Giorgio Chiellini

Pengu, hyjnori Ronaldo dhe një “mallkim” për Konten: Kielini në gjithë fushën
Xhorxho Kielini mbush 35 vjeç në gusht, por diçka e tillë nuk vihet re kur e sheh duke luajtur. Energjia dhe pasioni i kapitenit të Juventusit janë unik. Dakord, nuk është një mbrojtës i bukur për t’u parë, madje jo vetëm kaq, por bën pjesë te ajo kategori futbollistësh, të cilët e kanë të shenjtë mbajtjen e portës të paprekur.

Kundërshtarët e urrejnë, ndërsa tifozët e tij e adhurojnë. Totalisht i shëmtuar në lojë, por çmendurisht efikas, pavarësisht nëse përballë është Barcelona apo Pistojeze. Shtylla e mbrojtjes bardhezi ka folur gjatë për Tuttosport, aty ku shpreh mendimin e tij për gjithçka. Emrin e trajnerit të ri nuk e di akoma, por ka besim të verbër te zgjidhja e drejtuesve.

Më pas Alegri dhe Konte. Me të dy ka punuar, fituar dhe ndërtuar një raport fantastik. I pari u largua pas 5 viteve me trofe, ndërsa të dytin do e shohë në stolin e “armiqve” të Interit. E çuditshme, por ky është futbolli.

Largimin e të parit e cilëson një mirupafshim në kohën e duhur, ndërsa për të dytin ka bërë gjithmonë tifozllëk. Edhe kur ishte te Çelsi, ndërsa tani jo më. Nuk mundet, si mund ta bëjë?

Në fund Kristiano Ronaldo, pengu Ajaks dhe e ardhmja. Portugezin e adhuron, ndërsa tërheqja nga futbolli është ende larg. Ronaldo është një shembull, të cilin e ndjek dhe tenton t’i kuptojë sekretet, ndërsa në të ardhmen e sheh veten shumë drejtues dhe aspak trajner.

TRAJNERI I RI – “Jam i bindur që do të vijë një trajner i madh. Do te jëtë një emër i denjë për Juventusin dhe do të vazhdojmë të fitojmë. Nuk e keni idenë se sa mesazhe marr çdo ditë. Të gjithë më pyesin për trajnerin e ri. Jam i qetë dhe nuk di më shumë se të tjerët.”

ALEGRI – “Ndarja erdhi në momentin e duhur. E vlerësoj shumë, pasi ka arritur gjëra të papërsëritshme. Ja pse nuk do të surprizohesha, nëse e shihja përsëri te Juventusi pas disa vitesh. Maksi dhe Juventusi kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin. Është aq e madhe sa nesër mund të bashkohen përsëri.”

KONTE TEK INTERI – “Do të më vinte keq ta shihja tek ai ekip, por është pjesë e jetës. E kuptoj se flasim për profesionalizëm, por më duket e çuditshme ta shoh Konten zikaltër. Nuk po e kritikoj, të gjithë e dinë se kam një raport special me të. Shpresoj të mos fitojë asgjë. Kur ishte te Çelsi bëja tifozllëk për të, por tek Interi nuk mundem, sinqerisht që nuk mundem.”

RONALDO – “Ai është hyjnor, një entitet superior dhe ka qenë shumë i rëndësishëm për të mbushur boshllëkun që la Xhixhi (Bufon). Kristiano është një shembull për të gjithë me përkushtimin e tij për të punuar. Është integruar për mrekulli në qytet, del shëtit nëpër restorante dhe ka kuriozitet për të njohur Torinon.”

PENGJET – “Kundër Ajaksit nuk luajta, por do të më pëlqente të kishim mundësinë për t’i riluajtur 100 herë dy ndeshjet kundër Ajaksit.”

E ARDHMJA – “Sigurisht që më kalon ndërmend, është natyrale. Në gusht mbush 35 vjeç, kështu që më mbeten për të luajtur një ose dy vite, pothuajse e pamundur që të bëhen tre. Pas tërheqjes e shoh veten më shumë si drejtues sesa si trajner.”

Sekreti i kapitenit: Isha shumë pranë Realit, ja pse nuk u largova
Xhorxho Kielini është pjesë e Juventusit që prej vitit 2005. Mbrojtësi ka dhënë gjithçka për bardhezinjtë, është shtylla e repartit defensiv dhe është sot mban shiritin e kapitenit. Një mbrojtës klasik nga ata që e kanë të shenjtë ruajtjen e portës me çdo lloj mënyre.

Kundërshtarët e urrejnë, ndërsa tifozët e tij e adhurojnë. 34-vjeçari është i lidhur shumë me Juventusin, por në një moment ishte gati t’i braktiste. Mori një ofertë të mirë, më saktë të parefuzueshme, por ai ia doli ta refuzojë.

