Hasan Lika

Muaji “i mallkuar” i pankinave, çfarë ka ndodhur në Shqipëri!
Gjithçka nisi në fillim të muajit, madje pas një ngjarjeje që bëri bujë dhe detyroi qeverinë të ulej në një tryezë të rrumbullakët me FSHF-në, Policinë dhe përfaqësuesit e klubeve. Goditja e Eldorian Hamitit solli dënimin e Kamzës, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Dytë.

Nisur nga kjo situatë e krijuar, Gentian Stojku pas vetëm dy javësh e mbylli aventurën e tij te skuadra periferike e kryeqytetit dhe nisi punë në krye të Apolonisë. Fierakët larguan Rade Miliç dhe i besuan pankinën elbasanasit, që këtë sezon e kishte nisur në krye të Erzenit.

I radhës që e mbylli ishte Besnik Prenga. Trajneri me origjinë nga Mirdita, pas humbjes 3-0 që Laçi pësoi në Kupë me Tiranën, u shtrëngoi duart futbollistëve. “Nuk ju motivoj dot, iki për të mirën e ekipit”, thoshte ish-sulmuesi i Partizanit, që u pasua te bardhezinjtë nga një tjetër i kuq, Sulejman Starova.

Më pas ishte momenti për të pasur lëvizje te Vllaznia dhe Kukësi, madje në një ditë. Verilindorët njoftuan shkarkimin e Armando Cungut. Ramadan Ndreu ishte zgjidhja momentale dhe trajneri krutan nis një eksperiencë të re. Nga Shkodra erdhi lajmi tjetër. “Jam i detyruar të iki në SHBA, i falënderoj të gjithë te Vllaznia”, thoshte Hasan Lika për SportEkspres.com. Tekniku kryeqytetas u largua duke shtrënguar duart me drejtuesit e kuqbluve.

Ky muaj mori edhe “kokën” e Kristian Panuçit. Tekniku italian u shkarkua nga FSHF pas humbjes me Turqinë, duke e çuar në gjashtë numrin e trajnerëve të larguar nga vendi ynë. A do ketë më lëvizje gjatë marsit? Duhet pritur, zhvillohen edhe katër ndeshje në fundjavë, çfarë nuk ndodh!

Cungu: Faleminderit, por nuk kthehem te Vllaznia! Personalitetet po lënë Shqipërinë
Armando Cungu është i lirë dhe shumëkush ka menduar për një rikthim tijin te Vllaznia pas largimit prej Kukësit. Gjithsesi trajneri shkodran për momentin mendon vetëm të pushojë pranë familjes së tij. Në verë mund të vendosë të bëjë lëvizjen e radhës.

“Nuk kam marrë asnjë kontakt nga drejtuesit e Vllaznisë. Së dyti, edhe nëse marr,  vetëm do i falënderoj. Dua të rri pushim. Isha te Vllaznia dhe u largova për situata që mendova se ishin të vështira në ato momente. Mendoj se nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Kam treguar se jam munduar si shkodran dhe moralisht e kam pasur detyra ta drejtoj Vllazninë në ditë të vështira.

Kam bërë aq sa kam mundur dhe mendoj se deri diku kam pasur një aventurë të suksesshme, duke parë parasysh rrethanat dhe mundësitë që kishte Vllaznia. Për momentin nuk e shoh absolutisht të nevojshme praninë time te Vllaznia. Do qetësohem pak pranë familjes dhe miqve. Vllaznia ka nevojë për ndryshime rrënjësore”, shprehet Cungu për Rozafa TV.

Ai ka komentuar edhe largimin e Likës nga Vllaznia. “Hasan Lika ka bërë një punë të shkëlqyer te Vllaznia. Është një trajner me eksperiencë të madhe dhe meriton respekt”, deklaron Cungu. Lika ka lënë Vllazninë për t’u zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Situata e tij është një hemorragji që po ndodh në shoqërinë shqiptare. Ajo që të dhemb më tepër,  është se në vitet e para të demokracisë kanë ikur në masë pjesa jo shumë e rëndësishme e Shqipërisë, ndërsa vitet e fundit kanë zgjedhur të ikin njerëz me reputacion, profesionistë dhe kjo është që nuk më lë shije të mirë. I uroj shumë fat Likës. E njoh personalisht dhe kam raporte shumë të mira. Largimi i tij i bën keq Vllaznisë për mendimin tim”, përfundon trajneri shkodran.

Befasia vjen nga Shkodra, largohet Hasan Lika: Ju falënderoj!
Dita e sotme ka qenë e fundit për Hasan Likën në drejtimin e Vllaznisë. Pas stërvitjes së paradites, ishte vetë Lika që i  ka komunikuar skuadrës këtë largim për arsye emigrimi. Edhe për SportEkspres.com, tekniku e konfirmon këtë largim për arsye emigrimi në Amerikë, por duke shprehur konsideratat e vlerësimet e tij më të mira.

“Ishte një periudhë shumë e mirë për mua në drejtimin e Vllaznisë. Edhe pse në Kategorinë e Parë, unë e pranova ofertën e drejtuesve të saj, të cilët i falenderoj për bashkëpunimin e sinqertë që patën me mua. Më vjen keq nga ky largim, por këto ishin kushtet e mia familjare. Në fundin e këtij muaji më skadon viza për në Amerikë. Vllaznisë i uroj suksese në Kategorinë Superiore”, deklaroi Hasan Lika pas largimit nga stoli i Vllaznisë.

Vllaznia renditet e para në grupin A dhe ka 11 pikë më shumë se Erzeni dhe Korabi, që ndajnë vendin e dytë. Rikthimi në Superiore është një formalitet, ndërkohë që mbetet të mësohet se kush do e marrë drejtimin e kuqebluve në vazhdim.

AGRON KAJA

Vllaznia gati, Hasan Lika: Tani nis më e vështira!
Vllaznia e nis fazën e tretë në transfertë, pasi në javën e 19-të do të luajë në Peshkopi ndaj Korabit vendas. Në këtë përballje te skuadra shkodrane pritet të ketë ndryshime në përbërje dhe grupi nuk do të jetë i plotë, pasi do të mungojë mbrojtësi Malota, por ka sinjale rikthimi të kapitenit Gilman Lika pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushe për dy javë.

Gjithsesi, trajneri Hasan Lika mendon se është e zakonshme në rrugëtimin e çdo sezoni të ketë mungesa. Për SportEkspres.com, ai deklaron se tashmë nis pjesa më e vështirë e këtij kampionati dhe kujdesi do të jetë maksimal me çdo kundërshtar në tetë ndeshjet e mbetura. Kështu, edhe ndaj Korabit so tentohet  fitorja nga skuadra e drejtuar prej tij.

“Ne nuk e nënvlerësojmë asnjë skuadër në garë, aq më shumë tani në fazën e tretë ku pikët janë përgjysmuar. Ne do vazhdojmë rrugën tonë dhe ndaj Korabit do të luajmë me motivin e fitores, pa  e nënvleftësuar si kundërshtar. Tashmë nis pjesa më e vështirë e këtij kampionati dhe kujdesi do të jetë maksimal me çdo kundërshtar në tetë ndeshjet që do luajmë”, u shpreh Lika.

Në Grupit A, me përgjysmimin e pikëve, Vllaznia renditet në vendin e parë në zonën Play-off me 22 pikë. Ndërsa Korabi pozicionohet në vendin e katërt, me 14 pikë. Dibranët synojnë që në ndeshjet e fazës së tretë të hedhin “piketat” për sezonin e ri.

AGRON KAJA

Hasan Lika: Ju tregoj çelësin e suksesit të Partizanit, rivalët prapa prej luhatjeve
Edhe pse sot drejton Vllazninë në Kategorinë e Parë, Hasan Lika vijon ta ndjekë Kategorinë Superiore. Për ndeshjet e javës së 22-të ai deklaron se cila skuadër fiton në ndeshjen Teuta-Kukësi, ajo do të jetë rivalja më e afërt e Partizanit në kreun e renditjes.

