Gerhard Progni

Zyrtare: Gerhard Progni lë Teutën, mësohet skuadra e re
Kolonia e lojtarëve që lënë Superioren për të luajtur në IPKO Superliga e  Kosovës është shtuar, pasi edhe Gerhard Progni ka vendosur të pranojë ofertën e Gjilanit dhe kështu trajneri Gentian Mezani e ka gjetur edhe mesfushorin e djathtë që kërkonte.

NJOFTIMI – SC Gjilani ju njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e krahut të djathtë, Gerhard Progni.

Gerhard Progni i lindur më 6 nëntor të vitit 1986, luan disa pozicione në fushë, por më së shumti ai njihet në pozicionin e mesfushorit të krahut të djatht. Këmba e tijë e preferuar është e djathta.

I lindur në Tropojë, Progni hapat e parë si futbollist i mori tek akademia e Partizanit, nga edhe depërtoi në skuadrën e parë prej ekipeve zingjir të skuadrës nga Tirana.

Progni paraqitjet e tij i vijoj edhe nëpër shumë skuadra të ndryshme në Shqipëri sikurse ajo e Skëndërbeut, Flamurtarit, Kukësit e shumë të tjerave nga liga elite e Shqipërisë, me ç’rast ai kishte realizuar afër 70 gola nëpër klubet ku ai ishte paraqitur.

Gerhard Progni gjithashtu karrier kishte bërë edhe jasht Shqipërisë, që për disa muaj ai kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit nga Superliga e Azerbajxhanit, FC Zira, ekip tek i cili ishte paraqitur 17 herë dhe kishte realizuar 2 gola në kampionatin e Azerbajxhanit.

Mesfushori i krahut në skuadrën e Gjilanit vie nga ekipi durrsak i Teutës, ku prej një viti ai ishte aktivizuar tek “djemt e detit” dhe ishte pjesë e formacionit bazë, në dy ndeshjet e skuadrës së Teutës kundër Ventspilis në kualifikimet e Europa Ligës.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, Gerhard Progni, gjithashtu ishte pjesë e rëndësishme e shpresave të Shqipërisë, me të cilët kishte bërë mbi 10 paraqitje, duke realizuar edhe dy gola në fanellen e kuq e zinjëve.

Gerhard Progni, nga sot i është bashkangjitur skuadrës në Mavrovë, vend ku Gjilani po i vazhdon përgaditjet parasezonale.

Ju informojmë se prezantimi i futbollistit në fanellën e klubit të Gjilanit, do të bëhet pas disa ditësh, kur skuadra do të rikthehet nga përgatitjet parasezonale nga Mavrova.

Progni: Te Tirana janë nën presion, lojtarët zgjodhën të luajnë pa tifozë
Sulmuesi i Teutës, Gerhard Progni, ishte i ftuar në emisionin “Sportnewsplus” në “News24”, ku diskutoi mbi disa tema në lidhje me Kategorinë Superiore.

TITULLI I PARTIZANIT – “Unë kam dalë nga shkolla e Partizanit, gjithsesi nuk është se nuk e kam shijuar titullin kampion, pasi e kam fituar më parë me Skënderbeun. Më behet qejfi për presidentin dhe mbi të gjitha për tifozët”.

SITUATA TE TIRANA – “Ata kanë zhvilluar dy ndeshje shumë të mira kundër nesh. Në njërën fituam me fat, ndërsa në të dytën na mundën në Durrës. Problemi më i madh i kësaj skuadre është se tregojnë shumë luhatje. Bëjnë pesë ndeshje shumë të mira dhe më pas pesë ndeshje të këqija. Ndeshja pa tifozë? Disa lojtarë nuk e përballojnë mirë presionin. Ka futbollistë që kur i shajnë tifozët e kanë mendjen tek ata dhe jo te futbolli. Siç duket te Tirana lojtarët nuk ndihen mirë nga presioni i tifozëve dhe u vendos që ajo ndeshje të luhet pa ata”.

LICENCIMET – “Besoj se federata nuk publikon licencimet për shkak se prishet gara. Nëse ndonjë ekip merr vesh që nuk përmbush kriteret atëherë mund të fillojnë tolerimet. Shpresoj që ky vit i mbushur me ekipe me probleme pagash të jetë një mësim për të ardhmen”.

