Gjimshiti

Roma i bën nder Gjimshitit, 20 milionë për mbrojtësin e Atalantës
Roma ka mbyllur me sukses negociatat për mbrojtësin e Atalantës Xhanluka Mançini. “Sky Sports” raporton se futbollisti 23-vjeçari do të transferohet në kryeqytet me një marrëveshje huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.

Me largimin e Mançinit pritet që hapësirat e Berat Gjimshitit të shtohen akoma më shumë. Qendërmbrojtësi shqiptar e pati mjaft të vështirë të zinte një vend në formacionin titullar gjatë sezonit të kaluar, duke qëndruar në stol një periudhë, por me kalimin e kohës 26-vjeçari ia doli të bindte teknikun Gasperini me paraqitjet e tij.

Paraqitje e shkëlqyer e Gjimshitit, shtypi italian nuk kursehet me vlerësime
Paraqitja mbresëlënëse e Berat Gjimshitit kundër Juventusit nuk u anashkalua nga shtypi italian. Futbollisti shqiptar luajti për 90 minuta në qendër të mbrojtjes së Atalantës duke ofruar siguri në çdo episod të lojës.

Notat për 26-vjeçarit nga qenë ndër më të lartat në çdo portal, dhe të mendosh se në fillim të sezonit Gjimishiti nuk ishte ndër të preferuarit e trajnerit Gasperini, i cili në një moment e konsideronte mbrojtësin shqiptar si zgjedhje të pestin në radhë në hierarkinë e qendërmbrojtësve.

“tuttojuve.it” – 7 – (Nota më e lartë bashkë me Iliçiç)

“goal.com” – 6.5 – Në ndryshim nga ndeshje e parë, asgjë nuk shkoi keq. E korrigjoi plotësisht veten.

Berat Djimsiti – 6.5 – Vështirë të surprizohej nga topat e gjatë. Kishte përballë kundërshtarë të rrezikshëm për t’u kontrolluar, por nuk e humbi kurrë busullën.

“eurosport.it” – 6.5 –

“foxsports.it” – 6.5 –

“Whoscored.com” – 7.7 – Vlerësim algoritmik. Nota më e lartë te skuadra e Atalantës, vetëm Kuadrado ia kalon me një diferencë prej 0.1.

Notat: Gjimshiti fitoi derbin shqiptar, Strakosha pa faj
Atalanta duket se nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon, me bergamaskët që morën një triumf jetik në sfidën direkte ndaj Lacios një ditë më parë, me shifrat 1-3.

Protagonist në këtë takim ishte padyshim Berat Gjimshiti, i cili ishte pjesë e golit të tretë të Atalantës, me mbrojtësin tonë që detyroi Wallace, të shtynte topin drejt rrjetës së tij. Gjithashtu, në shtypin italian është vlerësuar shumë paraqitja e tij, teksa ka merituar notën e lartë 7.

Gjimshiti 7 “Perfekt në fazën mbrojtëse, ka meritën e madhe se mbylli ndeshjen, duke shkaktuar autogolin që çoi ndeshjen në 3-1, duke vënë nën presion Wallace. I sigurt dhe i vëmendshëm, mbrojtës i shkëlqyer”.

Ndërkohë, nga ana tjetër Tomas Strakosha ishte i pafat, me portierin tonë që është vlerësuar mesatarisht në Itali. Notën 6 i ka dhënë Eurosport.it, gardianit tonë.

Gjimshiti është kthyer në garanci, Berisha në “fantazmë”
Atalanta fluturon, Gjimshiti po ashtu. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare tashmë nuk është më një rezervë luksi, sepse këtë sezon është kthyer në titullar dhe në muajt e fundit ka pasur një rendiment të shkëlqyer, duke qen shpesh ndër më të mirët.

Edhe në sfidën e kupës kundër Fiorentinës, fituar 2-1 nga bergamaskët, Gjimshiti shkëlqeu, duke gabuar paksa vetëm te goli i Fiores, kur nuk e lexoi si duhej kundërsulmin vjollcë, por më pas ishte perfekt, duke qenë ndër 3-4 lojtarët më të mirë në fushë, me notë 6,5 deri në 7.