Për SportEkspres.com, Lika thekson se Partizani është treguar skuadër më e qëndrueshme në lojë e në rezultate, ndërsa Kukësi e Teuta kanë pasur luhatje, që i kanë larguar mes tyre në renditje. Sipas tij, ndeshja e javës së 22-të, Teuta-Kukësi është shumë e fortë për të dyja skuadrat.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Sot jeni trajner i Vllaznisë në Kategorinë e Parë, po me Superioren si e keni ndjekshmërinë?

-Edhe pse shumica e ndeshjeve në Kategorinë Superiore zhvillohen në të njëjtën ditë me ato të Kategorisë së Parë, ndjekshmëria ime për këtë kategori nuk është mbyllur. Jo vetëm si trajner profesionist, por edhe si ish-futbollist i elitës, Superiorja është pjesë e punës dhe e jetës.

Nisur nga pozicionet në renditjen e 21 javëve të luajtura, si e lexoni ecurinë e skuadrave?

-Mendoj se renditja e skuadrave në 21 javët e luajtura lexohet ashtu sikundër ajo është. Që do të thotë se të gjitha kanë marrë aq sa kanë dhënë, pa harruar se disa prej tyre edhe kanë gabuar dhe nuk kanë renditjen e menduar. Gjithsesi, kjo është renditja që kanë merituar të gjitha.

Jeni “ish” i Partizanit në trofeun e tij të fundit në kampionat, si e përshkruani këtë situatë për titullin kampion?

-Partizani ka një ecuri të mirë në këto 21 javë që janë luajtur në Superiore. Natyrisht që kjo mbetet meritë e gjithë skuadrës, e në veçanti e trajnerit Skënder Gega, Ai ka ditur ta menaxhojë mirë skuadrën në të gjithë treguesit. Rëndësi ka që të vazhdojë kështu.

Keni drejtuar si trajner Teutën dhe Kukësin, si e shikoni sfidën mes tyre për javën e 22-të?

-Në këndvështrimin tim, ndeshja Teuta-Kukësi është shumë e fortë për të dyja skuadrat. Janë të dyja skuadra me përbërje cilësore dhe në mendimin tim, kush do të gabojë më pak do të jetë më rezultative në lojë. Do jetë një ndeshje e hapur për të dyja skuadrat.

Kukësi e Teuta janë dy skuadra që kërkojnë të sfidojnë Partizanin në kreun e renditjes, a i kanë mundësitë?

-Cila skuadër do ta fitojë këtë sfidë të premten, ajo do të jetë ndjekësja më e afërt e Partizanit. Nga ana e tij Partizani asnjëherë nuk duhet t’i nënvleftësojë këto dy rivale në renditje. Kështu gara do të bëhet edhe më e bukur deri në fund, por sfida e Kukësit e Teutës për të marrë kreun është e vështirë.

Cilat mendoni se janë pikat më të forta të këtyre tre skuadrave në këtë ecuri të sezonit në vazhdim?

-Partizani është treguar skuadër më e qëndrueshme në lojë e në rezultate, ndërsa Kukësi e Teuta kanë pasur luhatje që i kanë larguar mes tyre në renditje. Te Partizani, dyshja Gega-Rama janë baza e arritjeve të deritanishme, por edhe për një vazhdimësi të mirë të skuadrës.

Ndeshjen e radhës në Kategorinë e Parë e luani në transfertë me Vorën, e mendoni të kalueshme?

-Absolutisht jo. Do të jetë një tranfertë e vështirë, pavarësisht emrit që ka Vora dhe pozicionit të saj në tabelën e renditjes. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por ne do bëjmë detyrën tonë deri në fundin e këtij kampionati.

Trajneri i Vllaznisë veçon lojën e mirë, Lika: E mbyllim kampionatin pa kompromise
Duke qenë se në javën e 15-të Vllaznia pësoi humbje 0-2 në Shijak, mendohej se skuadra shkodrane do të lëkundej në vazhdimësinë e ndeshjeve të fazës së dytë. Por si skuadra kryesuese e Grupit A, Vllaznia e ka bërë autokritikën menjëherë në javën e 16-të, edhe pse Shënkolli nuk ishte kundërshtar që mund t’ia vinte në dyshim fitoren. Gjithsesi, një fitore e nevojshme kjo, duke parë edhe pozicionin e skuadrave që e ndjekin në tabelën e renditjes.

Për SportEkspres.com, trajneri Hasan Lika deklaron se është meritë që Vllaznia shkoi +7 pikë nga Erzeni i vendit të 2-të, por më shumë vlerëson lojën e mirë të skuadrës së tij. “Tri pikët ishin në logjikën e 90 minutave dhe skuadra asnjëherë nuk e vuri në dyshim fitoren. Por mua dje më shumë më tërhoqi loja e mirë që zhvilloi skuadra, edhe pse Shënkolli nuk u tregua ndonjë kundërshtar që mund të na vinte në dyshim fitoren. Tashmë jemi +7 pikë nga vendi i dytë”, kështu theksoi sot Hasan Lika për fitoren në javën e 16-të.

Për teknikun tiranas të Vllaznisë, ndeshjet në vazhdim janë të forta ku në javën e 17-të luajnë në transfertë me Vorën e në javën e 18-të presin Ilirinë në Shkodër. “Ndeshjet në vazhdimësi do të jenë të vështira, sepse çdo skuadër kërkon maksimumin për të marrë sa më shumë pikë. Në fazën e 3-të krijohen vështirësi për çdo skuadër, por ne do bëjmë kampionatin tonë, deri në fund pa asnjë kompromis”.

Në dy ndeshjet e e fazës së dytë, Vllaznia ka një transfertë në me Vorën dhe një ndeshje në fushën e saj me Ilirinë e Fushë Krujës.

AGRON KAJA

Hasan Lika largon vemëndjen nga miqësoret: Mendojmë për garën
Pas ndeshjes miqësore me Burrelin të cilën Vllaznia e barazoi në “Reshit Rusi” 0-0, trajneri i skuadrës shkodrane Hasan Lika, deklaroi se tashmë gjithçka është gati për rinisjen e sezonit. Ndërsa sot për SportEkspres.com,  tekniku i shkodranëve theksoi se takimet miqësore tashmë duhen harruar dhe vëmendja duhet rikthyer tek dy ndeshjet e radhës, në Kampionat me Erzenin dhe në Kupë me Kamzën.

“Me ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar, kemi parë më nga afër gjendjen aktuale para rifillimit të sezonit. Unë jam i kënaqur me atë që skuadra ka dhënë në fushën e lojës në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë muaj dhe mendoj se jemi gati për takimet e këtij sezoni, që për ne do të rinisin me një sfidë të vështirë në Shijak, dhe më pas me ndeshjen e kthimit të turit të dytë në Kupë me Kamzën”, kështu deklaroi trajneri Lika i Vllaznisë.

Ndërsa interesimit për merkaton me “pikatore”, Lika ju përgjigj se, Vllaznia është e plotë dhe mosafrimet nuk e zbehin optimizmin e besimin për ngjitje në Kategorinë Superiore. “Skuadra është e plotësuar në organikë dhe ne ndjehemi plotësisht të gatshëm për të vazhduar ecurinë pozitive të pjesës së parë të sezonit. Mos afrimet në merkaton e janarit nuk zbehin aspak objektivin dhe optimizmin që kemi për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Ky synim nuk mund të ndryshojë nga mosafrimet në merkato”.

Në kuadrin e javës së 15-të të Kategorisë së Parë, të shtunën më 2 shkurt 2019, Vllaznia si kryesuese në Grupin A luan në Shijak me Erzenin e vendit të dytë në këtë grup.

