Halili

Halili: Jemi ekipi më i persekutuar, nuk i kemi më borxh asnjë lojtari
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka qenë i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku ka folur mbi shumë tema që prekin klubin kryeqytetas.

KAMPIONATI –  “Emocionet tani janë të mëdha. Vetë personalisht kam qenë vetë shumë të qetësuar. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të punojmë. S’kemi më kohë për të gabuar. Duhet të punojmë shumë me skuadrën në të ardhmen. S’duhet që ekip të vuajë deri në momentet të fundit. Duhet që skuadra të rikthehet aty ku i takon”.

DERBI – “Mendjen e kemi te ndeshja e radhës në Kupë. Përsa i përket derbit, nuk është nevoja që t’u themi futbollistëve për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Në derbi futbollistët janë 10-fish të impenjuar. Mendoj se skuadra do të ketë një mobilizim akoma dhe më të madh për vetë fakt të pozitës jo të mirë që kemi në klasifikim”.

BAKAJ – “ (Ishte në lidhje direkte në emision) Elisit i uroj të jetë mirë. Gëzohem që e dëgjoj. Nuk kemi kontakte të shpeshta, por kemi mall. Kam kaluar mirë me Elisin. Negociatat për kontratë me të nuk kanë zgjatur më shumë se 10 minuta, si rrallëherë me futbollistët”.

BORXHET – “Avash avash po shkojmë drejt pastrimit të klubit përsa i përket situatës së borxheve. Tani mund të them në aspektin e borxheve sportive. Nuk më thuajse asnjë detyrim ndaj lojtarëve. Mendoj se deri në 31 dhjetor të këtij viti, klubi do të jetë krejtësisht i pastruar nga borxhet. Të gjitha gjërat janë të dokumentuara”.

BILANCET  DHE EUROPA – “Kemi ndërtuar gjithmonë një skuadër me emra të mirë lojtarësh, por fakti është që kemi pësuar rezultate të dobëta. Kjo paraqitje ka sjellë humbje të mëdha financiare, thuajse 800 mijë euro në vit që nga viti 2014. Shpresojmë që këtë vit të marrim pjesë Kupat e Europës. Për këtë kemi bërë një marrëveshje, ku kemi shlyer një pjesë të madhe të detyrimeve tatimore. Kemi një strukturë të mirëorganizuar dhe akademi me lojtarë të dalluar që janë pjesë e kombëtares së moshave”.

MARRËDHËNIA ME BASHKINË – “Marrëdhënia ka qenë e mirë. Kam folur shpesh me punonjës të bashkisë, kanë qenë afër klubit. E kanë parë se në futboll nuk ka fitime dhe kanë menduar që të nxjerrin në shitje pjesën e tyre të aksioneve. Kanë bërë një vlerësim, ditën e hënë do të marr më shumë të dhëna. Më duhet të presim vendimin e Këshillit Bashkiak. Aksionet kur të dalin në shitje, do të kenë me vete dhe pjesën e borxhit. Borxhi është rreth 900 milionë lekë të vjetra. Ai që do të blejë aksionet do të blejë edhe pjesën e borxhit. Në momentin e daljes në shitje do të shikoj çfarë kërkesash do të ketë. Mua nuk më kanë kontaktuar njeri për të marrë mendim si zotërues i 66% të aksioneve. Kushdo që të jetë unë garantoj që do të ketë një raport të shkëlqyer me mua. Do jem bashkëpunues i sinqertë”.

KONTAKTE NGA BIZNESMENË TË TJERË – “Kam pasur kontakte me biznesmenë që janë shumë të njohur në Shqipëri. I kam shpjeguar bilancet, të ardhurat dhe borxhin e klubit. Më kanë kontaktuar dy kompani të fuqishme, por ndoshta janë konsultuar dhe me bashkinë”.

ASETET – “Lodhja dhe mundi ka qenë shumë i madh.  Blerësit janë paksa të trembur për shkak se situata e borxheve është fryrë nga media të ndryshme. Unë jam i bindur se ne mund të gjenerojmë të ardhura të shumta nëse Tiranës do t’i jepen asetet si fusha e aneksit, parkingu përballë stadiumit”.

TENSIONI NË NDESHJEN E SKËNDERBEUT – “Në Shqipëri kur shënohet gol ndodh që të thuhet ndonjë llaf. Me Skënderbeut ndodhi kjo gjë dhe më pas pati një debat. Për një gjë kaq të vogël u bë sikur ndodhi diçka tragjike”.

DËNIMET ME DYER TË MBYLLURA – “Përsa i përket dënimeve kemi qenë klubi më i persekutuar ndër vite. Ndër vite dënimet e tifozëve na kanë kushtuar rreth 240 milionë lek të vjetra. Janë përdorur dy standarde, klube të tjera janë dënuar me vetëm një ndeshje. Kam folur me presidentin Armando Duka, por ai më ka thënë se vendimet merren nga komisione te pavarura. Këto komisione përdorin dy standarde, duhet që duke filluar nga tani në këto komisione të vendosen njerëz që e njohin ligjin”.

Problemet e Tiranës, derbi dhe raporti me tifozët: Grent Halili i thotë të gjitha
I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, futbollisti i Tiranës foli mbi rëndësinë e derbit me Tiranën dhe raporti që ai dhe babai i tij kanë me tifozët e Tiranës.

“Nevina nuk na ka mbështetur shumë, madje na ka kritikuar. Të gjithë tifozët janë të mërzitur. E ftoj në derbi dhe shpresojmë t’i qetësojmë gjakrat me Nevinën”.

“Derbi? Dihet rëndësia, dihet edhe presioni që kemi vite pa fituar. Them se do ta mposhtim këtë herë Partizanin. Do triumfojmë”.

“Nuk kam menduar të luaj me ekip tjetër këtu. Unë jashtë? Nuk kam pasur shumë minuta. Duhen për t’u rritur më shumë. Për të shkuar jashtë duhet punë. Unë  nuk kam nisur ende te Tirana. Edhe faktorë të jashtëm, presioni nga tifozët, ka ndikuar tek ata që të mos më aktivizojnë për shkak të paragjykimeve”.

“Tifozët janë të acaruar, janë mësuar ta shohin Tiranën kampion, ose në vendet e para. Ishte një keqkuptim. Profesor Mema dhe kapiteni Karabeci i sqaruan dhe gjithçka u mbyll. Ndaluan autobusin afër Tepelenës, zbriti profesori dhe u qetësua situata. Kemi tifozët më të mirë në Shqipëri. Në dy derbi e kanë mbushur stadiumin plot. Nuk e mbushin si ne ata. Imagjinoni po të ishim në situatën e Partizanit ne tani”.

“Marrëdhëniet me tifozët i kam të mira. Nuk kam ofenduar dikë, as ata mua. Sa i takon pjesës së babait, gjithçka erdhi për shkak të lejes që iu dha për të luajtur Partizani në fushën tonë. Ishte vetëm një stadium këtu dhe pse mos të luanin. U mbledhin aksionerët dhe vendosën që të luajë. Aty ata u acaruan, erdhi edhe rënia nga kategoria dhe gjërat u agravuan. Me fitimin e Kupës dhe mbijetesës gjerat do qetësohen”.

“Thonë se luaj prej babait”, Grent Halili ka një mesazh
Grent Halili, sulmuesi i Tiranës, është ftuar te emisioni “Procesi Sportiv” në Top Channel dhe që në fillim ngacmohet në lidhje me faktin që është djali i presidentit. I riu do kishte dëshirë që njerëzit të mos ia përmendin diçka të tillë, pasi ai është njëlloj me të tjerët.

“Dihet që presioni është i pranishëm, pritshmëritë janë të mëdha. Jam përpjekur dhe jam si gjithë lojtarët e tjerë në fushë. Jashtë jam djali i presidentit. E ndjej, pasi thonë se luaj prej babait. Do doja të mos e thonin këtë. Jam rritur në këtë ekip dhe jam krenar që luaj për këtë fanellë. Nuk është viti im, pasi nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe. Vetëm një gol në derbi. Uroj të më ecë mbarë më tej”.

“Të them të vërtetën, me trajnerin Ze Maria, edhe pse gjërat nuk nxirren jashtë, por nuk kishim harmoni me trajnerin dhe mes lojtarëve. Morëm vetëm tre fitore dhe disa barazime. Duhet ta hedhim pas të shkuarën. Kjo është arsyeja pse jemi në këtë situatë”.

“Me ardhjen e profesor Memës u kthyem në normalitet. Bëjmë lojë, por ne jemi ata që e kemi sjellë në këtë gjendje. Gjithsesi ne do ta nxjerrim nga kjo situatë. U ndëshkuam nga një episod në Gjirokastër, ishte faji ynë. Duhet të merrnim tre pikët se s’bën. Kupa është një nga objektivat tona. Ne gjithmonë nisemi për titull, është detyrim për Tiranën”.

“Ajo që ka thënë Hasani ka ndodhur pas ndeshjes. Nuk e ka pasur me të vërtetë, e dimë të gjithë përgjegjësinë e veshjes së kësaj fanelle. Jemi gati ta nxjerrim nga kjo situatë. Në vitin 2014, kur isha 16 vjeç, Tirana u privatizua. Atëherë u bë investim i madh dhe nuk kapëm kupat e Europës. Ishte dështim. Duhen parë edhe faktorët e jashtëm pse erdhi ai dështim, apo viti kur ramë. Nuk ka qenë vetëm faji ynë, ka pasur edhe faktorë të jashtë”.

Tafaj: Tirana është keqmenaxhuar, skuadra kërkonte ndryshime radikale
Ish-trajneri i Tiranës, Alban Tafaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” në “Abc Neës”, ku ka folur me sezonin e tanishëm që ka zhvilluar klubi bardheblu.