E kundërta po ndodh me Etrit Berishën, sepse prej shumë javësh e ka humbur vendin në formacion dhe portieri tjetër, Golini, po shkëlqen, ndaj për “gardianin” kuqezi sezoni po mbyllet hidhur dhe me shumë gjasa në verë do të kërkojë ekip të ri.

Gjimshiti “bën zap” Ikardin: Nuk jemi inferiorë për vendin e katërt!
Atalanta ka marrë një barazim të çmuar në San Siro kundër Interit, duke konfirmuar se ka një skuadër të shkëlqyer, që me të drejtë tashmë pretendon të kualififikohet për në Champions League, aq më shumë që Milani është në një moment të zi dhe Roma e Lazio kanë shumë luhatje.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u vlerësua me notë mesatare 6.5 në mediat italiane: “E humbi Ikardin vetëm në një rast, por portieri Golini rregulloi gjithçka. Në pjesën tjetër të ndeshjes u fut në një duel të shkëlqyer fizik me argjentinasin dhe në shumicën e rasteve doli fitues.

Pas ndeshjes, Gjimshiti deklaroi: “Luajtëm ballëhapur, duke sulmuar për 90 minuta, ashtu si Interi, ndaj barazimi është rezultat i drejtë. Ishte një ndeshje e vështirë, por treguam edhe një herë se nuk jemi inferiorë dhe mund të shkojmë në Champions.

“Barazimi për ne është diçka thuajse e re, ashtu si të mos pësojmë apo të mos shënojmë, por në San Siro është rezultat i mirë. Një pikë mund të jetë shumë e rëndësishme, por tashmë le të mendojmë për Empolin, jo për renditjen”.

Dështimi i transferimit të Gjimshitit te Beshiktash, fajtor është “CR7”
Flitej shumë gjatë kësaj merkatoje se Berat Gjimshiti ishte shumë pranë firmës me klubin turk të Beshiktashit. Mbrojtësi kuqezi nuk ishte një titullar statik në formacionin e Gasperinit te Atalanta dhe kjo gjë e detyroi të shqyrtojë të gjitha ofertat e mundshme.

Oferta më e kënaqshme financiare ishte ajo e Beshiktashit, skuadër e cila ishte e gatshme të paguante 500 mijë euro për kartonin e tij, si dhe t’i plotësonte kërkesat financiare mbrojtësit kuqezi.

Por ndeshja e së mërkurës mes Atalantës dhe Juventusit i ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonin mbrojtësi 25-vjeçar, i cili bëri një ndeshje të shkëlqyer. Agjenti i Gjimshitit tha pas ndeshjes se lojtari i tij vlen 10 milionë euro, shumë kjo që nuk mund të paguhet kurrsesi nga klubi turk.

E si pasojë, tratativat mes dy palëve u ndërprenë dhe Gjimshiti vazhdoi karrierën e tij te Atalanta. Një sfidë e shkëlqyer përballë Juventusit dhe vetë yllit portugez, Kristiano Ronaldo, ka bërë që tifozët e Atalantës dhe mediat italiane të kenë një opinion ndryshe për Gjimshitin, të cilin tahsmë e quajnë si “gjiganti” i mbrojtjes së zikaltërve nga Bergamo.

Gjimshiti “i larguar”, Gasperini e zëvendëson mbrojtësin shqiptar
Kemi parë shumë raste kur një transferim thuajse i kryer është bllokuar, për shkak se futbollistët janë dëmtuar në ndeshjet e fundit për ekipet e tyre. Si pasojë, Atalanta nuk ka rrezikuar me gjendjen fizike të Gjimshitit, duke e zëvendësuar në minutën e 83’.

Duket se 25-vjeçari kuqezi është shumë pranë Beshiktashit për një shumë që kap gjysmë milionë euro dhe kjo gjë nuk është mohuar në asnjë moment nga pjesëtarët bordit të klubit italian.

Prej shumë kohësh, pista Beshiktash qarkullon rreth Gjimshitit dhe duket se ka mbetur vetëm zyrtarizimi që mbrojtësi kuqezi të veshë fanellën e gjigantit turk.