AGRON KAJA

Barazim në miqësoren me Burrelin, trajneri Lika e shikon Vllazninë gati për Erzenin
Sot në mesditë në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër, Vllaznia luajti një ndeshje miqësore me Burrelin, të dyja skuadra këto që pjesë e Grupit A në Kategorinë e Parë. Një barazim i bardhë pa gola 0-0, i cili ka kënaqur të dy trajnerët, ndërkohë që trajneri i matjanëve Elvis Plori, e quan këtë ndeshje si testin më të mirë para rinisjes së kampionatit të Kategorisë së Parë. Trajneri Hasan Lika i Vllaznisë u dha më shumë mundësi lojtarëve më pak të aktivizuar, e gjithsesi e quajti si test para ndeshjes me Erzenin në Kampionat dhe me Kamzën në Kupë.

“Në tërësi loja u zhvillua e mirë në të dyja pjesët e saj dhe unë mbeta i kënaqur. Në pjesën e dytë aktivizova lojtarë që kanë luajtur më pak në këtë periudhë dhe të gjithë e justifikuan me lojën që zhvilluan. Ishte një test për ndeshjen në kampionat me Erzenin në Shijak dhe për ndeshjen e Kupës në Kamzë, ndërsa sa i përket merkatos, përveç Krujës, asnjë futbollist tjetër nuk kemi afruar, sepse skuadra i ka të gjitha kapacitetet që ta mbyllë në vendin e parë në Grupin A”.

Ndërkohë që trajneri i skuadrës matjane, Elvis Plori, e quan këtë miqësore si testin më të mirë që skuadra e drejtuar prej tij ka zhvilluar në këtë periudhë përgatitore gjatë muajit janar. “Jam i kënaqur nga paraqitja e mirë që bënë lojtarët të cilët i kemi afruar gjatë kësaj merkatoje. Unë e quaj një test shumë të mirë për Burrelin, por deri në orët e fundit të merkatos do të jemi aktivë, kryesisht për një lojtar sulmues”.

Në datën 2 shkurt do të rinisë Kampionati i Kategorisë së Parë, ku Vllaznia luan me Erzenin në Shijak, ndërsa Burreli është mysafir në Fushë Krujë. Vllaznia kryeson Grupin A me 35 pikë, Burreli renditet në vendin e 9-të me 15 pikë, me pikë të barabarta me Ilirinë e vendit të 8-të.

AGRON KAJA

Lika premton impenjim maksimal ndaj Kamzës, konfirmon mungesën e titullarit
Vllaznia do të përballet ditën e nesërme me Kamzën, në kuadër të takimit të parë të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Trajneri Hasan Lika konfirmoi para gazetarëve se skuadra e tij është impenjuar maksimalisht për këtë ndeshje, ndërsa konfirmoi dhe mungesën e qendërmbrojtës rumun Dani Ignat.

NDESHJA ME KAMZËN – “Është ndeshje kupe dhe kërkojmë të kualifikohemi e të japim maksimumin. Pavarësisht se jemi të përqendruar në kampionat duhet të japim maksimumin dhe në kupë. E njohim kundërshtarin dhe do të mundohemi të japim më të mirën. Mirë do të ishte të luanim në “Loro Boriçi”, por duke qenë se koha nuk ka qenë e mirë do të luajmë në “Reshit Rusi”.

MUNGESAT – “Përveç Dani Ignat, i cili mungon pasi nuk do të jetë pjesë e klubit. Kjo për arsyet e veta personale. Ne e kemi pritur, por ai do të jetë mungesë. Të tjerët janë të gatshëm dhe do të luajmë me formacionin më të mirë. Do ta marrim si kundërshtar të radhës dhe do të japim maksimumin në fushë”.

Speciale | Formacioni i karrierës: Shpejtësi, fantazi dhe një makineri golash, përzgjedhjet e Hasan Likës
Karriera e Hasan Likës në drejtimin e skuadrave të elitës në futbollin shqiptar ka nisur te Partizani, skuadër në të cilën ai krijoi personalitetin e tij fillimisht si një sulmues shtatlartë që shënonte nga çdo pozicion, sidomos me kokë. SportEkspres.com e ka veçuar Likën si një nga teknikët më të suksesshëm pas vitit 1990 dhe për lexuesit tanë ai e ndërtoi formacionin me lojtarët më të mirë që ai ka drejtuar në karrierë e tij si trajner, me gatishmëri dhe interes për këtë rubrikë të veçantë.

Hasan Lika i qëndron besnik modulit 4-4-2, duke e nisur në katërkëndor me një legjendë të futbollit shqiptar, Perlat Mustën. “Për mua ishte një portier i madh, një legjendë e papërsëritshme sot, për karakteristikat e tij të veçanta. Në periudhën që unë e drejtova te Partizani, edhe pse ishte në fundin e karrierës, Musta asnjëherë nuk e lëshoi personalitetin e liderit”. Kjo  është kjo konsiderata që Hasan Lika shpreh për portierin Perlat Musta, duke shtuar se për të mund të thuhen edhe më shumë fjalë të mira.

Ndërsa për repartin e mbrojtjes, Lika përqendrohet te një katërshe që kanë luajtur në skuadra të ndryshme, duke e nisur në krahun e djathtë me Suad Licin, ndërsa në krahun e majtë vendos Julian Ahmatajn. Qendra e mbrojtjes për Hasan Likën përbëhet nga Ilir Shulku e Tefik Osmani. Ai tregon se ishin mbrojtës që jepnin siguri, forcë e garanci në skuadra. “Personaliteti i Ilir Shulkut në mbrojtje mbetet unik edhe sot, ndërsa Osmani po tregon vlera në këtë repart. Suad Lici dhe Julian Ahmataj, veç sigurisë në krahë, ishin shpërthyes e shpesh protagonistë në shënimin e golave”.

Katër emrat e mesfushorëve që Lika i veçon si më të mirët në karrierën e tij si trajner i përkasin dy dekadave të fundit në futbollin tonë. “Me Kristal Abazajn në krahun e djathtë dhe Elis Bakajn në krahun e majtë, mesfusha funksiononte si një fizarmonikë, ndërsa në qendër Paulin Dhëmbi e Bledi Shkëmbi i jepnin sigurinë e virtuozitetin lojës. Të gjithë ishin me personalitet në fushë dhe pikë referimi për rezultatet në skuadër”.

Në repartin e sulmit, Hasan Lika nuk e quan të “harruar” Hamdi Salihin, bomberin që ka dominuar golashënuesit e Superiores. “Hamdi Salihi të jepte siguri në çdo ndeshje, me golat e tij nga çdo pozicion ndeshja quhej e fituar me atë në fushë. Një sulmues i madh edhe në Kombëtare. I tillë ishte Bledar Mancaku, por shumë i shpejtë e teknik, i vështirë për çdo kundërshtar”.

KARRIERA – Hasan Lika e ka nisur karrierën si futbollist te Shkëndija e Tiranës në vitin 1977, në moshën 17-vjeçare. Deri në sezonin 1985 ai ka luajtur me Partizanin e më pak me Shkëndijën. Në këtë periudhë realisht ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur, një golashënues që me kokë nuk të falte. I lindur më 1 janar 1960, Hasan Lika u largua shumë i ri (26 vjeç) nga futbolli i luajtur, duke nisur më pas karrierën si trajner.

Skuadra e parë që ka drejtuar ka qenë Partizani në vitin 1991, ndërsa aktualisht është në krye të Vllaznisë. Lika ka qenë edhe në krye të Teutës, Kombëtares U21, Besës, Apolonisë, Kukësit dhe Luftëtarit. Gjithashtu tekniku kryeqytetas te Lushnja ishte ndihmës i argjentinasit Mario Kempes.

IDEUAN DHE PËRGATITËN: Vladimir Prenga, Agron Kaja

Hasan Lika: Vllaznia nuk shikon rivalët, e vështirë me Besëlidhjen
Vllaznia mundi Dinamon një javë më parë dhe synon të ruajë minimalisht diferencën me Erzenin, por pse jo edhe ta thellojë atë. Përballja e radhës për shkodranët është ajo ndaj Besëlidhjes dhe kuqeblutë synojnë fitoren. Si zakonisht ka dalë para mediave trajneri Hasan Lika, i cili ka theksuar se e kanë përqendruar vëmendjen te ndeshja e tyre dhe jo te përballja Erzeni-Dinamo.

