Hasi

Çmenduri në Arabi, Hasi “arkitekti” i përmbysjes së madhe!
Besnik Hasi ka bërë mrekullinë sot në kampionatin arab të futbollit, pasi ka drejtuar skuadrën e tij në një përmbysje të çmendur. Kur ekipi i tij, Al Raed po humbiste 4-2, Hasi bëri ndërhyrjet e duhura dhe të besuarit e tij arritën të fitonin 4-5, në një fushë shumë të vështirë.

Në harkun kohor të tetë minutave, të besuarit e trajnerit shqiptar shënuan tri herë dhe përmbysën rezultatin. Hasi po bën një punë të mirë te skuadra e Al Raed dhe ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave, por dhe të kombëtares shqiptare të futbollit, pasi shihet si një kandidat i mundshëm për të marrë stolin kuqezi.

Kandidatët për stolin e Shqipërisë, sa shumë diferenca në paga
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka mori vendimin për të shkarkuar trajnerin Panuçi pas humbjes kundër Turqisë dhe tashmë, numri një i FSHF-së do të emërojë një trajner të ri në krye të Shqipërisë. Emrat e përfolur janë disa, por Donadoni, Edi Reja dhe Besnik Hasi janë ata më të lakuarit.

Në emisionin “Opinion”, presidenti Duka zbuloi rrogën që përfitonin në sezon stafi i Panuçit dhe ai i paraardhësit të tij, Xhani De Biasit. Sipas Dukës, dy teknikët italianë paguheshin 200-250 mijë euro në vit. Roberto Donadoni, i cili për herë të fundit ka drejtuar Bolonjën në Serie A, paguhej 900 mijë euro në sezon.

Edi Reja, që ka disa vite që është pa skuadër, përfitonte 600 mijë euro te Atalanta. Diferencat me dy teknikët e parë italianë, De Biasi dhe Panuçi, janë të konsiderueshme. I vetmi trajner shqiptar që po përflitet për të marrë drejtimin e kombëtares, Besnik Hasi pëfiton një milionë euro në sezon në Arabinë Saudite, ku ka drejtimin e Al Raed.

VIDEO | Skuadra e Hasit shokon kryesuesit, Hasani jep asistin
Besnik Hasi ka marrë një pikë të artë me skuadrën e Al Raed në kampionatin e Arabisë Saudite. Ekipi i trajnerit shqiptar e ka mbyllur me rezultatin 1 – 1 transfertën ndaj kryesuesve të Al Hilal. Të dy golat u shënuan në minutat e fundit të takimit.

Vendasit e Al Hilal shënuan të parët në minutën e 92-të dhe kujtuan se fitorja ishte e tyre, por në minutën e 94-të, ekipi i Hasit shokoi vendasit duke barazuar rezultatin pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Ferhan Hasani. Topi i harkuar nga ish-sulmuesi i Shkëndijës  u shfrytëzua mjaft mirë nga sulmuesi Abu Sharahah.

Me këtë barazim, skuadra e Hasit shkon  në kuotën e 22 pive, shtatë pikë larg zonës së ftohtë. Teksa ka kaluar më shumë se gjysma e kampionatit, ekipi Hasit ka arritur të regjistrojë 6 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje.

Hasi debuton me barazim, Hasani e nis si titullar
Besnik Hasi e ka nisur me një barazim aventurën  e tij te skuadra e Al Raedit. Ekip i trajnerit 46-vjeçar barazoi 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Al Itifak, klub ky që sezonin e shkuar u rendit në vendin e katër në kampionatin e Arabisë Saudite.

Trajneri shqiptar i besoi një vend titullari dhe afrimit më të fundit, Ferhan Hasanit. Sulmuesi i ardhur nga Shkëndija luajti për 60 minuta dhe më pas u zëvendësua. Ekipi vendas gjeti avantazhin i pari, por Al Raed barazoi në fund të takimit duke marrë një pikë shumë të vlefshme.

??? ??????? ????? #?????? / pic.twitter.com/vnZCTKRkyx

— ????? ?????? ? 90% (@ALRAEDFC) August 30, 2018

“Krimi” i Olimpiakosit, humbje në derbi dhe Hasi pushohet nga puna
Skuadra më e fortë në Greqi, Olimpiakosi, ishte në avantazh të dy golave ndaj AEK-ut, me gola nga Marin e Oxhixha-Ofoe, por nga minuta 64 deri në fund AEK shënoi 3 herë dhe fitoi 3-2.

