Gianfranco Zola

“Krenar për arritjet, s’e harroj kurrë këtë vit”, legjenda largohet nga Çelsi
Xhanfranko Zola është një legjendë e Çelsit. Italiani i famshëm luajti 6 sezone në “Stamford Bridge” mes viteve 1997-2003 dhe paraqitjet e tij e kthyen në idhullin e tifozërisë. Në një votim të përgjithshëm, Zola u shpall lojtari i huaj më i mirë i historisë së “Bluve të Londrës”.

Sezonin e kaluar u ul në stolin e ekipit si ndihmës i Mauricio Sarrit. Sezoni u mbyll me fitimin e Ligës së Europës, ndërsa largimi i Sarrit drejt Juventusit ka sjellë edhe shkarkimin e Zolës.

Në një prononcim për “The Sun”, 53-vjeçari flet për sezonin e fundit dhe zbulon objektivat për të ardhmen. Në fund nuk mungon as një urim për Frenk Lampard, trajnerin e ri të Çelsit.

“Ka qenë fat i madh fakti që kam punuar te Çelsi. Ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe nuk kam dyshime për këtë që po them. Përfitoj nga rasti për të falënderuar lojtarët, gjithë stafin teknik dhe tifozët për sezonin e mrekullueshëm, që do të mbetet në zemrën time.

Jam krenar për atë që arritëm të bënim. E mora lajmin e largimit pak vonë dhe të gjitha skuadrat e kanë zgjedhur trajnerin. Dua të qëndroj në Angli. Tani më mbetet të pres dhe të shoh se çfarë do të bëj. I dërgoj urimet më të mira Frenkut (Lampard) dhe jam shumë i lumtur për të”, përfundoi Xhanfranko Zola.

Zola: Nuk jam befasuar nga Solskjaer, ka një vizion të qartë
Mançester Junajtid dhe Çelsi do të përplasen nesër në raundin e pestë të Kupës FA dhe do të jetë sfida më e rëndësishme e këtij raundi. Të dyja skuadrat kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, pasi shihet si një mundësi e mirë për të mos e mbyllur sezonin pa trofe.

Solskjaer ka ringjallur “Djajtë e Kuq”, të cilët po bëjnë ndeshje fantastike. Këtë gjë e ka pranuar dhe zv. trajneri i Çelsit dhe legjenda e kësaj skuadre, Xhanfranko Zola. Italiani nuk ka ngurruar t’i thurë elozhe trajnerit norvegjez, ndërsa zbulon dhe faktin që puna e tij e mirë nuk e ka befasuar aspak.

“Jam shumë i lumtur për të. Kemi bërë kursin së bashku dhe më vjen shumë mirë që gjërat po i shkojnë ashtu siç duhet. Ai ka qenë gjithmonë i qartë në vizionin e tij dhe tani po tregon të gjitha aftësitë që ka. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë përballë Junajtid, por Çelsi i përket këtij kompeticioni dhe duam t’i shkojmë deri në fund”,- u shpreh Zola.

Legjenda e Çelsit “shkund” Moratën: Nuk po luan me Brajtonin!
Alvaro Morata po përjeton një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij. Aventura me Çelsin nuk po shkon në mënyrën e duhur për sulmuesin spanjoll, i cili ka shënuar 5 gola në 16 ndeshje të zhvilluara, të fundit me 4 nëntor.

Zërat e merkatos e lidhin me një rikthim në Itali tek ekipi i Milanit, ndërsa një legjendë si Xhanfranko Zola ka vendosur ta “shkundë” atë. Italiani, i cili është zevëndësi i Mauricio Sarrit dhe një idhull absolut në “Stamford Bridge”, ka folur për “Marca” duke insistuar se 26-vjeçari duhet t’i lërë pas krahëve problemet dhe të përqendrohet tek ekipi.

Ai nuk është pjesë e ndonjë ekipi të dorës së dytë, por luan me një emër të madh si Çelsi, kështu që duhet të reagojë, ose… të përgatisë valixhet me destinacion Milanon.

“Morata duhet të përshtatet. Njerëzit presin shumë nga numri 9 i Çelsit dhe nëse do të shkonte në një klub tjetër, do të përjetonte të njëjtat situata dhe nuk do i shmangej dot përgjegjësive. Kjo është pjesë e punës së tij: sa më shumë të jetë në gjendje të përballojë këto situata, aq më mirë do të jetë për të. Alvaro duhet të mësojë t’i lërë pas krahëve problemet. Ai luan me Çelsin, jo me Sauthempton apo Brajtonin, me gjitha respektin për këto ekipe. Futbolli po evolon dhe ai duhet të përmirësohet në aspektin taktik dhe duhet të zbresë i qetë në fushën e blertë”, përfundon numri dy i stolit të “Bluve të Londrës”.