Profesor, me ndonjë gabim të vogël një ecuri përgjithësisht e mirë e Vllaznisë deri tani, apo jo?

-Sigurisht që ne mendojmë të gabojmë sa më pak, por ka vend gjithmonë për të vlerësuar edhe kundërshtarët. Edhe ato kërkojnë të marrin maksimumin, jo vetëm karshi nesh, por në çdo ndeshje.

Edhe ndaj Besëlidhjes nesër objektivi nuk do të ndryshojë, vetëm fitore?

-Besëlidhja është një nga 3-4 skuadrat rivale, nëse themi kështu. Jemi përgatitur për një ndeshje të vështirë nesër, por shpresoj ta kalojmë me sukses edhe atë.

Me ndryshimet në pankinë te Besëlidhja, duket se tashmë ka më shumë optimizëm te kjo skuadër. Një arsye më shumë për ta vlerësuar si duhet këtë kundërshtar?

-Duket se këto ndryshime kanë ndikuar pozitivisht te kjo skuadër, fituan në transfertë javën e kaluar me Veleçikun, kështu që ne jemi të ndërgjegjshëm se do kemi vështirësi ndaj saj.

Nesër përballen me njëra-tjetrën dy rivalët e Vllaznisë, Erzeni dhe Dinamo. Kjo do të thotë se mund ta keni vëmendjen edhe rek rezultati i kësaj sfide?

-Ne jemi të përqendruar vetëm te ndeshja jonë. Futbollistët janë stërvitur në maksimum për ta përballur me sukses edhe ndeshjen e nesërme dhe nuk kemi ndër mend të shohim të tjerët.

Ka ndonjë problem me lojtarët e formacionit?

-Ka ndonjë shqetësim të vogël të ndonjë futbollisti, por asgjë serioze.

-Do luani në “Loro Boriçi”, por në fakt tifozët nuk është se po e ndjekin shumë Vllazninë. Keni një ftesë për to?

-Ne kemi për detyrë t’i thërrasim tifozët me lojëra të bukura dhe me rezultate. Sigurisht që kemi shumë nevojë për to, por jemi të ndërgjegjshëm se duhet të bëjmë shumë më tepër që të na vijnë sa më shumë tifozë për të na mbështetur.

-Po ofrojnë festat e fundvitit, gjashtë pikët në dy ndeshjet e fundit do jenë një dhuratë e bukur nga ana juaj për tifozët?

-Shpresojmë që t’i realizojmë me sukses edhe këto dy ndeshjet e fundit të këtij viti, në mënyrë që të gjithë së bashku t’i bëjmë një mbyllje të mirë atij.

Hasan Lika: Vllaznia kudo për fitore, me Dinamon ndeshje intriguese
Vllaznia ka mundësinë të thellojë diferencën me Erzenin dhe Dinamon, pasi nesër përballet me këta të fundit. Trajneri Hasan Lika ka folur për këtë ndeshje sot para mediave dhe ka theksuar se barazimi nuk u shkon për shtat objektivave që ata dhe blutë kanë.

Profesor, kampionati duket se po “nxehet” sepse është shtuar rivaliteti. Nesër ndaj Dinamos besoj se do të jetë e vështirë apo jo?

-Sipas logjikës së kampionatit, skuadrat kanë ardhur në rritje dhe kuptohet që kërkojnë secila prej tyre të marrin më të mirën e mundshme dhe prandaj mendoj se kampionati do të bëhet akoma më i fortë dhe më i bukur.

Të paktën në rrjete sociale, Dinamo dhe Erzeni po e “kërcënojnë” në njëfarë mënyre Vllazninë. Sa e ndjen Vllaznisë këtë presion psikologjik?

-Normale që skuadrat të cilat janë më afër nesh, si Erzeni e Dinamo, po bëjnë mirë në kampionat, ashtu siç po vazhdojmë të bëjmë mirë edhe ne. Kështu, që shpeshherë futbollistëve i kemi thënë të kthejnë edhe kokën prapa që të shikojnë edhe kundërshtarët, ashtu siç ato na shohin ne dhe duan të na ofrohen sa më shumë. Si çdo skuadër, po bëjmë punën tonë dhe kërkojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje.

Mendoni se është ndeshje deçizive kjo me Dinamon për vazhdimësinë e kampionatit?

Kjo është një ndeshje e rëndësishme, sepse është me një kundërshtar direkt dhe që pretendon të ngjitet në renditje. Kështu që kemi përpara një ndeshje të vështirë, ashtu siç janë në përgjithësi të gjitha. Për më tepër ndaj Dinamos, një skuadër që ka në përbërje disa lojtarë cilësorë dhe me përvojë.

Duket se barazimi nuk kënaq asnjërën skuadër nesër…

-Nuk besoj se barazimi shërben për objektivin final që ne kemi. Gjithsesi ne shkojmë të marrim maksimumin edhe në këtë ndeshje.

Braziliani Junior ka deklaruar se pas golit ndaj Burrelit, nuk do të ndalët më. Diçka pozitive kjo për ekipin?

–E vërtetë se ai kishte disa ndeshje që nuk po shënonte, megjithatë u rikthye te goli ndaj Burrelit dhe kjo është diçka pozitive për të dhe skuadrën. Shpresojmë që të vazhdojë kështu. Ne duam në radhë të parë që sportistët të na luajnë mirë në ndeshje. Duke luajtur mirë, kuptohet që do të vijnë edhe golat.

Edhe këtë herë skuadra do të jetë e plotë?

-Kemi ndonjë shqetësim të vogël me ndonjë prej futbollistëve nga gjendja gripale që po kalojnë, megjithatë të shohim deri nesër për gjendjen e tyre.

Në kampin dinamovit, ndonëse nuk shquhen për ndonjë tifozëri të madhe, duket se një organizim të madh për të mbledhur sa më shumë tifozë për nesër ndaj Vllaznisë. Ju shqetëson kjo gjë?

-Me të drejtë e konsiderojnë një ndeshje të rëndësishme për Dinamon, por ne shohim këtë gjë edhe si respekt ndaj Vllaznisë. Besoj se meritojmë respekt dhe tek Dinamo duket se dëshirojnë ta ngrenë akoma më lart këtë sfidë, që pavarësisht se është e Kategorisë së Parë, duan që ta ngrenë në nivelin e një derbi tradicional të zhvilluar në vite në mes Dinamos dhe Vllaznisë. Historia e futbollit shqiptar ka treguar se këto dy skuadra kanë luajtur një futboll jashtëzakonisht të bukur dhe rezultatet e përballjeve në mes tyre kanë qenë shpeshherë shumë intriguese.

Pra, besoni se do të ktheheni në Shkodër me tre pikë?

-Ne shkojmë në çdo ndeshje për tre pikë, pavarësisht se edhe kemi gabuar në ndonjë ndeshje të veçantë. por shpresojmë të mos gabojmë në vazhdimësi.

Hasan Lika: Dinamo mbetet Dinamo, do të jetë e vështirë
Pas javës së 11-të në Kategorinë e Parë, skuadra e Vllaznisë kryeson Grupin A me 28 pikë, 4 pikë larg vendit të dytë, Erzenit. Por për trajnerin e shkodranëve, Hasan Lika, kjo diferencë duhet të ishte edhe më e madhe.

“Natyrisht që kemi gabuar në dy ndeshje, sepse kemi lënë 5 pikë, e sot duhet të kishim 33. Gjithsesi, skuadra ka treguar nivel të mirë, dhe nga ndeshja në ndeshje ka ardhur në rritje”, kështu theksoi fillimisht në deklaratën e tij për SportEkpres.com, trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika.

