Giuseppe Marotta

Marota: Të lumtur me punën e Kontes, ja si e qetësuam
Xhuzepe Marota vazhdon punën për t’i dhuruar Antonio Kontes përforcimet e kërkuara dhe të nevojshme. Administratori i deleguar i Interi ka folur për Sportmediaset, duke u ndalur te merkato dhe puna e trajnerit të ri.

Zikaltrit barazuan kundër Juventusit në miqësore dhe u mposhtën pas goditjeve të penalltive. Një paraqitje pozitive e djemve të Kontes, të cilët nuk ishin aspak inferior përballë bardhezinjve të Sarrit.

“Puna e Kontes shihet, jemi shumë të kënaqur me të. Ka akoma shumë gjëra për t’u bërë, por jemi optimistë. Ai është shumë më i qetë pas takimit me ne. E siguruam për merkaton dhe tani situata është më pozitive në çdo aspekt”, thekson Xhuzepe Marota.

Marota fluturon drejt Madridit, Interi tenton goditjen e trefishtë
Antonio Konte nuk dëshiron të humbasë kohë. Trajneri i ri i Interit i ka dhuruar dyshes Marota-Auzilio listën e lojtarëve që kërkon në ekip dhe emrat e atyre që duhet të largohen.

Dy drejtuesit kanë fluturuar për Madrid, aty ku ndodhen objektivat kryesorë. Tre janë dëshirat e mëdha të Interit dhe të tre lojtarët janë pjesë e Realit. Merkato e madhe që po bëjnë “Los Blancos” do të ketë firo dhe zikaltrit janë gati të përfitojnë.

Dëshira e madhe quhet Marko Asensio. Spanjolli ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje si titullar dhe po kaq herë është futur në fushë si zëvendësues sezonin që sapo u mbyll. Ardhja e Luka Joviç dhe Eden Hazard do ia ngushtojë më shumë hapësirat.

Asensio në një dyluftim me Naçon në stërvitje

Interi mbetet një opsion i mirë, por Reali kërkon shumë para dhe nuk do të jetë aspak e thjeshtë të arrihet një akord. Drejtuesit e Interit kanë kontaktuar edhe agjentin e 23-vjeçarit për të mësuar më shumë rreth kërkesave të tij.

Dy emrat e tjerë janë Mateo Kovaçiç dhe Naço. Kroati është një njohje e vjetër, pasi është aktivizuar për dy sezone me Interin më parë. Reali mund të vendosë ta huazojë sërish dhe rikthimi në San Siro do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë.

Konte pëlqen edhe Naçon. 29-vjeçari mbulon të gjithë rolet e repartit defensiv dhe është i përshtatshëm për çdo skemë: si në atë me tre mbrojtës, ashtu edhe në atë më katër të tillë.

Rikthehemi te largimet. Konte i ka kërkuar drejtuesve të shesin Mauro Ikardin dhe Raxha Naingolan. I pari po tenton të gjejë klubin e duhur për të vazhduar karrierën, ndërsa belgu mund të rikthehet te Roma.

Marota: Jemi sjellë si një kryefamiljar me Ikardin, shpresoj të rikthehet
Xhuzepe Marota është rikthyer të flasë për Mauri Ikardin. Drejtuesi i Interit ka vetëm një dëshirë: gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate dhe rikthimin e lojtarit nën urdhrat e Spaletit.

Gjatë ditës së djeshme u përfol për një futje në lojë të Stiven Zhang. Presidenti e konsideron sulmuesin si pjesë e projektit të së ardhmes dhe gjatë ditës së nesërme mund të vijë zgjidhja përfundimtare.

Të njëjtën gjë shpreson edhe Marota. Ky i fundit ka folur shkurt për “Premio Maestrelli” në lidhje me argjentinasin.

“Me Ikardin jemi sjellë ashtu siç sillet një kryefamiljar. Shpresoj që të zgjidhet sa më shpejt situata me të. Mauro është një djalë i mirë, i cili ka bërë shumë dhe është ende në gjendje për t’i dhënë shumë Interit. Shpresoj që ta rregullojmë këtë situatë, shpresoj me të vërtetë”, përfundoi administratori i deleguar i Interit.