Nëse nuk është komplot, është thuajse një i tillë, sepse sapo mbaroi ndeshja Hasit iu komunikua shkarkimi nga puna. Një shkarkim i përfolur prej ditësh dhe rezultatet sa vinin e përkeqësoheshin, si për të përligjur largimin e trajnerit shqiptar.

Mori një risk të madh Hasi, dihej që kur pranoi ofertën e Olimpiakosit, sepse një shqiptar në drejtimin e klubit më të rëndësishëm grek është një “mollë e helmuar” për grekët.

Kualifikimi në grupet e Champions League, me sukses të plotë, u mbylli gojën të gjithëve, por më pas, në kampionat, nisën lojërat dhe rënia e dukshme.

Histori e njëjtë si në Poloni, edhe atje Hasi e çoi Legian në grupet e Champions League, por më pas e larguar. Ka faj Hasi, ka zgjedhur klubet e gabuar në kampionatet e gabuar, ku shqiptarët nuk i duan, por këto “puçe” janë mjaft të ulta.

“Tani fshiheni, ose ndryshoni emër dhe lavdëroni Hasin!”
Besnik Hasi e ka fituar betejën e tij të parë dhe më të madhe: Olimpiakosi është në grupet e Champions League. 30 milionë euro arkëtime për kualifikimin, objektiv që nuk u arrit vjet. Presidenti Marinaqis u kritikua ashpër kur zgjodhi Hasin: një shqiptar te Olimpiakosi, CV jo fort e pasur, Legia e largoi që në vjeshtë vjet, këto ishin kritikat kryesore të tifozëve apo gazetarëve anti-Hasi.

Pas fitores së djeshme në Rijeka presidenti Marinaqis shpërtheu: “Po tani, ç’do të thoni? Tani ose po fshiheni, ose po ndryshoni nickname-et dhe llogaritë, për të lavdëruar Hasin!”.

Marinaqis nxorri mësimet e duhura nga viti i shkuar, zgjodhi Besnik Hasin për trajner, nuk dëgjoi askënd, i dha besim atij, i dha mundësinë të merrte lojtarët që dëshironte dhe ia kompletoi skuadrën në kohën e duhur për të arritur qëllimin kryesor të sezonit.

Hasi e dinte shumë mirë çfarë duhej të bënte kur mori Olimpiakosin: përgatitje serioze, rindërtim falë investimeve të mëdha të presidencës dhe rikthim në Europën e madhe. Grup serioz, i bashkuar dhe kokulur, homogjen dhe me ritëm, edhe pse formacioni ka ndryshuar shumë, në pak javë punë.

Puna e Hasit sot është vlerësuar gjerësisht në mediat helene, që kanë ngritur në qiell trajnerin shqiptar për shumë arsye, duke nisur nga kualifikimi e deri te rindërtimi i skuadrës, nga ringjallja e gjermanit Marko Marin e deri te ndryshimi i roleve në fushë për disa lojtarë.

E ardhmja nuk parashikohet, por Hasi e ka nisur shkëlqyeshëm dhe u ka mbyllur gojën gjith skeptikëve. Nëse ky nuk është triumf…!!!

Greqia mahnitet nga Hasi: Një kryevepër në Beograd!
Nëse deri dje debatet ishin të të mëdha në Greqi, rreth faktit që një shqiptar do të drejtonte Olimpiakosin, në një ambient të vështirë dhe të mbushur me shfaqje racizmi, sot kanë heshtur të gjithë.

Besnik Hasi e ka nisur me një fitore mbresëlënëse në Beograd, ndaj Partizanit, duke u dhënë një leksion taktike serbëve.

Kishte idetë e tij, bëri revolucion në skuadër dhe e sulmuan jo pak, por tashmë Hasi u ka treguar edhe grekëve se sa vlen.