Reali i Madridit kërkoi shërbimet e mbrojtësit në verën e vitit 2010 dhe Kielini u tundua. Në fund vendosi të mos nisej drejt Madridit dhe shpjegon se pse veproi kështu.

“Në vitin 2010 isha shumë pranë kalimit te Reali i Madridit, por në fund vendosa të qëndroj te Juventusi. Më frenoi pakënaqësia e madhe që do të krijohej pas largimit tim”, thekson kapiteni juventin për Tuttosport.

Ankth te Juventusi, dy titullarë në dyshim me Ajaksin
Juventusi do të luajë nesër në mbrëmje raundin e parë kundër Ajaksit. Ekipi i Alegrit do të luftojë përballë “Harkëtarëve” holandezë për një vend në gjysmëfinalen e Champions Ligës.

Ndërkohë që vijnë lajme pozitive nga Kristiano Ronaldo, i cili është rikuperuar dhe do të luajë, kampin juventin e shqetëson gjendja e Xhorxho Kielinit.

Kapiteni ka hasur probleme pas stërvitjes së ditës së hënë. Shtylla dhe shpirti i mbrojtjes bardhezi ka ndjerë shqetësime muskulore. Nëse nuk ai del, atëherë është gati Daniele Rugani të zbresë në vend të tij.

Për t’u vlerësuar mbetet edhe gjendja e Emre Çan. Mesfushori ka probleme në kavilje pas një goditje të pësuar në ndeshjen kundër Milanit. Stafi teknik dhe trajneri Alegri do të vendosin në momentet e fundit për të.

Kielini: Tifozët na mahnitën me Atletikon! Ajaksi? Të sigurojmë titullin në fillim
Juventusi do të presë nesër Empolin në shtëpi, në një ndeshje pa shumë histori. Bardhezinjtë duan fitoren për të mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur llogaritë në kampionat.

Objektivi i madh është fitimi i Championsit dhe djemtë e Alegrit duan të vijnë pa impenjime të tjera në fazën më të rëndësishme të sezonit. Xhorxho Kielini i është rikthyer edhe njëherë emocioneve të provuar kundër Atletikos së Madridit.

Në një prononcim për “JTv”, kapiteni i Juventusit kërkon të sigurojë titullin kampion dhe nuk mendon për Ajaksin për momentin. Diferenca me Napolin ndjekës është 15 pikë, ndërsa përballjet me “Harkëtarët” holandezë do të zhvillohen me datë 10 prill (në Amsterdam) dhe pas gjashtë ditësh luhet ndeshja e kthimit në Torino.

“Për 2-3 javë do të ndeshemi me Ajaksin, por të përqendrohemi te kampionati dhe t’i mbyllim llogaritë aty sa më shpejt. Shtysa e publikut kundër Atletikos ishte e jashtëzakonshme, u krijua një atmosferë magjike. Duam të vazhdojmë të përjetojmë mbrëmje si ajo kundër spanjollëve. Jemi të karikuar në maksimum dhe duam të bëjmë diçka speciale këtë sezon. Rekordi im? 500 ndeshje janë shumë. Kam shijuar shumë fitore dhe disa dhimbje. Emocionet do të mbeten gjithmonë brenda meje, le të shpresojmë që ato më të bukurat nuk kanë ardhur ende”, përfundon kapiteni i Juventusit.

Morata nuk i kursen “thumbat”: Nuk ishte faull, jam kurioz për diçka!
Alvaro Morata e kishte paralajmëruar përpara ndeshjes se do të festonte, nëse shënonte gol kundër Juventusit, pavarësisht dy viteve të kaluara në Torino. Ashtu ndodhi, sulmuesi e gjeti golin dhe festoi gjatë, por VAR-i u erdhi në ndihmë bardhezinjve dhe goli u anulua.

Në një prononcim për “Marca”, 26-vjeçari komenton episodin e ndodhur kundër Kielinit dhe insiston që nuk ishte faull. Kapitenin e Juves e ka mik dhe Morata pranon se ai përdori eksperiencën. Megjithatë, ai shtron një pyetje interesante: nëse do të ndodhte e kundërta dhe atë faull do e shkaktonte Kielini kundrejt tij, do të ishte penallti?

“Për të bërë faull kundër një prej mbrojtësve më të fortë në botë, nevojitet tjetër gjë. Kielini është një mik i imi dhe atij i pëlqen të luajë me kontaktet brenda zonës. I thashë që nuk i shkaktova faull, por ai përdori eksperiencën. Jam kurioz për diçka: nëse do të ndodhte e kundërta, pra Kielini do të shkaktonte atë ‘faull’ kundër meje, do të ishte akorduar penallti për ne? Sigurisht që jo.”

