyja tribunat e Selman Stërmasit.

Zyrtare | Partizani bën goditjen e radhës, merr mbrojtësin e Kamzës
Partizani ka zyrtarizuar afrimin e Hektor Idrizajt. Mbrojtësi vlonjat ka mbyllur bashkëpunimin te skuadra e Kamzës, ku luante prej një viti e gjysmë dhe ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë me “demat e kuq”.

Futbollisti 29-vjeçar është përforcimi i dytë në repartin defensiv për kryeqytetasit, që më parë afruan qendërmbrojtësin Lum Rexhepi. Me ardhjen e  Idrizajt, opsionet e Gegës për krahun e djathtë të mbrojtjes shtohen, pasi deri më tani e gjithë ngarkesa ka rënë në këmbët e Labinot Ibrahimit.

Idrizaj: Nuk na interesojnë problemet e të tjerëve, presim kthesën
Kamza mori një pikë me shumë vlerë në ndeshjen me Laçin. Skuadra e Ernest Gjokës mori një pikë oksigjeni, edhe pse tani ekipi nga periferia e kryeqytetit e sheh veten në vendin e fundit. Kamza ka një takim akoma dhe më të rëndësishëm këtë javë, pasi do të përballet me Luftëtarin. Një sfidë direkte për mbijetesë, pasi gjirokastritët kanë 4 pikë më shumë se ekipi kamzali.

Hektor Idrizaj beson te suksesi në takimin e radhës, duke marrë si shtysë rezultatin e fundit pozitiv. Mbrojtësi tregoi për “Supersport” se ekipi e ka forcën për të arritur pretendimet që skuadra kishte në fillim të sezonit, edhe pse është i sinqertë se gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve.

PIKA NË LAÇ – “Kemi marrë një pikë morali, pavarësisht se në klasifikim jemi në vendin e fundit. ne shohim vetëm veten tonë, ecurinë tonë dhe nuk kemi punë me skuadrat e tjera. Nuk është se është domethënëse ajo, duke marrë në konsideratë pikën e marrë në Laç”.

NDESHJA E RADHËS – “Është një ndeshje që është vlerësuar maksimalisht si nga stafi dhe nga lojtarët. Është trepikëshi i kthesës. Duhet të japim 100% dhe nuk na interesojnë se çfarë problemesh kanë ekipet si nga ana financiare, apo brenda grupit, pasi në fund të funti, futbolli është futboll. Ne duhet të japim më të mirën tonë dhe të shohim vetëm veten tonë e të kërkojmë tre pikët”.

KTHESA – “Jemi shumë prapa nga pritshmëritë e fillimit të sezonit. Siç dihet grupi është i plotë dhe nuk ishin këto pritshmëritë për këtë ekip, por futbolli ky është. Ne kemi rënë dhe ne do të ngrihemi, ne jemi këtu, ne e kemi sjellë ekipin në këtë situatë dhe është detyrim moral që ta çojmë aty ku i takon apo ku ne mendojmë se na takon”.

Kamza pasive, disa klube duan Idrizajn
Kamza e mbylli me sukses sezonin e shkuar dhe një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës debutuese ishte Hektor Idrizaj, i cili luajti rreth 30 ndeshje sezonale dhe shpesh u sakrifikua, duke luajtur në të dy krahët e mbrojtjes e duke kaluar edhe në mesfushë.

Tani mbrojtësi anësor ka përfunduar kontratën 1-vjeçare me Kamzën dhe ende nuk ka biseduar me drejtuesit e klubit për një rinovim të mundshëm. Kjo edhe për faktin se trajneri i ri i Kamzës, italiani Pietro Vjerkovud, ende nuk ka nisur punë dhe faza përgatitore nuk është planifikuar ende.

Gjithsesi, edhe vetë Idrizaj sheh përreth dhe mund të firmosë gjetkë pa pritur bisedimet me Kamzën.

Vlonjati, i cili ka një eksperiencë të madhe në Superiore (Flamurtari, Bylis, Teuta e Skënderbeu në CV), kohët e fundit ka pasur sinjale edhe nga jashtë, më konkretisht nga kampionati maqedonas, por preferon të qëndrojë në Shqipëri, edhe për arsye familjare.

