Hënes

Bajerni me plan të qartë, Hënes: Do shpenzojmë si kurrë më parë!
Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes ka bërë me krahë tifozët bavarezë me deklaratën e sotme, pasi premtoi se do të lëshoj dorën dhe do të shpenzojë shifra të çmendura, në mënyrë që ekipi i tij të rikthehet sërish në majën e futbollin europian. “Bajerni është në moment tranzicioni dhe fondi që kemi në dispozicion për sezonin e ardhshëm, është më i madhi në historinë e klubit”, tha Hënes në fjalën e tij.

Nicolas Pepe, ylli i Liles vleresohet 80 milione euro nga klubi francez

Për 35 milionë euro, Bajerni siguroi shërbimet e Benjamin Pavard nga Shtutgarti dhe mbrojtësi do t’i bashkohet bavarezëve në fillimin e sezonit të ardhshëm. Përveç Pavard, flitet se Bajerni ka siguruar edhe shërbimet e Nikolas Pepe për 80 milionë euro, blerje rekord e klubit. Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare sa i takon transferimit të yllit të Lilës.

Vetem 18-vjec, por Hodson-Odoi i ka mahnitur te gjithe ne Angli me paraqitjet e tij. Vlera minimale – 35 milione euro

Kallum Hodson-Odoi është dëshira e madhe e kampionëve të Gjermanisë, të cilët e tentuan dhe në merkaton e dimrit, por pa arritur te kartoni i tij. Tashmë, Odoi është grumbulluar dhe me kombëtaren angleze dhe çmimi i tij është rritur me një trajektore të frikshme. Tani, 18-vjeçari vlerësohet minimalisht 35 milionë euro. Mbetet për t’u parë sesi do të veprojë Bajerni në merkaton e verë, por një gjë është e sigurt: Afrimet e shumta në skuadër nuk do të mungojnë.

Këshilla e veçantë e presidentit: Kimish mos vish më këpucë “Nike”
Xhoshua Kimish është një nga lojtarët më të mirë në qarkullim në pozicionin e tij. 24-vjecari bavarez ka vërtetuar se është një talent “bio”, ku me paraqitjet e tij me kampionët e Gjermanisë ka bërë që mungesa e një legjende si Filip Lahm të ndihet shumë pak, për të mos thënë fare. Lojtari i “Pancerave” njihet edhe për pozicionet e shumta që arrin të mbulojë si në mbrojtje edhe në mesfushë duke e bërë atë një lojtar shumë dimensional. Gjithsesi një episod jo i zakonshëm i ndodhi atij në ndeshjen e fundit.

Mbrojtësi i Bayern është parë të rrëshqasë disa herë në fushën ”Borussia-Park” gjatë ndeshjes që kampionët e Bundesligës e fituan 1-5. Ky fragment është pikasur edhe nga kreu i klubit nga Mynihu, Uli Hënes, i cili sipas gazetës Bild e ka ndalur para dhomës së zhveshjes lojtarin dhe mësohet t’i ketë thënë të mos veshë më këpucë “Nike”, por “Adidas”. “Duhet të veshësh këpucë ‘Adidas’ që të mos rrëshqasësh kaq shpesh”, është shprehur presidenti I klubit ndaj lojtarit.

Kujtojmë që “Adidas” është firmë gjermane dhe përveçse vesh klubin bavarez, është edhe aksionere. Veshja e këpucëce të markës amerikane nga Kimish nuk ka sesi t’i pëlqejë Hënesit. Kujtojmë që mbrojtësi ka një kontratë me “Nike”. Dy firmat sportive dominojnë tregun e veshjeve sportive dhe duelojnë dhëmb për dhëmb me njëra tjetrën që prej shumë vitesh.

Hënes është i prerë: Ne verë ka revolucion, në dimër…
Presidenti i Bajern Mynihut, Uli Hënes, ka folur për faqen e klubit në lidhje me gjendjen e skuadrës pas humbjes në transfertë ndaj Borusia Dortmundit. Numri një i bavarezëve u shpreh se skuadra ka filluar të luajë mirë, ndërsa për sa i përket merkatos, Hënes theksoi se në janar nuk do të ketë ndërhyrje.

