Gentian Nora

Shpëtimi i Luftëtarit, Nora: Sa net pa gjumë, por ia vlejti!
Luftëtari matematikisht i shpëtoi rënies nga Superiorja, pasi Tirana e Kastrioti ndanë nga një pikë një ditë më parë dhe me tre pikët e marra në tavolinë me Kamzën. Diferenca me krutanët shkon në shtatë pikë kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat dhe në Gjirokastër kanë siguruar garimin edhe për një vit në elitë.

Drejtori sportiv, Gentian Nora, përmes një postimi në rrjetet sociale ndihet mirë për objektivin e realizuar. Luftëtari i dy fazave të para pati shumë probleme, por pas janarit erdhi edhe ndryshimi dhe tashmë frytet e punës i gëzojnë në Gjirokastër.

“Një aventure plot emocione vuajtje dhe sakrifica, një sipërmarrje e vështirë. Sa e sa net pa gjumë, mërzi, por ne fund ja vlejti. OBJEKTIVI I REALIZUAR! Falënderoj gjithë FK Luftëtari për bashkëpunimin në realizimin e këtij objektivi . Uroj dhe gjithë tifozët shikim të mbarë dhe të shijojnë përsëri Luftëtarin në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm dhe të tjerë në vazhdim”, shkruan Nora, i cili me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Luftëtarit sezonin e ardhshëm.

“Edhe Nora do zhduket sot”, në Gjirokastër luftë të gjithëve!
“Kalova lumin, të dhjefsha kalin”. E thotë populli dhe nuk kemi pse e censurojmë me pika apo me yje. Në Gjirokastër i shkon për shtat fjalë për fjalë situatës së krijuar. Përfundimi i ndeshjes Tirana-Luftëtari u shoqërua me shumë zhgënjim. Trajneri Julian Ahmataj ishte i prerë totalisht. Pasi foli në Supersport u zhduk për pak. Ishte maksimalisht i mërzitur dhe i nervozuar. Kërkesës për të folur me mediat ai iu përgjigj me sinqeritet: “Më mirëkuptoni, a e shikoni si po rri?! Jam bërë si ‘s’. Nuk kam çfarë them pas kësaj ndeshje”. Sigurisht ishte e kotë të këmbëngulje të dëgjoje një analizë të asaj humbjeje 5-3.

Një ditë pas ndeshje klubi doli me një qëndrim dhe paralajmëroi masa, ndërkohë që dje u zyrtarizuan edhe vendimet. Trajneri Ahmataj, ndihmësi i tij Neritan Novi, por edhe lojtarët Xhekson Ferreira dhe Albano Aleksi e pësuan. Pezullim 2-javor me një njoftim rrufe për ta. Ndonjëri edhe priste masa. Gjithsesi vetë të akuzuarit nuk ishin njoftuar me shkresë për vendimin e klubit.

NGJARJA E SOTME – Duke qenë se stafi dhe lojtarët nuk kishin marrë nga klubi një njoftim për pezullimin, ata janë paraqitur në punë. Është detyrim për ta, pasi nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë gjobe. Në Shqipëri kemi parë çudi nga më të ndryshmet. Të ndodhur para kësaj situate, zyrtarët e Luftëtarit kanë bërë gati shkresat dhe drejtori Gentian Nora ua ka dorëzuar stafit dhe dy lojtarëve të pezulluar.

Në ato momente ka pasur edhe një debat të presidentit Tavo dhe forcave të sigurisë me mediat. Kërkohej largimi i gazetarëve, që donin një deklaratë nga vetë trajneri Ahmataj apo edhe protagonistë të tjerë. Një prej gazetarëve ka dashur që edhe Nora të flasë dhe çuditërisht edhe atij i është bërë dalje. “Nora do zhduket bashkë me ata të tjerët, që sot do ta heqim”. Një tjetër rrufe në qiell të hapur, që sa duket drejtuesit e Luftëtarit dinë shumë mirë si t’i krijojnë. Për të ardhur keq.

