Geri Kahill

“Çfarë s’kam parë sivjet, ja pse e kam të vështirë të respektoj një si Sarri!”
Mauricio Sarri tenton të zhvillojë një futboll shumë të bukur. Italiani është besnik dhe fanatik i skemave të tij. Dikë e acaron kjo gjë, ndërsa të tjerë ia pëlqejnë shumë stilin. Geri Kahill luan prej 7 vitesh me Çelsin. Mbrojtësit të njohur i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovojë, pasi nuk është prioritet i trajnerit.

Në një prononcim për mediat angleze, 33-vjeçari zbulon një detaj që nuk i pëlqen fare nga ish-trajneri i Napolit. Megjithatë, ai thekson se nuk ka pengje dhe do të largohet me kokën lart nga klubi ku fitoi gjithçka.

“Nëse nuk e aktivizon një futbollist, një, dy, tre apo katër herë, nuk ke se pse i shpjegon gjë atij. Por nëse bëhen tetë apo nëntë ndeshje, ty si trajner duhet që të japësh shpjegimet e duhura se çfarë po ndodh. Sarri nuk e bëri kurrë një gjë të tillë.

Kam parë disa situata aspak të drejta me lojtarë që janë shpallur kampionë me Çelsin. Nuk po flas për veten time. Bëhet e vështirë për mua të respektoj dikë, i cili nuk ka respektuar fare atë që kemi fituar ne me këtë klub. Unë do të largohem me kokën lart”, thekson mbrojtësi anglez i “Bluve të Londrës”.

Jo vetëm Ibra, 5 emra të tjerë për merkaton e Milanit
Milani po e pret me padurim merkaton e janarit. Kuqezinjtë janë prekur nga shumë dëmtime rresht, kështu që Leonardo dhe Maldini po punojnë për të gjetur emrat e duhur. Ekipi ka nevojë për përforcime, ndërsa Ibrahimoviç mbetet objektivi kryesor. Një rikthim i suedezit në Milanelo do të rriste entuziazmin e ambientit kuqezi, por kryesorja janë golat e Ibrës.

Ekipi i “Djallit” ka shumë probleme në mbrojtje, ndërsa Romanjoli është i fundit që ka përfunduar në infermieri. Milani ka hedhur sytë nga Anglia, konkretisht tek ekipi i Çelsit. Marrëdhëniet mes palëve janë shumë të mira dhe një gjë e tillë u vë re me huazimin e Bakajokos.

Geri Kahil dhe Andreas Kristensen pëlqehen nga kuqezinjtë. Të dy nuk po luajnë shumë me Sarrin, i cili preferon dyshen Rudiger-David Luiz. I pari është 33 vjeç, ndërsa danezi 22 vjeç. Pikërisht Kristensen është preferenca kryesore e italianëve. Ai ishte titullar sezonin e kaluar me Konten dhe bëhet fjalë për një mbrojtës kualitativ.

Gjithçka do të qartësohet në vijim sa i përket mbrojtësit danez, ndërkohë që Leonardo po punon dhe për arritjen e një marrëveshje me San Paolon. Rodrigo Çaio është emri i preferuar dhe Leonardo do të bëjë maksimumin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 25-vjeçar.

Në mesfushë pëlqehet Stefano Sensi. Vështirë që Sasuolo të heqë dorë nga 23-vjeçari në janar, por Milani po insiston dhe palët mund të arrijnë akordin. Një tjetër emër që përflitet për mesfushën e Gatuzos është dhe Lenadro Paredes i Zenitit. Argjentinasi e njeh mirë Serinë A, pasi ka luajtur me Empolin dhe Romën, por Sensi mbetet objektivi kryesor i Leonardos.

Kahill i pakënaqur me Sarrin: Ndonjëherë duhen marrë vendime të dhimbshme!
Geri Kahill luan me Çelsin që nga janari i vitit 2012, por ky mund të jetë sezoni i fundit me këtë ekip. 33-vjeçari nuk është një prioritet i Mauricio Sarrit dhe qendërmbrojtësi është gati për t’u takuar me trajnerin. Për të diskutuar për të ardhmen e lojtarit.

Kahill nuk dëshiron të largohet nga Çelsi, por nëse trajneri italian do i konfirmojë faktin që ai nuk është në planet e tij, atëherë, Kahill do të zgjedhe një ekip tjetër për të vazhduar karrierën.

“Është akoma herët për të folur, por nëse gjërat nuk do të ndryshojnë deri në janar, mund të vendos të largohem. Kam respekt maksimal për të gjithë dhe raport të mirë me tifozët dhe klubin, por ndonjëherë ndodh që duhet të marrim vendime të dhimbshme.”

“Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të ecë mirë, siç po ndodh tani. Në këto raste ata që nuk luajnë si unë, duhet të pranojnë realitetin, por duhet të mendoj dhe për të ardhmen. Kam qenë protagonist për 6-7 vite, kam fituar gjashtë trofe dhe kam qenë kapiten në sezonin që kemi fituar titullin e fundit. Situata aktuale është e vështirë të pranohet  dhe nuk mendoj se mund të vazhdoj në këtë mënyrë deri në fund të sezonit.”

“Jam kthyer pas pushimeve më vonë se shokët e mi të të njëjtit rol (Kristensen, David Luiz, Rudiger), sepse shkova më larg në Botëror. Fillova stërvitjen një javë para fillimit të kampionatit dhe e prisja të luaja pak në fillim, sikurse e di që nuk është e thjeshtë të perceptosh idetë e trajnerit të ri.”

“Jam krenar për karrierën që kam zhvilluar, por karriera e një futbollisti është e shkurtër. Unë ndihem mirë, po stërvitem pa problem, por duhet të gjejmë një zgjidhje. Nuk kam folur akoma me Sarrin, por do e bëj së shpejti dhe do të analizojmë situatën. Jam i sigurtë që deri për Krishtlindje do e kemi vendosur se çfarë do të bëjmë”, përfundon mbrojtësi për “The Mirror”.