Tafaj shënjestron drejtuesit duke thënë se menaxhimi i klubit nuk ka qenë i duhuri dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

“Halili është një person që përveç se i dhemb shpirtërisht Tirana, i ka dhënë dhe materialisht. Ka vite që ka një kontribut të jashtëzakonshëm dhe vjen një moment që lodhesh dhe nuk merr mbrapsht asnjë gjë”.

“Unë mendoj se menaxhimi është gjëja kryesore. Nuk e them këtë ngaqë kam punuar më parë në klub. Shikoni si është transformuar Partizani për shkak të menaxhimit. Unë kam dëgjuar nga Ze Maria që ka thënë se atij i kanë zgjedhur lojtarët. Ata që zgjodhën lojtarët duhet të mbajnë përgjegjësi”.

“Në skuadër duhet të kishin ndodhur me kohë ndryshime radikale. Unë jam habitur kur kam mësuar që njerëz që s’kanë lidhje me futbollin kanë përzgjedhur lojtarët. Presidenti ka një natyrë që beson shumë te njerëzit që ka pranë, por e kanë zhgënjyer vit pas viti”, përfundoi Tafaj.

VIDEO | “Lufta” në Krujë, ja pamjet e plota dhe episodet
Përfundimi i ndeshjes Kastrioti – Tirana u shoqërua me skena tensioni. Fillimisht pati një konfrontim të lehtë deri në shtyrje midis forcave të sigurisë dhe trajnerit të Tiranës Ardian Mema, ndërsa më pas situata u përkeqësua.

Në pamjet video të “Dosja.al”, dallohet kaosi i krijuar në terrenin pranë dhomës së zhveshjes së Tiranës. Situata në pamje të parë është krejtësisht kaotike. Një pjesë e lojtarëve të Tiranës janë brenda dhomës së zhveshjes, ndërsa pjesa tjetër jashtë së bashku me stafin e trajnerëve dhe drejtuesit e klubit.

Episodet –

Sekonda 60-të –  Debat i ashpër me fjalë midis futbollistit Grent Halili dhe një personi të veshur me kapelë, që mban të veshur një bluzë me mbishkrimin “KS Kastrioti”. Personi në fjalë u kërkon me ton të lartë futbollistëve të futen në dhomat e zhveshjes.

Sekonda e 83-të – Këtu është pjesa më e tensionuar e videos. Fakti që të bën më shumë çudi është se në duket sikur ka konflikt midis policisë. Disa policë përmbajnë kolegët e tyre duke i larguar nga vendi ku janë grumbulluar lojtarët e Tiranës. Disa futbollistë të bardhebluve shfaqin irritim të madh, si kapiteni Karabeci, i cili shikohet teksa bën debat verbal me një person jashtë rrezes së kamerës”.

Sekonda e 95-të – “Një ndër policët debaton nga dritarja pas hekurave me lojtarët e Tiranës që janë brenda dhomës së zhveshjes”.

Vendimi për Halilin, sulmuesi bardheblu mungon vetëm në çerekfinale
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, do të ketë të gatshëm për takimin e fundjavës ndaj Kukësit dhe sulmuesin Grent Halili. 20-vjeçari ishte një ndër protagonistët e takimit të kthimit në ndeshjen e Kupës ndaj Flamurtarit ku u ndëshkua më të kuqe nga arbitri Laver Alla.

Lojtari i bardhebluve kreu një gjest antisportiv ndaj brazilianit të Flamurtarit Elton Kale, çka detyroi gjyqtarin e takimit për t’i treguar kartonin e kuq. Normalisht pritej që Komisioni i Disiplinës ta dënonte lojtarin me të paktën dy ndeshje pezullim, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Halili do të mungojë vetëm në takimin e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, ndërsa të dielën sulmuesi pritet të jetë në formacion titullar të Tiranës, siç ka qenë gjatë shumicës së takimeve të fundit.

FOTO | Halili “shlyen” kartonin e kuq, Imami me reagim epik
Ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Tiranës zgjati vetëm 17 minuta për sulmuesin e bardhebluve, Grent Halilin, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Dalja e tij nga fusha e lojës ia vështirësoi tepër kualifikimin skuadrës së tij.

Megjithatë, Tirana ia doli të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës dhe Halili ka “shlyer” kartonin e kuq të marrë, duke i nxjerrë darkë shokëve të skuadrës. Disa lojtarë të Tiranës postuan foto në rrjetet e tyre sociale, por foton më epike e shpërndau mbrojtësi Imami.

Ky i fundit postoi një foto në krah të Halilit, me mbishkrimin: “Sa më shumë kartonë të kuq dhe gola Grent Halili!” Një foto me nuanca humori nga mbrojtësi i bardhebluve, që tregon dhe njëherë tjetër se është një nga futbollistët më gazmorë në kampionatin shqiptar.

Foto e postuar nga Eni Imami

Një dilemë për Memën, Tirana me sytë nga Disiplina
Tirana do të ndeshet të dielën ndaj Kukësit në kuadër të javës së 21-të të Kategorisë Superiore. Me shumë gjasa trajneri Ardian Mema s’do të ketë të gatshëm sulmuesin Grent Halili, por për të qenë të sigurt, bardhebluve u duhet të presin vendimin e Komisionit të Disiplinës.

Sulmuesi 20-vjeçar u bë protagonist në takimin e sotëm kundër Flamurtari, ku u ndëshkua më të kuqe në minutën e 16-të, pas një gjesti antisportiv ndaj brazilianit të vlonjateve Elton Kale. Si rregull kartonët e kuq shlyhen në Kupë, por kur kemi të bëjmë me veprime antisportive si ai Halilit çështja shkon në duart e Komisionit të Disiplinës.

Në rast se gjithçka shkon normalisht, Halili do të dënohet me të paktën dy ndeshje në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Disiplinës, çka do të bëjë që ai të humbasë përballjet e Kategorisë Superiore ndaj Kukësit dhe Luftëtarit, ndërsa kartoni i kuq në Kupë do të zhvleftësohet dhe sulmuesi do të jetë i gatshëm për trajnerin Mema për ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë kundër Laçit.

Pak minuta te Kukësi, kërkojnë fatin në Luksemburg e Indonezi
Një pjesë prej jush mund ta kenë harruar Amido Balden, sulmuesin shtatlartë që janarin e shkuar u bashkua me Kukësin. Me të drejtë, pasi sulmuesi luajti shumë pak me fanellën e verilindorëve dhe la shumë pak gjurmë, me vetëm një asist e një gol. Pa u mbyllur kampionati Balde mori valixhet, për të kërkuar një destinacion të ri.

Duket se është mjaft i pafat 27 vjeçari, pasi edhe aventura në Libi ka përfunduar shumë shpejt dhe tani do të provojë një tjetër eksperiencë në Indonezi, ku do të mbrojë ngjyrat e skuadrës së Persebaya Surabaya. Sulmuesi ka hasur shumë vështirësi gjatë karrierës, teksa dëmtimet dhe problemet nuk e kanë lënë që të shkëlqejë, ndonëse në fillimet e tij ka luajtur edhe me skuadrën e Spotingut të Lisbonës.

Në edicionin e 2014-2015 te Kukësi zbarkoi dhe një mesfushor me origjinë nga Kosova, Ndriqim Halili. Vetëm 63 minuta në kampionat atë edicion për mesfushorin, duke mos mundur që të tregojë vlerat e tij. Tani, 26-vjeçari do të transferohet në Luksemburg, tek ekipi i FC Differdange 03. Një skuadër modeste, por që ka marrë pjesë në Kupat e Europë, pasi ka fituar tre herë Kupën.

FOTO | “Tirona është pa president!”, Fanatics ironizojnë me Halilin
Tifo-grupi ultras i Tiranës, “Tirona Fanatics” vazhdojnë t’iu bëjnë thirrje të gjithë tifozëve bardheblu që të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për ndeshjen kundër Teutës. Shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale, tifo-grupi nuk ngurron as që t’i dalë kundër presidenti Refik Halili.

Në postimin e tyre më të fundit, “Fanatics” kanë shkruar se Tirana është pa president, duke sulmuar në mënyrë direkte numrin një të presidencës. Dihet se marrëdhëniet mes presidentit Halili dhe tifo-grupit ultras nuk janë shumë të mira dhe kjo gjë vihet re qartë në postimet që tifozët shkruajnë.

Postimi i “Tirona Fanatics”

Licencimi, shitja e aksioneve dhe merkato: Halili zbulon gjithçka
Presidenti i Tiranës Refik Halili është ndalur për të folur për mediat pas ndeshjes me Kamzën. Numri një i skuadrës bardheblu është ndalur në shumë tema, duke nisur që nga suksesi i sotëm dhe deri te shitja e aksioneve nga Bashkia.

Halili ka veçuar se skuadra e tij nuk ka asnjë problem me licencimin dhe për këtë pjesë është më se i bindur. Edhe për pjesën e borxheve numri një i skuadrës 24 herë kampione është mjaft i qartë.

NDESHJA – “Shpresoj që të bëjmë vazhdimisht më të mirën dhe t’i largohemi zonës së rrezikut. Ndeshjet duhet t’i marrim një nga një. Pjesa e parë ishte e tensionuar,  megjithatë vazhdoj të them se ekipi është i plotë. Për sa i përket merkato, kam thënë se skuadra ka mjaft lojtarë të mirë. A ka nevojë për blerje? Mirë është që të ketë sa më shumë, por ndonjëherë blerjet dhe e shqetësojnë skuadrën”.