Gjimshiti i fundit në preferencat e prapavijës, por statistikat…
Te Atalanta, trajneri Gasperini ka implementuar skemën me tri qendërmbrojtës dhe deri më tani, gjithçka ka funksionuar për bluzinjtë. Tekniku italian ka 5 qendërmbrojtës të aftë për të luajtur titullar në këto tri pozicione dhe duket se ky është çelësi i suksesit te Atalanta.

Palomino, Toloi, Masielo, Mançini dhe mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti janë alternativat e prapavijës. Në listën e Gasperinit, Gjimshiti është i fundit, por në ndeshjet që shtatlarti kuqezi ka luajtur titullar, Atalanta ka marrë rezultate pozitive. Të mos harrojmë se 25-vjeçari edhe ka shënuar një gol, atë përballë Interit.

Mbrojtësi kuqezi duket se është lodhur nga zgjedhjet e trajnerit Gasperini, i cili pavarësisht paraqitjeve pozitive të Gjimshitit, nuk e preferon në formacion. Kjo gjë po e largon 25-vjeçarin nga Atalanta dhe me interesim nga Beshiktashi, me shumë gjasa do të largohet në kampionatin turk.

Edhe Gjimshiti drejt Turqisë, gati oferta nga skuadra e njohur
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti me shumë gjasa do të largohet nga Atalanta. 25-vjeçari ka luajtur vetëm 6 ndeshje si titullar nën drejtimin e Gasperinit këtë sezon dhe kjo gjë duket se do e çojë larg skuadrës italiane.

Në kërkim të minutave dhe një vendi statik në formacion, Gjimshiti është në pritje të ofertave dhe një e tillë duket se do të vijë nga Turqia. Skuadra e interesuar për shërbimet e mbrojtësit kuqezi mësohet të jetë gjiganti Beshiktash.

Sipas “beIN Sports”, trajneri i Beshiktashi, Senol Gunes është një admirues i lojës së Gjimshitit dhe i pëlqen fakti që 25-vjeçari mund të mbulojë shumë pozicione.

Për më tepër, shqiptarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është një alternativë që nuk do iu kushtonte shumë drejtuesve të skuadrës turke. Me shumë gjasa, Gjimshiti do t’iu bashkohet shqiptarëve të tjerë që luajnë në kampionatin turk të futbollit.

Atalanta thellon krizën e Lacios, Berisha e Gjimishiti festojnë në fushë
Atalantës i ka mjaftuar golin i sulmuesit kolumbian Duvan Zapata për të marrë tri pikët në përballjen me Lacion. Ertrit Berisha e nisi nga minuta e parë këtë takim, ndërsa mbrojtësi Berat Gjimshiti u fut në lojë gjatë pjesës së dytë.

Thomas Strakosha u provua vetëm dy herë në këtë ndeshje dhe në golin e parë të vendasve, portieri i kombëtares sonë u nxor jashtë loje nga një gabim në vendosje i qendërmbrojtësve.

Me këtë humbje Lacio vazhdon ecurinë e rezultateve negative. Prej pesë takimesh skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi nuk po arrin të marrë tri pikët në ndeshjet e Serie A dhe nuk ka se si të mos flitet për një krizë.

VIDEO | Dy “krisma” në fillim dhe në fund, Napoli likuidon Atalantën
Një gol në fillimin e ndeshjes dhe një tjetër në fund i dhuruan tre pikët Napolit në transfertën e vështirë kundër Atalantës. Fabian Ruiz dhe Milik ishin autorët e golave për ekipin e Ançelotit, ndërsa Zapata barazoi përkohësisht rezultatin në pjesën e dytë.

Ndeshja nisi me gol dhe Napoli e gjeti shumë shpejt. Pa u mbyllur minuta e parë, Fabian Ruiz kaloi miqtë në avantazh. Pasime të bukura të Napolit, mbrojtja e Atalantës shumë lart dhe Insinje shkëputet për të mos e kapur kush. Sulmuesi dhuroi një asist për spanjollin Ruiz, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa e dyta nisi mbarë për vendasit. Duvan Zapata mori një pasim në zonë nga Hatebër dhe barazoi shifrat në minutën e 56. U duk se ndeshja po mbyllje në barazim, por Napoli nuk dorëzohet kurrë.