Mediat greke janë unanime, fitorja në Serbi ishte një kryevepër taktike e Hasit. Gazzetta.gr i dedikon një ediotiral trajnerit shqiptar, duke e vlerësuar pa masë: “Ajo fitore u ndërtua prej tij dhe merita i shkon vetëm Hasit, i cili ka ndërtuar një skuadër të disiplinuar dhe të qartë në veprime, me reparte të ndara pastër. Ajo ndeshje në fushën e Partizanit ishte e vështirë për shumë arsye, pasi Olympiacos hasi në shumë pengesa por rezultoi një fitore e lehtë. Është vetëm ndeshja e parë, nuk duhet kaluar në eufori, por puna e mirë që Hasi ka bërë duhet njohur, për pjesën tjetër do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë”.

Edhe  “Sportdog.gr” veçon punën e bërë nga Hasi, i cili taktikisht e ka ndryshuar shumë Olimpiakosin: “Trajneri mori vendimet e duhura dhe bëri një punë të shkëlqyer duke hedhur në fushë lojtarët më të mirë për të dominuar Partizanin në një fushë shumë të nxehtë. Tani askush nuk mund ta kritikojë trajnerin e guximshëm shqiptar”.

Pse çështja “Hasi” është një idiotësi
Baneri i tifozëve të Olimpiakosit që i kujtonin trajnerit të tyre, Besnik hasi, e Kosova është serbi – jo vetëm që nuk duhet marrë seriozisht – por as nuk duhet të konsiderohet si i tillë e ca më shumë të përjetohet si një ide fikse e një turme që në të ftohtë as nuk e mendon e as nuk tregon mungesë respekti ndaj shqiptarëve në përgjithësi e shqiptarëve të Olimpiakosit në veçanti.

Në tribunën ku qëndrojnë tifozët e Olimpiakosit gjenden shumë shqiptarë, disa prej tyre aktivë në tifo grupin kryesor. Ndërkohë që është e pashmangshme të gjerbësh një ‘frappe’ në Athinë dhe pasi të kesh takuar 1 në 2 vetë shqiptarin e radhës, të mos konstatosh me buzën në gaz se shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj kanë një dashuri të madhe për futbollin e Olimpiakosit. Tek-tuk gjen ndonjë me Panathinakosin apo AEK-ut. Nëse këtij diskutimi i shton dhe faktin që jo vetëm trajneri është shqiptar – madje në të shkuarën kapiten i Shqipërisë – por dhe dy nga lojtarët kryesorë në skuadër janë gjithashtu shqiptarë. Prindërit e portierit Kapinos kanë emigruar nga Shqipëri në fillimin e viteve 90’ dhe ai që sot konsiderohet ndër portierët më të mirë që ka pasur Greqia ka një lidhje të pashmangshme me simbolin kuqezi. I njëjti diskutim vlen dhe për Pajtim Kasamin, mesfushorin që luan me Zvicrën, një shqiptar që në Karaiskaqi ka arritur e ka guxuar të bëjë dhe shqiponjën pas një goli të rëndësishëm në Champions.

Komplimentit në këtë rast i takojnë klubit të Olimpiakosit. Vendimet e tyre jo vetëm kanë doza profesionale, por aspak të nxitur nga dritë shkurtësia nacionaliste që, për hir të së vërtetës, nuk ka mbërthyer vetëm Greqinë, por në përgjithësi gjithë Ballkanin. Nuk ka asnjë diskutim që në Greqi e sidomos në Serbi fryma kolektive kundër simbolit shqiptar mund të jetë e theksuar, por në futboll kjo ngjan gjithnjë e më shumë një budallallëk.

Kësaj idiotësie në të shkuarën fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar as skena shqiptare. Në një derbi Tirana-Partizani në dhjetor të vitit 2015 stadiumi nxinte nga thirrjet kundër serbëve – një lloj hakmarrjeje për atë që ndodhi në natën e Beogradit – por ndërkohë zëvendëstrajneri i Tiranës, Gvozdenoviç ishte serb, dhe po serb ishte dhe Raçiç, sulmuesi kryesor i Partizanit.