“Sport Ekspres” mëson se Partizani e Teuta kanë shfaqur interes për mbrojtësin, duke pasur edhe kontaktet e para. Të tre janë destinacione të pëlqyera nga futbollisti, i cili banon në Tiranë, por natyrisht Partizani duket i avantazhuar në zgjedhjen e tij të mundshme. Brenda javës së parë të korrikut pritet të mbyllet gjithçka, pas një bisede të mundshme edhe me drejtuesit e Kamzës.

Idrizaj: Treguam se fitorja në Gjirokastër nuk ishte rastësi
Mbrojtësi i Kamzës ul euforinë pas triumfit të djeshëm, duke u përqendruar te synimi final, mbijetesa, që është 30 ndeshje larg

Pas disa sezonesh mes Durrësit, Vlorës e Skënderbeut, Hektor Idrizaj ka nisur një aventurë të re në Kamzë, duke provuar të luajë në një skuadër debutuese. Dyshimet me siguri i ka pasur të mëdha në verë, kur i duhej të zgjidhte, por pas një sezoni plot probleme në Korçë, nuk e kishte më luksin të qëndronte pa luajtur. Preferoi ofertën e Kamzës, jo thjesht për çështje financiare, por sepse dëshironte të tregonte se ai është lojtar i nivelit të lartë dhe se Kamza nuk do të jetë thjesht kalimtare në Superiore. Mbrojtësi vlonjat është një pikë kyçe në formacionin e befasisë së bukur të sezonit të ri dhe tashmë shpreson që Kamza të ruajë këtë ritëm, por me këmbët në tokë, sepse herët a vonë do të vijnë edhe ditë të vështira. Rëndësi ka të menaxhohen me qetësi, ashtu si suksesi momental, sipas 28-vjeçarit, i cili për “Sport Ekspres” ka folur pas triumfit të djeshëm ndaj Vllaznisë.

ENTUZIAZMI, ME PIKATORE – Idrizaj refuzon të flitet me superlativa, pas sukseseve të fundit: “Është ende shumë herët. Arritëm një fitore mjaft të rëndësishme, nga ato që mund të ndryshojnë sezonin, duke parë edhe mënyrën si erdhi, ashtu si fitorja në Gjirokastër. Megjithatë, janë ende edhe 30 ndeshje, sezoni sapo ka nisur, ndaj nuk ka pse të fluturojmë”.

NDAJ LUFTËTARIT, JO RASTËSI – Të gjithë u habitën mesjavën e shkuar nga fitorja e Kamzës në Gjirokastër, por kjo ishte një arsye më shumë pse Idrizaj i gëzohet fitores ndaj Vllaznisë: “Na duhej shumë një fitore ndaj Vllaznisë, sepse përndryshe nuk do të kishte kuptim ajo që bëmë në Gjirokastër. Të gjithë do thoshin që ishte thjesht rastësi, duke u harruar që ndaj Luftëtarit luajtëm me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes. Tani jemi më të qetë dhe thjesht duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse në Superiore mjafton shumë pak për të kaluar nga vendet e para në fundin e tabelës”.

PIKËT, PASTAJ LOJA – Ndeshja e djeshme nuk ishte një spektakël i jashtëzakonshëm, por mbrojtësi i Kamzës nuk shqetësohet shumë për cilësinë e lojës: “Ne jemi Kamza, nuk jemi ekip pretendent për titull, që të na kërkojnë llogari kur luajmë keq. Në ndeshje të tilla, si ajo kundër Vllaznisë, duhet pragmatizëm, rëndësi kanë pikët. Pastaj, nëse me kalimin e kohës do të vijë edhe loja e bukur, aq më mirë, por ne jemi të detyruar të luftojmë për çdo pikë, për të arritur synimin tonë, në një kampionat tmerrësisht të vështirë, ku u pa edhe sezonin e shkuar që diferencën nga Europa te rënia nga kategoria e bënë shumë pak pikë”.

FLAMURTARI NË HORIZONT – Të dielën e ardhshme Kamza viziton Flamurtarin, një derbi personal për vlonjatët e Kamzës, por Idrizaj nuk është se ka ndonjë ndjenjë negative: “Për mua është ndeshje radhe, kam luajtur edhe herë tjetër si kundërshtar me Flamurtarin. Është e qartë që nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, por është futboll profesionist, në lojë janë veç 3 pikët, asgjë më shumë se kaq”.