Mario Rui lëshoi një top në zonën e Atalantës nga krahu i majtë dhe Milik mposhti Berishën, duke i dhuruar fitoren ekipit të tij. Ky trepikësh e konfirmon Napolin në vendin e dytë dhe diferenca me Juventusin rikthehet në 8 pikë.

Berisha ishte titullar për Atalantën, ndërsa Berat Gjimishti e ndoqi takimin nga pankina. Në krahun tjetër, Elseid Hysaj e nisi nga stoli dhe Ançeloti vendosi ta fuste shkodranin në fushë në minutën e 77 në vend të Maksimoviç.

Atalanta-Napoli 1-2

(Zapata 56′ / Fabian Ruiz 2′, Milik 85′)

VIDEO | Gjimshiti “fundos” Interin, Atalanta “shkërmoq” zikaltrit
Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit arriti një sukses mjaft të rëndësishëm ndaj Interit, teksa e shkatërruan me rezultatin 4-1, ku goli i tretë u shënua pikërisht nga mbrojtësi ynë. Një ndeshje e dominuar nga fillimi në fund nga bergamaskët, të cilët ishin superior ndaj një Interi, që ishte inekzistent në fushë.

Një pjesë e parë, e cila u dominua e gjitha nga Atalanta. Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 9-të me anë të Hateboer, teksa më pas kanë humbur raste pafund, me Iliçiç, i cili ndoshta mban peshën më të madhe, pasi gaboi dy herë i vetëm përballë Handanoviç. Portieri zikaltër ishte padyshim më i miri për ekipin e tij.

Në fraksionin  e dytë, zikaltrit duket se u futën me besim se mund të bënin diçka pavarësisht paraqitjes në pjesën e parë dhe menjëherë arritën të linin shenjë. Arbitri kryesor i takimit akordon një penallti për një top të prekur me dorë në zonë, në një aksion ku kishte faj dhe portieri ynë, Etrit Berisha. Mauro Ikardi u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe çoi shifrat në barazim.

Atalanta vijoi përsëri me presionin e saj dhe me kundërsulmet e shpejta, por u desh një goditje standarde për të shënuar. Mancini përfitoi nga krosimi i mirë i Iliçiç dhe shënoi me kokë, duke i dhënë përsëri avantazhin të tijve. Në fundin e takimit, Atalanta hipotekoi çdo gjë në minutën e 89-të. Ishte pikërisht mbrojtësi i kombëtares tonë, Berat Gjimshiti, i cili kërceu mbi të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Goli i parë për të me fanellën e Atalantës.

Qershia mbi tortë u vendos nga Alehandro Papu Gomez. Argjentinasi realizoi një perlë të vërtetë në minutën e katërt shtesë. Inter ndërkohë e mbylli me një lojtar më pak, pasi Brozoviç u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

#SerieA ??

Ça semble plié pour l’#Inter.

L’#Atalanta était au-dessus et c’est Djimsiti qui marque le 3e !#AtalantaInter 3-1pic.twitter.com/MgDug8Mrt8

— CalciomioTV (@CalciomioTV) November 11, 2018

Atalanta beson tek projekti i Gasperinit, zgjatet bashkëpunimi
Atalata ka besim tek projekti i Xhan Piero Gasperinit. Skuadra nga Bergamo ka zgjatur bashkëpunimin me teknikun 60-vjeçar, deri në vitin 2021 me të drejtë rinovimi edhe për një edicion tjetër.

Gasperini e drejton Atalantën që nga viti 2016 dhe drejtuesit janë të kënaqur nga puna e tij. Gjithsesi, duhet përmendur se atlant është një moment mjaft të vështirë pasi nuk ka marrë asnjë fitore në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Tek Atalanta luajnë dhe dy lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha dhe Berat gjinishit. Të dy këto lojtarë nuk duket se janë ndër të preferuarit e trajnerit. “Gardiani” e ka humbur vendin e titullarit, por dhe mbrojtësi ishte në stol në ndeshjen e fundit.

Seria A| Juventus nis arratinë, Milani dhe Interi larg pritshmërive
Është luajtur e gjitha java e katërt në Seria A dhe tani duket se po bëhet dhe klasifikimi sa i përket skuadrave që kërkojnë kreun e klasifikimit dhe atyre që nuk do të kenë shumë pretendime. Kjo javë mund të thuhet se kishte dhe surpriza, ashtu siç solli dhe disa gola “të rëndësishëm”.