MERKATOJA – “Trajnerin do iu them me plot gojë, shumë i qetë, që mund të rrijë 100 vjet në klubin e Tiranës, nuk ka asnjë problem për mua. Çdo gjë që ai thotë qëndron, por nuk ka lojtarë shqiptarë në treg. Nuk është e lehtë që të bësh merkato. Problemi është që lojtarët që kemi parë kanë qenë të zënë, pasi te klubi ynë nuk ka lojtar që nuk do të vijë. Nëse një lojtar do të dilte i lirë qoftë nga kampionati jonë apo diku tjetër do e merrnim. Deri tani negociojmë dhe vazhdojmë deri në fund dhe në rast se ka blerje do të merret vesh”.

SHITJA E AKSIONEVE TË BASHKISË – “E keni dëgjuar që bashkia do të shesë aksionet. Për të folur për këtë punë duhet shumë. Do iu thoja që në momentin që aksionet dalin në shitje, kuptohet që do të jetë shumë mirë. Me siguri, do të kemi blerës, ose pronarë të rinj. Do të bëhet shumë mirë për skuadrën, pasi aksionari i ri që mund të vijë paguan dhe ekipi bëhet më i fuqishëm si në anën financiare si në menaxhim”.

SITUATA E AKSIONEVE – “Klubi është shitur. Stema është shitur dhe është e përjetshme, private. Privati ka dy aksioner. Një është Halili dhe një bashkia. Stema është e përjetshme, asetet janë dhënë në përdorim, që të mos merakoset askush. E vetmja gjë që duhet, nëse vijnë aksionerë të rinj, do të jetë diçka shumë e mirë për të gjithë, si për klubin, si për spektatorët. Unë jam i hapur për të bërë gjëra të mira”.

LICENCIMI PËR KUPAT E EUROPËS – “Të jeni të sigurt që nuk do të kemi asnjë problem për liçensimin. Do të plotësojmë të gjitha kushtet që ka qoftë federata shqiptare, qoftë rregullat që ka UEFA për liçensimin. Rëndësi ka të ecim para, pasi këto gjëra rregullohen”.

BORXHET – “Mendoj që na kanë bërë një dëm jashtëzakonisht shumë të madh, si nga ana financiare si nga çdo tjetër. Ju e dini shumë mirë që ne i plotësuam kushtet shkuam në Kupat e Europës, harxhuam 70 mijë euro për atë aktivitet. Bëmë fazë përgatitore dhe luajtëm ndeshjet, por ky ishte kismeti jonë. Shpresoj që gjithë të këqijat t’i ketë marrë viti 2018 që kaloi”.

Halili: Duhej t’i largoja lojtarët që na rrëzuan, tani synojmë të paktën kupat e Europës!
Në vijim të intervistës së tij të gjatë në Supersport, në “Zona Gol”, Refik Halili ka folur dhe ka lëshuar të tjera deklarata të forta, përfshirë atë në lidhje me lojtarët pas rënies nga kategoria.

Ndërkaq, presidenti i Tiranës ka folur edhe për Ze Marinë dhe largimin e tij, ndërsa ka piketuar kupat e Europës, duke e tepruar paksa.

“Ze Marian e kam larguar unë. Kur erdhi e menaxhonte mirë situatën, marrëdhënien me median e qante, ishte i zoti në argument, çdo gjë për të mirën e skuadrës, por jepte dhe një lloj publiciteti. Kishim edhe një vit kontratë. Nëse do e ndërprisja kontratën do të thoshin se është i papërgjegjshëm, pasi Ze Maria kishte marrë meritat. Bëmë një marrëveshje të shpejtë, pa probleme financiare, duke rritur dhe pak çmimin. Kushtet i kishte të shkëlqyer, shtëpinë në mes të bllokut. As unë nuk e kam si ai. Vetëm për rezultatet e ndërpremë kontratën. E  ftova dhe i thashë si mund të vazhdojmë dhe më premtoi kthesën, por në fund ramë dakord se kjo nuk mund të vazhdonte.

Kategoria e Parë – “Kur ramë, doja të mbaja grupin që kishim dhe në fakt bëra gabim, sepse duhej të shkatërrohej grupi. Me ato paga i mbajta lojtarët dhe arritëm të riktheheshim. Këtu mund të kem gabuar. Nëse sot më thotë trajneri të largojmë këdo lojtar, do futeshim në bisedime për të zgjidhur kontratën.

Titulli i harruar – “Na mungon trofeu prej pak vitesh. Do të jetë një klubi i mirëorganizuar dhe do të ketë një ndryshim shumë të madh. Është gjë e madhe, pasi po vijnë bashkëpronarë për ta çuar para klubin, sepse klubi po shkon edhe drejt pastrimit. Ne kemi dashur që të paguanim detyrimet dhe nuk e bënim dot, pasi nuk mund të hapnim numër llogarie, por nuk mundeshim, sidomos kur kishim detyrime jashtë Shqipërisë. Duhet të pastrohet kjo gjë. Është një shumë 260 milionë lekësh të vjetra për gjëra të ndryshme për gjërat e vogla, duke nisur që nga xhamat, telefoni deri te detyrime ndaj ish-punonjësve në klub. Nga viti i ardhshëm do të marshojmë dhe nuk do të ndalemi më”.

Problemet e klubit – ” Nëse unë do të kisha pak ndihmë, me të drejtën e Zotit… Nëse do të kisha ndihmën pak edhe nga media e shkruar dhe të tjerët, do dilnin vlerat e këtij klubi. Të vjen keq që autobusi parkohet në trotuar dhe jo në parkingun tonë. Pse ai parking të jetë i dikujt tjetër, dhe jo i joni, pasi është i joni. Në atë fushën që është aty afër kam deklaruar se do filloj punën sa ta marr, por ka edhe 3 pronarë. u bë një kukull në brendësi, por ka një lokal, që e ka një pronar. Duhej pak drejtësi. Duhet të vinin të gjitha kontratat që nga 1994 deri në 2011, duhej t’i merrte Bashkia jo klubi. 2011 e lart i merr ai që e ka marrë, më poshtë duhet t’i marrë tjetër njeri. Unë paragjykohem se po hap gjyqe. Zgjidhja e donatorit do jetë e famshme dhe uroj që ta hapin xhepin, pasi edhe klubi nuk merret edhe aq lehtë. Aksionet nuk arrihen brenda ditëve, pasi priten aksionet e Bashkisë, të mbyllet gjithçka, të privatizohet dhe më pas të kemi një zgjidhje përfundimtare. Do të ndodhë 100% para se të fillojë merkato dhe sezoni i ri. Do kemi shumë ndryshime në infrakstrukturë dhe në skuadër.

Objektivi i sezonit – “Ne po shikojmë 32 pikët, se si mund t’i arrijmë ato ekipe. Me pak vëmendje, duke i shkuar skuadrës afër dhe nga ana financiare. Ne nuk e llogarisim punën për të rënë nga Kategoria. Do të shohim në merkato dhe më pas do e them kush do jetë. Ne synojmë Kupat e Europës, minimumi. Nuk themi se ka ekipe të frikshme që të mbysin me gola. Kam besim se skuadra nuk është e keqe, por është skuadër shumë e mirë. me trajnerin Mema do ecim para”.

“Duhet stadium i ri”, Halili hedh idenë e guximshme!
Refik Halili ka qenë një lumë i mbushur dhe sot ka shpërthyer, duke folur pa fund në lidhje direkte me “Zona Gol” në Supersport,.

Presidenti i Tiranës Refik Halili, në lidhje direkte me “Zona Gol” në Supersport, ka folur gjatë edhe për stadiumin “Selman Stërmasi”, për të cilin me sa duket ka krijuar idenë se ka ardhur koha që të shembet dhe të ndërtohet nga e para.

Halili shpjegon arsyet: “Rënia nga kategoria ndodhi dhe në të ardhmen uroj që ky stadium të bëhet totalisht i ri. Uroj që me shëmbjen do të ikin dhe do harrohen të gjitha dhe skuadra jonë do të ecë para.

“Të gjithë janë të interesuar për donatorët. Kam dëshirë të bashkëpunoj me njerëz afër futbollit. Shpresoj që unë të zgjedh ata që janë afër futbollit dhe biznesmenë të suksesshëm. Do ta gjejmë gjuhën. Ky është kushti im. Unë jam i gatshëm që të financoj pa frikë.

“Nëse do më pyesni mua, stadiumi është një ferrë, me një rrethim të vjetër dhe do ishte mirë për kryeqytetin që të bëjmë një ndërtim dhe një klub modern. Klubi do marshonte para me një ndërtim të ri.

“Më duket e tmerrshme që të mendohet ‘të largojmë Refikun e ta kemi gati’. Unë jam gati të bashkëpunoj dhe të ecim para me sa më shumë donatorë. Për këtë klub nuk them për anën sportive, por për investimet dhe për të gjitha gjërat që kam arritur të marr, kam arritur të likuidoj 1 miliard e 600 milionë lekë të vjetra borxhe. Mund të ishim pa stadium. Nuk mund të vijë dikush të thotë hajde e hape krahun. Jam i gatshëm që të bëj më të mirën për Tiranën.

“Do të jetë afër sportit dhe kjo është dëshira ime. Unë i kam hedhur kartat e mia dhe uroj që të gjejmë gjuhën. Nuk jam për të mbyllur marrëveshje, jam i hapur në të dyja krahët, por me dëshirë dhe më zemër sa më parë. Shpresoj që të ndoshta, të kemi një administrator, të hedhim financat dhe njerëzit të punojnë. Bëj tolerim, vetëm që të ecim para.