Nëse qëndron mes turmave të Ballkanit, të betohen se nuk kanë asgjë personale me askënd. Kapinos, Kasami, Hasi, Gvozdenoviç, Raçiç, apo çdokush tjetër jeton i lumtur dhe në paqe në rrugët e Athinës, Tiranës apo Beogradit. Fatkeqësia dhe idiotësia qëndron që atje në turmë e sipër logjika ngatërrohet dhe kushedi pse këto thirrjet nacionaliste me karakter ballkanas vazhdojnë e mbizotërojnë e madje janë ende një modë.

Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pavarësisht se një banderolë e tillë bën gjithnjë një lajm, ashtu sikundër për serbët bën lajm “mbyte Beogradin”. Nëse ngrihemi pak nga emocionet e së shkuarës apo lëmë disi mënjanë atë çfarë na ka dhuruar e ofruar politika ndër shekuj, do kuptojnë se jemi të gjithë qytetarë të lirë të një Ballkani që fatkeqësisht është i ndezur. Për momentin nxehemi njësoj kur Kapino bën shqiponjën apo Raçiç tre gishtat.

Por, sepse ka gjithnjë një por, në të gjithë krahasimet e mundshme. Shqiptarët më së shumti janë pasoja e reagimeve. Shkaku i vërtetë është fakti që turmat e stadiumeve kryesore në Greqi dhe Serbi për fat të keq ende nuk kanë dalë mbi nxehtësinë e atyre që i orientojnë për të thërritur e klithur pa asnjë logjikë. Kushedi si ndihet një tifoz i Olimpiakosit kur pas fitores duhet të përqafojë Kapinosin, Kasamin e ca më shumë Hasin. Javën tjetër është Olimpiakos-Partizan Beograd. A do jetë lajm nëse nuk do ketë thirrje anti-shqiptare? Nuk duhen marrë seriozisht. Kur i ke përballë të thonë: asgjë personale.

Gjergji Stefa

Besnik Hasi prezantohet tek Olimpiakosi: Premtoj futboll sulmues dhe dominues
Pas disa ditësh pritjeje, më në fund Besnik Hasi është zyrtarizuar si trajneri i ri i Olimpiakosit, klubit që po dominon Greqinë prej shumë vitesh dhe tashmë kërkon të bëjë gjëra të rëndësishme edhe në Europë.

Ish-trajneri i Anderlehtit dhe Legias doli sot përpara medieve dhe ndër të tjera tha: “Së pari, dua të qartësoj që kjo është hera e parë që flas për Olimpiakosin. Nuk ka folur për asnjë gazetë apo televizion, edhe pse kam parë shkrime sikur kam dhënë intervistë në Belgjikë. Sot firmos për Olimpiakosin dhe sot po flas për herë të parë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, Olimpiakosi është një klub i madh dhe ndihem i nderuar që marr këtë detyrë. Kam ardhur më parë në Pire si trajner i Anderlehtit dhe e njoh atmosferën. Lojtarët e mi e ndienë dhe ishin të frikësuar.

“Ndihem i nderuar nga besimi i dhënë nga presidenti dhe administrata, që kanë një objektiv të qartë, kualifikimin për në grupet e Champions League. Unë e kam këtë eksperiencë dhe mund t’ia dal mbanë. E njoh skuadrën, e kam parë mjaftueshëm. Që kur kemi nisur kontaktet me klubin, kam parë 6 ndeshje të Olimpiakosit, përveçse e kam ndjekur edhe më parë dhe njoh shumë lojtarë. Unë jam një trajner që punon me shumë qejf me të rinjtë e klubit, ndaj dua t’i shoh edhe ata, para se të vendosim kush qëndron e kush largohet.

“Mënyra e lojës? Filozofia ime është futbolli sulmues dhe dominimi në fushë. Shpresoj që skuadra të jetë sa më e kompletuar brenda pak javësh dhe deri në ndeshjen e parë ndërkombëtare klubi më ka premtuar se skuadra do të jetë thuajse 100% ajo që kemi në plan”.

Kampionati nis në gusht, por Olimpiakosi do të debutojë në Champions League që në korrik: “Skuadra është e mbushur me lojtarë cilësorë e me eksperiencë, ndërsa sa më shpejt do të kërkojmë lojtarë të tjerë, pasi prioritet është Liga e Kampioneve në korrik dhe i dua lojtarët gati e të motivuar. Nuk i dihet asnjëherë shortit, ndaj duhet të jemi gati për gjithçka”.