Ndërkohë që edhe për ndeshjen e javës së 12-të ndaj Dinamos, një nga ndjekset e skuadrës që ai drejton, Vllaznia ka vlerësim maksimal dhe është e përgatitur për ta fituar sfidën.

“Javë pas jave ndeshjet bëhen edhe më të vështira. Të gjitha skuadrat ne i kemi vlerësuar dhe i vlerësojmë maksimalisht, e po kështu edhe ndeshjen e radhës të javës së 12-të. Sepse Dinamo mbetet Dinamo, një emër i madh që meriton respekt e vlerësim. E dimë që do të jetë një sfidë e vështirë, por ne jemi përgatitur dhe do të luajmë në atë sfidë vetëm për tri pikët”, ishte kjo deklarata e trajnerit të Vllaznisë, Hasan Lika.

Hasan Lika: Kujdes Burrelin, jo vetëm Zhunior duhet të shënojë!
Vllaznia luan nesër kundër Burrelit në shtëpi dhe si zakonisht objektivi janë tre pikët. Këtë e shprehu edhe trajneri Hasan Lika në deklaratën e tij që dha për mediat. “E kemi theksuar se luajmë gjithmonë për fitore. Ashtu siç kanë shkuar ndeshjet, të gjithë e kanë parë se kemi pasur vështirësi dhe do të vazhdojmë të kemi. E rëndësishme është që futbollistët na japin besimin e duhur, pasi bëjnë maksimumin në stërvitje”, u shpreh trajneri kryeqytetas.

Tashmë kuqeblutë nuk do të luajnë në “Reshit Rusi” dhe është diçka pozitive. “Rikthimi në ‘Loro Boriçi’ është një lajm i mirë, pasi aty fusha është ideale për të luajtur futboll. Shpresoj të shprehemi mirë dhe ta kalojmë me sukses”, shtoi Lika.

I pyetur se si është për Vllazninë të luajë një ditë pas kundërshtarëve, trajneri i kuqebluve u shpreh: “Jemi të përqendruar te ndeshjet tona, por sigurisht që duhet kthyer ndonjëherë edhe koka prapa për të parë diferencën, që është shkurtuar. Ne jemi të përqendruar te ndeshja jonë dhe shpresoj që të bëjnë ndonjë hap të gabuar edhe kundërshtarët, siç kanë shpresuar ata për ne”.

BURRELI – “E kemi pasur të vështirë edhe në Shkodër kur kemi luajtur për Kupë. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi një skuadër të fortë, ata kanë pasur problemet e fillimit dhe më pas janë rritur si të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë. Duhet të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë, pastaj të shohim për ecurinë e mëtejshme”.

ZHUNIOR – “Një sulmues ka për detyrë mbi të gjitha të luajë dhe t’i shërbejë skuadrës. Natyrshëm që kërkohet edhe të shënojë gola. Unë e kam theksuar, madje edhe futbollistët janë të ndërgjegjshëm, që nuk është vetëm detyrë e brazilianit për të shënuar. Është detyrë e gjithë skuadrës. Nëse do kemi një shpërndarje të golave në të gjithë skuadrën, sigurisht që suksesi do të ishte më i garantuar. Pozitive është se po shënojnë edhe lojtarët e tjerë dhe jo vetëm Silvio”.

Hasan Lika: Të rregullojmë shënjestrën e t’i mundim të gjithë!
Hasan Lika, trajneri i Vllaznisë, ka dalë sot para mediave për të folur për ndeshjen e radhës me Korabin. Ai i ka bërë një bilanc edhe paraqitjeve të deritanishme të ekipit të tij dhe thekson se objektivi i kuqebluve është të fitojnë çdo ndeshje deri në fund.

Ai flet edhe për problematikën kryesore, që lidhet me shënimin e golit. Këtë gjë shkodranët e vuajtën në ndeshjen e fundit me Ilirinë, ku u mundën 1-0 nga fushë-krujasit. Tanimë është momenti të reagojnë në një tjetër transfertë të vështirë.

Profesor, ka përfunduar tashmë faza e parë e kampionatit. I kënaqur me atë çfarë dhuroi Vllaznia?

-Sigurisht që ne gjithmonë presim akoma edhe më shumë. Gjithmonë tentojmë të marrim më të mirën dhe besoj se ashtu si rrodhën ngjarjet, natyrshëm mund të jemi deri diku të kënaqur. Jemi në një pozitë që dëshironim të gjithë të ishim.

5 pikë distancë me ndjekësin më të afërt. Një kuotë e pranueshme pikësh, nisur edhe nga problematika që pati Vllaznia në fillim të sezonit?

-Problematikë në fakt kemi patur edhe ne, por kanë patur edhe kundërshtarët. Gjithsesi ne shohim problematikat tona. E rëndësishme është se skuadra ka ardhur gjithmonë në rritje, si në aspektin e përgatitjes së ekipit, ashtu edhe në nivelin individual të sportistëve që kanë patur probleme. Besoj se tashmë kemi ardhur në një moment që të japim maksimumin në fushën e lojës. Atë çfarë kemi përgatitur në stërvitje, ka ardhur koha të korrim rezultatet e duhura.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për fazën e dytë?

-Pritshmëria është që ne të shkojmë në çdo ndeshje për të fituar, sepse i kemi mundësitë. Pavarësisht se jemi të ndërgjegjshëm, që edhe kundërshtarët kanë skuadra të mira, skuadra të organizuara të cilat luftojnë, japin maksimumin në fushën e lojës dhe vështirësitë ne i kemi ndjerë. Ne themi që do kërkojmë të fitojmë çdo ndeshje.

Përballja e parë e kësaj faze është me Korabin në Peshkopi. Një sfidë e vështirë?

-Padyshim që po. Ndaj Korabit në fazën e parë kemi luajtur në Shkodër dhe kemi fituar, por kemi patur edhe vështirësi sepse për një moment na barazoi. Kuptohet që këtë herë në fushën e tyre edhe ata do të kërkojnë të marrin maksimumin, kështu që e ndjejmë vështirësinë që na pret. Besoj se edhe djemtë e kanë kuptuar se çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, pavarësisht se je një kategori më lart apo një kategori më poshtë.

Në dy ndeshjet e fundit në transfertë Vllaznia ka shfaqur probleme, si në Shënkoll ashtu edhe në Fushë- Krujë. Do korrigjojë diçka skuadra në këtë transfertë të radhës?

-Në ato dy ndeshje kemi patur probleme në aspektin e shënimit të golit. Në ndeshjet me Ilirinë kundërshtari na befasoi me një nga kundërsulmet e tij të radhës. Gjithsesi ne nuk arritëm dot të shënojmë. Krijuam raste, krijuam mundësi, por nuk shënuam dot. Kjo është një e metë që ne duhet ta korrigjojmë.

Për nesër ndoshta formacioni është më i plotë se herët e tjera, diçka pozitive për ju si trajner?

-Po deri diku është më i plotë, të shohim tani. Dy javët e fundit ekipi është përgatitur mirë, ka dhënë maksimumin në stërvitje dhe janë përgatitur si duhet për ndeshjen e nesërme dhe në vazhdim.

Presim një fitore të Vllaznisë ndaj Korabit?

-Shpresojmë të japim maksimumin në fushën e lojës dhe pse jo, pse mos ta fitojmë ndeshjen.

Asnjë dramë, Lika: Nuk ishte Vllaznia e zakonshme
Vllaznia u mposht në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Iliria arriti që në shtëpi të fitojë, por gjithsesi kuqeblutë shohin përpara. Trajneri Hasan Lika, pas ndeshjes ka folur për mediat dhe ka analizuar përballjen e humbur në Fushë-Krujë.

“Humbja erdhi prej lojës më të mirë të kundërshtarit dhe prej presionit që ushtroi. Sigurisht kemi qenë më mirë në pjesën e dytë, ishim gjithë kohën në kontroll të lojës. Por në një kundërsulm u treguam të pakujdesshëm dhe përfitoi kundërshtari. Gjithsesi prisnim të zhvillonim një ndeshje më të mirë, edhe si individë, edhe si kolektiv. Nuk kemi arritur të shfrytëzojmë momentet tona në aspektin sulmues. Momentet e fundit edhe një barazim mund ta merrnim”, u shpreh fillimisht Lika.