“Lutfi Nuri? Lutin e kam mik të familjes, pavarësisht se komentet janë të ndryshme. Sa herë takohemi, takohemi me shumë mall dhe jemi në shumë festa bashkë. Unë e kam kënaqësi, por duhet të pyesim edhe Lutin, ta shohim si biznes. Duhet ta shohim më gjerë. Luti e ka portën e hapur, është klubi edhe i tij, është i të gjithëve atyre që kanë kontribuar.

Klubi ka nevojë siç e thonë edhe specialistët për disa ndërhyrje. 80% e skuadrës është e mirë, por duhet që stafi të jetë i guximshëm dhe ata që nuk e meritojnë për të luajtur t’u japin aq sa meritojnë. Duhet të marrim 2-3 lojtarë. Jam gati për këtë. Nuk jam i pakënaqur, edhe pse kemi pasur rezultate jo të mira. Unë jap mendimet e mia për atë çka më duket mua se nuk shkon, por stafi vendos. Kjo fitore na duhej dhe na qetëson. Me këtë ekip ka besim se do ecim para”.

Halili: Gati t’i jap aksionet e mia, mora shumë goditje për stadiumin
Refik Halili ka qenë një lumë i mbushur dhe sot ka shpërthyer, duke folur pa fund në lidhje direkte me “Zona Gol” në Supersport,.

Presidenti i Tiranës është ndalur edhe te çështja e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku luan Partizani, ndërsa flet për donatorët e ardhshëm, të cilët i paralajmëroi para pak ditësh”.

Gabimet dhe arritjet – “Duhet të këmbëngulja për të afruar sa më shumë ish-sportistë, për të bërë një tryezë të rrumbullakët, për të biseduar dhe për të dalë nga kjo situatë. Nëse e ndajmë anën sportive, po ju them pak a shumë se jemi rreth 1 milionë dollarë apo euro. Nga kjo shumë po vuajmë derisa të likuidojmë. Do ishte diçka shumë e madhe. Bëmë një stadium që donte pak punë dhe financa. Nga ky aktivitet të paktën nuk kemi detyrime për stadiumin, thithim pak financa nga disa organizime që bëhen, si ndeshjet që bën Partizani.

Partizani në Selman Stërmasi – “Mora shumë goditje nga kjo gjë. Si tifoz nuk do pranoja, edhe pse do ishte gabim për moshën që kam. Për sa i përket atij takimi që bëmë bashkërisht dhe ramë dakord, është bërë jo me imponim, por atë stadium ma ka lënë babi im. Bëmë një marrëveshje dhe ndoshta këtu mora shumë goditje nga njerëz që më quajtën tradhtar e njeri i keq. Brezi i moshës time apo ish-sportistë që është normale. Ajo gjë ndodhi dhe në të ardhmen ky stadium të bëhet totalisht i ri.

Donatorët që duan të afrohen – “Janë shumë njerëz, mbi 4-5 persona, që janë edhe kompani dhe njerëz të rëndësishme të biznesit. Më vjen edhe keq ta them, por ka një lloj interesi, duke parë asetet në shumë vlerë. Edhe nga një herë them se jam dakord të bashkëpunoj me këdo, pasi është edhe vetë pjesa e Bashkisë, por gjysma e këtij investimi t’i ngelen Tiranës, pasi do të vijojmë të kontribuojmë për këtë klub. Ka njerëz që duan t’i çojnë të ardhurat në shtëpinë e tyre. Unë jam i hapur dhe kam detyrim nga tifozëve, jam shumë i kujdesshëm që flas për ta. Rëndësi ka të jetë nga Shqipëria. Shqiptar do të jetë. Ka edhe njerëz që lëvizin edhe jashtë Shqipërie. Jam i gatshëm që të dëgjoj dhe tifozët me një takim të madh. Jam i gatshëm që t’i dëgjoj e të futen brenda. Nuk e kam unë në dorë, por jam i hapur për bashkëpunim. Kam 66% të aksioneve, pjesën tjetër e ka Bashkia. E dinë se ato aksione do të dalin në shitje. Unë jam për bashkëpunim. Unë jam i gatshëm që të jap aksionet e mia. Nëse duan, të jemi 50%-50%. Nëse dikush do më thotë se duhet të jap më shumë, pse duhet të jap më shumë. Pse unë nuk jam në gjendje për të ndërtuar dhe për të bërë më të mirën për Tiranën”.

Halili: Disa futbollistë kanë marrë 100 milionë lekë në vit, nuk e rrënova unë Tiranën!
Refik Halili është prej vitesh presidenti i Tiranës, por rezultate kanë qenë zhgënjyese. Ka kohë që presidenti bardheblu është në konflikt të hapur me një pjesë të tifozerisë, që kërkon largimin e tij, por është e qartë që nuk është kaq e lehtë që personi që ka shpenzuar miliona te klubi legjendar të largohet në atë mënyrë.

Sot Halili ka qenë në lidhje direkte me “Zona Gol” në Supersport, ku ka folur për tema të ndryshme, nga e shkuara tek e ardhmja.

Tirana dhe vitet në drejtim – “E kam vlerësuar gjithnjë që Tirana është aset i çmuar dhe një prej klubeve më të mëdha në Shqipëri. Përgjegjësia është shumë e madhe. E kam menduar që të punoj dhe të bëj më të mirën për këtë klub, por gjatë këtyre tre viteve kemi pasur goxha pengesa, sa i përket ecurisë nga 2015, aspo sezoni 2014-2015 e në vazhdim. Uroj që nga dita në ditë të bëjmë më të mirën për këtë klub. Po punoj me shumë kujdes, edhe pse nuk kemi pasur rezultate të mira. Po mundohemi që të shkojmë drejt zbardhjes së problemeve që edhe i kemi trashëguar. Paralelisht jam munduar që të bëj një skuadër, kur ka qenë një ekip shumë i mirë, por nuk u futëm as në Europë në vitet 2014-2015. Kam pyetur veten nëse jam unë fajtori për këto rezultate, por u rikujtoj se kemi pasur 5 futbollistë të paguar me një mesatare prej 100 milion lekësh në vit. Ndoshta nuk donte dhe fati”.

Problemet pa fund dhe borxhet e vjetra – “Mund të flasim pa fund për klubin, si për mirë dhe për keq. Gjatë kësaj periudhe kam qenë i rënduar dhe i goditur nga shumë probleme që ka pasuar klubi. 95% janë të trashëguara. Ka qenë një borxh shumë i frikshëm. Jam njeri që guxoj dhe ata që guxojnë fitojnë, vetëm 5% humbasin nga budallallëku. Ka qenë një periudhë me humbje, pasi kur nuk shkon në Kupat e Europës dhe nuk thith spektatorë… Viti që na hodhën dhe na çuan në Kategorinë e Parë, kishim sportistë që i çuam në Europë, çka nuk ka ndodhur më parë. Ishte një vit shumë i suksesshëm për të ardhurat, por nuk do të harrohet kurrë. Unë do mbetem si njeriu më i keq që e çova klubin drejt rënies. Sapo e privatizova, ndodhi ajo gjëmë e tmerrshme dhe u dënuam 15 ndeshje. Ka pasur një dorë, që për këto gjëra kanë qenë të mirëorganizuar dhe shumë të fshehtë dhe na hodhën poshtë. Unë dua t’i hedh pas shpine, edhe pse nuk harrohen kurrë.

Synimi – “Në këto momente duhet të vijomë kampionatin dhe të arrijmë Kupat e Europës. Ëndrra ime është që ta çoj klubin drejt likuidimit. Do të ketë edhe disa lëvizje falë juristëve, ku nuk kam dashur që të hap probleme, kundër Bashkisë apo padrejtësive. Shpresoj shumë që deri në fund të këtij sezoni borxhet të likuidohet. Çdo ditë para pak kohësh ka pasur ndonjë dokument nga zyrat e përmbarimit. Është shumë e rëndë dhe një goditje shumë e madhe”.

VIDEO | Fanatics nuk durojnë më: Ju tregojmë skandalet e Tiranës
Tifogrupi “Tirona Fanatics” ka postuar sot në faqen zyrtare një video ku denoncon të gjitha problematikat e klubit të tyre të zemrës. Në qendër të sulmit të tifozëve bardheblu është presidenti Refik Halili, të cilin e akuzojnë për evazion fiskal. Në video ngrihen pikëpyetje edhe për mënyrën se si FSHF i kalon të ardhurat 24-herë kampionëve të vendit, duke ditur që llogaritë e tyre janë të ngrira. Një sulm i hapur dhe pa doreza, ku tregohen të gjitha problematikat e skuadrës kryeqytetase.

“Kur Refik Halili mori aksionet e klubit e dinte shumë mirë që klubi ka borxhe rreth 600 mijë euro. Prej 5 vitesh ai ka paguar vetëm 150 mijë euro. Janë edhe rreth 450 mijë euro që Halili nuk i paguan. I janë shtuar edhe 100 mijë euro borxhe prej rastit të Gjergji Muzakës.

Prej borxheve llogaritë bankare të klubit janë bllokuar, do të thotë se presidenti paguan rroga ‘cash’ ndaj futbollistëve. Edhe të ardhurat nga FSHF nuk dihet se në cilën llogari bankare hyjnë.

Nëse ministria e financave bën një kontroll të transaksioneve dalin në pah shumë akte të paligjshme që nxjerrin zbuluar edhe FSHF-në.

Uefa nuk ia ka dhënë shpërblimet KF Tiranës për pjesëmarrjen në Europa League pikërisht prej llogarisë bankare të bllokuar prej borxheve.

Bashkia tiranë ka akorduar prej kohësh një fond prej 330 mijë eurosh për klubin, por ky fond ka mbetur i bllokuar për shkak se klubi nuk ka llogari bankare.