Sigurisht, në kushtet kur Luftëtari e ka siguruar mbijetesën, mund edhe të mos kenë nevojë më as për trajner apo staf. As për Aleksin, as për Xhekson, apo edhe për ndonjë tjetër. Gjithsesi presidenti Tavo dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të mendojnë edhe për të ardhmen. Zor se do të gjejnë më lojtarë që rrinë me muaj të tërë pa u paguar dhe sërish janë “Luftëtar”. Ai slogan që po mundohej të përjetësohej me klubin bluzi tani i përket vetëm së shkuarës. Në Gjirokastër dinë të luftojnë vetëm të mirën. Këtë nuk e bën dot askush si ata!

“Të kënaqen provincialët”, Nora bën reagimin epik
Ardian Mema nuk u përmbajt më: “Ndeshjet vendosen nga episodet, por edhe nëpër tavolina. Kjo duhet thënë. Le të luajmë futboll, të luajnë provincat dhe të kënaqen provincialët. Ne i pranojmë të tria rezultatet. Shkojmë me të drejtë të Zotit. Këtu është provincë dhe vazhdojnë provincat”.

Shumëkush nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë, që pjesërisht nga trajneri i Tiranës edhe mund të ndryshojë. Një ditë më parë Luftëtari triumfoi me Partizanin në kryeqytet dhe mori pikë të arta, ndërkohë që drejtori sportiv Gentian Nora ka diçka për të thënë. E ka apo jo me Memën, duhet pyetur ai. Edhe mund ta mohojë, por sigurisht frymëzimin nga deklarata e teknikut bardheblu e ka marrë.

POSTIMI I NORËS  – Fragment nga Beni ecën vetë.

Xhaxhi Thomai: Po si flet kështu more Beni, djathin ja duam fshatit dhe provincë, po dhe qumështin dhe mishin dhe rakinë, po dhe lojtarët për klubet dhe kombëtaren, po dhe UDHËHEQËSIT JA DUAM. Kur vjen puna t’i japim diçka në këmbim, për shembull minimalisht meritat, atëherë bëhemi të cekët e shpirtngushtë.

Beni: Ke të drejtë Xhaxhi Thoma, jemi BRASHNJARE!

Nora: Të rinj, Superiorja do personalitet! Kombëtaret e moshave, “karburant” për ta
Kristal Abazaj spikati në Gjirokastër me fanellën e Luftëtarit, por u shit pasi e panë të bënte mirë me Shqipërinë U21. E themi këtë për të kuptuar se çfarë trampoline janë për të rinjtë, sidomos për ata që luajnë ne vendin tonë, kombëtaret e moshave. Së fundmi, Nevil Dede dhe Alban Bushi, trajnerë të Shqipërisë U19 dhe U21, kanë zgjedhur t’i hedhin sytë nga Superiorja dhe kjo është përshëndetur edhe nga drejtoi sportiv i Luftëtarit, Gentian Nora.

Në një intervistë për “SportEkspres.com” ai thekson se të rinjtë janë rruga e suksesit dhe grumbullimi i lojtarëve nga Superiorja është shtysë e madhe dhe një mundësi për të pasuruar klubet tona. Nora e shikon si një “karburant” thirrjen në kombëtare, por ka edhe një mesazh për të gjithë ata lojtarë që duan të ecin në karrierë. Ai flet edhe për mundësinë e ndryshimit të rregulloreve, sipas të cilave të detyrohet aktivizimi i elementëve të rinj në Kupë e kampionat.

INTERVISTOI: VLADIMIR PRENGA

Gentian, bëni pjesë tek ata persona që ju pëlqen t’ia jepni një dorë lojtarëve të rinj. Është parë kjo te Luftëtari. Si e shikoni faktin që në kombëtaret e moshave janë disa lojtarët e grumbulluar që luajnë në kampionatin tonë?

– Mendimi im është se guximi me  lojtarët e rinj është rruga më e shkurtër drejt suksesit të klubeve. Përveçse më pëlqeu, e vlerësoj shumë këtë veprim dhe më duket diçka inteligjente. Lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme të Europës nuk kanë nevojë për shumë promovim, ata e kanë shumë të mundur të zënë vend në kombëtaren A. Për lojtarët tanë kjo është një vitrinë dhe shtysë e madhe. Përveç anës logjike, edhe nga ana teknike mendoj që U21 me këtë trajner vitet e kaluara tregoi se me këtë mënyrë mund të kishte sukses dhe në rezultate.