Juventus dhe njëherë tjetër konfirmohet se në Itali është një skuadër mbi të tjerat, pasi është i vetmi ekip që ka 12 pikë të plota. Lajm i ijavës së katër nuk është fitorja me Sasuolon, por se autori i golave të fitores ishte Kristiano Ronaldo. Portugezi e bëri sefte dhe tani pritet akoma më shumë prej tij .

Nuk mund të lihet pa përmendur humbja e Interit në shtëpi me Parmën. Ishte një befasi, por duket se zikaltrit kishin nisur të mendonin Championsit para kohe. 4 pikë në 4 ndeshje janë shumë pak për ta.

Napoli i Elseid Hysajt u mjaftua me një gol ndaj Fiorentinës, por duket se skuadra e Ançelotit nuk është ajo e një edicioni më parë dhe këtë vit do e ketë më të vështirë për të rivalizuar skuadrën e Alegrit.

Roma në anën tjetër u hutua në 45 minuta e dyta dhe e pa veten që të linte dy pikë në shtëpi. Kievo e befasoi me dy gola, por sërish mbete në një gjendje kritike në fundin e klasifikimit, pasi rrezikon që t’i hiqen sërish pikë.

Lacio po ashtu i falet pritjeve të Strakoshës, i cili dhe këtë javë i dha skuadrës së tij pikët e plota duke bërë disa pritje spektakolare. Sa i përket legjionarëve Berisha dhe Gjimshiti e panë nga stoli humbjen e skuadrës së tyre Atalantës, që mori në fushën e Spalit.

Milani i gëzohet faktit që u zhbllokua Higuain, por me 1 pikë ndaj kaluarit nuk mund të jetë i kënaqur. Kuqezinjtë kanë zhvilluar vetëm 3 ndeshje deri më tani dhe nëse do fitojnë takimin e prapambetur mund të jenë në pozita deri diku komode. Duhet përmendur në Itali dhe fitorja e Sampdorias me rezultatin e thellë 5-0 në fushën e Frosiones.

Seria A/ Java e katërt

Inter 0 – 1 Parma

Napoli 1 – 0 Fiorentina

Frosinone 0 – 5 Sampdoria

Roma 2 – 2 Kievo

Xhenoa 1 – 0 Bolonja

Juventus 2 – 1 Sasuolo

Udineze 1 – 1 Torino

Empoli 0 – 1 Lacio

Kaljari 1 – 1 Milan

Spal 2 – 0 Atalanta

RENDITJA

Strakosha fluturon me Lacion, Gjimshiti e Memushaj rikthehen te humbja
Lacio e ka nisur me goleada vitin, sepse pas fitores 5-2 në fushën e Spalit, sot ka mundur 5-1 Kievon. Ndryshimi i vetëm? Imobile shënoi 4 gola para dy javësh, por asnjë gol e asnjë asist sot. Ishte dita e mesfushorit Milinkoviç-Saviç, autor i dy golave, ndërsa në fund u fut edhe portugezi Nani, i cili dha asist dhe shënoi golin e fundit të ndeshjes.

Paraqitje mjaft e mirë edhe nga Strakosha (nota 6,5), si gjithnjë një garanci në portë, edhe pse shfaqi pak pasiguri në golin e pësuar, por evitoi një gol në fillim të pjesës së dytë dhe u tregua shumë i saktë edhe në goditjet e dënimit ekzekutuar nga Birsa.

Ndërkaq, Bolonja mundi keqas 3-0 Beneventon, që i kishte fituar dy ndeshjet e fundit. Gjimshiti e Memushaj ishin titullarë dhe dhanë sa mundën, duke u vlerësuar me notën 6, që nuk është aspak keq. Në vend të fundit, Benevento humbet terren, sepse Krotone fitoi pastër në Verona 3-0, ndërsa Arlind Ajeti qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes.

Bonuçi e Higuain “faraonët” e Serisë A, Hysaj ndër “varfanjakët” e Napolit
Gazzetta dello Sport ka publikuar sot listat e pagave për gjithë klubet e Serisë A.