Në bordin drejtues nuk ka njerëz profesionistë, por të afërm dhe miq të presidentit. Presidenti kryen evazion fiskal ndaj shtetit shqiptar, në kontrata rrogat e 70% e futbollistëve janë 4/5 herë më të vogla nga sa paguhen në realitet.

Për të shmangur drejtpërdrejt taksat e shtetit, për këtë Refik Halili duhet të dënohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Refik Halili ka dështuar totalisht në krijimin e një klubi serioz, duke e kthyer Tiranën në një ekip të dorës së tretë. Sa të kesh jetë, sa të marrësh frymë, do të jetë personi më i urryer”.

https://www.facebook.com/TFanatics/videos/2020536688015312/?jazoest=265100122791041095282456771485656801216983835550118488966109951136969887578102797595877912175111121757711958651001208884829011411083109871161101181051158180568710875799574106104791025310390721061108756521214577561016565

Mema takim me drejtuesit e Tiranës, merret vendimi
Vetë trajneri Ardian Mema e vuri në diskutim vazhdimësinë e tij në krye të Tiranës. Trajneri i bardhebluve u shpreh se sfida me Luftëtarin mund të ketë qenë e fundit për të. Një situatë jo e mirë, pasi Mema ka vetëm pak kohë që ka marrë drejtimin e 24-herë kampionëve të vendit.

Gazetari i “Supersport”, Gjergji Stefa, në emisionin “Gol pas Goli” tregoi se ditën e sotme ka pasur një takim mes drejtuesve të Tiranës dhe trajnerit Mema. Pas bisedës që kanë pasur drejtuesit dhe timonieri, ky i fundit ka marrë besimin e presidenti Halili.

Kjo periudhë pushimi pritet që t’i shërbejë për mirë bardhebluve që po kalojnë një moment mjaft të vështirë dhe duhet të reagojnë, nëse nuk duan që të rrezikojnë rënien nga kategoria. Pas 12 javësh, kryeqytetasit kanë grumbulluar 10 pikë deri tani, duke u pozicionuar në vendin e tetë.

Fanatics vijojnë betejën: Ju të tjerët jeni të gjithë të tepërt!
Tirana në kaos, një ‘Deja Vu’ e përjetuar edhe para dy vitesh: atëherë tifozët e grupimit ultras Tirona Fanatics rrethonin lojtarët te Skënder Halili, tani u futen në Selman Stërmasi dhe u kërkojnë llogari.

Këtë radhë gjithçka më e moderuar, nuk pati dhunë fizike, por ofendime e acarim ekstrem po, aq sa disa lojtarë janë vënë në shënjestër.

Është një histori e vjetër, “i biem samarit se nuk kemi ç’ti bëjmë gomarit”, duke qenë se lojtarët e Tiranës vuajnë në kurriz konfliktin pa fund mes tifozerisë ultras dhe presidentit Refik Halili, i cili është tashmë një armik për një pjesë të tifozerisë.

Pas ngjarjes në fund të ndeshjes kundër Kukësit, Tirona Fanatics ka postuar një mesazh në faqen e vet në Facebook, ku nuk e përmend ngjarjen, por lëshon një tjetër paralajmërim.

“Çdokush që nuk e meriton emrin Tironë e çdokush që ka punuar kundër emrit të saj, me në krye Refik Halilin dhe pseudostafin e tij, nuk e kanë vendin tek shtëpia bardheblu…

Ne nuk do të lejojmë askënd të përdhosë emrin e modh të TIRONËS!

Tirona i përket popullit bardheblu dhe atyre që kanë dhënë gjithçka për këto ngjyra…

Ju të tjerët, këtu, jeni të gjithë të tepërt!

Tirona Fanatics…”.

Ardian Mema debuton me Tiranën, Halili nuk mungon në miqësore
Tirana ka nisur një kapitull të ri me trajnerin Ardian Mema. Nën drejtimin e teknikut të ri, bardheblutë kanë zhvilluar një ndeshje brenda familjes, teksa skuadra e parë ka sfiduar ekipin e 19-vjeçarëve. Prezent në këtë ndeshje ka qenë dhe presidenti Refik Halili, i cili ka ndjekur ndeshjen nga afër.

Skuadra e Memës ka arritur që të fitojë me rezultatin 3-0, me golat që u shënuan nga Grent Halili në minutën e 17-të, Kobina në minutën 35-të dhe Ngo në pjesën e dytë. Timonieri i ri i skuadrës ka provuar të gjithë lojtarë që ka pasur në dispozicion për këtë ndeshje.

Sfida e radhës për 24-herë kampionët është ndeshja me Flamurtarin, e cila për trajnerin  ri do të jetë e veçantë, pasi në fillim të kësaj jave ishte pjesë e kuqezinjve. Tirana ka nevojë urgjente për fitore, kjo për shkak se nuk ka bërë aspak mirë në këtë fazë të parë, me 8 pikë në po kaq ndeshje.

Halili: E kam bërë detyrën time, herët për të folur nëse rrezikon Ze Maria
Pas ndeshjes, presidenti Refik Halili ka komentuar këtë humbje, teksa ka theksuar se ai ka ndërtuar një skuadër me kualitet.

“Keqardhje për këtë rezultat. Shpresoja dhe besoja tek skuadra. Edhe pse jemi të tensionuar kemi 18 lojtarë që janë gati për të qenë titullar. Kemi një kontingjent të plotë. Ka qenë detyra ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi që të bënim një merkato cilësore.

A rrezikon Ze Maria? Është shpejt të flasim nëse rrezikon trajneri”.

Halili: Kukësi tani pret vetëm një qendërmbrojtës
Gjatë prezantimit të sulmuesit Rauf Alijev dhe mbrojtësit Ardit Peposhi, menaxheri i Kukësit Naim Halili ka folur në lidhje me lëvizjet e fundit të Kukësit dhe për planet e merkatos verore.

“Derisa jemi klubi kampion, normalisht që edhe shpenzimet do rriten. Presidenti kërkon të vazhdojë në rrugën e sukseseve të sezonit të shkuar dhe kërkon të shkojë sa më larg në Europë, deri në grupe, ndaj do të vazhdojë të bëjë shpenzime të rëndësishme. Buxheti është i madh, edhe më i madh se sezonin e shkuar”, u shpreh Halili, në lidhje me shpenzimet e klubit në merkato.

Halili preku edhe çështjen Alla, me mbrojtësin që është pranë rikthimit: “Alla? Ka bërë një gabim, por zemërgjerësia e presidentit bën që ai të bëhet pjesë e ekipit. Jemi i vetmi klub që punon në mënyrë perfekte në aspektin e kontratave, sipas rregulloreve të UEFA-s e FIFA-s. Jemi konsultuar me avokatë e specialistë të fushës përkatëse, ndaj edhe kemi fituar çdo çështje juridike”.

Tashmë merkatoja e Kukësit është drejt fundit: “Me këto afrime, mendoj se jemi thuajse të plotë. Presim vetëm një qendërmbrojtës dhe merkatoja më pas quhet e mbyllur”.

Halili takim me skuadrën: Dua ngjitjen direkte dhe Kupën
Presidenti i bardhebluve u uron djemve sezon të mbarë dhe shpalospara tyre objektivat për sezonin e ri

Olsi Avdiaj

“Të rikthejmë menjëherë Tiranën në Kategorinë Superiore dhe tëfitojmë e Kupën e Superkupën së Shqipërisë”. Ky është objektivi iTiranës. Ka qenë presidenti Refik Halili ai që ka shpalosurobjektivat para skuadrës për sezonin e ri. Në fillim presidenti uka uruar sezon të mbarë lojtarëve të pranishëm në grumbullim. Mëpas, ai ka folur për atë që pret nga skuadra në këtë kampionat,pas dështimit të sezonit të shkuar. Halili mësohet se ka qenë idrejtpërdrejtë. Tirana kërkon dy trofe dhe ngjitjen në KategorinëSuperiore. Halili u ka bërë të gjithëve të qartë situatën dheshpreson që këtë sezon gjërat të shkojnë më mirë dhe njolla evitit të shkuar të mbetet pas. Më pas ka folur edhe trajneri ZeMaria që ka qenë në një mendje me trajnerin. Mbledhja me skuadrënka qenë e shkurtër. Më pas ekipi ka dalë në stërvitje, ndonëse kapasur disa mungesa.Përgatitjet – Nuk ka qenë një përgatitje si gjithë të tjerat ajoe djeshmja e Tiranës. Skuadra më së shumti ka zhvilluar testefizike gjatë fushës. Ka qenë përgatitësi atletik i bardhebluve aiqë është marrë më shumë me skuadrën. Pothuajse të gjithë lojtarëtkanë pasur një GPS dhe aparat special për të kontrolluar gjendjenfizike të tyre. Shumica janë testuar për gjendjen fizike qëkishin, pasi vinin nga pushimet. 22 futbollistë ishin nën urdhrate Ze Marias dhe stafit të tij në ditën e parë të përgatitjeve, kuspikasnin emrat e rëndësishëm si kapiteni Karabeci, portierëtLika e Bakaj, por edhe mbrojtësit Doka e Hoxhallari si dhemesfushori Asion Daja. Pas pjesëmarrjes në turin e parëkualifikues të Europa League, me bardheblutë që bënë dy ndeshjatë mira ndaj Makabit të Tel Avivit tani vëmendja e Tiranës ështëe gjitha te Kategoria e Parë me skuadrën e Ze Marias, që do tëjetë e impenjuar në grupin B. Kujtojmë që bardheblutë luajnë nëfund të gushtit dhe Superkupën e Shqipërisë kundër Kukësit. Përherë të parë një skuadër e Kategorisë së Parë do të luajë për tëfituar këtë kompeticion.

