Hakim Ziyech

30 milionë euro nga Spanja, Zijesh refuzon ofertën
Hakim Zijesh ishte një ndër lojtarët kyç të suksesit të Ajaksit gjatë sezonit që lamë pas. Mesfushori me tipare sulmuese ka tërhequr interesin e shumë klubeve evropiane, por ofertat nga klubet më elitë të kontinentit mungojnë.

Sevija ishte një ndër ekipet më të interesuara për 26-vjeçarin. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi andaluzian kishte bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e Zijesh, por ka qenë vetë lojtari që ka refuzuar menjëherë lëvizjen.

“Me gjithë respektin për klubet që janë të interesuara për mua, me duhet të them se këto nuk janë skuadrat për të cilat do lija Ajaksin. Largimi im varet vetëm nga një gjë: Ekipi im i ardhshëm duhet të jetë i një niveli më të lartë futbollistik. Nëse më kërkon një klub i ngjashëm me Ajaksin nuk kam asnjë arsye pse të largohem”, tha Zijesh për medien holandeze “AD”.

Nuk mungojnë ofertat e shumta, Ajaksi vendos çmimin e “xholit”
Vëmendjen mediatike e kanë marrë emra si Frenki De Jong dhe Matijs De Ligt, por Ajaksi ka lojtarë të talentuar në çdo repart. Një prej tyre është edhe Hakim Zijesh.

Marokeni është një “xhol”, të cilin mund ta aktivizohesh në çdo rol të repartit ofensiv. 26-vjeçari bën mirë mesfushorin, atë ofensiv, sulmuesin e krahut të djathtë dhe sulmuesin e dytë.

Neres (m) dhe Zijesh (d)

Shumë oferta kanë mbërritur te kampionët e Holandës për kartonin e Zijesh. Interi është një prej klubeve të interesuara, ndërsa “Harkëtarët” kanë vendosur çmimin.

Kush do Zijesh, duhet të paguajë të paktën 35 milionë euro. Kaq është kërkesa minimale e Ajaksit sipas raportimeve të “Telegraf”, pavarësisht se klubi i njohur dëshiron ta mbajë lojtarin në ekip edhe për vitin tjetër.

Zijesh: Faji im, humba shumë raste. Nuk durohet dot ai gol i pësuar në fund
Në kampin e Ajaksit ndihen krenar për atë që kanë bërë këtë sezon, por dhimbja dhe zhgënjimi i eliminimit të mbrëmjes së kaluar nuk janë shuar akoma.

“Harkëtarët” ishin pak sekonda larg arritjes në finalen e Champions Ligës, por braziliani Lukas Moura ua shkatërroi të gjithë ëndrrat. Një goditje e madhe të pësosh gol në minutën e pestë shtesë, pikërisht në momentin kur po niste festa.

Xhoel Veltman dhe Hakim Zijesh nuk e fshehin trishtimin e madh. Mbrojtësi nuk u aktivizua si titullar dhe zbriti në fushë në vend të Shones pas barazimit të Totenhemit.

“Me shumë mundësi nuk do e kemi më shansin për të luajtur në finalen e Champions Ligës, edhe pse e uroj një gjë të tillë për lojtarët që kanë karrierën para. Është shumë i vështirë për t’u pranuar ky rezultat. Kisha ndjesinë që Totenhemi nuk do arrinte ta shënonte atë gol. Sinqerisht mendova se do të zëvendësoja Mazrauin. Komplimente për të, pasi kishte mbajtur Ramazan”, thekson mbrojtësi 27-vjeçari.

Më keq ndihet Hakim Zijesh. Marokeni shënoi një gol të bukur pjesën e parë, ndërsa topi nuk iu bind më në të dytën. Një shtyllë e goditur dhe disa raste të humbura që do të mbyllnin ndeshjen, por për fat të keq Ajaksi nuk shënoi më.

“Duhet të kisha shënuar më shumë. Godita shtyllën, por pata edhe raste të tjera. Pësuam një goditje të rëndë dhe kjo humbje nuk durohet dot. Nuk po luanim shumë mirë, por kishim mundësi për të shënuar dhe luftuam fort. Ishte shumë e dhimbshme të pësoje atë gol në fund”, përfundon lojtari ofensiv i Ajaksit.

Mund të përballet në finale, Liverpuli nis sulmin për “xholin” e Ajaksit
Liverpuli po lufton fort në të dy frontet: titull kampion dhe Champions Ligë. Premier Liga ka hyrë në sprintin final dhe “The Reds” presin një hap fals të Sitit për ta parakaluar në renditje, pasi diferenca është vetëm një pikë.

Djemtë e Klopit janë një hap larg arritjes për të dytën herë rresht në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Përballë është Barcelona, në dy ndeshje që priten të jenë spektakolare dhe të zjarrta.

Ekipi dhe stafi teknik vazhdojnë punën në fushë, ndërsa drejtuesit po mendojnë për merkaton. Ata pëlqejnë shumë Hakim Zijesh, sipas raportimeve të mediave angleze. 26-vjeçari luan në rolin e mesfushorit, mesfushorit ofensiv dhe anësorit të djathtë.

Marokeni është një ndër lojtarët më të dalluar të Ajaksit këtë sezon. Zijesh ka shënuar 15 gola sivjet, ndërsa çmimi i kartonit të tij sillet te shuma e 30 milionë eurove. Liverpuli duhet të mposhtë konkurrencën e Arsenalit dhe dy klubeve të Mançesterit.