Holanda

VIDEO | Dominim amerikan, SHBA shpallen kampione bote
Amerika vazhdon të mbajë statusin si “superfuqia” e futbollit të femrave. Përfaqësuesja e SHBA-së është shpallur kampione botë për të katërtën herë në historinë e saj. Amerikanet mundën Holandën në finalen e Botërorit të zhvilluar në Francë me rezultatin 2 – 0.

W ?? O ?? R ??L ?? D
C H A M P I O N S
#OneNationOneTeam pic.twitter.com/6JMJRTJ69b

— U.S. Women's National Soccer Team (@USWNT) July 7, 2019

Amerikanet dominuan përgjatë të gjithë takimit, madje rezultati 2 – 0 mund të duket disi i gënjeshtërt pasi rastet e shpërdoruara nga kampionet e botës ishin të shumta. Megjithatë, dy gola të shpejtë në minutën e 63-të dhe 66-të siguruan trofeun e dytë radhazi për SHBA-në.

Ky është trofeu i dytë radhazi për SHBA-në që konfirmojnë sërish që në futbollin e femrave përfaqësuesja e tyre është krejt e kundërta me atë të meshkujve.

FINALJA E KUPËS SË BOTËS

SHBA 2 – 0 Holandë

Shënues: Rapinoe 63’, Lavelle 66’

Roben merr vendimin drastik: I jap fund përfundimisht
Futbollisti i njohur holandez, Arjen Roben, ka lajmëruar dorëheqjen nga futbolli profesionist. 35-vjeçari ka bërë të ditur se ky vendim vjen si pasojë e dëmtimeve të shumta që ai ka pësuar gjatë viteve të fundit, eksperienca të cilat ai nuk dëshiron t’i provojë sërish në të ardhmen.

“E kam menduar shumë këtë gjë gjatë javëve të fundit. Siç e dini të gjithë, vendosa të merrja kohë për t’iu informuar mbi vendimin për të ardhmen time pas ndeshjes së fundit me Bajernin. Kam vendosur ta mbyll karrierën time si futbollist profesionist”.

“Ka qenë padyshim vendimi më i vështirë i karrierës sime. Një vendim ku zemra dhe mendja u përplasën me njëra-tjetrën. Kam jetuar 19 vite për këtë pasion timin dhe u përpoqa të merrja ç’mundesha. Dashuria dhe bindja se mund t’ia dalësh u vunë përballë realitetit që është se jo gjithçka është ashtu siç ti mendon. Nuk jam më ai 16-vjeçari që nuk ia kishte idenë se ç’ishte një dëmtim”.

“Për momentin jam në formë dhe i shëndetshëm dhe si një fans i sporteve të ndryshme dua që të mbetem kështu dhe për të ardhmen. Prandaj kam vendosur t’i jap fund përfundimisht, por kjo është rruga e duhur”, tha Roben.

Kuman rreshton Holandën, fillon misioni “Nations League”
Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, ka përzgjedhur 23 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e muajit qershor. Tekniku i “tulipanëve” ka menduar të mbajë grupin e njëjtë duke mos patur emra të rinj.

Holanda do të zhvillojë fillimisht një takim me Anglinë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën finale të “Nations League”, ku do të ndeshet në gjysmëfinale me Anglinë. Fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e përballjes midis Portugalisë dhe Zvicrës.

Portierë

Silesen, Bizot, Vermer

Mbrojtës

Van Anhold, Ake, Blind, Van Dijk, Damfris, Hateboer, De Ligt, De Vrij

Mesfushorë

Van de Beek, Frenki De Jong, Proper, De Roon, Strotman, Vilhena, Vijnaldum

Sulmues

Babel, Bergbvajn, Luk De Jong, Memfis, Promes

Lëv: Kemi ende shumë punë për të bërë, ky fillimi i duhur
Gjermania e nisi me fitore fazën kualifikuese të “Euro 2020”. Transferta ndaj Holandës rezultoi tepër e vështirë, por në fund mundi u shpërblye. Jokaim Lëv u shpreh shumë i gëzuar me lojën  e skuadrës së tij, por paralajmëroi se ka ende shumë punë për t’u bërë që kjo Gjermani e rinovuar të kapë nivelet e larta.