Halili dhe Kuqi kalojnë te Kamza, portieri sqaron çështjen e pagave në Vlorë
Portieri e pranon: Firma është një formalitet. Më vjen mirë që bashkohem me trajnerin Ndreu. Nuk kam çështje pagash te Flamurtari

Elton Nika

Dy vlonjatë drejt Kamzës. Bëhet fjalë për portierin Argent Halili dhe mesfushorin Taulant Kuqi, të cilët janë larguar para pak kohësh nga Flamurtari dhe tani janë vetëm një hap larg firmës me ekipin e ngjitur në Superiore. Kështu, të dy futbollistët vlonjatë mbeten në elitë. Portieri Argent Halili ribashkohet me trajnerin Ramadan Ndreu, me të cilin ka punuar te Kastrioti disa vite më parë. Kurse mesfushori Kuqi bën lëvizjen e parë nga Vlora që nga momenti kur ka nisur të luajë futboll. Janë në diskutim vetëm detajet e fundit me drejtuesit e Kamzës, por firma duket një formalitet për të dy lojtarët. Por Halili dhe Kuqi mund të mos jenë vlonjatët e vetëm të Kamzës, sepse shpejt mund të bashkohet me ta edhe një tjetër lojtar, mbrojtësi Hektor Idrizaj. Për ish-lojtarin e Skënderbeut sezonin e kaluar ka interes nga drejtuesit e Kamzës dhe ditët në vijim mund të mbyllet edhe marrëveshja me të. Te Kamza do të ketë pak Flamurtar sezonin e ardhshëm, ndërkohë që në Vlorë lojtarët vendës janë pakësuar ndjeshëm. Ekipi ka ndryshuar shumë, pasi janë bërë shumë blerje, ndërkohë që ka pasur edhe shumë largime, mes të cilëve edhe futbollistë vendës me peshë, siç janë Telushi, Halili e të tjerë.

HALILI – Portieri Argent Halili konfirmon se firma me Kamzën mbetet një formalitet. Lojtari flet për bashkimin me trajnerin Ndreu dhe situatën e pagave te Flamurtari. “Po, kanë mbetur vetëm detaje të vogla për kalimin te Kamza, që besoj se shumë shpejt do të mbyllen. Thuajse kemi mbyllur gjithçka dhe mbetet vetëm firma. Trajneri Ndreu? Kemi punuar te Kastrioti dhe është një ribashkim. Kemi zhvilluar dy sezone mjaft të mira në Krujë me profesorin dhe mund të them se është një bashkim mjaft pozitiv. E vlerësoj trajnerin Ndreu për punën që bën. Do të jetë një përvojë e re, pas largimit nga Flamurtari. Në vazhdim do të flasim për objektiva, pasi dihet se Kamza vjen nga Kategoria e Parë, por ka synime të qarta në Superiore. Kam mendimin se do të jemi protagonistë, duke bërë një kampionat sa më cilësor”, – thotë portieri vlonjat, duke e bërë gati zyrtar kalimin e tij te Kamza.

PAGAT TE FLAMURTARI – Ndërkohë, për Halilin dhe disa lojtarë të tjerë ka mbetur pezull çështja e pagave te Flamurtari. “Nuk e cilësoj një çështje, pasi me drejtuesit kemi biseduar, pasi mbyllëm kontratën. Kemi sqaruar gjithçka. Është diçka, që do të zgjidhet shpejt, siç kemi rënë dakord me drejtuesit e Flamurtarit. Pra, nuk ka çështje pagash për mua te Flamurtari. Këtë e them për veten time, por di që të gjithë do të likuidohen plotësisht. Janë më shumë çështje procedurash”, – është shprehur Halili në lidhje me pagat e prapambetura në Vlorë. Trajneri Duro vlonjat afroi një portier nga Kosova gjatë merkatos së verës dhe u kuptua se aventura e Halilit me Flamurtarin kishte përfunduar.

Kamza ndërron marsh, pas brazilianit bën pazar edhe në Vlorë
Ka pritur gjatë, por Kamza më në fund ka vendosur të veprojë fuqishëm në treg. Klubi i sapongjitur në Superiore sot ka firmosur me mesfushorin brazilian Bruno Arrabal, ardhur nga kampionati qipriot, por është vetëm fillimi. https://sportekspres.com/goditja-e-pare-e-kamzes-firmos-nje-mesfushor-cilesor-nga-brazili/

Tashmë në Kamzë i janë futur punës dhe “Sport Ekspres” ka mësuar se sot është arritur marrëveshja edhe me portierin vlonjat Argent Halilaj. Ky i fundit u largua para pak ditësh nga Flamurtari, ku u vendos që mos t’i ofrohej kontratë e re, edhe pse sezonin e shkuar 34-vjeçari pati një rendiment të shkëlqyer, me 20 gola të pësuar në 26 ndeshje si titullar. Pas 7 sezonesh si titullar fiks në Superiore, mes Kastriotit, Kukësit e Flamurtarit, tashmë Halilaj e rinis nga Kamza, ku sërish do të jetë pikë referimi, pasi eksperienca e tij e madhe i duhet shumë një ekipi debutues.

Ndërkaq, drejt Kamzës është edhe Taulant Kuqi. Mesfushori 31-vjeçar, i aftë të luajë edhe si qendërmbrojtës, për herë të parë në karrierë lë Vlorën dhe tashmë provon një aventurë të re. Në Vlorë nuk e konsideruan të nevojshëm, duke mos ia rinovuar kontratën këtë verë, ndaj Kuqi nuk ka bërë zë, ka evituar polemikat dhe tashmë është drejt mbylljes së bisedimeve me Kamzën, ku së bashku me Halilajn do të japë një kontribut të çmuar.

Kamza dëshironte edhe Ardit Shehajn, por sulmuesi zgjodhi Teutën.

Menaxheri i Kukësit Halili: “Federbet” ka gisht, do mbrojmë imazhin dhe dinjitetin!
Konfirmohet ndalimi nga zyrtarët e Kukësit, gjithashtu e konsiderojnë si presion të Federbet ndaj Kukësit, që Kukësi të mos ngrijë padi ndaj tyre Që Kukësi do të ngrejë padi ndaj Federbet kjo nuk është një gjë e re dhe me shumë gjasa do to të ndodhë pasi është plotësuar dosja dhe kanë nisur kontaktet me organet ligjvënëse në Belgjikë.

Ngjarjet e ndodhura në Austri, i kanë turbulluar ujërat shumë, duke shtuar dyshimet se “Federbet” tashmë nuk ka aluduar në ajër. Menaxheri i skuadrës, Naim Halili, i cili ishte dhe një nga të cilët është pyetur rreth kësaj çështje nga autoritetet, fillimisht ka thënë se policia ka sekuestruar celularët disa nga lojtarëve: “Po, u kanë sekuestruar telefonat disa futbollistëve. Policia kërkoi vetëm celularët. Meqë ata e deshën kështu, le të bëhet ”. Aparatet telefonik konsiderohen nga policia vjeneze si mundësi për të gjetur prova që vërtetojnë aludimet e tyre për paracaktim të rezultatit të ndeshjes. Lojtarët janë detyruar që të udhëtojnë drejt Moldavisë pa mjetet e tyre telefonike.

Çfarë do të bëjë Kukësi tani? Halili tregon se do të ndërmerren hapat ne radhës për të mbrojtur emrin dhe dinjitetin e Kukësit: “ Do të marrim avokat, për të mbrojtur emrin dhe dinjitetin e Kukësit. Fakti që ne do të denoncojmë “Federbet”, ata bëjnë presion që ne të mos shkojmë në gjyq”, përfundon menaxheri i skuadrës.

Një muaj i ngarkuar së tepërmi për sa i përket përballjeve të Kukësit me organet ligjvënëse, sepse pas çështjes “Alla”, “Federbet”, tashmë është dhe përballja me policinë austriake.

Kukësi “i qetë”: Të hapur për hetim! Kampionët e kanë luftën me “Federbet”-in, këmbëngulin se gjithçka do ta zgjidhin në mënyrë ligjore Verilindorët kanë reaguar zyrtarisht për ndalimin e disa futbollistëve të tyre, përmes sajtit zyrtar. Zyra e shtypit të klubit verilindor hedh poshtë deklaratat se lojtarët kanë bërë “rezistencë” ndaj forcave të policisë austriake, por kanë vepruar sipas këshillimit të avokatit të klubit.

Edhe pse avokati i klubit, Arsen Selmani, nuk ka qenë pjesë e delegacionit të Kukësit në Austri, duket se është kontaktuar menjëherë pas ndalimit të autobusit për t’u konsultuar për veprimet që duhet të kryenin lojtarët dhe stafi i Kukësit. Ndër të tjerash nënkuptohet se e gjithë kjo rrëmujë i “faturohet” Federbet-it, kundrejt të cilit tregohet mjaft i prerë që do të marrë hapa ligjor, për të treguar të vërtetën. Situatë nuk është aspak e qetë, megjithatë në Kukës janë gati që të përballen me të vërtetën dhe e kërkojnë atë sa më parë në mënyrë ligjore.

“Klubi i Kukësit reagon në lidhje me situatën e krijuar rreth ekipit dhe qartëson të gjithë opinionin publik në lidhje me tymnajën e përhapur, me ose pa qëllim. Skuadra kampione e Shqipërisë deklaron publikisht se është e hapur ndaj çdo lloj hetimi, të çdo lloj organi. UEFA është e hapur të hetojë ndeshjet tona dhe jemi të prirur për të bashkëpunuar me to. Në lidhje me episodin e djeshëm, njoftojmë që disa nga lojtarët tanë janë vendosur para një kontrolli nga policia austriake. Në lidhje me marrjen e celularëve të lojtarëve dhe “mospranimin e tyre”, bëjmë me dije se lojtarët e Kukësit nuk kanë reaguar negativisht, por kanë ndjekur të gjitha udhëzimet e avokatit të klubit.

