Harba

Mangësia e madhe e Kukësit, sa të vështirë e ka për të shënuar
Kukësi e nisi me pretendimet mëdha këtë edicion, duke mos nguruar në asnjë moment që të shprehte me të madhe se vetëm titulli i kënaqte dhe çdo vend tjetër do të ishte një dështim. Mëse normale deri diku, çdo edicion jemi mësuar ta dëgjojmë, por dhe ta shohim Kukësin të rivalizojë për vendin e parë. Gjithsesi, gjërat nuk po shkojnë mirë, diçka që shihet qartë nga fakti se verilindorët janë 10 pikë larg vendit të parë.

Nëse bëjmë një krahasim me një edicion më parë, kuksianët kanë marrë një pikë më pak, por kanë plot 10 gola më pak se një vit më parë. Një vit më parë Kukësi e kishte gjetur rrugën e rrjetës plot 22 herë, ndërsa këtë edicion vetëm 12 realizime janë regjistruar pas 13 javësh. Mesatare shumë e dobët, me më pak se një gol për ndeshje.

6 gola Rexhinaldo, 3 Kordeiro, 2 Shameti dhe 1 Shpehar, kjo është “gjeografia” e ndarjes së golave te Kukësi. Vetëm 4 shënues në 13 javë dhe dy prej tyre janë mbrojtës, edhe pse braziliani luan si mesfushor i djathtë. Vetë largimi i Harbës tregoi se llogaritë janë bërë gabim dhe se në sulm Kukësi ka probleme.

Nuk mund të priten në çdo javë gola nga Rexhinaldo apo të jetë besimi se në goditjet standarde Shameti do të jetë ne vendin e duhur e në momentin e duhur, sikurse të presësh që dhe Koredeiro të vijojë të befasojë si një sulmues i improvizuar.

Nga Krasniqi tek Toure, në kërkim të debutimit…
Kukësi u mund në pak ditë me dy rivalët direkt për titulli, teksa në Korçë i mposhti Gripshi, ndërsa vetëm 4 ditë më pas Mala i mundi sërish. Në fund të ndeshjes Cungu nuk grupi aspak që të kërkonte afrime në verë, duke i dhënë një sinjal klubit që duhet të mendojë që tani për ndonjë lojtar cilësor, sa skuadrat e tjera nuk janë kujtuar, edhe pse dihet se në dritaren e dimrit është e vështirë që të gjenden lojtarë cilësor të lirë.

Gjithsesi, nëse i hedhim një sy organikës së Kukësit kuptojmë që lojtarë mjaftueshëm, madje dhe nga ata që debutimi me Kukësin u mungon, ose kanë nisur që ta shohin ndeshjen nga tribuna. Kukësi ka të dëmtuar Besar Musollin dhe Simo Rrumbullakun, por në disa sfida edhe Gëzim Krasniqi e ka parë skiuadrën  nga tribuna, Po ashtu edhe Omar Toure ndodhet në të njëjtat ujëra . Krasniqi ka qenë titullar tek Partizani për disa sezone, ndërsa tek Kukësi ka luajtur vetëm në Kupë. Afrikani në krahun tjetër ka ardhur si i huazuar nga Juventusin, megjithatë sërish duhet të presë, pasi deri më tani ka qenë vetëm 2 herë në stol.

Në sulm mungonte Harba në ndeshjen e fundit, i cili nuk ishte i grumbulluar. Sulmuesi ka pasur mundësitë e tij, pasi është aktivizuar dhe si titullar, por nuk ka shënuar, duke zhgënjyer në një farë mënyre. Duhet kujtuar se Harba u mor si pasues i Gurit, me mjaft bujë pasi Rexhinaldo erdhi më pas, por deri më tani shtatlarti nuk ka lënë shenjë.

Sa për numër, Kukësi është skuadra që ka më shumë lojtarë, madje dhe në sot nuk ka vend  për disa prej tyre, por siç duket dhe përshtatja nuk ka qenë ajo që pritet, pasi disa lojtarë nuk po gjejnë dot veten. Në janar duhet të presim sërish shumë ndryshime, pasi një pjesë e atyre që janë aktualisht do të largohen, pasi vështirë se do pranojnë të jenë vetëm lojtarë që aktivizohen në Kupë.