Më tej ai shtoi: “Nuk prisnim të humbnim. Ne luajmë çdo ndeshje për ta fituar. Patëm vështirësi, kundërshtari u mbrojt mirë dhe na rrezikonte me kundërsulme. Golin me një formë të tillë na e shënoi. Nuk shënuam për meritë të kundërshtarit dhe të portierit”.

Lika e pranoi se nuk patën një ditë të mirë në fazën sulmuese, ndaj edhe nuk arritën të shënonin. “Sulmi nuk ishte në ditën më të mirë. Mund të bënin më mirë Hajdari, Lika dhe Silvio (Zogaj), kështu që nuk arritëm të bënim ato që kemi bërë zakonisht: të ishim të rrezikshëm në fazën sulmuese. Si pasojë e kësaj nuk shënuam”.

Në fund, trajneri i Vllaznisë kërkon që të mos bëhet dramë: “Kemi zhvilluar një fazë në ngritje dhe kjo nuk është një ndeshje që na ndikon negativisht. Duhet të jemi të kujdesshëm për ta menaxhuar siç duhet në vazhdim”.

Lika paralajmëron Shënkollin: Nuk jemi Vllaznia e miqësores!
Vllaznia nesër përballet me Shënkollin në transfertë dhe si zakonisht trajneri Hasan Lika ka dalë para mediave dhe ka folur për ketë takim të radhës. tekniku kryeqytetas vlerëson kundërshtarin dhe tregon gjendjen e skuadrës dhe objektivin e vetëm, që është fitorja.

NDESHJA ME SHËNKOLLIN – “Kemi të bëjmë me një ndeshje të fortë. Edhe ekipi i Shënkollit kërkon të japë maksimumin në fushën e tyre, ashtu si çdo skuadër tjetër për të arritur objektivin që ka, në mënyrë që me mbarimin e fazës së dytë të jenë të pozicionuar në pesëshen e parë të renditjes dhe t’i largohet pjesës së fundit të klasifikimit”, shprehet Lika fillimisht.

Më tej ai shton: “Kështu që jemi të ndërgjegjshëm se na pret një ndeshje e fortë nesër në Shënkoll. Këtë kundërshtar deri diku e njohim, sepse kemi luajtur edhe një miqësore me të kohë më parë. Vërtetë Shënkolli mund të mos jetë ai i asaj miqësoreje, por edhe Vllaznia nuk është ajo e miqësores. Të dyja skuadrat janë rritur dhe shpresoj që të kemi një ndeshje të mirë nesër”.

GJENDJA E SKUADRËS – Sa i takon mungesave, një është e sigurt për ndeshjen me Shënkollin. “Për këtë takim Malota nuk do të jetë i gatshëm, ndërsa Gilmani është pothuajse i gatshëm. Ndoshta jo për 90 minuta të plota, por do jetë me skuadrën”, shtoi trajneri Lika.

OBJEKTIVI – “Ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar dhe kështu do veprojmë edhe ndaj Shënkollit. Dhe nëse e realizojmë këtë ndeshje ashtu si herët e tjera, besoj se do ia dalim me sukses. Po përmirësohemi çdo ditë e më shumë dhe tashmë vëmendja është në aspektin tekniko- taktik, sepse për sa i përket luftës sportive, futbollistët nga ndeshja në ndeshje kanë ardhur duke e rritur atë”, tha Lika, i cili thekson se është i bindur që do e kalojnë me sukses edhe këtë përballje.

“Jam i bindur se do ta kalojmë me sukses edhe këtë takim. E rëndësishme është të krijojmë raste dhe të shënojmë dhe po ashtu të mos e lejojmë kundërshtarin të na rrezikojë. Ne punojmë në të dy drejtimet dhe nëse në njërin duket se jemi më pozitiv, në aspektin mbrojtës, mendojmë se duhet të përmirësohemi akoma edhe më shumë në atë sulmues”, përfundoi tekniku i Vllaznisë.

Hasan Lika nuk gëzon: Na pret kampionat “ferri”
Vllaznia i ka fituar deri më tani të gjitha ndeshjet në kampionat. Dje shkodranët thyen Erzenin me një gol të Arsen Hajdarit, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Hasan Lika ka folur për mediat dhe pranoi se nuk ishte aspak e lehtë të merrnin pikët e plota.

“Sigurisht që çdo fitore është e vështirë. Unë e kam përsëritur shpesh këtë gjë se asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Megjithatë e rëndësishme ishte ta fitonim edhe këtë takim ndaj një rivali siç është Erzeni, që mban vendin e tretë në renditje, dhe ta vazhdojmë rrugën tonë. Mund ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen, por disa raste që iu krijuan brazilianit Zhunior këtë herë nuk i shfrytëzoi. Po ashtu edhe nigeriani Eziamaka që luajti disa minuta, pati një rast për të shënuar”, tha Lika për mediat.

Më tej ai thekson se duhet vijuar me rezultatet pozitive për të realizuar objektivin që Vllaznia ka. “Duhet të vazhdojmë të punojmë fort, sepse kampionati po tregon se do të jetë shumë i vështirë deri në fund. Tashmë duhet të mendojmë për sfidën e radhës me Shënkollin, që është po aq e vështirë sa kjo me Erzenin”, përfundoi tekniku i Vllaznisë.

Probleme te Vllaznia, por Lika do “kokën” e Veleçikut
Vllaznia kërkon të pestën fitore radhazi. Përballë do të ketë Veleçikun e Koplikut fqinj. Një derbi, që sigurisht shkodranët e kanë detyrim ta fitojnë. E thotë edhe trajneri Hasan Lika, i cili ka dalë para mediave si zakonisht.

“Kërkojmë të fitojmë çdo ndeshje dhe të vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Kemi disa dëmtime, por kemi një grup futbollistësh që janë të aftë të japin maksimumin, si ato të formacionit titullar, ashtu edhe të stolit”, është shprehur trajneri kryeqytetas.

Kjo situatë për Vllazninë nuk është normale, pasi në Shkodër në të shkuarën janë mësuar ta shohin ekipin e zemrës duke luftuar për trofe. Kishte vite që kuqeblutë ishin në krizë dhe tanimë janë në Kategorinë e Parë.

Lika, në lidhje me situatën dhe përballjen me Veleçikun, u shpreh: “Kohët kanë ndryshuar dhe nuk na vjen mirë që jemi në këto pozita, por na duhet të mbledhim forcat për t’i përballuar me sukses edhe ëndrrat. Kjo sfidë ka aromën e derbit, pasi jemi afër, jemi komshinj. Kemi bërë një ndeshje miqësore dhe e kemi parë forcën e Veleçikut. Është skuadër e fortë dhe me një grup të mirë lojtarësh”.

Ai që po spikat më së shumti te shkodranët është sulmuesi brazilian Zhunior. Fjalët të mira për të nga trajner Lika: “Mendoj se Junior ka për detyrë të luajë mirë dhe të shënojë. Skuadra punon për sulmuesin. Ne kemi një sulmues që është i aftë ta krijojë golin, por në shumë raste e ka ndihmuar edhe skuadra”.

Lika: Harrojeni Kupën tani, kemi synim tjetër!
Hasan Lika, trajneri i Vllaznisë, e ka pranuar se skuadra e tij do të ketë vështirësi për fitimin e ndeshjeve. Ndaj Burrelit një ditë më parë triumfi erdhi vetëm në fund pas një goli të shënuar nga Silvio Zogaj.