Presidenti vendos veton, “tym i bardhë” tek Interi
Fitorja në derbi ka ardhur në momentin më të mirë për Interin. Zikaltrit treguan forcë të madhe përballë kuqezinjve të Gatuzos, duke siguruar një trepikësh të rëndësishëm për objektivin Champions.

Atmosfera është shumë pozitive, ndërsa po shkon drejt zgjidhjes edhe çështja e Mauro Ikardit. Në lojë është futur presidenti Stiven Zhang, i cili ka vendosur të zgjidhë përfundimisht këtë situatë. Fundi do të jetë i lumtur për të gjithë, lojtarin që do të kthehet në ekip.

Lojtari dhe agjentja e tij morën konfirmimin që Interi nuk ka vullnet të vazhdojë konfliktin dhe se argjentinasi vazhdon të mbetet në qendër të projektit të klubit zikaltër. Siç raportojnë mediat italiane, gjithçka do të përfundojë me “tym të bardhë” ditën e premte në takimin e madh mes palëve.

Punë të madhe ka bërë dhe Xhuzepe Marota. Administratori i deleguar i Interit u shpreh gjatë ditës së djeshme se Ikardi meriton të rikthehet në grup, sepse është një lojtar zikaltër dhe të gjithë po punojnë për zgjidhjen finale, që do të vijë ditën e premte.

Palët drejt pajtimit, por Ikardi duhet të bëjë diçka!
Takimi midis Xhuzepe Marotës nga njëra anë dhe Mauro Ikardit e Uanda Narës në anën tjetër ka sjellë rezultate pozitive. Administratori i deleguar i Interit u takua me sulmuesin dhe gruan-agjente të tij për të gjetur një zgjidhje.

I pranishëm ishte dhe Paolo Nikoleti, një figurë shumë afër ish-presidentit Morati. Avokati ka marrë pjesë si përfaqësues i çiftit Ikardi dhe ka pohuar dëshirën e Mauros që situata të zhbllokohet.

Takimi tripalësh ka dhënë sinjale pozitive dhe të dy palët dëshirojnë ta kapërcejnë këtë situatë. Rikthimi i sulmuesit në fushën e blertë nuk dihet akoma se kur do të ndodhë, por ai duhet të bëjë edhe diçka tjetër.

Marota i ka kërkuar argjentinasit që të sqarojë çështjen dhe në dhomat e zhveshjes. Sjellja e tij ka lënë të pakënaqur një pjesë të lojtarëvë dhe Ikardi duhet të sqarohet me ta, të marrë konfirmimin e grupit dhe pastaj mund të rikthehet në fushën e blertë dhe golat e shënuar.

Tentativa e parë për “armëpushim”, Marota takohet me çiftin Ikardi
Xhuzepe Marota është takuar gjatë ditës së sotme me Mauro Ikardin dhe Uanda Narën. Administratori i deleguar i klubit zikaltër ka takuar sulmuesin dhe agjenten e tij, ndërsa lajmi është bërë publik nga Interi në “Twitter”. Një gjë e tillë pritet të shkrijë akullin mes palëve. Marota do t’i paraqesë çiftit kontratën e re, por vështirë që rinovimi të vijë në këto momente.

“Bëhet fjalë për një takim të përzemërt, që synon gjetjen e një zgjidhje në interes të të gjithëve”, shkruan klubi zikaltër. Ky është një hap pozitiv drejt zgjidhjes së një situatë, që është zgjatur shumë dhe që po mban peng prej kohësh ambientin zikaltër.

Pasojat vihen re dhe tek ekipi, që ka harruar të fitojë, është parakaluar nga Milani në renditje dhe rrezikon seriozisht kualifikim në Champions Ligë për sezonin e ardhshëm.

Ikardi vazhdon të mos aktivizohet dhe refuzon të luajë, duke u justifikuar pas një dëmtimi plot dyshime. Klubi ka bërë hapin e vet me anë të Marotës. Tani është moment që Mauro të tregojë si ai komandon dhe vendos për vetën e tij e jo Uanda.