“Në verë do të ndryshojmë krejtësisht fytyrën e skuadrës, vetëm atëherë do të ketë ndryshime të mëdha. Në dimër nuk do ndryshojë asgjë. Koman do të jetë gati pas dy javësh, ndërsa Toliso do rikthehet në stërvitje në shkurt. Ata të dy do të jenë si dy blerje të reja”

“Trajneri ynë është jashtë rrezikut. Skuadra ndodhet në një gjendje shumë të mirë. Lojtarët nuk luajnë për trajnerin, por për Bajernin e  Mynihut dhe kohët e fundit po e bëjnë mirë detyrën e tyre. Të them të drejtën më ka mërzitur më shumë humbja ndaj Gladbahut se sa kjo ndaj Dortmundit”, përfundoi Humels.

Rrëfehet Hënes: Kovaç ishte Plani B, po kursejmë për të ardhmen
Presidenti i bavarezëve ka folur në një intervistë të gjatë për mediet gjermane, ku trajtuar çështje të ndryshme që prekin klubin e tij, nga politikat e merkatos, negociatat mbi shitjen e Rudit dhe Boatengun, si dhe historinë pas emërimit të trajnerit Niko Kovaç.

Kovaç – “Kovaç nuk ishte zgjedhje e parë, por kjo nuk është ndonjë sekret. U përpoqa me muaj të tërë në bindja Jup Hajnkesin të qëndronte, por nuk ia dola. Më pas patëm një telefonatë të shkurtër me Tuhel, i cili na tha se kishte marrëveshje me PSG-në, dhe pastaj folëm menjëherë me Nikon dhe arritëm shumë shpejt marrëveshjen”.

Boateng dhe Rudi – “Të dy ata i kanë kërkuar shefit të klubit Karl-Hainc Rumenige largimin nga klubi. Secili prej tyre ka një çmim. Në rast se oferta e PSG-së do plotësojë kërkesat tona Boateng do të largohet në kundërt do të vazhdojë me ne, është fare e thjeshtë. Rudi është një lojtar shumë i mirë, nuk mund ta shesim për vetëm 15 milionë euro”.

Merkato dhe Ronaldo –“Do vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në merkato. Jemi një ndër klubet më të pasura në botë, por s’kemi ndërmend të blejmë ndonjë lojtar me shuma marramendëse si 200 milionë euro. Nëse FC Katari apo FC Shanghai kanë dëshirë, le të shpenzojnë, nuk do futemi në garë me ta. Ne bëjmë garë me klube, jo me shtete. Nuk jemi klub i zotëruar nga një person, që sot hedh para te futbolli dhe nesër te kuajt. Mund të kishim tentuar për Ronaldon, por nuk e shikoj se si mund të na hynte në punë. Kemi superioritet në Bundesligë, me të vetëm sa do e thellonim. Momentalisht po kursejmë, pasi në vitet e ardhshme do të na duhet që shpenzojmë për të rinovuar skuadrën, sidomos në sulm ku Riberi dhe Roben janë në moshë të madhe”.

Myler pati 4 oferta, por Bajerni i refuzoi
Tomas Myler po vuan shumë. Kampioni i botës vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm në kombëtaren gjermane, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë te Bajerni. Trajneri Karlo Ançeloti nuk i jep vendin e titullarit në ndeshje të rëndësishme (duke iu referuar sezonit të kaluar) dhe madje as në ndeshje normale (si ajo me Verder Bremenin këtë sezon). Bajerni rrezikon ta humbasë 27-vjeçarin, sepse, sipas revistës “Sport Bild”, në verë Myler u kërkua nga katër klube, tri prej të cilave nga Anglia. Bëhet fjalë për Juventusin, Çelsin, Liverpulin dhe Arsenalin, të cilat që ishin gati për të nisur negociatat, por drejtuesit bavarezë refuzuan. Myler dihet se është shpirti i skuadrës, frymëzuesi i tifozëve dhe flamuri i klubit. Tek ai gjendet thuajse çdo tipar karakteristik bavarez dhe tek ai tifozët identifikohen.

Reagimet – “Myler luan gjithmonë”, deklaronte ish-trajneri i Bajernit, Luis van Gal, në vitin 2010, por gjithçka ka ndryshuar tashmë. Në vend të tij, në rolin e trekuartistit, janë provuar Tiago Alkantara, Hames Rodrigez dhe Arturo Vidal. Nga Federata Gjermane e Futbollit ka pasur reagime të shumta në mbështetje të mesfushori ofensiv, si Oliver Birhof dhe Sami Kedira, ashtu si edhe nga disa legjenda të futbollit gjerman, mes tyre Otmar Hicfeld dhe Lotar Mateus, por deri tani askush te Bajerni, përjashto drejtorin sportiv Hasan Salihamixhiç, nuk ka reaguar. Pra, është fjala për drejtuesit Rumenige e Hënes. “Sport Bild” e komenton këtë duke theksuar se kësaj dysheje nuk i ka ardhur mirë nga mënyra se si i merr vendimet Ançeloti. Ky i fundit, megjithatë, ka mbështetjen e klubit, sidomos për aspektet teknike, ku askush nuk ndërhyn. Pyetja që lind është kjo: duke marrë parasysh shitjet spektakolare të verës që lamë pas dhe ofertat e shumta, mos vallë Myler do të tentojë largimin?