“Themi se do kemi gjithmonë vështirësi, pasi skuadrat përgatiten dhe tregohen shumë të kujdesshme. Aq më shumë në një fushë si kjo, që ka përmasa të vogla dhe të vë në vështirësi. Futbollistët dhanë maksimumin dhe ishim në kontroll të ndeshjes. Nuk ishin të saktë në 20 metrat e fundit, duke bërë goditje apo në pasimin e fundit. Fituam një ndeshje që gjithkush mendonte se do ta fitonim me më lehtësi. Duhet kuptuar se duhet punuar shumë dhe luftuar. Edhe skuadrat e tjera përgatiten”, u shpreh para mediave trajneri i kuqebluve.

Lika më tej flet edhe në lidhje me objektivin për të shkuar sa më larg në Kupë: “Ne e kemi thënë se jemi përgatitur për kampionat, pse jo edhe Kupën. Gjithsesi nuk është në plan të dytë Kupa, ne nuk dorëzohemi. Do të vazhdojmë të luftojmë, kemi kohë deri në turin tjetër. Tanimë do të fokusohemi te kampionati, sepse na duhet të kalojmë me sukses çdo takim”.

Lika ka një kërkesë për lojtarët, Allmuçën e tërbon diçka
Hasan Lika, trajneri i Vllaznisë, i gëzohet tre pikëve të marra me Dinamon. Gjithsesi ai e bën të qartë se duhet të bëjnë më shumë në vazhdim. Kërkesa kryesore është për lojtarët me eksperiencë, që duhet të marrin më shumë përsipër.

“Kemi nevojë të përmirësohemi akoma në lojë, disa lojtarë duhet të marrin më shumë përsipër. Pjesërisht në pjesën e dytë e bënë këtë”, u shpreh në “RTSH Sport” pas ndeshjes trajneri i Vllazninë. Ne lidhje faktin që Vllaznia do luajë dy ndeshjet e radhës në “Reshit Rusi”, Lika u shpreh: “Nuk varet nga ne, janë arsye objektive”.

Allmuça – Trajneri i Dinamos kishte kritika për lojtarët e tij. Pjesa e parë e mirë nuk mjafton dhe Igli Allmuça nuk kursehet pas ndeshjes.

“Bëmë gabime individuale. Kërkova përqendrim. Lojtarët tentuan të tregojnë kush mban topin më shumë. Do ndalemi gjatë. Është një ekip që duhet të luash për fanellën. Edhe pse duam pesë vendet e para, nuk do të thotë që lojtarët të tregojnë vetëm vlerat e tyre. Ne luftojmë për pesë vendet e para”.

“Vllaznia vret kampionatin? Nuk e besoj, ndeshja u vendos nga episodet. Nuk kishte superioritet të madh. Normal pasi shënon gol e ke më të lehtë. Nuk ka shumë cilësi në Kategorinë e Parë”.

Hasan Lika zbërthen goleadorin Zhunior dhe i dërgon mesazh Dinamos
Hasan Lika ka për detyrë të rikthejë Vllazninë në Superiore dhe kampionati ka nisur mirë. Shkodranët kanë mposhtur Korabin dhe Burrelin dhe optimizmi është i madh në kampin kuqeblu.

“Pavarësisht vështirësive që kemi hasur, kemi arritur të fitojmë. Lojtarët kanë dhënë maksimumin dhe synojmë të bëjmë edhe më mirë në vazhdim”, është shprehur fillimisht trajneri Hasan Lika për “RTSH Sport”.

Zhunior, sulmuesi kryesor i Vllaznia, ka arritur të shënojë në tre takimet e para zyrtare tre herë. “Braziliani ka bërë mirë në stërvitje, por edhe në miqësore. Kishte përkrahjen e stafit dhe jo vetëm ka shënuar, por ka bërë edhe lojëra të mira, duke shërbyer për shokët e skuadrës”, shton Lika.

Të premten Vllaznia pret Dinamon dhe synimi janë tre pikët: “Do jetë ndeshje ndryshe, pasi edhe Dinamo ka bërë dy fitore. Është edhe ajo pretendente. Do shfrytëzojmë maksimumin. Kam bindjen se do e kalojmë me sukses. Kemi pasur mungesat e Markut dhe Krymit, për shkak të virozëve. Krymi dha maksimumin në 20 minutat që luajti, duke sakrifikuar. Edhe Bilali ka pasur të njëjtin problem”.

Lika i prerë: Zhunior po bën detyrën, me Burrelin për 3 pikë
Vllaznia luan nesër në Burrel me vendasit dhe skuadra e drejtuar nga Hasan Lika kërkon fitoren e dytë në kampionat. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë ndaj skuadrës së Stavri Nicës. Tekniku i kuqebluve ka dalë para mediave sot dhe ka theksuar se duan vetëm tre pikët.

“Këtë herë nuk do të jemi e kënaqur me një barazim, si në Kupën e Shqipërisë. Do të synojmë vetëm fitoren. Burreli ka një skuadër të mirë. Vështirësia jonë shtohet nga fakti se luajmë në Burrel, në një fushë jo dhe aq cilësore. Megjithatë, do të japim maksimumin dhe ta zgjidhim fatin e lojës me zgjuarsi. Janë ndeshjet e para dhe duhet ta shohim veten javë pas jave. Kemi qenë pak të vonuar me përgatitjet, por them se do të jemi në ritmin e kampionatit”, është shprehur fillimisht Lika.

Zhunior është një nga lojtarët e afruar në merkaton e verës dhe ka shënuar në dy ndeshjet e para. Trajneri i Vllaznia ka komentuar paraqitjet e sulmues: “Ka rezultuar efikas me golat e tij në këto ndeshje të para, por nuk duhet t’i japim shumë merita. Në fund të fundit po bën vetëm detyrën dhe për këtë gjë paguhet. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe lojtarët e tjerë të sulmit”.

Lika: Detyrim të kthejmë tifozët, jam i kënaqur pjesërisht
Trajneri i Vllaznia, Hasan Lika, pas fitores me Korabin, foli për “RTSH Sport” dhe u shfaq i kënaqur për fitoren dhe për rastet e shumta që krijuan lojtarët e tij. “Më kënaqin tre pikët, por pjesërisht edhe loja, pasi patëm raste të mira shënimi. Na mungoi qetësia në momentet e krijuara”.

Më tej Lika i mëshoi faktit se kampionati nuk do të jetë i lehtë dhe këtë e provuan edhe sot: “Korabi na e bëri të vështirë, nga mënyra se si organizohej në gjysmëfushën e vet, por edhe për mënyrën si dilte në kundërsulm. Sot e kuptuam se do të jetë e vështirë, gjë që e kam thënë. U vërtetua edhe praktikisht”.

“Grupi? Na mungoi Malota, i cili ishte me temperaturë. Prishi disa ekuilibra. Kemi një grup që ka cilësi dhe duhet të japim më shumë”.

“Mungesa e tifozëve? Është detyrimi ynë për t’i kthyer tifozët në stadium. Sigurisht në momente të vështira duhet të jemi të gjithë së bashku”.

Vllaznia në Superiore? Lika u jep “recetën” lojtarëve
Vllaznia e nis kampionatin në shtëpi kundër Korabit. Nesër në “Loro Boriçi” skuadra e drejtuar nga Hasan Lika kërkon tre pikët e para, ndërkohë që trajneri kryeqytetas ka dalë sot para mediave në një konferencë për shtyp.

“Jemi gati për nisjen e kampionatit, pavarësisht se jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ka pasur probleme. Ka pasur gjatë gjithë kohës bisedime me futbollistët për pjesën financiare. E gjithë skuadra është e bindur se duhet të ishin bërë këto lëvizje”, u shpreh fillimisht Lika.

MERKATO – “Në përgjithësi jam i kënaqur me prurjet dhe rinovimet, me gjithë kohën që kemi pasur në dispozicion. Tre-katër javët e fundit është grumbulluar dhe stërvitur skuadra. Më atë që kemi pasur mundësi jemi të kënaqur dhe të gatshëm për ta përballuar me sukses sezonin. Jemi në përmirësim të vazhdueshëm, mund të bëjmë ndonjë lëvizje gjatë janarit.