Siç citon “Corriere dello Sport”, Marota i ka konfirmuar 26-vjeçarit faktin që Handanoviç do të vazhdojë të jetë kapiteni i ekipit dhe ka asnjë shans që klubi të tërhiqet nga vendimi i tij. Takimi ka dhënë sinjale pozitive dhe qëllimi kryesor për momentin është rikthimi i lojtarit nën urdhrat e Spaletit dhe në fushën e blertë.

Prapaskena e bujshme, Interi mendon për trajnerin e ri
Humbja e mbrëmshme kundër Kaljarit ka zhytur Interin në krizë. Objektivi i kualifikimit në Champions është në rrezik dhe Milani e Roma mund t’i parakalojnë në renditje zikaltrit, nëse fitojnë ndeshjet kundër Sasuolos dhe Lacios.

Luçiano Spaleti nuk po arrin të bëjë ekipin të luajë mirë dhe të arrijë rezultatet e duhura dhe ai mund të shkarkohet në fund të sezonit. Xhuzepe Marota po punon për të gjetur zëvendësuesin e tij. Emrat e Antonio Kontes dhe Zhoze Murinjos qarkullojnë prej kohësh, por së fundmi ka dalë në skenë dhe një trajner tjetër.

Siç raportojnë mediat italiane, Interi po mendon për t’i dhuruar stolin Maks Alegrit. Trajneri livornez me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit dhe pëlqehet shumë nga Marota dhe presidenti Zhang.

Alegri ka oferta të shumta dhe nga klube të huaja, por zikaltrit po mendojnë t’i ofrojnë një projekt ambicioz dhe një rrogë prej 7.5 milionë eurosh në sezon.

Trajneri i bardhezinjve, i cili ka fituar titullin kampion me Milanin dhe Juventusin, mund të tentojë ta bëjë diçka të tillë dhe me Interin, duke thyer kështu një rekord të bukur dhe duke u futur në histori më fitimin e titullit kampion me tre ekipet më të mëdha italiane.

Marota nuk ia përton Paratiçit: Ata duan Ikardin? Ok, ne po monitorojmë… Dibalanë!
Gjatë ditës së djeshme Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i Juventusit, bëri një koment për Mauro Ikardin, sulmuesin e Interit. Argjentinasi është një nga objektivat e bardhezinjve për merkaton e verës dhe Paratiçi u shpreh se klubi torinez nuk ka patur kontakte me lojtarin dhe për të do të flasë vetëm në fund të sezonit.

Menjëherë ka ardhur replika e Xhuzepe Marotës, administratorit të deleguar të klubit zikaltër, i cili i është përgjigjur juventinit në prononcimin e dhënë për “Rai Sport”.

“Këto janë deklarata jashtë logjike dhe të papërshtatshme. Nuk kemi thënë kurrë që duam ta shesim Ikardin. Mauro është një futbollist i madh, i cili ka bërë mirë me Interin dhe do vazhdojë të bëjë mirë dhe në të ardhmen. Sa i përket deklaratës së Paratiçit, i bie që të them të njëjtën gjë për Dibala: do të shohim situatën e tij te Juventusi. Ikardi është një futbollist i Interit. Në këtë periudhë na presin ndeshje të rëndësishme dhe ne duhet të mendojmë vetëm për këto përballje”, komenton drejtuesi i Interit.

Marota: Do e sqaroj Spaletin, rinovimi i Ikardit aspak problem
Goli i Lautaro Martinez i dhuroi tre pikë të rëndësishme Interit, që është rikthyer te fitorja. Luçiano Spaleti reagoi pas ndeshjes kundër Parmës, vlerësoi paraqitjen e djemve të tij dhe u ndal te Mauro Ikardi.

Trajneri i zikaltërve foli për rinovimin e kapitenit Ikardi, duke kërkuar qartësi nga klubi. Xhuzepe Marota ka reaguar për çështjen në fjalë.