Hënes: Nejmar? Ne të Bajernit nuk bëjmë dredhi si Barça
Në vitin 2013, Bajerni mund të kishte bërë transferimin më të bujshëm në historinë e vet. Bëhet fjalë për yllin brazilian Nejmar, i kërkuar asokohe me ngulm nga trajneri Pep Guardiola, por që nuk gjeti kurrë dakordësinë e klubit. “Imagjinoni një lojtar nga Brazili, i mësuar me klimë krejt ndryshe atje, duke luajtur në Mynih, një vend i ftohtë”, – pati deklaruar Karl-Hainc Rumenige atë vit, por situata ka qenë krejt ndryshe dhe e ka shpjeguar presidenti i klubit, Uli Hënes, në një intervistë të fundit. “Duhet theksuar se e ne e kuptuam shpejt se negociatat për blerjen e tij do të ishin të vështira dhe kjo u vu re bazuar tek ajo që vuajti Barcelona më pas. Katalanasit duhet të bënin disa dredhi për ta blerë. Nuk po flasim për shifrën që i duhej paguar Santosit, por për disa shuma të tjera parash që duheshin paguar në palë të treta. Një gjë të tillë nuk e bëjmë dot kurrë dhe thamë jo”, – ka thënë numri 1 i rekordmenëve.

Sane

I pyetur për ish-lojtarin e Shalkes, tani te Mançester Siti, Leroi Sane, Hënes ka shpjeguar se Bajerni e ka dashur, por si “prenotim” për pas një viti. Kjo ka penguar blerjen e tij. “Ne preferonim ta kishim në skuadër, nuk diskutohet. Problemi ishte që planifikonim ta blinim nga vera e ardhshme, sepse atëherë nuk kishim vend për të. Në futboll, fatkeqësisht, nuk mund të ‘prenotosh’ një lojtar që kushton 50 milionë euro për një sezon dhe të thuash që do ta blej vitin tjetër”.

Draksler

Për sa i përket Julian Drakslerit, i spekuluar si blerje e mundshme e Bajernit për këtë verë, Hënes gjithashtu ka saktësuar se gjermani nuk ka vend te Bajerni. “Ne kemi një grup të madh lojtarësh. Nëse do të blejmë një lojtar si Draksler, atëherë ashtu si në rastin e blerjes së Hamesit, do shtrohej pyetja: Po Myler? Padyshim që një lojtar si Draksler do i përshtatej shumë mirë Bajernit, por ne nuk duam të shesim asnjë nga lojtarët aktualë. Kam që tani dhimbje koke kur mendoj se kush do luajë kur të jenë të gjithë të shëndetshëm plotësisht”, – ka përfunduar presidenti i kampionëve të Gjermanisë.

Hënes sulmon Kostën: Është lojtar mercenar!
Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, gjithnjë flet me sinqeritet dhe hapur, sidomos për temat delikate. Së fundmi, numri 1 i klubit bavarez është treguar më i drejtpërdrejtë se kurrë për të shpjeguar pse Bajerni vendosi që Duglas Kosta këtë verë të largohej.

Mesfushori brazilian, i transferuar nga Shahtjor Donjecku në vitin 2015, e pati nisur mirë aventurën e tij si bavarez, por dështoi shpejt, fillimisht prej dëmtimeve dhe më pas prej sjelljes arrogante në medie, por edhe në fushë.

“Kosta nuk funksionoi në Mynih, sepse ishte shumë mercenar dhe nuk na pëlqente”, – është shprehur Hënes në një intervistë për “Frankpost”.

Faktikisht, në fazën e parë të sezonit 2015-2016 nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, Kosta tregoi se është një lojtar i klasit botëror, por problemi i tij kanë qenë deklaratat e tij dhe të agjentit.

Ata bënë presion për rritje page dhe Bajerni, siç ka bërë gjithmonë, nuk e toleroi këtë veprim dhe e nxorri në shitje. Juventusi mund ta blejë për 40 milionë euro mesfushorin, por për momentin e ka huazuar me të drejtë transferimi përfundimtar.