KALENDARI – “Po e shkruajnë të tjerët dhe po bëhet jehonë se është favorizues. Por për ne nuk është kështu, të gjitha skuadrat janë njësoj. Pavarësisht se jemi Vllaznia, duhet të jemi të gjithë të bindur se kampionati është i fortë, i vështirë dhe na duhet të impenjohemi për të arritur suksesin”.

LARGIMET E TË RINJVE – “Kanë qenë në provë një pjesë e lojtarëve, ka qenë një proces seleksionimi. Nuk ka futbollistë të pavlefshëm, por një pjesë janë më përpara për t’u aktivizuar. Të tjerët mund të luajnë me skuadra të tjera”.

KORABI – “Çdo ndeshje luajmë për fitore, brenda dhe jashtë. Jemi përgatitur për diçka të tillë. Duhet kuptuar se duhet dhënë maksimumi. Korabi me premio? Nuk mendoj se një skuadër nuk shkon në një ndeshje me besimin për të fituar. Nuk vijnë me mendimin e thjeshtë për të bërë një ndeshje futbolli. Çdo skuadër, pavarësisht emrit, vjen për të dhënë maksimumin. Të gjithë kërkojnë maksimumin. Kudo punohet dhe këtë duhet ta kemi parasysh”.

TIFOZËT – “Pezmatimi i tyre kuptohet shumë mirë. Në një ditë të vështirë janë tifozët që e çojnë skuadrën e tyre përpara. Ne jemi këtu për të punuar të gjithë së bashku për ta çuar Vllazninë përpara. Do japim maksimumin për tifozët dhe së bashku me ta ta çojmë Vllazninë në Superiore”.

Zyrtare: Vllaznia me trajner të ri dhe drejtor sportiv
Më në fund në Shkodër gjërat nisin të lëvizin dhe klubi shkodran ka bërë publik trajnerin e ri dhe drejtorin e ri sportiv. Kështu, pasi janë shqyrtuar kandidaturat, është vendosur që në krye të pankinës shkodrane të jetë Hasan Lika.

Ish-trajneri i Luftëtarit rikthehet te shkodranët dhe tashmë pritet që të nisë nga puna. Ergin Firat, turku i propozuar nga Rudi Vata, do të jetë drejtori i ri sportiv. Njoftimi është zyrtar nga ana e klubit Vllaznia përmes sajtit zyrtar, teksa sqarohet edhe mbi ç’baza janë përzgjedhur trajneri dhe drejtori sportiv.

DEKLARATA

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. njofton opinionin futbolldashës për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit Sportiv dhe Trajnerit. Përzgjedhja është bazuar në vlerësimet e CV-ve e të kandidatëve dhe në platformën e propozuar për punën e  tyre.Vendimmarrja është realizuar përmes një procesi kolegjial të Këshillit Mbikqyrës, Administratorit të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., pas konsultimeve me shumë specialistë mirënjohur  të futbollit nga brenda Shkodrës dhe jashtë Shkodrës Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidaturave të përzgjedhura në fazën e parë,

Z.Agim Canaj

Z.Alban Neziri

Z.Ergin Firat

Bazuar në vlerësimin për 1)Formimi i përgithshëm dhe profesional 2) Përvoja në punë, 3) Arritjet profesionale, 4)  Pastërtia e figurës, 5) Besueshmëria dhe serioziteti, kanë qenë kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi, shpall fitues në Pozicionin e Drejtorit Sportiv z. Ergin FIRAT.

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidaturave të përzgjedhura në fazën e parë,

Baldo Ranieri

Dervish Haxhiosmanovic

Edi Martini

Ergin Firat

Hasan Lika

Bazuar në vlerësimin për 1) Formimi i përgithshëm dhe profesional 2) Përvoja në punë, 3) Arritjet profesionale, 4)  Pastërtia e figurës, 5) Besueshmëria dhe serioziteti, kanë qenë kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi, shpall fitues në Pozicionin e Trajnerit z. Hasan LIKA.

Falenderojmë publikisht të gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të dhënë kontributin e tyre tek Vllaznia, duke treguar përgjegjshmëri të lartë qytetare përveç dëshirës që eksperiencën e tyre sportive, ta vënë në shërbim të ringritjes së shpejtë të ngjyrave kuqeblu aty ku e meritojnë dhe ku e kanë vendin.

Klubi i Futbollit “Vllaznia”

Lika trajneri i ri, por ka dy probleme madhore te Vllaznia
Në Shkodër do kërkojnë t’i mbyllin llogaritë në kampionatin e Kategorisë së Parë sa më shpejt dhe të mendojnë për sezonin e ardhshëm në elitë. Momentalisht po punohet për ndërtimin e skuadrës së re dhe hapi i parë është emërimi i trajnerit të ri.

Hasan Lika është i përzgjedhuri, por ende nuk ka një zyrtarizim. Tekniku kryeqytetas, i cili sezonin e shkuar drejtoi Luftëtarin me sukses, e ka drejtuar edhe më parë Vllazninë në elitë. Me siguri me të planifikohet edhe sezoni i mëpasshëm në elitë.

Dilemat më të mëdha lidhen me privatizimin e klubit dhe ekipin e sezonit të ardhshëm. Edhe pse është përcaktuar çmimi për shitjen e aksioneve, ende nuk ka pasur asnjë hap konkret për ta çuar më tej këtë procedurë. Kalimi i klubit në duart e privatit duhet të jetë prioritet në Bashkinë Shkodër, që gjithashtu duhet të gjejë një zgjidhje me borxhet.

Mbi 1 miliard lekë kuqeblutë i kanë borxhe dhe duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare për to, pasi asnjë biznesmen nuk mund ta blejë klubin dhe të marrë përsipër edhe shlyerjen e tyre. Këtë vit, një pjesë e buxhetit mund të shkojë për minimizimin e borxhit, por nga ana tjetër duhet menduar edhe për lojtarët që do të mbrojnë ngjyrat kuqeblu sezonin e ardhshëm.

Nuk synohet vetëm rikthimi në elitë, por edhe ndërtimi i një skuadre që me pak ndryshime të konkurrojë edhe në Superiore më pas, ndaj kjo do të bëjë që edhe të ketë disi shpenzime. Disa prej lojtarëve të sezonit të shkuar kanë qenë të mirëpaguar dhe për të qëndruar do tentojnë të paktën të qëndrojnë në ato nivele. Gjithsesi pritet që shumë shpejt të marrin përgjigje shumë pyetje që bëhen rreth të ardhmes së Vllaznisë.

Lika: Asgjë nuk ka mbaruar! Merkato? Të kapim Europën…
Hasan Lika vlerëson pjesën e dytë të skuadrës së tij dhe i gëzohet pikës së marrë. Sa i takon merkatos, ai nuk mendon për të, pasi do fillimisht të sigurohet Europa. “Ishte pozitive, bëmë një pjesë të dytë të mirë dhe e merituam barazimin ndaj një kundërshtari që na vuri në vështirësi në pjesën e parë. Pozitive ishte fakti që lidhëm dëshirën me mundësitë. Në fillim nuk dolëm në lojën tonë. Partizani është ai i pjesës së parë,Luftëtari ai i pjesës së dytë. Ky është përfundimi”.

“Na duhet të luftojmë çdo ndeshje, ikim në Kukës, aty jemi të përqendruar. Kemi dy ndeshje, në fillim me Kukësin , pastaj me Skënderbeun. Duhet të dalim me sukses që të sigurojmë kupat e Evropës”.

“Kemi probleme në goditjet standarde indirekte, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në atë sulmues”.

“Abazaj-Bregu, keni kërkuar zëvendësues? Akoma nuk kemi nisur të projektojmë skuadrën për Kupat e Europës, Kur ta arrijmë do të merremi me këtë pjesë”.

“Liçaj-Aleksi? Aleksi është më i mirë në mbrojtje, sikur Donald Rapo. Për ne çdo lojtar është i rëndësishëm, sikur kur mungon, ashtu edhe kur luan në formacion”.