Morata kur ishte pjesë e Juventusit

“Ndërhyrja e VAR-it më mërziti, por nuk mund të bëjmë asgjë. Gjithsesi arritëm të fitonim dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jam i lumtur që jam këtu dhe që arritëm të fitonim. Të gjithë shokët më kanë ndihmuar të ambientohem. Sfida e kthimit? Juventusi mbetet favorit, do të luajmë në një nga stadiumet më të komplikuar në botë dhe Juventusi mbetet Juventusi. Kemi mundësi të mira për t’u kualifikuar pas këtij rezultati, por do të vuajmë shumë në Torino.”

Probleme në mbrojtje për Alegrin, por ka një rikthim të rëndësishëm
Juventusi do të presë sot në orën 20:45 Parmën dhe ekipi i Alegrit do të tentojë të reagojë pas humbjes së thellë përballë Atalantës në Kupën e Italisë. Trajneri i bardhezinjve ka grumbulluar 20 futbollistë për përballjen me ekipin emilian, ndërsa do të ketë mungesa dhe rikthime.

Mbrojtësit Bonuçi dhe Kielini nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje, ndërsa ka dhe një lajm të mirë. Mario Manxhukiç ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është gati të zbresë nesër në fushë.

Një armë më shumë për bardhezinjtë, me kroatin që është gati të rikthehet te “luftojë” në çdo cep të fushës dhe të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola.

Trofeu i parë si kapiten, Kielini: Ndjek tre modele, por jam origjinal
Goli i Kristiano Ronaldos veshi Superkupën e Italisë me ngjyrat bardhezi, ndërsa Xhorxhio Kielini ngriti trofeun e parë si kapiten. 34-vjeçari mori shiritin e kapitenit pas largimit të Xhixhi Bufon drejt PSG, ndërsa tregon dhe modelet e tij.

Me të tre ka luajtur te Juventusi dhe kombëtarja e Italisë, futbollistë të mëdhenj dhe kapitenë fantastikë, por qendërmbrojtësi kërkon të jetë origjinal dhe nuk ka frikë të marrë përgjegjësi mbi supe.

“Mendoj se çdo kapiten është ndryshe nga të tjerët dhe nuk mund t’i ngjajë paraardhësit. Kam patur fatin të kem tre kapitenë si Bufon, Kanavaro dhe Del Piero, por do të tentoj të jem gjithmonë vetvetja me qetësi të madhe dhe ndjenjë përgjegjësie”, thekson kapiteni i bardhezinjve për revistën “Il calciatore”.

Kielini: CR7 më ka bërë të vuaj, po e “kopjoj” për dy gjëra
Pas largimit të Xhixhi Bufon drejt PSG, shiritin e kapitenit tek ekipi i Juventusit e mori Xhorxhio Kielini. 34-vjeçari është lideri i mbrojtjes bardhezi dhe një nga pikat më të forta të ekipit të Alegrit. Kapiteni ka folur për “BBC”, duke u ndalur te Kristiano Ronaldo.

Kielini thur elozhe për portugezin, të cilin e konsideron më të mirin në botë. Si kundërshtar me të ka vuajtur shumë, ndërsa tashmë është i lumtur që e ka shok skuadre. Ai tregon se në fillim nuk e besoi kalimin e tij te Juventusi, ndërsa mbeti i befasuar kur presidenti i dha lajmin e bukur. Mbrojtësi tregohet modest dhe pranon se po mëson shumë nga Kristiano, ndërsa e mbyll me objektivat e klubit torinez.

CR7 – “Ronaldo ka shënuar disa herë kundër nesh si kundërshtar, madje shumë herë. Shpeshherë ka thyer ëndrrat e mia, si në Kardif, Madrid dhe Torino. Championsi ishte një ëndërr më parë, ndërsa tashmë është objektiv. Jemi mes 4-5 skuadrave, që mund ta fitojnë këtë kompeticion. Kristiano është futbollisti më i mirë në botë dhe shpresoj të bëjë diferencën me personalitetin e tij. Isha kurioz ta shihja nga afër në fushë, por dhe jashtë saj. Përpiqem të mësoj nga ai, nga punë që bën në palestër dhe përqendrimi i tij. Më ka ndihmuar, pasi ne duam të përmirësohemi gjithmonë. Në fillim nuk e besoja se do të vinte te Juventusi, por më pas fola me presidentin dhe mbeta i befasuar.”

OBJEKTIVAT – “Tani duam të fitojmë Superkupën. Në Serie A, tre muajt e parë ishin perfektë, por e dimë se pjesa më e vështirë vjen në pranverë. E ardhmja? Nuk e di akoma dhe për sa kohë do të luaj, por jam i përgatitur për fundin e karrierës. Jetoj çdo ditë, po zbavitem dhe do të më pëlqente të qëndroja te Juventusi.”