Sa ndikon kjo politikë që po ndihet te klubet tona dhe sa i motivon të rinjtë këtu që të punojnë për të zënë një vend në kombëtaret e moshave?

– Ndikon tej mase dhe i bën klubet produktive. Të kemi parasysh: nëse një lojtar është i aftë të luajë 8 ose 10 ndeshje me U21,  për klubet do të thotë të ardhura. Në vendet e Ballkanit ndjenjat kombëtare janë më të theksuara se në vende të tjera. Prandaj, mundësia dhe ëndrra  që një ditë mund të veshësh bluzën kuqezi kthehet në karburant dhe energji për të rinjtë. Ata punojnë më shumë dhe rritet kështu edhe cilësia.

Duke qenë se shikoni shpesh për të rinj për Luftëtarin, a ka potencial që mund të gjendet në futbollin e moshave për klubet e elitës?

-Në shkurt kemi bërë disa grumbullime me rreth 60 lojtarë nga ekipe të ndryshme dhe kategori të ndryshme. Flasim për lojtarë nën 20 vjeç. Mendoj se nga këta, të paktën 4 lojtarë janë të aftë të aktivizohen në këtë kategori. Madje jo vetëm të aktivizohen, pasi nëse sakrifikojnë do të shkëlqenin në fushë. Talentin e kanë, ju duhet vetëm punë.

Pamë që nuk kishte asnjë lojtarë nga klubi gjirokastrit, ndiheni keq ndopak? Keni elementë në ekip që meritojnë të vëzhgohen me kujdes?

-Do ketë dhe nga Luftëtari. Ju e dini, që kur vijnë nga ky klub, lojtarët shkëlqejnë. Ka dhe lojtarë nga skuadra  jonë, por janë në listat e kombëtares U19. Në skuadrën e parë kemi disa lojtarë poshtë 20 vjeç, të cilët janë paraqitur shumë mirë në  ndeshjet e Kategorisë Superiore. Këta lojtarë duhet të tregohen më vigjilent, ta kapin rastin që do t’u vijë dhe ta shfrytëzojnë atë në mënyrën e duhur që të ekspozohen.

Po në lidhje me aktivizimin e të rinjve në Superiore, çfarë mendoni? Është shtuar numri i atyre që luajnë, por a mund të bëhet edhe më mirë në këtë drejtim?

-Përfitoj nga rasti t’i këshilloj këta të rinj: më pak xhel, më pak tatuazhe, më pak Instagram. Dhe më shumë punë, më shumë sakrificë. Superiorja do personalitet, nuk mjafton fusha dhe talenti. Do forcë karakteri, disa do të dorëzohen. Ata që nuk e bëjnë këtë, meritojnë më shumë. E them këtë për t’i dhënë përgjigje pyetjes. Ka mjaftueshëm të rinj, por duhet të luftojnë më shumë.

A mos ndoshta FSHF duhet të vendosë edhe ndonjë shpërblim për klubet që çojnë lojtarë në kombëtaret e moshave? Do ishte një nxitje ekstra kjo për të punuar me elementët e rinj?

-Më duket e panevojshme. Kombëtarja jonë ka karakteristikat e saj. Po të shikojmë, jemi nga të paktat kombëtare që s’kemi lojtarë të natyralizuar. Kjo për shkak se lidhja me fanellën te ne perceptohet ndryshe.

Vetë ju, keni ndonjë propozim që klubet të “detyrohen” në njëfarë mënyrë të mbështesin të rinjtë? Mos ndoshta ka ardhur koha që në Kategorinë e Parë, me rregullore të përcaktohet një numër i caktuar të rinjsh që të luajnë titullarë me detyrim?