Drejtuesi i klubit siguron që do të bisedojë nga afër me trajnerin, por mohon faktin që kjo situatë të kthehet në një çështje.

“Unë kam biseduar me Spaletin në telefon, por do të flas më shumë me të sot ose nesër. Këto situata duhet t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në interesin e të gjithëve. Rinovimi i Ikardit nuk është absolutisht një problem. Atë që kemi dashur të themi për këtë çështje e kam deklaruar dhe më parë. Më duket e drejtë ta sqaroj trajnerin, sepse të dy duam të mirën e Interit. Do të jetë një moment konfrontimi, një dinamikë normale. Për pjesën tjetër, unë e mohoj në mënyrë kategorike që kjo mund të krijojë një çështje tjetër“, sqaron Marota.

Marota nis bisedimet, Interi gati për rikthimin e madh
E ardhmja e Luçiano Spaletit si trajner i Interit është në dyshim. Rezultatet negative, eliminimi nga Champions Liga dhe Kupa e Italisë, si dhe mos menaxhimi i mirë i grupit të lojtarëve po shtyjnë drejtuesit të shohin për një alternativë tjetër, pavarësisht se Marota i ka dhënë besim trajnerit.

Gjatë ditëve të fundit është folur për një interesim për Antonio Konten, ndërsa së fundmi ka dalë në skenë dhe emri i Zhoze Murinjos. Portugezi është një idhull absolut i tifozërisë zikaltër dhe tripleta në vitin 2010 nuk harrohet kurrë.

Murinjo me trofeun e Champions në 2010, vit në të cilin Interi fitoi tripletën

Xhuzepe Marota do të takohet me Murinjon për të diskutuar mbi mundësinë e rikthimit të tij tek Interi, siç raporton “TeleLombardia”. Trajneri i famshëm u shkarkua gjatë muajit dhjetor nga stoli i Mançester Junajtid dhe ai e ka shprehur gjithmonë lidhjen e tij të veçantë me klubin italian.

“Interi ka qenë ekipi më i fortë që kam stërvitur ndonjëherë. Fituam gjithçka së bashku dhe në vitin 2010 fituam tripletën e famshme. Kur një profesionisti i kërkohet të rikthehet përsëri në një klub ku ka punuar më parë, është një nder i madh dhe do të thotë që ke lënë atje një shenjë pozitive. Nëse të kërkojnë të rikthehesh, kjo ndodh sepse e dinë vlerën tënde”, u shpreh Murinjo kohë më parë. Bisedimet janë gati të nisin dhe tifozët zikaltër shpresojnë që Marota të gjejë sa më shpejt akordin me trajnerin.

Marota: Kurrë s’kam shkarkuar një trajner, ju tregoj problemin kryesor të Interit!
Xhuzepe Marota është rikthyer të flasë për pozitat e trajnerit Spaleti. Humbja e fundit përballë Bolonjës në shtëpi ka zhytur zikaltrit në krizë, ndërsa po ndërlikohet gara për një vend në Champions. Milani është përforcuar dhe ka filluar të marrë rezultate, Lacio është rikthyer dhe Atalanta po kalon një periudhë të mrekullueshme.

Drejtuesi i klubit konfirmon trajnerin në prononcimin e dhënë për ”Sportmediaset”, mohon kontaktet me Antonio Konten dhe tregon problemin e vërtetë të Interit.

“Spaleti është solid në pozitat e tij dhe do arrijë të rikthejë Interin në nivele të larta. Stoli i tij nuk rrezikohet. Unë punoj prej 22 vitesh si drejtues në Serie A dhe nuk kam shkarkuar kurrë një trajner. Për ta bërë një gjë të tillë duhet të ketë kushte të veçanta, që këtu nuk ekzistojnë.

Konte? Nuk e dëgjoj prej muajsh. Karakteri dhe motivimi janë disa nga problemet më të mëdha të Interit. Kultura jonë duhet të përmirësohet dhe nga krizat dilet, vetëm nëse përmirësohemi në këtë aspekt”, përfundon Xhuzepe Marota.