Thumbon Halili: Do të prishet gara, Mervejlit do t’i bëjmë festë lamtumire
Pas ndeshjes, presidenti Refik Halili është shfaqur i qetë dhe jo shumë i zhgënjyer për eliminimin nga Europa League. Normalisht që rezultati i ndeshjes së parë dhe emri i kundërshtarit linte shumë pak vend për një “ëndërr” kualifikimi. Në një prononcim për mediat, presidenti Refik Halili ka folur rreth performancës së skuadrës, duke u ndalur më së shumti në takimin e zhvilluar në Izrael. Bardheblutë janë skuadra më e piketuar në merkato, ku një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve janë në fokus të shumë skuadrave. Mervejli mbetet “xhevahiri” i paçmuar dhe me shumë gjasa do të jetë “shpëtimtari” i Tiranës, pasi me shitjen e tij,  kryeqytetasit do të mbushnin arkën. Numri një i bardhebluve nuk lë jashtë vëmendjes dhe sezonin e ardhshëm, ku për të parën herë, skuadra me më shumë tituj do të luajë në Kategorinë e Parë.  Një thumbim edhe për Federatën ka Refik Halili: “Gara do të prishet si në Superiore ashtu dhe në Kategorinë e Parë”.

NDESHJA – “Do të thosha se rëndësi ka që ne e kemi vlerësuar ekipin e Makabit edhe pse është një skuadër shumë e madhe. Treguam që kem karakter. U munduam që ta ruajmë emrin e skuadrës edhe treguam edhe vlera në Izrael, pavarësisht rezultatit që ishte 2-0. Këtu na penalizoi shumë, lojtari, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Kjo ishte një humbje shumë e madhe, megjithatë unë jam i kënaqur për sa i përket këtij kontingjenti lojtarësh”.

LARGIMET – “Gjatë ditëve të ardhshme do të flasim. Mund të them se kemi oferta, nëse do të ketë diçka konkrete, nëse do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje ne do të njoftojmë të gjithë. Oferta ka për shumë lojtarë, në veçanti Mervejlin. Nëse ne do të konkretizojmë ndonjë marrëveshje apo do të biem dakord për shitjen e tij, atëherë ai do të largohet nga Tirana, do t’ju njoftojmë dhe ju dhe do t’i bëjmë një ceremoni lamtumire Daja dhe Karabeci? Nëse do të kemi do të njoftojmë”, u shpreh Halili.

SKUADRA – “Skuadra për sezonin e ardhshëm do të ruaj rreth 80% të grupit. Kemi financuar shumë dhe kemi menduar mirë. Do të flasim gjatë kampionatit, megjithatë besoj se do të prishet kampionati si në Superiore ashtu dhe në Kategorinë e Parë. Në Kategorinë e Parë do të thonë erdhi Tirana, pse duhet të investojmë shumë. Ata do të ngjiten. Në Superiore, po ashtu nuk do të investojnë shumë, sepse ka ikur Tirana. Humbje e madhe ka qenë largimi i Tiranës nga Superiorja. Do ta ndjejnë të gjithë”.

Halili i kënaqur: Ndeshje dinjitoze, të rinjtë ia vlejnë
Presidenti Halili u duk i kënaqur pas ndeshjes dhe në një prononcim të shkurtër për “Sport Ekspres” e konsideroi lojën e skuadrës së tij pozitive

Gjergji Stefa

Tirana ka treguar shpesh fytyra të ndryshme në sezonin e fundit futbollistik, duke arritur të mundë Skënderbeun dhe të bëjë paraqitje shumë të mira, por është ndalur edhe nga Korabi kur nuk kishte asnjë objektiv. Gjithsesi kampionati ka ikur dhe tashmë 24-herë kampionët e vendit janë rikthyer në arenën evropiane. E nisën me një humbje 2-0 me Makabin e Tel-Avivit, por nuk ka zhgënjim. Presidenti Halili u duk i kënaqur pas ndeshjes dhe në një prononcim të shkurtër për “Sport Ekspres” e konsideroi lojën e skuadrës së tij dinjitoze. Mendja i mbetet sërish te kampionati dhe rënia nga kategoria, pasi fjalët e tij të para i lidh pikërisht me atë ngjarje shumë të dhimbshme për gjithë familjen e madhe bardheblu.

“Vërtetuam edhe njëherë se nuk ishim ne skuadra për të rënë nga kategoria”, ishin fjalët e para të Halilit, ndërkohë që më pas për ndeshjen shtoi: “Bëmë një ndeshje dinjitoze, në të cilin u mundëm me rezultatin 2-0. Jam i kënaqur nga lojtarët e rinj. Nuk duam të flasim për kualifikimin”. Numri një i klubit të Tiranës e di shumë mirë se për të kaluar më tej është një mision i pamundur, por i intereson që morali i skuadrës së tij të jetë lart. Edhe nëse nuk kalon më tej, me rëndësi do jetë që ndonjë prej “xhevahireve” të klubit të shitet dhe nuk do të ketë keqardhje, pasi të tjerë po prodhohen në akademinë e klubit. Bilancet janë të rëndësishme dhe futbollistët duhet të luajnë edhe 90 minuta të tjera për veten dhe klubin. Nuk ka asnjë presion, vetëm të hyjnë në fushë dhe të japin më të mirën. KY është misioni i tyre i vetëm.

Lista e Tiranës, UEFA harron Grent Halilin
UEFA ka publikuar në faqen e vet listat e skuadrave pjesëmarrëse në Europa League, me numrin përkatës që do të mbajë çdo futbollist.

Në teori UEFA nuk bën gabime të mëdha dhe listat janë dërguar nga klubet, ndaj konsiderohen zyrtare e pa gabime.

Megjithatë, UEFA ka bërë rrëmujë me listën e Tiranës, sepse nuk ka përfshirë fare sulmuesin Grent Halili, ka ngatërruar ditëlindjen e Realf Zhivanajt, i cili në UEFA figuron 29 vjeç, nga 19 që është realisht, por për ndeshjen në Izrael ka listuar edhe emra si Moise e Gentjan Muça, që nuk do të luajnë.

Pas interesimit me drejtuesit e klubit të Tiranës, mësohet se lista e publikuar në UEFA është e gabuar, edhe pse klubi bardheblu ia ka nisur listën e saktë, që në fakt është publikuar nga Tirana prej ditësh.

Lista e Tiranës për turin e parë të Europa League

Portierë: Ilion Lika, Edvan Bakaj, Ditmar Shehri

Mbrojtës: Albi Doka, Klisman Cake, David Domgjoni, Marvin Turtulli, Marlind Nuri, Erjon Hoxhallari, Realf Zhivanaj, Uellison Luiz de Oliveira Sobrau

Mesfushorë: Fjoralb Deliaj, Merveil Ndokit, Ruben Akua, Asion Daja, Erando Karabeci, Elvi Berisha, Rei Qilimi, Dorian Kërçiku

Sulmues: Mateus Levendi, Junus Sentamu, Grent Halili

Halili: Duan të ma marrin Tiranën, por nuk ka shans të ndodhë
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në konferencën e gjatë për shtyp gjatë prezantimit të trajnerit të ri Ze Maria, ka folur edhe për të ardhmen e klubit dhe për tentativat, sipas tij, që janë bërë dhe po bëhen për t’i marrë klubin.

“Unë nuk jam mësuar që kur kam 1 euro në xhep të them që kam 1 mijë euro. Unë jam maniak i pronave dhe investoj gjithë atë që kam. Le të dalë një futbollist që të thotë se nuk ka marrë rroga te Tirana ime. Ne kemi një borxh edhe prej 68 milionë lekësh. Kam bashkëpunaur me lojtarët dhe më kanë pritur shpesh herë për pagat e tyre. Janë 4 miliardë lekë që janë hedhur në klubin e Tiranës.

Janë dashakeqës dhe duan të përbaltin punën e tyre. Unë jam i apasionuar pas klubit. Unë besoj se asnjë s’do ta kishte bërë këtë për dy vite. Të gjithë kërkojnë të na sulmojnë. Unë jam vetë në kalë dhe do të qëndroj vetë në kalë. Jam i gatshëm për të gjithë ata që kanë kontribuar për Tiranën, jam i gatshëm t’ua afroj aksionet falas. Unë Kastratin e kam mik shpie. Nuk kam dëgjuar kurrë nga familja e tyre të më thotë se çfarë bëhet te Tirana, e jo më për të blerë aksione te ne. Nuk kam pasur kurrë një propozim për të shitur aksione. Duan të ma marrin, por unë s’e jap Tiranën.

“Për sa iu përket aksioneve që ka Bashkia, e di vetë se si funksionojnë me aksionet e klubit të Tiranës. Llogaritjet e bëra ditët e fundit janë nivel shumë i ulët. Megjithatë ua thashë, ai që ka qenë kontribuesi i Tiranës unë ia fal. Të parin po ua them nëse doni, Lut Nurit. Por, kurrsesi nuk lejoj që të hipin mbi mua dhe të më marrin klubin. Unë nuk largohem derisa të vdes, vetëm në bazë të rregullave që ka vendosur klubi iki. Edhe njëherë ua them që asnjë futbollist është pa marrë pagat. Janë bërë verifikime në fshehtësi. Jam thirrur nga Krimi Ekonomik, nga Prokuroria. Në fund i kam thënë që s’ka lekë klubi dhe pagesat janë të gjitha me radhë. Mund të dalë ndonjë gjobë që mund të kemi harruar pa paguar, ma thoni dhe do e shlyejmë.”.

