Hernan Crespo

Krespo i bindur: Piatek është Shevçenko i ri, ju tregoj pse
Kristof Piatek tregoi përballë Napolit që 13 golat e shënuar në kampionat me Xhenoan nuk ishin rastësi. Debutim i shkëlqyer me Milanin për sulmuesin polak, i cili shënoi një dygolësh shumë të bukur kundër Napolit dhe dërgoi kuqezinjtë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Adrenalina te tifozët e “Djallit” është në kulm. Kishte vite që ata nuk shijonin një sulmues të madh dhe të gjithë janë dashuruar me 23-vjeçarin. Xhenaro Gatuzo e krahasoi pas fitores 2-0 kundër Napolit me danezin Tomason, ndërsa Hernan Krespo mendon ndryshe.

Argjentinasi luajti me Milanin në sezonin 2004-2005, ku zhvilloi një sezon shumë të mirë. Dygolëshi në finalen e Stambollit nuk mjaftoi dhe Champions Liga përfundoi te Liverpuli, pas një prej finaleve më emocionuese të zhvilluara në historinë e futbollit. Krespo analizon karakteristikat e Piatek, i cili i kujton një emër të madh si Andrij Shevçenko.

PIATEK – “Lehtësia me të cilën godet portën më ka befasuar më se shumti nga Piatek. Ai nuk kursen asnjë sekondë dhe nuk i lejon mbrojtësit të ndërhyjnë. Ai e ka portën në kokë dhe nuk ka nevojë ta shohë fare. Ka një goditje të fortë dhe precize. Diçka të tillë e tregoi me dygolëshin e shënuar kundër Napolit.”

SHEVA – “Tomason ishte i aftë të ndihmonte mesfushorët, krijonte hapësira për shokët e repartit të sulmit, por nuk ishte një finalizues i madh. Për mënyrën se si godet portën dhe si ç’markohet, më kujton shumë Andrij Shevçenkon. E shoh pak dhe veten time tek ai, por dua ta ndjek më vëmendje ecurinë e tij. Fizikisht ngjajmë, por jam kurioz të shoh rritjen e tij në goditjet me kokë. Shevçenko, i cili ishte një fenomen i vërtetë, kishte karakteristika të ngjashme me Piatek: në kundërsulm ishte vdekjeprurës, nuk e humbiste kurrë topin, ishte potent dhe kishte një shpejtësi ekzekutimi, që rrallë e kam parë.”

Entuziazëm dhe ankth, Krespo: Ju tregoj Banfieldin dhe futbollin tim
Pasi provoi të drejtonte ekipin e të rinjve të Parmës dhe Modenën, Hernan Krespo firmosi në dhjetor me Banfield dhe është gati të nisë aventurën në elitën e futbollit argjentinas.

Në një prononcim për “TNT Sport”, ish-sulmuesi i famshëm tregon emocionet e tij dhe punën që po bën me ekipin. Ai është i mbushur plot entuziazëm, por po përjeton dhe pak ankth. Kjo e fundit është normale për një trajner, megjithatë Krespo dhe djemtë e tij janë gati për të nisur kampionatin dhe për t’i surprizuar të gjithë.

“Jam shumë i lumtur dhe Banfield është si një familje për mua. Po përgatitemi për kampionatin dhe kemi bërë shumë stërvitje. Po përpiqemi të formojmë identitetin tonë, duam që njerëzit të vijnë në stadium dhe të identifikohen me ekipin. Po e përjetoj këtë eksperiencë me entuziazëm, por dhe me ankth. Skuadra më pëlqen, ka entuziazëm, djemtë po punojnë mirë në stërvitje, duan të mësojnë dhe 80% e skuadrës vjen nga ekipi i të rinjve. Na mungojnë tre titullarë krahasuar me sezonin e kaluar, por duhet të jemi gati për nisjen e kampionatit”, përfundon Hernan Krespo.