Leonardo Bonuçi i Milanit dhe Gonzalo Higuain i Juventusit janë më të paguarit e Serisë A, me 7,5 milionë euro neto në vit.

Pas tyre, Dibala me 7 milionë e Xhixhi Donaruma me 6 milionë.

Po shqiptarët? Elseid Hysaj është një ndër më të rëndësishmit te Napoli në fushë, por në listën e pagave trajtohet ndryshe, sepse merr vetëm 700,000 euro në sezon, lojtari i parafundit në një listë ku kryeson Lorenco Insinje me 3,6 milionë euro në vit. Në fakt, Hysaj është thënë se ka rinovuar me dyfishim page, ndaj merr 1,4 milionë euro, ndaj diçka nuk shkon.

Etrit Berisha, me 700,000 euro në sezon, është i katërti në renditjen e Atalantës, ndërsa Thomas Strakosha, me 600,000 euro, është ndër më pak të paguarit te Lacio, edhe për shkak të moshës shumë të re.

Memushaj me 200,000 euro e Gjimshiti me 100,000 janë ndër më pak të paguarit te Benevento, ndërsa Ajeti është ndër më të paguarit te Krotone, por merr vetëm 250,000 euro në sezon.

Pas Sadikut, sistemohet edhe Gjimshiti
Lajmi ishte zyrtar prej ditësh, që kur Berat Gjimshiti shkoi në fazë përgatitore me Beneventon, por tashmë edhe klubi e ka zyrtarizuar.

Me një komunikatë zyrtare, Benevento ka njoftuar marrjen e mbrojtësit shqiptar në huazim për një vit nga Atalanta.

Në këtë mënyrë, pas Armando Sadikut edhe Gjimshiti sistemohet, në Serinë A, aty ku ëndërronte Sadiku.

Zyrtare/ Gjimshiti transferohet te Benevento
Berat Gjimshiti është transferuar nga Atalanta te Benevento dhe tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Mbrojtësi i kombëtares sonë, i cili vitin e shkuar ishte në huazim tek Avelino, duke shkëlqyer në Serinë B, tashmë është i Beneventos.

Dje Benevento nuk e përfshiu në listën e lojtarëve që do të nisnin sot grumbullimin, por sot Gjimshiti është prezantuar në Benevento, para nisjes së ekipit për në Romë, për të vazhduar më pas rrugëtimin për në veri, pasi faza përgatitore do të zhvillohet në Sestola e Bruniko.

STARTING SEASON 2017/18 https://t.co/dN2DBSPHNG

— Benevento Calcio (@bncalcio) July 8, 2017

Për mbrojtësin tonë bëhet fjalë për huazim një-vjeçar me të drejtë blerjeje. Pas 35 ndeshjesh sezonin e shkuar në Serinë B, është rasti i madh i qendërmbrojtësit, i cili kërkon të luajë rregullisht, për të treguar sa vlen.

Gjimshiti në Serinë A, radha është e gjatë
Sezonin e fundit Berat Gjimshiti shpërtheu: tek Avelino u paraqit në mënyrë fantastike, duke qenë një titullar i paprekshëm dhe lider tek ekipi i Serisë B italiane. Aty Gjimshiti ishte në huazim nga Atalanta, që tashmë e ka kthyer në shtëpi, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Pas një sezoni fenomenal në Serinë A, duke u kualifikuar për në Europa League, Atalanta rrezikon të humbasë disa titullarë, ndaj Gjimshiti mund t’i vlejë, por nga ana tjetër, vetë qendërmbrojtësi i kombëtares sonë kërkon të luajë rregullisht dhe nuk ka dëshirë që të jetë një rezervë në Bergamo. Përveç kësaj, disa klube të Serisë A e shohin Gjimshitin si një alternativë serioze për sezonin e ardhshëm, ndaj janë vënë në radhë.