“Pjesa e parë ishte e mrekullueshme, e kishim lojën totalisht në kontroll. Në pjesën e dytë ata shënuan shumë shpejt dhe fituan shumë vetëbesim. Këtë ndeshje patëm fatin që na ka munguar në takimet e fundit. Të fitosh në Holandë në ndeshjen e parë është një fillim shumë i mirë. Kemi  ende shumë punë për të bërë, kjo u pa gjatë pjesës së dytë. Duhet ta menaxhojmë më mirë ndeshjen”.

GOLI I PARË – “Pasi i Nikos (Shulc) nga jashtë zone ishte i jashtëzakonshëm. Për këtë jemi stërvitur gjatë kësaj jave, duam që ta luajmë topin poshtë. Sigurisht goditja e  Sanes ishte diçka e veçantë”.

PJESA E DYTË – “Ishte qartë që holandezët do të vinin ndryshe. S’kishin asgjë për të humbur, u hodhën menjëherë në sulm. Humbëm qetësinë, s’po arrinim ta mbanim topin. Gjithsesi skuadra nuk humbi besimin se ndeshje mund të fitohej. Bëmë një kundërsulm të mirë që rezultoi vendimtar”, përfundoi Lëv.

Van Dijk i magjepsur: Jam i lumtur që luaj përkrah De Ligt!
Holanda e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e saj në eleminatoret e Euro 2020, teksa një natë më parë shkatërruan me shifrat 4-0 Bjellorusinë. Si gjithmonë, në qendrën e mbrojtjes luajtën përkrah njëri-tjetrit Van Dijk dhe De Ligt.

Padyshim mund të thuhet pa frikë se mund të jetë dyshja më e mirë e qendrës së mbrojtjes për momentin, me Van Dijk që është konfirmuar një lider dhe te Liverpuli, ndërsa De Ligt gjithashtu që kërkohet nga klubet më të mëdha të Evropës.

Pas ndeshjes, ishte pikërisht Van Dijk, i cili foli për mediat, duke komentuar shokun e tij të repartit, për të cilin duket se ka vetëm elozhe. “Është padyshim një mbrojtës i shkëlqyer, kjo gjë duket qartë. Mund të përmirësohet akoma më shumë dhe ai e kupton këtë gjë. Të luash në moshën e tij në atë mënyrë është diçka fantastike dhe jam shumë i lumtur që e kam në krah”, përfundoi mbrojtësi i Liverpulit.

Lista e “Tulipanëve” holandezë, dominojnë lojtarët nga Premier Liga
Trajneri i Holandës, Ronald Kuman ka zgjedhur futbollistët me të cilët “Tulipanët” do të luajnë në ndeshjet e para kualifikuese për “Euro2020”. Holanda ka shumë cilësi në emra, me futbollistë me eksperiencë dhe me ata që janë shumë të talentuar.

Mbrojtësi i Liverpulit, Virxhil Van Dajk është lideri i kësaj kombëtareje dhe mban shiritin e kapitenit. Emri që bie më shumë në sy është ai i sulmuesit Rajan Babël, që duket se po kalon një rini të dytë pas transferimit te Fulhemi në janar.

Portier është Silesen, i cili ka bërë shumë mirë për Barcelonën në ndeshjet ku i është dhënë mundësia. Lojtari më në formë i kësaj kombëtareje është ylli i Lionit, Memfis Depai, që ka krijuar raporte të mira me golin. Më poshtë, do të mësoni të gjithë lojtarët e grumbulluar nga Ronald Kuman.