Nara: Ikardi ka vetëm një dëshirë, ja pse më pëlqen… Marota
Uanda Nara është takuar me Xhusepe Marotën për rinovimin e Mauro Ikardit dhe diçka të tillë e zbulon për “Tiki Taka”. Agjentja dhe gruaja e kapitenit të Interit e vlerëson shumë administratorin e deleguar të klubit zikaltër, por nuk zbulon më shumë nga biseda e bërë.

Nara jep mendimin e saj dhe për Ivan Perishiç. Kroati nuk ndihet i lumtur në Milano dhe kërkon largimin. Nara beson se shkaqet mund të jenë personale, pasi nuk ka një shpjegim tjetër.

“Kemi një drejtues të sinqertë, i cili bisedon dhe të jep shpjegimet e duhura. Nuk kemi biseduar për shifra, Interi ka prioritete të tjera dhe Ikardi është kapiteni. Mauro insiston gjithmonë në faktin që kërkon të lërë mënjanë protagonizmin e tij dhe dëshiron vetëm te ndihmojë skuadrën. Marota më pëlqen, më duket një person i sinqertë dhe sot e tregoi diçka të tillë. Kjo është ajo që kemi nevojë, pasi në futboll ka shumë hipokrizi. Ai të sheh në sy dhe të thotë të vërtetën. Perishiç? Nuk është hera e parë që e akuzojnë se ka luajtur dobët. Ndoshta Ivan kërkon të largohet për shkaqe personale”, përfundon Uanda Nara.

Nga rinovimi i Ikardit te Godin, Marota: Kampionët duan të vijnë tek Interi!
Interi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen kundër Sasuolos dhe të dy pikët u ndanë me nga një pikë. Tema e rinovimit të Mauro Ikardit po mban pezull tifozët zikaltër, por Xhusepe Marota ka një premtim për ta.

Administratori i deleguar i klubit ka folur për “Dazn”, duke dhënë një lajm të mirë për tifozët. Kapiteni do të rinovojë dhe drejtuesi i Interit është i sigurtë për këtë gjë. Marota ndalet dhe te Diego Godin, mbrojtësi i Atletikos, i cili ka arritur akordin me Interin dhe pritet të zbarkojë në Milano në fund të sezonit.

Xhusepe Marota

“Nuk ka asnjë dyshim që Ikardi do të vazhdojë të qëndrojë këtu me ne. Ne jemi të lumtur me të dhe ai është me ne. Ka mbetur vetëm firmosja e kontratës së re. Godin? Më duhet të theksoj se Interi është një klub që tërheq lojtarë, shumë kërkojnë të vijnë te ne dhe shumë agjentë trokasin në dyert tona. Kjo gjë na bën të ndihemi mirë. Flasim për profile kampionësh, ne nuk duhet t’i humbasim këto shanse dhe Godin është njëri prej tyre. Jemi të disponueshëm për të identifikuar këto profile dhe e theksoj se Godin do të jetë një lojtar i lirë në qershor…”, përfundon Xhusepe Marota.

Junajtid në sulm, tenton ribashkimin e dyshes së lavdishme
Largimi i Bepe Marotës nga Juventus ishte një lajm që bëri bujë të madhe, pasi drejtori i bardhezinjve ishte një ndër emrat më të rëndësishëm të ringritjes së Juventus në elitën e futbollit italian dhe evropian.

Ditët e fundit po përfliten shumë zëra që e lidhin Marotën me shumë klube elitare në Evropë. Ekipi më i fundit që interesohet për drejtorin është Mançester Junajtid. “Djajtë” e kuq po kalojnë një moment aspak të mirë në kampionat, teksa kanë probleme dhe për sa i përket stolit, ku Murinjo është mjaft i rrezikuar.

Përveç Marotës, Ed Uduord duket se kërkon dhe Antonio Konten, si zëvendësues të mundshëm të Murinjos. Në rast se këto dy ide të Juanjtid do të realizoheshin, do të ishte një ribashkim i dyshes Marota-Konte, të cilët kanë qenë së bashku tek Juventus për shumë vite, kur Antonio Konte drejtonte bardhezinjtë.