24-vjeçari ka kërkesa nga Benevento, Krotone e Kievo, të gjitha skuadra që janë interesante mbi të gjitha për faktin se mund t’i gjejnë një vend në formacion Gjimshitit. Kievo është një klub më i konsoliduar, por e dëshiron Gjimshitin përfundimisht, jo në huazim, pasi kërkon ta ketë investim të vetin. Në krahun tjetër, Krotone e Benevento nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë, ndaj edhe një huazim nuk është problem dhe ndoshta kjo zgjidhje i pëlqen Atalantës, me shpresën se një sezon i mirë në A do t’ia rritë ndjeshëm vlerën në treg qendërmbrojtësit tonë.

Gjimshiti: Izraeli nuk është më i mirë se ne
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, së bashku me Ledian Memushajn. Për futbollistin i cili vjen nga një sezon i shkëlqyer tek Avelino shpreson te fitorja në Izrael, duke besuar te forca dhe cilësia e një skuadre që vetëm një vit më parë shkëlqente në Europian.

Jemi në gjendje pak të vështirë, por besoj se do t’ia dalim si skuadër. Në këto momente duhet të dimë atë që kemi arritur, të jemi të vetëdijshëm për forcat dhe kualitetin dhe t’i tregojmë në fushë. Të gjithë lojtarët në Kombëtare kanë cilësi dhe duhet t’i luajmë këto ndeshje me vetëbesim. Kështu do të bëjmë edhe ndaj Izraelit”.

Për Gjimshitin nuk është problem vendosja taktike: Me tre mbrojtës është një skemë që më përshtatet, pasi kam luajtur te Zyrihu dhe më pas te Avelino. Kam pak kohë që nuk kam luajtur, pas ndryshimit të trajnerit te Avelino. Të gjitha skuadrat e mëdha po luajnë të gjitha me tre mbrojtës, kryesisht në Itali”.

Si qendërmbrojtës, Gjimshiti analizon problemin e pësimit të shumë golave: “Nuk mendoj se është problem i taktikës, por çështje individuale, sepse na ka munguar përqendrimi. Duhet t’i evitojmë gabimet individuale”.

Kundër Izraelit, një finale: “Mendoj që në Izrael do të shkojmë për ta fituar ndeshjen dhe për t’iu afruar rivalëve në klasifikim për vendin e tretë. Ky është objektivi ynë. Izraeli nuk është më i mirë se ne. Duhet të jemi bashkë, të japim maksimumin dhe të marrim rezultat në këtë ndeshje. E bukura e futbollit është se në çdo moment ke një rast të dytë. Duhet të tregosh se nuk je ai që bëri atë gabim dhe ta korrigjosh. Në çdo ndeshje kur hyj nuk mendoj shumë për atë që ka ndodhur, por jam i përqendruar te përballja e radhës. Ta përgatisim sa më mirë dhe të jemi gati”.

Gjimshiti beson te kthesa në Izrael
Berat Gjimshiti ka qenë ditët e fundit në Tetovë, ku nën shoqërinë e mbrojtësit të Partizanit Arbnor Fejzullahi ka ndjekur edhe derbin mes Renovës e Shkëndijes.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili sezonin e mbylli me Avelinon dhe do të kthehet tek Atalanta, ka folur për gazetën “”Lajm”, duke u ndalur tek e ardhmja e vet dhe te sfida kundër Izraelit në qershor.

“Mendoj se jemi shumë të kënaqur, sepse në fund ia kemi arritur qëllimit që Avelino të mbijetojë, sepse kemi pasur edhe disa probleme, ku na i kanë hequr tre pikë për një problem që ka pasur skuadra para tre vitesh. Mendoj se në fund gjithçka doli mirë. E ardhmja? Nuk dihet ende. Kam kontratë me Atalantën. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Atalanta tashmë e përfundoi kampionatin dhe të shohim se si do të rrjedhin bisedimet”, tha mbrojtësi kuqezi, i cili është optimist për ndeshjen në Izrael.

“Për mua personalisht do të jetë një ndeshje e mirë. Është një mundësi që t’i kthehemi rrugës së sukseseve, pasi në ndeshjet e fundit nuk kemi pasur rezultate të mira. Me Izraelin humbëm në Shqipëri dhe aty unë mora karton të kuq. Tash shkojmë atje dhe duam të kthehemi me fitore, pasi mendoj se Izraeli nuk është më i fortë se ne”, shprehet me optimizëm mbrojtësi kuqezi.