VIDEO | Arbitri humbet nënën, gjesti i Van Dijk i bën të gjithë për vete!
Virxhil Van Dijk nuk është thjesht mbrojtësi për të cilin është paguar më shumë deri më sot. Futbollisti i Liverpulit tregoi mbrëmë se nuk është vetëm një lojtar i madh. Pas ndeshjes me Gjermaninë, ai u pa të përqafonte arbitrin e ndeshjes.

Një ngjarje që nxjerr në pah edhe karakterin e mbrojtësit të Holandës. “Ai njeri nuk u përmbajt dot më, ishte aty me lot në sy sepse sapo kishte humbur nënën e vet. I thashë të bëhej i fortë dhe se kishte gjykuar shumë mirë. Mund të jetë diçka e vogël, por shpresoj ta kem ndihmuar disi”, tregon Van Dijk  për Voetbal International.

Ovidiu Hategan, arbitri i ndeshjes, sigurisht që nuk e ka pritur diçka të tillë. Një moment delikat për ta, pasi ka humbur një njeri shumë të afërt. Takimi i djeshëm Gjermani-Holandë përfundoi 2-2 dhe Van Dijk ishte protagonist edhe në fushë, duke shënuar golin e barazimit në fund.

https://twitter.com/TheEuropeanLad/status/1064655393266311168

Holanda shtang Gjermaninë e Francën, “tulipanët” kalojnë në finale
Kombëtarja holandeze udhëtoi drejt Gelsenkirshen me një qëllim e vetëm për të evituar humbjen në përballjen me “fqinjët” gjermanë, pasi në kundërt kreu i grupit dhe “bileta” për në fazën finale të “Nations League”, do t’i shkonte francezëve. Në fund djemtë e Ronald Kuman e përmbysën me sukses misionin e tyre duke barazuar  2 – 2 ndaj “pancerave” edhe pse ishin në disavantazhin e  dy golave.

Pjesa e parë foli për vendasit. Skuadra e Joakim Lëv nuk i mungonte motivimi edhe pse gjithçka për ta kishte mbaruar. Goditja e fortë e Timo Verner mposhti Silesen në minutën e 9-të, ndërsa Sane dyfishoi shifrat. “Tulipanët” nuk arritën të merrnin  më kontrollin e lojës gjatë pjesës së parë, por në të dytën ndryshoi situata.

Holanda rimori kontrollin e lojës, por të çaje mbrojtjen e gjermanëve nuk ishte aspak lehtë. Promes rindezi shpresat e holandezëve për vendin e parë duke ngushtuar diferencën në minutën e 85-të me një goditje të fuqishëm që la të shtangur Manuel Nojerin. Kehrer mund të kishte shënuar golin e tretë për gjermanët, por fati kësaj radhe ishte me “tulipanët”. Heroi i takimit ishte Virxhil Van Dajl. Qendërmbrojtësi u gjend i vetëm para portierit Nojer pas një harkimi të Vilhenës dhe nuk gaboi duke i siguruar vendit të tij “biletën” për në finalet e “Nations League”.

“Dy zogj me një gur”, Holanda mposht kampionët e botës dhe zbret nga kategoria Gjermaninë
Holanda është kthyer, Franca është ende nën efektin e “pijes” pas Kupës së Botës dhe Gjermania… zbret nga kategoria!

Nations League ndoshta është ende jo fort e qartë për shumë njerëz, por po ofron emocione të forta dhe Holanda sot mposhti 2-0 Francën, me një ndeshje perfekte. Dominim ndaj kampionëve të botës, lojë dhe gola, një në fillim e një në fund, Kuman po bën punë fantastike.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Holandën, që luajti një futboll mjaft agresiv dhe i detyroi kampionët e botës të qëndronin shpesh të mbyllur në gjysmëfushën e vet.