TEUTA – “Jemi në një pozitë të mirë. Shpresojmë të kapim kupat e Europës, edhe sikur të renditemi të katërt. Vendi i dytë është diçka që vlen më shumë për klubin, ne lojtarëve na intereson vetëm Europa. Për të ardhmen nuk e di,  s’kam folur ende me presidencën”, përfundoi Progni.

VIDEO | Eurogolat zakon i Prognit, si e ka pësuar Kukësi ndër vite
Gerhard Progni ka qenë pjesë e Kukësit për dy sezone, duke dhënë një kontribut të vyer në sukseset e arritura në kampionat dhe në kupat e Europës. Madje goli i parë në Kupat e Europës i shënuar nga Kukësi mban firmën e sulmuesit anësor, që dje i shënoi një eurogol Stivi Frashërit.

Në dy sezone (2012-1024) te Kukësi në kampionat Progni pat shënuar 10 gola, ndërkohë që numëron 54 ndeshje me verilindorët. Që të gjitha i ka nisur nga minuta e parë. Largimi nga Kukësi te Skënderbeu u shoqërua me polemika në verën e vitit 2014.

Progni, që në sezonin e parë që iku arriti të “hakmerrej” ndaj Kukësit. Më 19 shtator të vitit 2014 i realizonte verilindorëve një eurogol në Korçë, ndërkohë që goli i radhës daton më 20 nëntor të vitit 2017. Ishte pjesë e Partizanit, që arriti të triumfonte në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Goli i fundit ishte ai i djeshme, një “eurogol” që vendosi baraspeshën në Teuta-Kukësi, që në fund u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të durrsakëve.

Progni: Ne, më mirë se Partizani! Shumë rivalë për titullin
Teuta ka zhvilluar një sezon përtej pritshmërive të shumicës, teksa pas dy fazave të para durrsakët renditen tre të tabelës me 33 pikë, katër më pak se kryesuesit e Partizanit.

Një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës së Shkëmbit në këtë sezon ka qenë sulmuesi Gerhard Progni. Futbollisti 32-vjeçar ka folur për “Supersport”, në një intervistë ku ka përsëritur se skuadra e tij ka si objektiv vetëm Europën.

“Nga ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar deri më tani besoj se jemi në rrugën e duhur,  kemi marrë ngarkesën e nevojshme”.

“Krahasimi me Partizanin ? Ata bënë më mire gjatë fazës së parë, pasi u mundën vetëm nga Skënderbeu, ndërsa ne gjatë fazës së dytë kemi luajtur më mirë se ata. Objektivi është Europa për titullin s’mund të flas. Rivalë të tjerë për titull? kemi shumë, Kukësi, Skënderbeu, ndoshta mund të jetë dhe Laçi”, përfundoi Progni.

Ditën e nesërme, djemtë e Shkëmbit do të vihen përballë një tjetër testi përgatitor. Durrsakët do të zhvillojnë një takim miqësore ndaj Laçit në “Olympic Park” në orën 13:30.

Progni: Nuk pendohem pse ika nga Partizani, do jemi ndryshe
Gerhard Progni shënoi golin e dytë për Teutën në fitoren me Laçin dhe normalisht që është i kënaqur për këtë. “Jam i lumtur fillimisht për fitoren, pastaj për golin.  E kishim vlerësuar ndeshjen, na u lehtësua pas kartonit të kuq. Me rëndësi që jemi pranë vendeve të para”, u shpreh fillimisht mesfushori anësor në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Futbollisti i Teutës beson se Teuta do të jetë më lart në vazhdim: “Momenti i vështirë kalohet me 2-3 fitore radhazi. Tani na vjen më shumë besim. Uroj që në ndeshjet e tjera të luajmë kështu. Personalisht nuk mendoj se kam bërë më të mirën. Do jetë kur të arrijmë objektivat si ekip. Duhet gërshetim mes brezave. Ngadalë-ngadalë do jemi ku duhet”.