Halili kërkon falje: Sezon i tmerrshëm
Në konferencën për prezantimin e trajnerit të ri, Hoze Marselo Ferreira, presidenti Refik Halili ka gjetur rastin të kërkojë falje publike për rënien e Tiranës nga kategoria.

“Ju kërkojmë ndjesë po në jetë ka edhe momente të vështira. Dua që me stafin dhimbjen ta kthejmë në forcë. Tifozëve u kërkoj ndjesë të madhe, i kërkoj ndjesë nga thellësia e shpirtit. Unë i kërkoj ndjesë çdo tifozi, nga më i madhi deri te më i vogli. E di që kanë derdhur lot për këtë fatkeqësi të klubit të tonë, por kjo s’ka qenë kurrë dëshira ime dhe kurrë nuk e kam menduar që do të shkonim deri këtu. Por marr përgjegjësitë dhe do të bëjmë gjithçka për të ngritur Tiranën. Brenda nesh ka pasur njerëz që kanë punuar, por nuk kanë qenë aktivë, ndoshta kanë qenë fasadë.”.

Numri 1 i klubit bardheblu e pranon se ishte një turp ajo që ndodhi, madje shkon akoma më tej duke treguar se do të donte të mos ishte në drejtimin e skuadrës në këtë situatë.

“Ishte një sezon i turpshëm, ndoshta nga më të këqinjtë. Nuk dëshiroja që të isha në drejtimin e klubit në këtë situatë. Ka qenë një sezon shumë i vështirë sidomos në momentet kur ramë përfundimisht nga kategoria. Fakti është se ka qenë një sezon shumë i vështirë, sidomos në momentet e fundit, ku ne pësuam rënien nga kategoria. Unë si president i klubit të Tiranës i bëra hyzmetin. Në fillim kishim trajnerin Ilir Daja dhe them se nuk gabova në zgjedhjen e tij. Rezultatet e arritura me profesor Dajën çuan në largimin e tij”.

“Më pas afruam Mirel Josën dhe besoj se nuk bëra zgjedhje të gabuar duke parë edhe CV-në e tij, që ka një karrierë të pasur në Shqipëri. Nuk dua të shfajësohem, por e them sërish që nuk gabova që zgjodha profesor Mirel Josën. Nuk i kam mohuar klubit tonë asgjë, kemi qenë prezent gjithmonë”.

Tirana ende në pritje, Halili studion… volejbollin e femrave
Olsi Avdiaj

Të gjithë në pritje! Duke filluar nga Mirel Josa, stafi teknik, lojtarët dhe përkrahësit. Ndërkohë që presidenti i Tiranës, Refik Halili e ka me nge, shikon nga afër volejboll femrash, ndërsa te Tirana deri mbrëmë kishte heshtje totale. Heshtje për çështjen e trajnerit dhe për sezonin e ri. Burime pranë presidencës dhe trajnerit bardheblu bëjnë me dije se palët presin përgjigjet përfundimtare nga njëri-tjetri. Në takimin e zhvilluar dy ditë më parë, presidenti Refik Halili nuk ka ndarë asgjë.

Më saktë, trajneri Mirel Josa pret që presidenti të bëjë një nga dy gjërat që janë opsion në tavolinë! Ose t’i thotë që bashkëpunimi mbaroi, ose të vazhdojë të punojë. Deri dje në mbrëmje asnjëra prej këtyre dy opsioneve nuk ishte ekzekutuar. Fakti i vetëm interesant nga Tirana dje ishte shfaqja e Refik Halilit në ndeshjen e volejbollit të kombëtares së femrave të Shqipërisë që luhet tek Pallati i Sportit të Qendrës Olimpike. Sa për Tiranën, asgjë. Mësohet se sot mund të jetë një ditë vendimtare për të ardhmen dhe marrëveshjen e re mes Refik Halilit dhe Mirel Josës. Sot do të ndahet gjithçka përsa i përket qenësisë së trajnerit në krye të Tiranës, apo jo. Nga të dyja palët ka vetëm heshtje dhe secila po luan me nervat e tjetrit për ta lodhur kundërshtarin. Dihet që Mirel Josa nuk jep dorëheqjen, ndërsa Refik Halili heziton ta shkarkojë për shkak të lekëve. Sesi do të shkojë rezultati, duhet të presim edhe pak orë. Një gjë është e vërtetë. Tirana në këtë moment është në ajër.

Mirel Josa është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim në Shqipëri, por tek Tirana gjërat nuk i shkuan mirë. Në fakt Mirel Josa u afrua tek Tirana me premtime të mëdha. I thanë që në janar do të kishte merkato të madhe, por në fund rezultoi që klubi ishte i dënuar nga FIFA. Zyrtarët e klubit u shfajësuan se nuk e dinin këtë fakt, por dyshimi në mendjen e Josës mbeti. Ka nga ata që e sulmuan dhe po e sulmojnë nga brenda Mirel Josën. Shkak rezultatet që nuk pati në ekip. Fakt është se ai në karrierën e tij ka rezultatet më të ulëta te bardheblutë. Por nuk është faji i Josës që gjërat po shkojnë keq. Prej muajsh po mundohet të ndërtojë një ekip me të rinj. Faji i tij është se Tirana i ngeli në dorë. Prej një jave ai kërkon të dijë të ardhmen, por Refik Halili hesht dhe vetëm hesht.

Josa e Halili në tryezë, ende nuk ka një vendim
Numri një i klubit është takuar me trajnerin, por asgjë nuk është vendosur mbi të ardhmen. Në 48 orët e ardhshme merret vendimi për stafin teknik

Vladimir Prenga

Mjegullnaja te Tirana pritet të largohet shumë shpejt, pasi presidenti Refik Halili po mendohet mirë dhe në 48 orët e ardhshme do të marrë vendimin përfundimtar për stafin teknik. Ditën e djeshme ka pasur një takim mes numrit një të klubit dhe trajnerit Mirel Josa, por nga ai takim nuk është marrë një vendim. Siç edhe kemi shkruar edhe më parë, Josa nuk e jep dorëheqjen dhe arsyet për këtë janë disa, por dy janë më kryesoret: E para, nëse ai do të paraqesë dorëheqjen, “de fakto” do pranonte dështimin dhe barra më e madhe e rënies së Tiranës nga Kategoria Superiore për herë të parë në histori do të binte mbi të. Të paktën shumë do e lexonin kështu dhe Josa kurrsesi nuk e do diçka të tillë, edhe pse “njolla” ka rënë mbi të gjithë aktorët e këtij sezoni, që i pa bardheblutë ta mbyllnin kampionatin në vendin e parafundit. Një dështim! Arsyeja e dytë, është ajo e kontratës së “majme” që trajneri kryeqytetas ka me 24-herë kampionët e vendit. Në nëntor ai nënshkroi një kontratë për 1 vit e gjysmë, nga e cila përfiton një pagë mujore prej 4500 eurosh dhe normalisht për ta ndërprerë duhet bërë një marrëveshje.

VENDIMI – Klubi priste që ditën e djeshme Komisioni i Etikës të dilte me një vendim mbi çështjen “Skënderbeu”, por kjo nuk ka ndodhur, pasi Etika e shtyu mbledhjen për më 23 qershor. Në këto kushte, presidenti Halili nuk dëshiron të humbë kohë dhe do mendohet mirë në lidhje me stafin teknik. Gazeta mëson se pritet të ketë edhe një tjetër takim midis presidentit të bardhebluve dhe trajnerit Josa. Aty do vendosen pikat mbi “i” dhe Tirana do të nisë nga puna. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë trajneri.

DISFAVORI – Koha është në disfavor të Tiranës, pasi duhet të nisin përgatitjet për ndeshjet e kupave të Europës. Josa kërkon të dijë të ardhmen e tij, ndërsa Halili të sqarohet me veten dhe të marrë një vendim që është mjaft i rëndësishëm. Veç vendimit të trajnerit, skuadra ka nevojë edhe për përforcime, pasi largimi i Takut dhe i Teqjes, lënë një boshllëk të madh në skuadër. Siç dihet edhe Gentjan Muça mungon dhe i bie që prapavija t’u besohet të rinjve Cake, Turtulli e Domgjoni. Kohë nuk ka më, ndaj pritet që të gjithë në kampin bardheblu të përveshin mëngët dhe të punojnë për të bërë një paraqitje dinjitoze në Kupat e Europës. Veç kalimit të ndonjë turi, dëshirohet që ndeshjet në arenën Europiane të shfrytëzohen edhe për të shitur ndonjë lojtar.

“Fair-Play” nga Halili: Nuk shpresoj dhe nuk e dua dënimin e Skënderbeut
Refik Halili nuk ishte fort i qartë në deklaratën e tij për Supersportin pas finales së kupës, sepse tha e “Tirana është shumë pranë rënies”, por më vonë ka korrigjuar gjithçka. Duke folur për Top-Channel, presidenti bardheblu ka pranuar verdiktin e fushës: “Unë nuk kam më shpresa. Po e përbaltin shumë investimin tim, por mua gjithçka më del nga shpirti. Ndihem shumë keq që jam bërë pjesë e historisë të keqe të Tiranës duke e zbritur nga kategoria. Por me sa duket ky ishte fati im. Megjithëse duhet pranuar se na është hëngër haku”. Ndërkaq, Halili është pyetur a pret realisht ndonjë dënim të Skënderbeut nga Komisioni i Etikës, që do të vendosë javën e ardhshme: “Unë e dua futbollin dhe do të ishte një humbje nëse do të ndodhë penalizimi i Skënderbeut. Unë vërtet shoh skuadrën time, por nuk do të më pëlqente të penalizoheshin ata që të gëzoja unë”.