Idrizaj: Me Ilirinë përgatitemi për Teutën, duam fitoren e parë
Hektor Idrizaj është gati për ndeshjen e radhës ne kampionat me Teutën, por me shumë mundësi trajneri Ramadan Ndreu do ta hedhë në fushën e blertë që në sfidën e Kupës së Shqipërisë me Ilirinë për të fituar ritmin e shokëve, pasi në ndeshjet me Skënderbeun dhe Lushnjen ka munguar për arsye dëmtimi.

Te Kamza ka keqardhje për barazimin me Lushnjen dhe këtë e thotë edhe Idrizaj: “Ekipi është i vetëdijshëm që mund të merrte edhe trepikëshin, kjo është edhe ajo që la shijen e hidhur. Megjithatë është një pikë jashtë dhe nuk duhet parë vetëm ana e keqe. Rastet i kishim, ndaj edhe të gjithë e dinë që mund t’i merrnin tre pikët”. Sot në Kamzë do te luhet ndeshja e dytë me Ilirinë dhe kualifikimi i mëtejshëm është çështje që nuk vihet në diskutim, teksa edhe rezultati 0-2 i ndeshje së parë i ka mbyllur llogaritë në njëfarë mënyre. Trajneri Ramadan Ndreu pritet të hedhë në fushë një formacion të alternuar, teksa kërkon që të shohë edhe gjendjen e disa futbollistëve për të përcaktuar titullarët për ndeshjen me Teutën.

Në lidhje me sfidat në vijim, Idrizaj për “Supersport” deklaron: “Për mendimin tim është shumë mirë që kemi një ndeshje me Ilirinë, pasi aty do testojmë edhe mendimet e trajnerit se kush do të jetë në fushë në kampionat. Ndeshja me Teutën është një ndeshje me vështirësi shumë të lartë, pasi ata kanë një ekip që vendoset mirë në fushë dhe janë lart fizikisht. Objektivi ynë dihet: vetëm tre pikët na bëjnë punë. Futbollit nuk i dihet. Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, ndaj t’ia lëmë fushës”.

Ndaj Teutës luhet ditën e diel prej orës 14:00, teksa Kamza do kërkojë të marrë fitoren e parë në kampionat. Deri më tani ekipi i financuar nga Naim Qarri ka grumbulluar vetëm dy pikë, falë dy barazimeve të arritura me Skënderbeun dhe Lushnjen.

Hektor Idrizaj, drejt kthimit në shtëpi
Elton Nika

Pasi ka zyrtarizuar dy ditë më parë Ditmar Bicajn dhe pret një përgjigje nga Edon Hasani, Flamurtari është gati për goditjet e radhës në merkato. Ka në përbërje disa lojtarë për mbrojtjen, siç janë Bicaj, Veliu, Jakovljeviç dhe Mersini, por ekipi vlonjat pritet të afrojë për këtë repart edhe një lojtar nga Maqedonia, si dhe të rikthejë Hektor Idrizajn, i cili ka mbyllur aventurën me Skënderbeun. Kështu, trajneri Duro do të kompletonte prapavijën për sezonin e ri. Në klubin vlonjat thjesht pohojnë se ka bisedime me një futbollist nga kampionati maqedonas dhe ai mund tw jetw Cuculi, qw trajneri Shpëtim Duro e njeh mjaft mirë. Trajneri kryeqytetas kërkon të shfrytëzojë këto njohje për ta përforcuar Flamurtarin me lojtarët e duhur dhe ditët e ardhshme pritet zyrtarizimi i radhës në kampin kuqezi. Drejtuesit vlonjatë janë duke punuar në heshtje, pa shumë zhurmë në merkato. Afrimet nga kampionati maqedonas tashmë nuk janë vetëm një dëshirë.

IDRIZAJ – Por përforcimet nuk do të vijnë vetëm nga kampionati maqedonas. Në skenë ka dalë dje edhe emri i Hektor Idrizajt, mbrojtësit vlonjat që sapo mbylli aventurën e tij te Skënderbeu. Emri i tij mësohet se është përmendur në klubin kuqezi për një rikthim të mundshëm. Idrizaj do të ishte një përforcim me vlera, jo vetëm se e njeh mjaft mirë ambientin në ekip, por edhe për faktin e luan në të dy krahët e mbrojtjes. Burime nga klubi vlonjat kanë saktësuar për gazetën dje se për momentin bëhet  fjalë vetëm për hipoteza dhe se ditët në vazhdim mund të ketë bisedime konkrete. Një gjë është e sigurt, në Vlorë duan të mbyllin sa më parë mbrojtjen dhe më pas të bëjnë përforcime për mesfushën dhe sulmin. Një emër, që qarkullon gjithmonë e më shumë, është mesfushori shkodran Edon Hasani, por ende nuk mund të flitet për diçka zyrtare. Nga Flamurtari është larguar zyrtarisht Donjet Shkodra, i cili ka kaluar te Skënderbeu. Pritet të ikin edhe futbollistët brazilianë, me përjashtim të Danilo Alveshit, por mbetet për t’u konfirmuar ky fakt. Në fakt, mbrojtësi Mauricio Leal është pëlqyer shumë nga tifozët vlonjatë, të cilët duan që ai të qëndrojë.