Hugo Loris e bëri një mrekulli ndaj Uijnaldum, por mesfushori i Liverpulit e mundi më vonë, në minutën e 44-t, kur fillimisht provoi Babel dhe Loris grushtoi drejt këmbëve të Uijnaldum. 45 minuta të vuajtura për Francën, që tregoi shumë pak.

Në pjesën e dytë pritej shumë nga Franca, që në fakt që pas Kupës së Botës ka shkëlqyer vetëm në pjesët e dyta, por këtë radhë nuk i eci.

Holanda ishte perfekte në fazën mbrojtëse dhe shumë e rrezikshme në kundërsulm, duke konfirmuar se më në fund po kthehet në nivelin që i takon. Në fundin e takimit, me Francën të dëshpëruar në kërkim të barazimit, erdhi edhe goli i dytë, me 11-metërsh nga Depaj (Panenka për sulmuesin e Lionit).

Një fitore e madhe për Tulipanët, që dekretojnë rënien e bujshme të Gjermanisë nga Liga A, diçka që pakkush e mendonte deri para dy muajsh.

Tashmë Holanda do të vizitojë pikërisht Gjermaninë dhe i duhet vetëm një pikë për të shkuar në gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve, që praktikisht vlen edhe një vend në Euro 2020, sepse 4 më të mirat e Ligës së Kombeve me shumë gjasa do të jenë dominuese edhe në eliminatoret e ardhshme të Europianit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Sakrifica e admirueshme e Van Dijk, katër ndeshje me brinjë të thyer
Virxhil Van Dijk nuk do të jetë nën dispozicion të trajnerit Ronald Kuman për miqësoren e nesërme, ku “tulipanët” do të ndeshen me fqinjët e Belgjikës. Shkaku i mungesës së qendërmbrojtësit është fakti që doktorët e kombëtares nuk e kanë të lënë të luaj sërish për shkak të një frakture në brinjë.

Por,  nga sa mësohet nga mediet holandeze, ky ka qenë një dëmtim i mbartur që prej ndeshjes së 22 shtatorit në kampionatin anglez, ku Liverpuli u ndesh me Sauthempon. Që nga ai takim Van Dijk ka luajtur për 90 minuta në katër ndeshje të tjera, gjithçka është bërë me insistimin e lojtarit, që me siguri do të pranonte të luante dhe ndaj Belgjikës, po të mos ishte thjeshtë miqësore që vlen vetëm për statistika.

Van Dijk është nisur sot drejt Liverpulit, ku mjekët e klubit anglezë do të kujdesen për riaftësimin e plotë të holandezit, i cili ka bërë një sakrificë që rrallë futbollistë do ta bënin.

Refuzoi milionat për hir të karrierës së gruas, rasti Van Der Vart
Rafael Van Der Vart hodhi hapat e parë në futbollin profesionist kur ishte vetëm 17-vjeç, teksa debutoi me fanellën e Ajaksit të Amsterdamit në vitin e largët 2000. Sot Van Der Vaart është në hapat e fundit të karrierës së tij dhe sapo ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin e Esbjergut, ekip me financa të modeste që sapo u ngjit në divizionin e parë.

Mesfushori holandez luan prej dy vitesh në Danimarkë dhe në shkurt do të mbushë 36-vjeç, çka do të thotë se ka shumë gjasat që kjo të jetë kontrata e tij e fundit. Shumë vetë mund të pyesin vetën, përse mëngjarashi nuk ka zgjedhur t’i shijojë vitet e fundit të karrierës në kampionate si ai amerikan, kinez apo ligat e ndryshme në shtetet  e gadishullit arab. Arsyeja për këtë është gruaja e tij Estevana Polman.

Bashkëshortja e Van Der Vart aktivizohet me skuadrën e Esbjergut në sportin e Hendbollit dhe luan atje prej më shumë se pesë vitesh. 35-vjeçari i është dashur të marrë një vendim të vështirë, pasi ka refuzuar oferta milionere për t’u mos u bërë pengesë për karrierën e njeriut të zemrës.