– Mendoj se mund të caktojë me detyrim që çdo skuadër të ketë në përbërje dy lojtarë poshtë 19 vjeç, nga 25 futbollistët që federohen. Gara e kampionatit është e ashpër, por mendoj që jo vetëm në Kategorinë e Pare të ketë përcaktime për aktivizimin e të rinj. Të gjitha skuadrat që marrin pjesë në Kupë, të detyrohen që në ndeshjet e këtij kompeticioni të aktivizojnë të paktën dy lojtare nën 20 vjeç deri në çerekfinale. Më pas një të tillë me detyrim. Futbolli jone është i etur për reformë në këtë aspekt dhe do ta thithte në mënyrë shumë natyrale këtë dhe shume ide të tjera që aktorët e sportit mund të kenë.

Nora: Mbaroi cikli i Luftëtarit, ja ku kemi gabuar
Gentian Nora, drejtori sportiv i Luftëtarit, ka folur në një lidhje direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Ai flet për gabimet që janë bërë në ekipin bluzi gjatë merkato së verës.

“Mendimi im është që është gabuar, pasi nuk u llogarit përfundimi i ciklit. Kanë mbetur katër lojtarë nga ai grup që mori rezultate të mira”, thotë Nora.

Më tej ai shton: “Duheshin bërë llogaritë për mbijetesë dhe me rifreskim. U mendua të bëhej një ekip që të luftonte për lart. Me hapësirat që kishin në dhjetor, mendoj se është bërë mirë. Aq sa të ofron kjo periudhë merkatoje”.

“Largimi i Mezanit? Sa i takon Mezanit, bashkëpunimi nuk u ndërpre për humbjen me Kastriotin. Do dalë presidenti ta sqarojë arsyen e largimit të tij”.

Optimizëm dhe falënderime për deputetin, Nora: Luftëtari po ringrihet
Miratimi i fondit për Luftëtarin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka sjellë entuziazëm në kampin bluzi. Drejtori sportiv i gjirokastritëve, Gentian Nora, është optimist se gjërat do të shkojnë mirë në vazhdim, ndërkohë që falënderon edhe deputetin Bledi Çuçi. Ky i fundit pati një rol të rëndësishëm në votimin e bërë në Këshillin Bashkiak.

“U riktheva te ekipi në një moment të vështirë, kur shumë mendojnë se ekipi do rrënohej. Por ju e dini mirë që kemi kaluar shumë vështirësi dhe më parë dhe ja ku jemi duke u ringritur. Po them duke u ringritur sepse jam i bindur që çdo gjë do shkojë mirë pas miratimit nga Këshilli Bashkiak dhe Bashkisë të fondit për sportin. Kjo do na ndihmojë shumë dhe ne si staf teknik në punën tonë.

Nga Janari do të kalojnë në llogari të klubit 300 milionë dhe më pas të ardhura të tjera plus, nga sponsor, Uefa etj . Përveç bashkisë dhe Anëtarëve të këshillit që treguan pozitivitet, një falënderim i veçantë i shkon deputetit Bledi Çuçi për përkrahjen ndaj Luftëtarit. Shembull që duhet ndjekur, Luftëtari është i të gjithëve. Bëhu Luftëtar, kemi nevojë për ju”, shkruan Nora në llogarinë e tij në “Facebook”

Nora motivon Luftëtarin me një… kujtim
Gentian Nora u kthye me këmbë të mbarë te Luftëtari, që arriti të merrte pikët e plota në transfertë kundër Skënderbeut. Takimi i radhës luhet në Gjirokastër të dielën dhe bluzinjtë duan sërish të marrin pikë, për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë.

Një vit më parë Luftëtari mundte thellë Partizanin 5-0, ndërkohë që Nora e rikujton diçka të tillë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Në fakt bëhet fjalë për një postim të bërë pas ndeshjes së vjetshme.

“Partizani ashtu, Partizani kështu. Vetëm kritika, ofendime për stafin e lojtarët: kjo është hipokrizi. Partizani ka gabuar rëndë që në fillim dhe disi u përpëlit këto javë, por si ndodh në këto raste, lëshohen të gjithë i masakrojnë, disa analistë profesionistë madje i kane dënuar me vdekje…

P.S Se për pak harrova, sot fitoi Luftëtari. Ta thoni ndonjë fjalë të mirë dhe për këta çunat, se janë dhe festa. Tregohuni pak zemërhapur”, shkruante Nora asokohe”.