Spastrim te Skënderbeu, ikin Orelesi, Plaku e Idrizaj
Leonard Trebicka

Një ditë para se Skënderbeu të grumbullohet dhe të nisë fazën përgatitore verore, ka pasur zhvillime në kampin bardhekuq, ose më saktë të tjera largime. Pas Hamdi Salihit, Kornel Predeskut dhe Marvin Ogunxhimit, radha u ka ardhur Sebino Plakut dhe Nuredin Orelesit dhe Hektor Idrizajt. Sulmuesi u kthye te Skënderbeu në gjysmën e dytë të sezonit që sapo përfundoi, por tashmë është larguar përfundimisht. Ai nuk bën pjesë në listën e Sllovenisë. Në fakt, Plakut i ka përfunduar kontrata me juglindorët dhe palët janë ndarë këtu. Edhe nigeriani Nuredin Orelesi i ka thënë lamtumirë skuadrës korçare. Për largimin e tij kishte ditë që flitej dhe dje është mësuar se edhe ai nuk është pjesë e listës së lojtarëve, të cilët do të ketë në dispozicion trajnerit Ilir Daja në Slloveni. Futbollisti afrikan, me mbylljen e kontratës, është ndarë me Skënderbeun, pasi gjatë sezonit të fundit kishte humbur shumë nga forma e tij e dikurshme. Edhe mbrojtësi vlonjat, Hektor Idrizaj, duket se e ka mbyllur aventurën me juglindorët. Ai ka qëndruar në stol thuajse gjithë sezonin, por nuk është çudi që ditët në vazhdim të kemi edhe emra të tjerë, që mund të mbeten jashtë listës. Javë më parë është larguar edhe Masato Fukui dhe mbetet për t’u parë kush e ka radhën…

HASANI – Prej ditësh te Skënderbeu kanë nisur lëvizjet në dalje dhe në hyrje. Mes emrave që qarkullojnë si përforcimet e radhës janë ata të Afrim Takut dhe Edon Hasanit. Në fakt, ka një lidhje mes këtyre lojtarëve. Taku ende nuk ka kthyer përgjigjen përfundimtare dhe drejtuesit korçarë po mendojnë edhe për shkodranin Edon Hasani. Ky i fundit është lakuar edhe më parë si objektiv i Skënderbeut, por nga dje zërat janë shtuar. Nëse Taku kthen përgjigje negative, gjasat janë të mëdha që Hasani të bashkohet me Skënderbeun, por situata duhet ndjekur ditë pas dite.

PREZANTIMET – Siç ka bërë me dije “Sport Ekspres”, sot është radha që presidenti Ardjan Takaj të fillojë me prezantimet e lojtarëve të rinj. Donjet Shkodra, blerja e parë e bardhekuqve, do të prezantohet sot me ekipin. Në mesditë Takaj dhe Shkodra do të bëjnë edhe fotot zyrtare të prezantimit, ndërkohë që dy ditë më pas radhën do ta ketë Bruno Dita, i cili ka lajmëruar se do të niset nga Turqia për në Slloveni dhe aty do të bëjë edhe prezantimin. Nuk është çudi të kemi edhe ndonjë prezantim tjetër gjatë këtyre dy ditëve, sepse pritet të konkretizohen të tjera marrëveshje me lojtarë të tjerë nga ana e drejtuesve të klubit korçar.

Largimet

Hamdi Salihi

Marvin Ogunxhimi

Kornel Predesku

Sebino Plaku

Nuredin Orelesi

Masato Fukui

Hektor Idrizaj

Afrimet

Donjet Shkodra (zyrtare)

Bruno Dita (zyrtare)

Afrim Taku (?)

Edon Hasani (?)