I ngacmuar në lidhje me pasimet që jep tani, Progni tha: “Më ka thënë edhe presidenti, dua asiste tani. Jo gola (qesh). Me këto dy fitore kemi më shumë besim. Do jemi akoma më mirë, rivalët i njohim dhe ua dimë pikat e dobëta. Do jetë një Teutë ndryshe”.

LARGIMI NGA PARTIZANI – Në fund për Prognin pati një tjetër “provokim”. “A jam penduar që ika nga Partizani që po bën mirë? Jo, fare nuk jam penduar. Më pëlqeu kjo sfida me Teutën dhe shpresoj t’ia dal si gjithmonë”.

Largimi nga Partizani dhe titulli, “skajet” e Gerhard Prognit
Gerhard Progni pas një sezoni u largua nga Partizani dhe u rikthye te Teuta. Anësori tregon se e gjitha ndodhi shumë shpejt dhe në fakt ai as që e kishte menduar. Gjithsesi ai i kënaqet faktit që i është bashkuar durrsakëve.

“As unë vetë nuk e prisja që ditën e fundit të merkatos të bëjë këtë lëvizje te Teuta. Gjithsesi me rëndësi që jam këtu dhe jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë”, u shpreh Progni në “Supersport”. Trajneri i Partizani, Skënder Gega, nga ana tjetër është shprehur se  do e kishte dashur në ekip sulmuesin anësor.

“Është e vërtetë që trajneri e ka thënë këtë në intervistë, por unë nuk kam dëshirë shumë të flas për këtë gjë. E rëndësishme është që u gjet akordi nga të dyja palët dhe u zgjodh gjëja më e mirë për mua”, shtoi Progni.

Në Durrës ai ndihet shumë mirë dhe e thotë hapur: “Edhe kur isha herën e parë te Teuta isha mjaft i kënaqur me kushtet e klubit, me presidentin dhe stafin. Edhe tani, sidomos që është edhe trajner profesor Bledi, me të cilin kam qenë shok skuadre. Është akoma më e lehtë për mua dhe çdo gjë po shkon mirë”.

KUKËSI – Të shtunën Teuta pret Kukësin, klub me të cilin Progni ka luajtur në të shkuarën: “Është një ekip që vitet e fundit ka bërë mirë në kampionat dhe në Europë, por besoj se në fushën tonë nuk duhet të bëjmë hapa falsë. Do jetë një ndeshje e fortë dhe e luftuar, por besoj se në fund do të kënaqemi”.

OBJEKTIVI – Progni nuk fshihet dhe e mendon edhe titullin kampion: “Dëshira ime personale është të jemi në grupet e Champions (qesh). E rëndësishme është që të kapim Europën. Nëse nuk ndodh kjo, është dështim. Oreksi vjen duke u shtuar. Nëse shkojmë në dy-tre vendet e para, apo të jemi afër vendit të parë, pse mos ta provojmë për të fituar titullin”.

Nga largimi i Prognit, te klauzola e Hebajt: zbulohen të gjitha
Partizani vendosi të afrojë këtë verë Rubin Hebajn për sulmin. Shkodrani, i cili është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, kishte nënshkruar një vit më parë me Domzhalen në Slloveni, por nuk pati shumë hapësira. Gjithsesi ai shënoi katër gola një sezon më parë.

Momentalisht Hebaj ka kaluar te Partizani në huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që të kuqtë mund ta bëjnë tyrin sulmuesin për shumën e 100 mijë eurove, sikurse raporton gazetari Gjergji Stefa në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Gjithashtu aty u diskutua edhe për largimin e Gerhard Prognit, i cili thuhet se ka pasur pakënaqësi që në fund të sezonit të shkuar, por edhe me fillimin e kampionatit të ri. Për këtë ai ka kontaktuar presidentin e Teutës, Edmond Hasanbelliun.

Ky i fundit i ka lënë gjithçka në dorë trajnerit Shkëmbi. Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, thuhet se ka pasur një bisedë me Prognin dhe dëshira ka qenë që ai të qëndrojë. Gjithsesi lojtari ka këmbëngulur për të ikur dhe palët kanë gjetur akordin dhe kanë shtrënguar duart.